Udhëpërshkrim
Ramiz Selimi: Mbrëmje kulturo-letrare në Austri
E diele, 30.09.2012, 03:57 PM
Mbrëmje
kulturo-letrare në
Poezitë dhe veprat e krijuesve shqiptarë në Austri me plot ngrohtësi
Nga Ramiz Selimi
Ishte një
mbrëmje poetike, publicistike dhe me ekspozime, ku ishin shumë krijues dhe
dashamirë të muzës poetike, pikturës dhe publicistikës që jetojnë në Austri. Veçohet
interpretimi bravuroz dhe emocional i poetit shkodran Ragip Dragusha.
Poeti Ragip Dragusha gjatë interpretimit
Në një ambient të këndshëm poetik, në pranin e
shumë adhuruesve të artit krijues, në Sallën “ Volkshaus Franckviertel” të Linz-it,
u mbajt mbrëmje e këndshme kulturo-letrare,
e organizuar nga shoqata “Lëvizja e Grave Shqiptare” në bashkëpunim me shoqatën
“Aleksandër Moisiu” Vjenë . Duhet lavdëruar organizatorin për organizimin e
ngrohtë dhe të saktë të kësaj mbrëmje me programin e tyre tejet të pasur. Prezent
ishin edhe përfaqësuesit diplomatik nga Ambasadat e Shqipërisë z.Egin Ceka dhe
Ambasada e Kosovës z. Mag. Isa Kosumi dhe z. Anton Marku.
Të pranishmit
në këtë mbrëmje i përshëndeten moderatorët Dr. Alvana Simbrunner dhe Edona
Ramadani të cilat bënë hapjen e programit duke ju dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.
Përfaqësues nga Shoqata e Grave Linz dhe Shoqata Aleksandër Moisiu Vjenë
Kurse, përshëndetjen
në emër të shoqatave e benë kryetarët e shoqatave përkatëse zonja Edvana
Gjashta nga Shoqata e Grave dhe zoti Besim Xhelili nga Shoqata Aleksander
Moisiu.
Edvana
tregoi për organizimin duke falënderuar personat që mundësuan mbajtjen e këtij
evenimenti, ajo falënderoi zonjën Osmani, zonjën Simbrunner, zonjën Sherifi,
zonjën Uka për punën e tyre të palodhshme .Një falënderim të veçantë, tha ajo,
i shkon Shoqatës Aleksandër Moisiu që pranuan një bashkëpunim me ne.
Besim
Xhelili pasi falënderoi pjesëmarrësit, ai ju beri thirrje krijuesve nga Austria
që të promovojnë punimet, veprat e tyre nga arti dhe letërsia edhe përmes
shoqatës kulturore”Aleksandër Moisiu”. Kurse historikun e shoqatave në fjalë e
lexuan Zonja Alvana dhe publicisti Hazir Mehmeti.
Z. Anton Marku, Z.E gin Ceka, Z.Isa Kosumi, Z. Fatime Blakaj, Z. Hazir Mehmeti, Z. Zaim Toska
Poeti ka
vizion dhe çdoherë e thyen heshtjen
Përfaqësuesi
diplomatik nga Ambasada e Shqipërisë z. Egin
Ceka në fjalën e tij në emër të Ambasadës së Shqipërisë përgëzoi organizatorin
për punën e shkëlqyeshme dhe ju uroj të pranishmëve 100 vjetorin e pavarësisë. Ai
përgëzoi sidomos Shoqatën e Grave për emisionin e saj të rëndësishëm në promovimin
e vlerave kombëtare, nuk harroi të përshëndes dhe falënderoj humanisten
shqiptare zonjën Fatime Blakaj që ishte prezent në ketë mbrëmje.
Zv. Konsulli
Mag. Isa Kosumi, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, në fjalën e
tij pasi bëri përshëndetjet e rëndomta, tha se jam i nderuar, që të ju përshëndes
në emër të shtëpisë zyrtare dhe në emër të Ambasadorit Dr. Sabri Kiqmari, në ketë
mbrëmje të mrekulluar që keni organizuar. Me kënaqësi tha ai,e pranova ftesën të
jem në mesin e këtyre krijuesve si dashamirës i madh i krijimtarisë letrare,
sepse poeti tha ai nuk hesht , ka vizion dhe çdoherë e thyen heshtjen. Neve si
institucion do të na keni çdoherë në punën tuaj organizuese dhe krijuese tha në
fjalën e tij zoti Kosumi.
Organizatorët së bashku me diplomatët dhe krijuesit letrar e artistik
Në ketë program
mjaft të pasur, poezitë e tyre i lexuan Besim Xhelili (Dhembja e lamtumirës,
kushtuar Ali Podrimjes dhe Atdheu im i dashur), Anton Marku (Ashpërsi alpesh
dhe Ushtari i panjohur), Ragip Dragusha (Zana e malit dhe Brenga), Dan Kosumi( Bisedë
me të shtrenjtën nënë dhe Mirë se erdhe Doruntinë), Edona Ramadani(Atje larg
dhe Kërkonte), Zaim Toska(Mërgimtarët). Veçohet interpretimi bravuroz dhe
emocional i poetit shkodran Ragip Dragusha me interpretimin e disa poezive
mjaft prekëse.
Një tekst
mjaft prekës dhe koherent e lexoi publicisti dhe gazetari Ramiz Selimi me
titullin; “Dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues pengon asimilimin”, si dhe
publicisti Hazir Mehmeti lexoi fragmente nga tregimi “ Në roje të bustit”.
Që të dy
anët e sallës ishin të mbuluara me piktura nga piktorët mërgimtarë Qemajl
Bekani dhe Gazmend Freitag. Piktura të një kualiteti të lart, që secili dëshiron
ti ketë në dhomat e tyre.
Për
tinguj të melodive klasike në prapavijë, gjatë recitimeve dhe pikave muzikore të
parapara, u përkujdes Rei Morina. Të pranishmëve ju dhuruan libra me poezi nga
autorët Anton Marku dhe Besim Xhelili. Në fund për të gjithë të pranishmit u
shtrua një koktej falas nga Shoqata e Grave Linz
Mysafirët
e ftuar në sallë