Udhëpërshkrim
Adelina Kuki: Pellazgët, paraardhës të shqiptarëve
E merkure, 24.10.2012, 08:10 PM
Pellazgët,
paraardhës të shqiptarëve, në piedestalë në Lausannë
Shkruan Adelina Kuki
Në
praninë e një publiku prej më se 300 pjesëmarrësish, kurreshtarë të pasionuar
në historinë e lashtësisë, u mbajtë në Universitetin e Lausannës konferenca
shkencore e historianit të civilizimit të Greqisë së lashtë Doktor Mathieu
Arefi. Mathieu Aref, i ndihmuar nga
Labinot Bislimi, prezentoi para të pranishmëve tezën e tij thelbi i të cilës
qëndron në faktet e dëshmuara nga Ai se nga koha e civilizimit Mikenian dhe në « Periudhën e
errët » (-1200-800 p.e.s) në Greqinë e lashtë zhvillohej një civilizim Pellazgë
nga të cilët Helenët e ardhur pas shekullit VIII p.e.s morën perënditë dhe
elementet e tjera të civilizimit që përvetësuan.
Mathieu
Aref kishte mbajtur konferencën e tij të parë mbi këtë temë në Universitetin
Profesional Ndërkombëtar të Lionit René Cassin, fal Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR
e udhëhequr nga Arban Bislimi. Një dokumentar i këtij promovimi ishte ofruar
publikut me këtë rast nga shoqata e produksionit nga kantoni Vaud “Bicephale
Production” dhe artikujt ishin botuar në gazetat shqiptare dhe të huaja.
Historia nuk përfundoi me kaq. Nga ky bashkëpunim ndërmjet Lionit (Lyon) dhe
kantonit Vaud, lindi ideja për krijimin e një dege në Zvicër; një bashkëpunim
intelektual, kulturor dhe asociativ transnacional ashtu lindi.
Promovimi
i Mathieu Arefit në Universitetin e Lozanës u bë në bashkëpunim ndërmjet
Shoqërisë Bashkimi Shqiptar dhe Shoqatës së studentëve shqiptar (AEAUL), Kryetarja e të cilëve Jehona Osdautaj dhe
Blerim Osmani për degën e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar hapën solemnisht
promovimin. Konferencë që ishte edhe
rast për një nisje të mbarë të degës së Shoqërisë “Bashkimi Shqiptar” në
Zvicër, ku u prezentuan edhe pionierët e saj.
Ky
aktivitet i përbashkët, ngriti në kulm imazhin e komunitetit Shqiptar. Gjatë
tërë konferencës, në Amfiteatër zhvilloheshin vlerat e mendjes së hapur, të
debatit, të demokratizimit të kulturës dhe të edukimit. Gjatë kësaj mbrëmjeje, personalitete
shqiptare dhe zvicrane, pjesëmarrës kurreshtarë apo të pasionuar nga gjitha
prejardhjet ishin prezentë, ndër ta edhe Ambasadori i Shqipërisë Z.Mehmet Elezi
dhe historiani Shqiptar i merituar Ramadan Pllana.
Konferenca
e Mathieu Arefit, bashkonte në një sinkretizëm të paparë nivelin global dhe atë
lokal, historinë dhe kulturën, të kaluarën dhe të tashmen, shqiptarët dhe
zvicranët, studentë dhe ndërmarrës, të pasionuar dhe kurreshtar në një
sinkretizëm të paparë rreth vlerave humaniste universale. Ajo u bëri nder jo
vetëm pellazgëve të lashtë dhe komunitetit shqiptar por edhe Universitetit të
Lozanës dhe kulturës, dhe kjo si për nga numri i pjesëmarrësve të pasionuar si
nga cilësia e prezentimit dhe të debateve me publikun.
I
pasuruar dhe krenar, publiku mahnitës bëri ovacion të gjatë Doktor Mathieu
Arefit, i cili dukej i prekur nga kjo mbështetje pas tridhjetë viteve hulumtimi
shkencor në vetmi dhe kundër të gjithë kundërshtarëve dashakeqës të çështjes
Pellazgo-shqiptare. Gjersa një pjesë e organizatorëve të ardhur nga Lioni
ktheheshin rrugës së gjatë me ndjenjën e detyrës së kryer, organizatorët vendor
dhe të pasionuar vazhduan me Mathieu Arefit të qendrojnë deri vonë në mesnatë.
Përkundër karakterit global të ngjarjes, afërsia, dashamirësia dhe mikpritja e
shqiptarit nuk munguan në këtë rast. Me përkushtim dhe shije studentët
shqiptarë të Lozanës kishin përgatitur një koktej të zbukuruar me mbulesa të
kuqe.
Një
promovim që i kundërpërgjigjet shumë ideve të ngurta mbi historinë e Greqisë,
por edhe mbi Pellazget e sotshëm, Shqiptarët, të cilët shpesh e përfytyrojnë
vetveten më pak të organizuar se ç’janë me të vërtet.
Le të
urojmë që studentët shqiptarë dhe rinia në përgjithësi do të na tregon edhe në
raste tjera vlerat më të çmuar të
kulturës shqiptare, dhe bashkërisht me Shoqërinë Bashkimi Shqiptar të vazhdojnë
të prezentojnë bashkësinë shqiptare si komunitet të kulturës, edukatës, demokratizimit
të qasjes në studime dhe të suksesit shoqëror falë meritës.
Me rastin
e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, mbajtja e kësaj konference me karakter
shkencor duket sikur tregon vendosmërinë e shqiptarëve për të tejkaluar të
gjitha ndarjet krahinore, fetare, politike e shoqërore.
Kjo
konferencë e realizuar falë punës në rrjet të aktivistëve nga Lozana, Lioni dhe
Prishtina tregon se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë aftësi dhe mundësi
për të vepruar si forcë transnacionale në Evropë. Siç ishte e paraparë në
programin e Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR në Evropë ekziston sot një hartë e vërtetë e “Evropës shqiptare” të cilën ajo
mendon se duhet aktivizuar dhe organizuar.
Një
organizim horizontal ndërmjet komuniteteve shqiptare falë bashkëpunimeve të
tilla ndërmjet organizatave shqiptare nga vende të ndryshme, një organizim
vertikal edhe me shtetet shqiptare për mbikëqyrjen dhe koordinimin e
aktiviteteve në një nivel transnacional (Evropian).
Duket se Shoqata shqiptare e studentëve të Lausannës (AEAUL) dhe Shoqëria Bashkimi Shqiptar punojnë në këtë drejtim, por a kanë këtë vullnet dhe këtë vizion dy shtetet shqiptare? Ky përfundim le të mbetet si një ftesë atyre zyrtarëve tanë të ndërgjegjshëm dhe të ndritur për të institucionalizuar “Evropën Shqiptare” për të cilën bisedohet dhe veprohet ndër mendjet e ndritura të mërgatës dhe të cilën na e kanë përfolur aq shumë aktivistët Shqiptar ideal jetik i kuadrove të bashkuar në këtë ngjarje.