E merkure, 30.04.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Safet Hyseni: Ditët e humorit dhe satirës-Xha Deralla

E merkure, 03.10.2012, 07:59 PM


Përfunduan “Ditët e humorit dhe satirës-Xha Deralla”

Nga Safet Hyseni

Nën organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e vitit jubilar “100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”  në Kërçovë për të tretën herë, u mblodhën poetë e shkrimtarë nga e gjithë hapësira shqiptare, të cilët lexuan vargjet e tyre, treguan anekdota e barsoleta popullore dhe të krijuara nga vet autorët për dy net me radhë. “Ditët e humorit dhe satirës” filluan me një tetor me ekspozitën e piktorit Vesel Xhaferri që është nga vendlindja e “Xha Derallës” , dhe në mbrëmjen e të hënës  në ambientet e hotelit “Kërçova” në ora 19 filloj ora e madhe letrare. Me këtë rast fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i LSHSH z. Kalosh Çeliku i ciloi në mes tjerash tha: “Është moti i madh, viti jubilar 100-vjetori i Pavarësisë dhe ne si popull më i lashtë në këto treva shpalosim vlerat e larta të humorit dhe satirës. Çdo ven ka nga një personalitet të shquar të humorit ndërsa anekdotat dhe barsoletat e Xha Derallës janë shumë të freskëta dhe ende tregohen nga banorët vendas me një dëshirë të madhe dhe krijoj kënaqësi dhe te qeshura. Kemi nderin që këtë ditë të madhe përveç krijimeve artistike të poetëve dhe të shkrimtarëve te tregojmë edhe për vlerat e mirëfillta që i ka krijuar populli dhe janë bartur deri në ditët e sotme”. Pas leximit të poezive artistike dhe barsoletave të treguara nga Nikolla Spathari, Sazan Goliku, Fatmir Musai, Bujar Plloshtani, Remzi Saliu, Gani Xhafolli  dhe shumë të tjerë ku më së shumti u treguan barsoleta u mbyllë nata e parë e hareshme. Të nesërmen poetet vizituan Kalanë e Uskanës së lasht si dhe Muzeun e qytetit ku u njoftuan nga të pranishmit me vlerat historike dhe kulturore si dhe trashëgimin ilire të kësaj treve. Pas një tryeze të rrumbullakët ku u fol për humorin popullor në mbrëmje vazhdoj ora e madhe poetike me poezi, këngë e humor. Në këtë mbrëmje ishin të ftuar ambasadorët e këngës polifonike kërçovara vëllezërit Dervish dhe Azis Dervishi si dhe Lumturie Axhami-Sejdini. Për veçoritë e këngës kërçovare të pranishmit i njoftoj këngëtari Azis Dervishi i cili në mes tjerash tha se: “ne për dallim nga viset tjera shqiptare jemi një kombinim i këngës polifonike që është e veçantë. Është një polifoni e cila ka karakteristikat e veta dhe është një kombinim në mesë të këngës toskërishte dhe gegërishte. Mendoj se në këtë ditë të madhe studiuesit do i kushtojnë më shumë rëndësi me ndonjë studim që e meriton kënga dhe vallja e kësaj treve”.  Mbrëmjen e dytë mbizotëroj kënga dhe humori deri në orët e pasmesnatës kur dhe organizatori ndau edhe cmimet e parapara të “Ditëve të humorit dhe satirës Xha Deralla”. Çmimin për vepër jetësore e morri Nikolla Spathari nga Shkodra, çmimin për veprën satirike e fitoj Ilaz Bobaj ndërsa për poezi satirike Ibraim Koça.



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx