Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Uran Kostreci - ''Epopeja e karkalecave''

| E hene, 08.10.2012, 06:47 PM |


URAN KOSTRECI PROMOVON NË VLORË ”EPOPEJA E KARKALECAVE”

NGA GËZIM LLOJDIA

Uran Kostreci,  ish i dënuar  i regjimit  dhe shkrimtar,  ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.  Kostreci është autor i një numri përmbledhjesh me poezi dhe ka botuar librin me të lexuar : ''Epopeja e karkalecave''. Kjo përmbledhje satirike si dhe Agonia e karkalecave ‘ u promovuan në qytetin e flamurit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.  Studiuesi Fahri Shaska   duke moderuar këtë takim me qytetarët vlonjate  tha se 50 vjet më parë një autor Sh. Musaraj shkrojti “Epopeja e Ballit Kombëtar” ku ai ironizon djalin e rilindësit të madh,  firmëtarin e Pavarësisë , ministrin e Qeverisë së Vlorës . Mithatin.

Urani që këtë libër dhe këtë pasuri shpirtërore e ka krijuar gjatë kohëve të burgimit ironizon  E. Hoxhën.  Shaska tha se komunistët dhe ballistët deri në takimin e Mukjes ishin bashkërisht në luftë kundër pushtuesit.  Pas Mukjes ndodhi tragjedia.  Shaska tha se dua të ngre një pyetje;Ku ka qenë bashkëpunimi i B. K me italianët kur ata në këtë periudhë kapitulluan?Me satirën   etij të theksuar U. Kostreci  ibënë një analizë të  thelluar ardhjes  deri në ditëikjen  e regjimit.

Reshat Kripa ish i dënuar duke folur për krijimtarinë e Uran Kostrecit tha se Petro Zheji e ka cilësuar mjeshtër të soneteve që paraqitet tek jo poemë dhe një satirist i madh.  Kripa  tha se kjo poemë është një kryevepër i madhe në letrat shqipe.

R, Kripa ngriti një pyetje që kishte të bënte me mbajtjen emrit të bibliotekës publike të qytetit të Vlorës.  Biblioteka e Vlorës, tha ai mbanë ende emrin e Sh. Musarajt.  kur ky qytet ka nxjerre emra krijuesish të mëdhenjë.  Kripa tha se sonetet e e Kostrecit janë kryevepra.  Kripa tha se dua të citoj sonetet kushtuar Zalo xhumarit.  Në vitin 1946 ai ishte drejtonjës kur nacionalistët gjykoheshin.  Menjëherë pas gjyqit ai shkroi një trakt duke u thanë se :”Unë jam me ju. .

Pikërisht në këtë kohë ai zbulohet dhe dënohet me pushkatim.  Nëna e tij shkon tek Koci Xoxe për ti kërkuar falje te jetës për të birin.  Ish-ministri i premton dhe kur kthehet në fshat e lumtur,  që i biri nuk do të pushkatohej, atje në fshatin e saj mbriti një telegram ndjellakeqes.  I biri ishte pushkatuar.  Kjo temë e këtij nacionalisti e nxiti U. Kostrecin për të shkruar sonetin për Z. Xhumaqin e pushkatuar barbarisht duke i marrë jetën,  që ta jep Zoti i qiellit dhe i botëve.  Sonetën e dytë ai ja kushton apostullit të shqiptarizmës Mithat Frashërit. . Në këtë 100 vjetor tha R. Kripa për këtë figurë nuk ka asnjë shtatore apo bust dedikuar figurës së kur ende eshtrat e tij ende gjenden në SHBA.

Mit’hat Frashëri

Nga kreu i Dangëllisë dalloj me mall Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë

Samin’prej bronxi,  Abdylë e Naim benë,

Po,  ti,  Mit’hat,  pse nuk je,  aty,  vallë?

Ti Lumo,  u prive burrave të rrallë,

Në Manastir,  e bëre alfabenë:

N’Europë,  Ti,  e mbrojte mëmëdhenë

Të gjuhës shqipe shpuzë mbajte gjallë.

Ti,  n’Vlor’ me Ismail ngrite flamurë

Makutve fqinjë,  maskën,  ua çore

Dhe çamët muhaxhir në mbrojtje i more.

I Ajkës Kombit,  prijs,  o Lumo,  o burrë,

Që nga të kuqtë u shave,  t’hodhën gurë,

Albert Abazaj tha se ne që jemi në këtë sallë dhe të tjerë të mos presim që për këtë figurë të shquar propozimin për bust ta bëjnë BK apo partitë e tjera por të gjithë si qytetarë ta shprehim në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare.

Vet autori i librit ish i dënuari U. Kostreci recitoi me patos dy nga sonete e tij më të fuqishme të cilat u pritën nxehtësisht nga auditori i pranishëm.

Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka  në fjalën e tij tha se ky promovim i këtij libri mbahet jo për rastësi në Vlorën e Pavarësisë , në qytetin e Flamurit që ka nxjerr emra të letrave si Ali Asllani apo Fatos Arapi.  Ky qytete me këtë promovim nderon veprën e Uran Kostrecit.  . Studiuesi Gjoka analizoi disa tipare të poezisë së sonetit të Kostrecit.  Epopeja e karkalecave ëhstë një agoni dhe ndarje me ferrin . Sistemi ku jetuam u ngrit nga mashtrimi.  Studiuesi Gjoka tha se ai përdorë mjaftë mirë strofën 4 si dhe vargun5 rrokësh.  Studiuesi Gjoka duke analizuar librin foli edhe për deformimin e qënies njerëzore ne sistemin e shkuar. Ajo strukturë, ai regjim që nuk e deshëm nuk hymë me dëshirë, por na futën me zor.  Qenia shqiptare e gjetur deri në shkatërrim nga regjimi mbijetoi.  Studiesi Gjoka tha se :Epopeja e Karkalecave e mbyti :”‘Epopenë  e ballit kombëtar”. Ky libër përfundoi ai lexohet me kënaqësi.

Ish i dënuari politik Kujtim Luzaj tha se kam kaluar shumë kohë me Uranin sidomos në  burgun Burrelit Atje i lindi edhe frymëzimi për të krijuar këtë kryevepër. . Unë tha i kam kontribuar duke i dhënë letër apo copa lapsi.  Kur mbaronte nga biruca ai vinte në dhomë dhe na e lexonte çfarë kishte shkruar.

Me këtë poemë ai e ka bërë regjimin paçavure. Urani tha ai ngrihej dhe i prishte takimet kur organizoheshin ku vinin të deleguar si instruktor etj.  Një herë ne Uzinën e Sod- PVC vjen një instruktor dhe po na fliste për pushtimin e Çekisë nga rusët.  Unë i thash Uranit mos u ngri fare se ata kanë ardhur për ty.  Urani ma ktheu , pikërisht për këtë do të ngrihem.  Ai ngrihet dhe i bënë këtë pyetje:Pse nuk e denoncuat ju pushtimin që i bëri rusi Hungarisë me tanke sepse edhe ajo ishte njësoj si ky pushtim?Apo se jeni prishur me rusët. Takimi u prish, fareinstruktori mbeti keqaz.

Në vitin 1945 filluan internimet dhe burgosjet . Njëri prej atyre që ka lindur në internim është Simon Miraka i cili tha.  Pena e këtij shkrimtari ka shkruar edhe libra të tjerë si:” Sonetet”, ”Lundërtari dhe deti” , ”Pabesia”.  Me këtë libër me fillojmë festimet e 100 vjetorit në Vlorën historike.  Kur lexon poezinë e Kostrecit,  tha Miraka ajo të ngjason me tingullin e një violine që i bie një mjeshtër i madh.

VLERESIME PER SONETET E URAN KOSTRECIT

“Poeti Uran Kostreci është një trashëgimtar I denjë i Romantiçizmit prej nga poezia e këtij autori nxjerr një arsenal teknikash shprehëse dhe një pozë poetike krejt të veçantë”.

Petro Xheji,  studiues

“Sipas meje,  poeti Uran Kostreci,  jo me 20-30 sonete fort bukura,  por dhe vetëm me një syresh do ta vuloste emrin e tij në Historinë e Letërsisë Shqiptare”.

Muzafer Xhaxhiu,  kritik letrar,  poet

“Urani është poet me shije të larta elitare. Sonetet e tij janë shkruar me një teknikë të

saktë dhe me një figuracion të pasur”. Adriatik Kallulli,  kritik letrar

“Me këto vargje të arta drithëruese e fisnikëruese, Uran Kostreci i ngjan një planeti në

galaktikën e letërsisë shqiptare”. Iljaz Gogaj,  historian

“Urani është poet i imazheve dhe kontrasteve të fuqishme” - Enver Kushi,  shkrimtar