E merkure, 30.04.2025, 10:55 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Neki Lulaj: Akademi solemne në Frankfurt

E marte, 02.10.2012, 07:58 PM


AKADEMI SOLEMNE NGA LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË

NE BAD  HOMBURG  AFËR FRANKFURTIT

(Në shënimin të Njëqind vjetorit të Mëvetësisë së Shqipërisë)

„Mos pyet se ç´mund të bëj atëdheu yt për ty

Por se ç´mund të bësh ti për atdheun tënd“

(John F. Kenedy)

Nga Neki Lulaj

Që nga maji  i sivjetëm, e deri në ditët e sotme te fillimit të Tetori për zt. Sebastian Nuiqin,pra kryetarin e Lidhjës shqiptare në Botë për Gjermani, me selinë në Frankfurt,i cili  i kishte ven vetit mbi supe  një punë të veshirë dhe me një përgjegjësi të madhe. Me një tempo intensive,e pa pushim por edhe  pa u lodhur, duke i berë përgaditjet paraprake në organizimin e manifestimit jubilar të Njëqind vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pa u ndalur për as një moment, edhe përkundër shumë problemeve në tejkalimin dhe zgjedhjën e tyre  me një menquri të rrallë në rrjedhën, e, asaj qe do të ishte me e pranushmja dhe me e mira.Idenë  e hedhur se pari ne Shoqaten e Lidhjës së Shkrimtareve Artistëve dhe  Krijuesve  në Gjemani e qe u pranue një zëri si propozim shumë i qëlluar dhe me vend.Ideja për organizimin  e një Akademie  Solemne e kulturore në shenjë të Njëqind vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.

Kjo le të dëshmon se edhe diaspora edhe  kombi është duke ecur shpejtë e sigurt, e me sukes  përpara andaj edhe u formue një komision–grup punues i zotuar ne kryerjën e detyrave të parashtruara bashkarisht për realizimin e një manifestimi kulturo artistik dhe dinitoz.

Takimi me zyrtarin  e përfaqsisë konsullare të Republikës së Kosovës në Frankfurt pra me konsullin zt. Astrit Zemaj,dhe përkrahja e ti morale,i dha shtytje pozitive përpara idesë se organizimit tonë.

Pastaj pakë ditë më vonë takimi dhe përkrahja ideore,morale dhe zotimi edhe ne ndihmë materjale nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin,shkëlqesija e tij zt. Skënder Xhakaliu, ketij subjekti,grupi punues i dha shtytje përpara  dhe vullnet edhe me një mobilizim me të madh ne një organizim edhe me dinitoz. Edhe pse shpesh ishim para sfidave dhe tensioit,të organizimit u lëkundej vullneti, por Ambasadori i Repulblikës së Kosovës ne Berlin dhe Donatoret e njohur shqiptar na dhanë shtytje të madhe  se nuk do të kursejnë asgjë në  vullnetin dhe gatishmenrin e tyre qe të na dalin materjalisht në ndihmë qe me këtë manifestim Solemn ta ngrisim lartë epitetin tonë shqipëtar siq na ka hie.

Njeri nga donatorët mes tjerave u shpreh „Po do tu ndihmojmë  me mjetet tona materiale neve  nuk na dhimbsën lekët  sepse ne nuk do të kemi fatin kurrë qe ta presim 200 vjtorin e Pavarësisë së Shqipërisë andaj ketë  Njëqind vjetor do ta festojmë siq na ka hie“

Me këtë rast do të ja bejmë të njohur të huajve dhe palës gjermane për kulturën tonë,ngase imigji aty këtu mund të jetë lëkundur,zbehur apo këtë ndryshue qendrimi i te huajve karrshi nesh, por duhet ti njoftojmëme çdo kusht se edhe kësaj radhe gjithë ata se edhe ne kemi njohuri të denjë organizative.Ne dijmë me organizue  Festa kombëtare duke i ftuar përsonalitete me te njohura  dhe me meritore të

kulturës,artit,sportit, politikës gjermane në këtë Akademi Solemne.

Si deputetja e  Parlamentit Evropian znj. Ulrike Lunacek,Sekretari Fedrativ i Shtetit për çeshtje të kulturës zt. Brend Neumann,Ministrija e Kulturës e Landit të Hesenit znj.Nicola Beer,pastaj kryetari për të drejtat e njeriut për Gjermani zt. Karl Hafen.Drejtori i European Ballkan Institute zt. Stefan Schvarz.Themeluesi i organizatës humanitare “Cap Anamur”zt.Rupert  Neudeck zhurnalisti i njohur Michael Friedma, Do të marrë pjesë Kryetari i Bashkësisë së qytetit të Frankfurtit zt.Peter Fledmann, si dhe Kryetari i Bashkësisë së qytetit  Bad Homburg  zt. Michael Korwisi,përfaqsues diplomatic të shteteve të huaja  të akredituar   në Gjermani si dhe miq të tjerë të shqiptarëvene vendet e ndryeshme të botës.

Pritet ardhja e Akademikve nga Republika e  Kosovës si dhe prezentimi i tyre me ligjerata interesante qe vërtetë do ti jap një ngjyrë brilante dhe madheshtore kesaj Akademie Solemne.

Protokolli i kësaj akademie solemne parasheh hapjën e akademisë nga zt. Sebastijan Nuiqi dhe pastaj  ligjeratat nga Akademik zt. Esat Stavilecit,zt.Pajazit Nushit, zt . Zef Mirdita dhe nga i ndëruari Prof. Dr.Konrad Kelwin.Nga miqtë gjerman fjalën do ta marrin:, zt. Rupert Neudeck dhe zt. Stefan Schwarz.Akademia solemne do të begatohet edhe me një program të denjë  muzikor dhe artistik..!

E kjo na forcon në çështje të  ribërjes organizative  kur aktivistet donator janë dorë e djathët dhe e pa lodhur e ndihmës materjale  por edhe  e drejtë forcimit  tonë në punë të palodhur .Kurse një pjesë e pseudo intelektualëve që bejnë punën e sizifit dhe të djallit le të skuqën me veprimet e tyre denigruese se kalibri i tyre  prej injorantesh nuk i benë nderë as vedit as kommbit dhe as vendit prej nga vinë andaj largë mendjeve „irrituese të kalibreve te këtilla“ Andaj, edhe në Shqipëri, por në veçanti  Kosova, mbase edhe në troje tjera shqiptare dhe në diasporë, janë duke reflektuar të gjitha angazhimet për Organizimin e Njëqind vjetorit të Mëvetësisë se Shqipërisë. Për të gjitha trojet shqiptare dhe për kombin, që bashkërisht, më kurrë mos të tkurrën por të ecin normal dhe të zhvillohen rrjedhshëm e lirshëm shtetet tona liridashëse.

Kjo, edhe do të jetë një epokë e re dhe një periudhë, e cila do të na vë në sprovë të fuqishme edhe të forcimit të unitetit të njëmendtë e  kurrësesi formal.Andaj Lidhja e Shqiptarëve në Botë –për Gjermani  në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani organizon Akademi solemne,kushtuar vitit jubilar njëqind vjetorit të Mëvetësisë së Shqipërisë.Njëqind vjet e ruajm një gurë,një shekull dritë mbi falmur, që një shekull mëvetësi përkundët djepi në ndasi,që një shekull thërrasim bashkim po bie ora për realizim,na thërret Vlora neve nga kurbeti,por nga diaspora ne ja ngrisim nderin,kur e organizojmë këtu solemitetin.

Manifestimi do të mbahët të shtunën,me datën: 20.10 2012 duke filluar në ora 12:oo në

Bad Homburg afër Frankfurt am Main.

Pra nga takimi i nentë i radhës dhe i parafundit me grupin punues qe u mbajt në Frankfurt Am Main dhe me  donatorët e vyer ,prezenca e atyre që kan hapur dhe udhëheqin me punë dhe korrektësi bisnise dhe kanë berë emra lavdie në shtetin Gjerman, e që ky takim  u mbajtë ne fund të vikendit të javës që e lam pas,ku  seicili grup punues kishte për detyrë me  raportue se sa ka arritur ti kryej obligimet  dhe detyrat të cilat në mbledhjën e me parme ju ishin ndarë. Ddhe ne fund u konkludua se  grupet kan arritur me kenaqësi dhe korrektesi ti përmbushin obligimet e marra dhe se çdo gjë është duke u rrumbullaksue për Akademin solemne të 20 tetorit 2012. Me këtë rast dëshirojm,dhe ndiem obligim moral qe në emër të terë diasporës shqipëtare ti falenderojm ,bisnismenët-donatoret e vyeshëm të cilët me djersën e vet dhe punën e shembullore  na kanë mundësuar mbajtjën e keti manifestimi madheshtor.



(Vota: 19 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx