Udhëpërshkrim
Selimi: Kryeziu, figurë e shquar e shkencës së gjuhësisë
E enjte, 08.11.2012, 09:36 PM
Një emër
që ka hyrë “me këmbë të mbarë” në shkencën e dijes...
Nga Tefik Selimi
Atë ditë
kur është mbajtur manifestimi kulturor shkencor, më 16 tetor të këtij viti
(2012), në shenjë të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, por edhe të
shënimit të 40-vjetorit jubilar të Panairit të librit në Gjilan, e i cili
manifestim iu kushtua edhe 95-vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit,
gjuhëtar, një ditë pas, më 17 tetor të
këtij viti, ky manifestimi shënoi edhe një “ngjarje” të rëndësishme kulturore e shkencore, e cila iu
kushtua veprimtarisë profesionale – shkencore të prof Dr. Prof. Bahtijar
Kryezitut. Dhe, ishin këto tri evenimente shumë të rëndësishme për të gjithë
adhuruesit e kulturës dhe shkencës tek ne. Kësaj here, lidhur me veprimtarinë e
dr. Bahjtar Kryeziut i lexuan kumtesat e tyre: Akademik Gjovalin Shkurtaj nga
Shqipëria, prof. dr. Faik Shkodra, prof. dr. Ali Jashari, prof. asc.dr. Begzad
Baliut dhe dr. Emil Lafe nga Shqipëria. Manifestimi i dytë i tuboi shumë
adhurues të shkencës dhe dijes, të cilët, si një, patën rastin të dëgjojnë
fjalë të nivelit akademik nga studjues meritorë të shkencës sonë albanologjike
për një emër të shquar të shkencës albanologjike. Me këtë sat, ky manifestim
shkëlqeu nga studjuesit e pranishëm, të cilët, me ato paraqitje të tyre e
vështruan nga anë më të ndryshme veprimtarinë e Bahtjar Kryeziut, njërit nga
profesorët, pedagogët dhe studjuesit e zellshëm në fushën e gjuhësisë
shqiptare. Dhe, sa e sa herë kemi dashur të bëjmë një shkrim për profesorin në
fjalë, i cili, tash për tash është përkushtues madhor: gjuhëdashës,
gjuhëruajtës e gjuhëndriçues. Siç dihet, ky personalitet i shquar të dijes
albanologjike meriton të studjohet dhe të
adhurohet nga të gjithë shqipfolësit. Pse jo? Dr. Bahtijar Kryeziu e ka
një botë interesante sjtudjuese. Ai, duke pasur një dashuri të flaktë ndaj
gjuhës sonë, në përgjithësi, jo vetëm që ka kontribuar mjaft në qasjet më të
ndryshme të gjuhësisë sonë, por, me një përkushtim prej studjuesi të zellshëm e
këmbëngulës ka kurorëzuar një numër të shumtë të veprave të kësaj fushe të
dijes. Andaj, këto vepra të tij shkencore janë me interes të përgjithshëm.
Bahtjari dallon nga studjuesit të tjerë. Nuk lavdërohet. E ka qasjen e vetë dhe
përkushtimin. Ai nuk pranon të jetë si të tjerët, të vetëlavdërohet.
Përkundrazi. Ai dëshiron të jetë si sot, por edhe si nesër studjues i
mirëfilltë i shkencës sonë. Kështu është thënë atë ditë për personalitetin e
tij si studjues. Pra, është personalitet në vete. Është një njeri i urtë, i
qetë, por edhe i përpiktë e këmbëngultë në punën e tij shkencore. Se është
kështu, më së miri le të na flasin faktet që flasin për punën e tij të
palodhshme shkencore, i cili, gjer tani ka botuar sa e sa punime të ndryshme
nëpër gazetat e revistat tona këtu në Kosovë, por edhe ne mese tjera. Ai është
një “tip” i veçantë prej studjuesi të përpiktë i dijes dhe i shkencës sonë
albanologjike. Ishte student i Akademik Idriz Ajetit, ku prej tij mori shumë
mësime dhe dije. Tek ky akademik ka magjistruar, por edhe e ka mbrojtur
doktoratën. Me këtë rast po shërbehemi me shprehjen e Albert Einstein, i cili,
ka shtuar se, ”Dashurinë më të madhe e meritojnë kryesisht ata që kanë
kontribuar për t’i fisnikëruar njerëzit dhe jetën e tyre”. E, dr. Bahtijar
Kryeziu e posedon apo e ngërthen në vete këtë epitet të emrit të shquar të
shkencës së gjuhësisë shqiptare tek ne. Pra, ky profesor i shkencave
filologjike, jo vetëm tash, por edhe më herët, ka kontribuar në fushën e dijes
së gjuhësisë shqiptare. Bahtijari është një nga punëtorët e heshtur prej
studjuesi. Ai punon në heshtje, e cila heshtje
është kurorëzuar me shumë vepra të natyrës së gjuhësisë për të gjithë.
Siç dihet, Bahtjar Kryeziu është doktor i shkencave filologjike. Punon në
Fakultetin e Edukimit të Prishtinës - Qendra në Gjilan. Dy mandate ka qene
drejtor i SHLP-së të Gjilanit. Me themelimin e Fakultetit te Edukimit (2002),
dy mandate ka qenë zëvendësdekan i FE-së. Tani është anëtar i Senatit të
Universitetit të Prishtinës. Nga themelimi i Shoqatës së Gjuhës Shqipe të
Kosovës (2002), është anëtar i Kryesisë dhe anëtar i redaksisë se revistës
“Kultura e gjuhës” të shoqatës në fjalë. Është lektor dhe recensent i disa
botimeve. Mandej, ai është hulumtues, autor dhe ligjërues i denjë që merret me
strukturën e gjuhës së sotme shqipe, me gjuhësinë e zbatuar, onomastikë dhe me
çështje të mësimdhënies. Dr. Bahtjar Kryeziu, deri më tani ka botuar 10 vepra
me karakter shekncor dhe mbi 130 njësi bibliografike nëpër gazeta e revista të
vendit dhe jashtë vendi. Është referues në shumë tubime shkencore: kongrese,
simpoziume, konferenca, sesione dhe tryeza shkencore, si në Prishtinë, Gjilan,
Prizren, Tiranë, Shkodër, Korçë, Tetovë, Ohër, Budapest, Lubjanë, Kopenhagë
etj. Dhe, jo vetëm kaq. Ai është punëtor i madh në fushën e studimeve
gjuhësore. Ditë më parë, në manifestimin e shënimit të Panairit të 40 jubilar
të librit në Gjilan, si pjesë dytë e këtij evenimeti, i është kushtuar
veprimtarisë profesinale - shkencore të tij. I pari që ka folur ishte dr. Begzad
Baliu, studjues, i cili ka thënë se, takimet e tilla zakonisht organizohen për
data të caktuara jubilare, e kësaj here jemi mundur autorin në fjalë ta bëjmë
objekt vlerësimi veprën e tij të gjithëanshme në fushën e gjuhësisë. Pra, si ka
shtuar B. Baliu, “Vepra e tij shkencore në fushë të albanologjisë përfshinë tri
kahe themelore: onomastikën, kulturën e gjuhës, si dhe metodologjinë e
mësimdhënies e të historisë së saj. Në të tri fushat dr. Bahtijar Kryeziu ka
dhënë kontribute të vyera shkencore, duke i bërë ato objekt studimi në vepra të
veçanta, konferenca shkencore dhe përmbajtje arsimore e shkencore. Me veprën e
parë të kësaj fushe “Onomastika e Hashanisë”, mund të themi se Prof. dr.
Bahtijar Kryeziu ka arritur të hartojë një monografi të rëndësishme, para së
gjithash gjuhësore, por e plotësuar edhe me elemente të tjera të historisë e të
kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve të kësaj ane. Po kështu, dr. B.
Kryeziu, në vëllimin tjetër të po kësaj fushe “Fjalor onomastik i Malësisë së
Bujanocit”, autori ka mbështetur arsyen e një ndërmarrjeje të tillë për
mbledhjen, sistemimin dhe botimin sintetik të një vëllimi me mikrotoponime e
antroponime të Malësisë së Bujanovcit, të cilat përfaqësojnë jo vetëm anën
gjuhësore, por edhe aspektet e tjera materiale dhe shpirtërore të popullsisë së
kësaj ane. Mandej, ai ka shtuar se, “Janë të pakta krahinat etnografike të
kësaj ane, edhe atëherë kur janë të shtrira në një hapësirë shumëfish më të
madhe, të cilat kanë një pasuri të tillë gjuhësore shumështresore: shqipe,
sllave, turke, latine-arumune, greke-bizantine dhe madje simbioza të krijuara
mbrenda një shprehje të ngurtësuar apo madje edhe vetëm brenda një njësie
leksikore. Sigurisht, që kjo është arsyeja pse kjo trevë për një kohë të gjatë
është bërë objekt studimi jo vetëm i gjuhëtarëve (Idriz Ajetit e të tjerëve),
por edhe historianëve (Skënder Rizës, Sabit Ukës etj.), të cilët onomastikës
(toponimisë dhe antroponimisë) i janë referuar edhe atëherë kur objekt i
studimit të tyre ishin veçoritë dialektore, lëvizjet e popullsisë apo
strukturat e organizimit shtetëror. Ai (Bahtjar Kryeziu), është studiuesi i
përkushtuar dhe pothuajse i vetmuar i kësaj pasurie gjuhësore, e cila, për
shkaqe jashtëgjuhësore, po zbrazët prej banorëve të saj, e kjo do të thotë prej
antroponimisë dhe patronimisë së saj tradicionale; dhe prej folësve të saj, e
kjo do të thotë edhe prej shenjave etno-kulturore, gjuhësore dhe historike:
toponimeve. Vepra e Bahtijar Kryeziut është një shembull i mirë, të cilin mund
ta ndjekin shumë hulumtues të tjerë të fushës së onomastikës. E, Dr. Emil Lafe,
profesor nga Tirana (Shqipëria), ka shtuar për dr. Bahtjar Kryeziun me titull:
“ Bahtjar Kryeziu – figurë e shquar e arsimit të lartë dhe e shkencave
filologjike”, i cili, që në fillim tha se, kam kënaqësi të veçantë që ndodhem
këto dy ditë në Gjilan me ftesën e Drejtorisë së Kulturës dhe të Bibliotekës
publike për të marrë pjesë në Panairin e librit dhe në veprimtaritë shoqëruese.
“Veprimtaria e sotme i kushtohet kolegut të nderuar prof. dr. Bahtijar
Kryeziut, një bir i këtyre anëve, figurë e mirënjohur në arsimin e lartë dhe në
fushën e gjuhësisë shqiptare. Me punë të palodhur, me vullnet, me bindjen se me
kërkimet e studimet e tij kryen një detyrë ndaj vendit dhe popullit të vet, ai
eci përpara me hapa të sigurt, e zgjodhi mirë truallin ku vuri këmbën dhe sot e
kemi këtu ndërmjet nesh si një veprimtar të merituar të shkencës albanologjike,
profesor doktor dhe i denjë plotësisht edhe për tituj më të lartë. “Studimet e
tij onomastike, si p.sh. “Onomastika e Hashanisë” (2000), “Fjalor onomastik i
Malësisë së Bujanocit” (2006), “Trajtesa onomastike” (2010), kanë një orientim
shumëdisiplinor, ku vështrimi gjuhësor kombinohet me vështrimin kulturor të
problemeve, me marrëdhëniet historike ndërmjet etnive të ndryshme (shqiptarë,
sllavë, arumunë, turq), që kanë banuar pranë e pranë dhe kanë lënë gjurmë te
njëri-tjetri. Unë, si shtoi Emin Lafe, profesor nga Shqipëria, kam qenë
recensent i librit më të ri të prof. dr. B. Kryeziut “Shqipja e sotme”,
“Këndvështrim teoriko-praktik” (Prishtinë, 2011, f.262) dhe kam dëshirë të them
disa fjalë paraqitëse për këtë libër, që është i 11-ti në vargun e librave të
botuar prej tij. Ky libër, që doli vjet ngas shtypi, përfaqëson një përmbledhje
shkrimesh të ndara në katër rubrika tematike: “Kundrime gjuhësore”, “Kumtime”,
“Gjuha dhe shkolla”, “Gjuha në praktikë”. Trajtesat e renditura në rubrikën e
parë, që zënë një të tretën e vëllimit të librit, u kushtohen çështjeve që
diskutohen sot më së shumti lidhur me shqipen standarde, me kërkesat për
përmirësime, ndryshime, rishikime etj., dhe që frymëzohen jo rrallë nga motive
jashtëgjuhësore. Me këtë libër prof. dr. Bahtijar Kryeziut pasuron bibliotekën
e gjuhësisë normative shqiptare me një vepër jo vetëm me vlerë shkencore, por edhe
me rreze veprimi të gjerë. Libri u drejtohet gjithë sidomos kolegëve të tij në
fushën e studimit e të mësimdhënies, të cilët do të gjejnë aty pikëpamje, ide,
argumente, probleme, shqetësime, rreth të cilave edhe ata vetë kanë shkruar a
menduar. Por, libri ka vlerë të veçantë për mësuesit e gjuhës, për studentët
dhe për ata që merren me probleme praktike të gjuhës standarde në ente të
ndryshme botuese, në gazeta e revista, në administratë etj. Bahtiar Kryeziu
është një mësues i mirë dhe autor librash të mirë. Unë besoj se ai ka edhe
aftësinë e durimin që studentëve të vet t’u krijojë bindjen e shëndoshë se
zotërimi i mirë i gjuhës standarde është detyrë intelektuale, detyrë qytetare e
në radhë të parë detyrë e çdo mësuesi të çdo lënde”, ka thënë E. Lafe. Aty foli
edhe Akademik Gjovalin Shkurtaj, profesor nga Shqipëria, i cili, duke folur për
veprën e dr. Bahtjar Kryeziut, tha se, “Me doktoraturën dhe pastaj monografinë
e tij “Onomastika e Hashanisë” z. Bahtiar Kryeziu do të hynte “me këmbë të
mbarë”në shkencë, duke e vijuar me sukses punën e tij hulumtuese e shtjellimet
jo vetëm në lëmin e onomasikës, po edhe duke shkruar e botuar një varg të tërë
veprash: monografi, libra për kulturën e gjuhës dhe për aspekte me rëndësi të
shqipes së sotme dhe tekste e parashtresa me vlerë për shkollën e lartë. Përveç
punës së tij, gjithashtu të vlefshme e shumëvjeçare si mësimdhënës dhe si i
ngarkuar me detyra të tjera drejtuese në sistemin e arsimit të lartë
universitar, duke qenë shumë herë si lektor, recensues ose anëtar në juritë për
grada e tituj shkencorë, ka botuar mbi 130 artikuj dhe studime, kryesisht ose
tërësisht të lidhur me lëmijet e studimeve shkencore: kumtesa, recensione,
artikuj e ndihmesa të përmasave të ndryshme e të mbajtura edhe në tubime,
sesione shkencore ose konferenca shkencore brenda e jashtë hapësirave
truallësore të Kosovës, sidomos në kuadrin e shkëmbimeve edhe rajonale midis
universiteteve, ku, meriton të përmendet sidomos pjesëmarrja e tij me kumtesa
në veprimtaritë e organizuara nga Universiteti “Fan S.Noli” i Korçës dhe,
brenda e jashtë këtij kuadri, edhe bashkëpunimi i ngushtë me prof.dr. Ali
Jasharin, duke hartuar sëbashku edhe librin “Gjuhë amtare”(tekst universitar)
Prishtinë 2011,472 faqe. Ndërsa, dr. Faik Shkodra, profesor, lidhur me figurën
e Bahtjar Kryeziut shtoi se, ky njeri, qysh nga jeta fëmijërore ishte i
përballur me problemet e gjuhës dhe natyrës së saj. Ai nuk ndjeu lodhdje në
rrugën e dijes, por përherë solli prurje të reja në shkencën e albanoligjisë, i
cili edhe sot nuk i ndahet qasjeve më të ndryshme të fushë veprimit të gjuhës.
Ai ka për profesor Bahtjarin ka shtuar fjalë miradije, për faktin se, te dy
punojnë si një, nën kultimin e një “ode” të dijes, ku, aty shpalosin mendjet e
tyre për të folmen e gjuhës me të rinj, të cilët, nga këta pishtarë të dijes,
thithin nektarë e margaritarë të të mirave materiale të kësaj natyre. Ai, duke
folur për shokun e mikun e tij, tha se, “Duket se Bahtijari, si nxënës, si
student, si profesor dhe si studiues, së pari u mat me vetveten dhe kjo i
ndihmoi të hartonte kaq vepra e monografi. Për të mos i fshirë kaq kollaj këto
kujtime të trishta të fëmijërisë - atëherë veprat e Bahtijar Kryeziut sikur na
porosisin: Ju, të rinj e të reja, nxënës e studentë, arsimtarë e studiues,
kthehuni nga trungu i Ilirisë, atje te trualli dhe gjurmët e të parëve tanë,
kthehuni te kënga dhe emri i të parëve, edhe pse ishin mjeshtër çollakë - nëse
dëshironi të mësoni ku ishim, ku jemi dhe nga do të shkojmë. Këto porosi
stivohen në veprat e Prof. Bahtijar Kryeziut. Këto të dhëna flasin dhe shkojnë
në të mirë jo vetëm të autorit, por edhe të Bibliotekës rajonale “Fan. S. Noli”
në Gjilan me në krye drejtorin e saj, Shefki Osmanin, dhe stafin e tij, në
përgjithësi, që ka bërë dhe po bën një punë sa të vlefshme e të rëndësishme, po
aq të çmueshme, kur shënon përvjetorë të studiuesve, të pedagogëve, të poetëve,
të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme dhe një aktivitet i
tillë duhet përshëndetur, kur të kihet parasysh se njerëzit e tillë nëpër
rrjedha të moteve janë dëshmuar me ideale, ambicie dhe prirje të mëdha për t’i
mbushur boshllëqet e hartave tona, edhe ashtu të varfra, me studime e vepra të
reja dhe se veprimtaria e tyre e pasur, bashkë me jetën e tyre, zgjojnë
asociacione të shumta dhe preokupojnë mendjen dhe imagjinatën e brezave të
sotëm dhe të ardhshëm, që, u mor vesh, do të shtrojnë pyetje të ndryshme, të
njohura dhe të panjohura, të thjeshta dhe të ndërlikuara, të vjetra dhe të reja
mbi arritjet tona në kulturën e gjuhës dhe në gjuhësinë tonë, në përgjithësi”.
Por, dr. Faik Shkodra nuk e la pa e thënë edhe mendimn e tij të fundit për dr.
Bahtjar Kryezin, të cilin e quajti “Figurë e shquar në fushë të arsimit dhe në
shkencën e gjuhësisë”./Pra, një emër që ka hyrë me këmbë të mbarë në shkëncën e
gjuhësisë.