Kokë e trup në Dardani shpirt e
zemër në Arabi
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Si shumë
bashkatdhetarë që banojnë jashtë trojeve etnike dhe që vizitojnë vendlindjen e
tyre gjatë pushimeve vjetore, edhe ne morëm atë rrugë për tu çmallur sado pak, më
me të afërmit tanë dhe farefisin.
Natyrisht mall të pa shuar kemi për të parë edhe hapësirën shqiptare, që aq
shumë na mungon. Fluturimin e kaluam pa probleme e terë familja gjerë në
aeroportin e Kosovës. Ishte ditë e premte, dhe bënte vapë e madhe. Pasagjerët
që vinin nga diaspora, fytyra ju shndriste nga kënaqësia, dhe më lot gëzimi
përqafoheshin me të afërmit e tyre. Kurse ata që shkonin, edhe ata qanin, sepse
nuk do shiheshin për një kohë të gjatë, me më të dashurit e tyre. Sodisja nga
një këndvështrim, dhe mundohesha të
përcjell sa më shumë emocione të udhëtarëve, që vinin e shkonin, nga se këto
emocione natyrshëm ishin edhe tonat, sepse gjendeshim në të njëjtën anije
lundrimi. Aty për aty më shkoj mendja, na shkojë jeta duke qajtur, herë nga
mallëngjimi e herë nga hidhërimi. Në ato mendime befas dëgjova zërin e ëmbël të
një burri të moshuar. A doni taksi zotni?! Pa menduar shumë, po i thash. Mos
jeni ju familja N. N. Nga Stokholmi. Po, po u gjegja unë. E po mirë sepse kam porosi nga vjehrri i juaj të ju pres dhe të udhëtojmë
bashkë. Kënaqësia është e jona ia ktheva unë. Morëm rrugën për në shtëpi.
Taksisti ishte i ëmbël dhe shumë komunikues që na bënte mos ta ndjenim lodhjen, dhe rrugën na bënte
të shkurt duke harruar fare që po udhëtonim me mbi një orë
rrugë. Mbërritëm në shtëpi dhe natyrshëm lot gëzimi shpërthyen kur përqafuam prindërit e mijë, vëllanë dhe
kunatën më djem. Shikoja prindërit dhe nuk çmallesha dot së shikuari. Më
dukeshin shumë më të mplakur shumë më të
lodhur edhe pse kushtet e jetesës i kanë shumë më të mira dhe më komode. I
përqafoja dhe nuk ngopesha dot më ta thuajse do më humbasin ndokund. Qëndruam
gjatë ashtu në heshtje sepse
frikohesha që zëri do më tradhtonte po të flisja. Mendoja më vete që janë shumë
të fortë këta prindërit tanë sepse sa
gëzime dhe hidhërime presin gjatë atyre muajve kur vinë dhe shkojnë
kurbetçinjtë. Tani nata kishte vajtur vonë dhe ne prisnim agimin më rrezet e
ngrohta të diellit shqiptar.
Sa plane
bëjmë ne në kurbet kur jemi larg vendlindjes. Do bëjmë këtë e atë, do vizitojmë atë e do shkojmë aty e atje por ditët e numëruara
vënë e shkojnë si të mos ishin. Kurse planet tona na mbeten vetëm ëndrra të pa realizuara duke ngushëlluar veten se do
i realizojmë ndonjëherë tjetër. Ditën e
shtunë ishim ulur në oborr pranë kroit
që gurgullonte ujë të ftoftë si lëng bore. Dyert e oborrit ishin të
hapura dhe njerëzit shkonin pranë dyerve tona kush në fusha për të punuar, e
kush për të marr perime që u duheshin për konsum. Të gjithë na përshëndesnin,
na uronin mirëseardhje, dhe pushim të këndshëm. Aty pari kalon edhe NN që mesi
e njoha. Alamet burri më mjekër, gjerë në shokë dhe pa mustaqe. Më ishte bërë
aq i pa njohur sa po ta kisha takuar
njëqind herë zor se do e kisha njohur.
Përshëndeti nga larg , më buzëqeshje e dashamirësi sa s`ka më mirë. Edhe ne ia
kthyem po më të njëjtën butësi e dashamirësi. Pa një pa dy u fut në oborr dhe
erdhi të përshëndetej më ne. I bëmë vend dhe sipas traditës i shërbyem më të
gjitha të mirat që i patëm përpara. Unë nuk
mund të ia ndaja sytë nga habia. Thjeshtë isha i befasuar dhe nuk mund të
nxirrja asnjë fjalë, por vetëm e shikoja dhe ai më pyeste. Ishte bërë N. aq
burrë i “mirë” sa s´bën. Pas çdo fjalie elhamdurulah, allahu qoftë më ne,
allahu na ruajt, vetëm fjalë arabe që e madhëronin zotin e tij dhe që për te
ishin fjalë të buta dhe kuptimplota. Pantallonat e tij të shkurtra, mjekra e
tij e gjatë, xhubleta dhe tespihet në dorë i jepnin atij pamjen interesante sa
mendoje qe je në mes të Afganistanit e jo në Dardaninë Ilire. Besa filloj edhe
të na ligjërojë edhe për Muhamedin, të këndojë sure nga Kurani, të bie shahadet
e ç`far jo tjetër. Kisha mbetur më gojë hapur dhe diçka nuk shkonte, ose unë
isha i çmendur ose më bëhej se luhej ndonjë skeç i ndonjë drame nga se unë nuk
po kuptoja gjë prej gjëje. Ky N. Kishte qenë dikur një komunist shumë aktiv në
denoncimin dhe dënimin e demonstratave të 81-tës. Kisha pasur konflikt më te
sepse ia kisha prishë vëllazërim bashkimin, isha nacionalist i përbetuar për
te, i kisha qitë hije të zezë krejt komunës kur kisha mbrojtur demonstratat si
të drejta, bile më kishte folur fjalë shumë të rënda duke më kërcënuar se ai
ishte vet shteti. E tani më ishte bërë hoxhë, dhe ç´far hoxhe se..... Eu N.
eu ia ktheva. Mirë “bëre” që erdhe i thashë.
Më fal por nuk të pyeta për familjen. Si janë si e ke familjen. Mirë
elhamdurulah. Po, çka ke nga fëmijët? Po kam dy djem këtu e një e kam në
Gjermani, po na ndihmon bereqatversem. Heu N. eu. Nuk më besohej nga një
komunist gjysmë analfabet një inspektor i SPB i
Serbisë tani “hoxhë” e përmbi “hoxhë”. E shikoja dhe nuk mund ti besoja
syve të mijë. Vëllazëritë e mijë e kishin vërejtur habinë time dhe qeshnin nen
buzë. Ata më parë e kishin ditur këtë marifet
të tij dhe nuk ishte diç e pa njohur për ta. Unë e shikoja dhe isha
tretur në kujtime të viteve 80-ta kur ky person ishte aq aktiv më shokët si
vetja, në denoncimin dhe dënimin e demonstratave. Ne atëherë na kishin lëçitur
si familje nacionaliste se bashku më dy familje të tjera në fshat. Të tria këto
familje kishin hequr të zitë e ullirit nga këta gjakpirës mendjeshkurtër, duke
na përbuzur, shpifur, keqtrajtuar gjerë burgosur dhe vrarë. Kurse sot kanë
ndërruar vetëm pamjen e jashtme por në brendi kanë ngelur po te njëjtët.
Do të dëshiroja me gjithë shpirt ta kisha gabim dhe të ishte
e kundërta e asaj që unë mendoja. Do të dëshiroja qe këta njerëz të ishin
vetëdijesuar dhe të ktheheshin për se mbari. Por jo, është vështirë për ta që të bëjnë një hap të tillë, ti
kthehen vetvetes shoqërisë qe natyrshëm i përkasin, rrënjëve dhe traditës sonë
të lavdishme Ilire. Këta pra thjeshtë nuk duan. Nuk duan sepse janë ata që
ishin dikur… E pse bëjnë këta kështu?. Sepse nuk dinë më mirë . Po ta kishin ditur sigurisht që nuk
do ishin gjendur në këtë rrugë kaç të
gabuar.
***Po apo agjëron ndonjë nga djemtë e
tu o Axha Zymer? Ishte pyetja e N. që e theu heshtjen. Paj, paj filloj babai
prej modestie të arsyetohej. “ Këta janë kurbetçinj dhe nuk e kanë më borxh
sepse janë larg atdheut”ju gjegj ai ëmbël e butë. Jo axhë e kanë më borxh bile
dhe mirë. Të shëndoshë si topi qenkan çka kanë këta që nuk agjërojnë. Mu
kujtuan fjalët që dikur ky njeri total i pa fe më dy fytyra e njëqind marifete
mi pat thënë. Oborri filloj të më sillet vërdallë por kodi i etikes shqiptare
për mysafirin në shtëpi nuk bënte assesi të thyhej. Jo pse po koriteshim më
këtë të panjeri por do e lëndonim më shumë babën tonë 83 vjeç. Heshta dhe vetëm
po shikoja se çka po nxjerr tjetër ky bastard i kombit. Pa një pa dy reagoj
vëllai im me i vogël edhe pse i bëja shenjë të heshtë, ai prapë nuk ndalej. He
more burrë që kur na u bëre ti aq fetar i fortë. Që kur tu shporr dinari serb
nga xhepat e xhaketës a? E ngadalë djalë se ti je i ri dhe nuk din shumë.. Provoj ta ndërroj ai
kahen e bisedës. Vetëm allahu xhelneshanehu
i di këto gjëra më se miri. E shef sa ua ka dhenë krahun. I sheh këto
shtëpi të bukura që i keni ndërtuar, mashalla të gjitha nga tri katër katërshe,
kush kish thënë që do ndërtoheshin këto këtu, në këtë vend moçalik
vetëm më ndihmën e allahut se përndryshe nuk do të bëheshin. Mendonte i gjori
se më këto fjalë komplimente mund ta zbuste vëllanë tim. Po ja ktheu vëllai, vetëm falu ti
nga pesë herë në ditë duke mos punuar asgjë, zhvatur paratë e djalit tënd dhe
duke krehur mjekrën tënde të gjatë, se ti sjell allahu ty. Kryet e mendjen mbaje në Arabi e trupin në Dardani, ku ke parë ti
kështu?!! Allahu i plotfuqishëm, ai na drejton ai na mëshiron ia ktheu N. E di që më humbi durimi isha
mpirë dhe zverdhë dyllë. Erdhi si mysafir i pa ftuar në shtëpinë time dhe më
epte këshilla vehabiste mendova unë. Vëllazëritë më kishin vërejtur dhe kuptuan
sa është ora!! Ore ti zotëri na trego se për ç´far
ke ardhur të te kuptojmë edhe ne, ia preu shkurt vëllai tjetër?. Ti në shtëpinë
tonë kurrë nuk na ke shkelur derën as për të mirë as për të keq. As atëherë kur
ne ishim në gjendjen më të keqe përndjekësh nga regjimi serb. Pra bjeri shkurt
dhe mos heq zor. Ai nuhati mirë situatën dhe filloj më fjalë edhe më të buta.
Jo, po desha të them që tani i keni punët mirë dhe një familje si e juaja të
mos agjëroj a të mos falet asnjë prej jush është gjynah. Bile edhe po ta
dërgonit axhën Zymer në Qabe do të ishte mirë. Mundësitë ua dha allahu dhe tani
duhet vetëm zbatuar urdhrat e tij. Këto urdhra mbaj për vete o njeri i zotit tënd, sepse nëse ndokush ka bërë mirë në këtë jetë jemi
munduar edhe ne sado pak të ju bashkohemi atyre. Me the qe një djalë e ke në
Gjermani apo jo e ndërpreva unë? Po diku në rreth të Hamburgut. Po na ndihmon bile kemi mbaruar edhe
shtëpi të re u gjegj ai. Po cilat të holla po ua dërgon ai pyeta unë?. Si cilat të
holla !. Ato de, eurot që i kemi edhe ne këtu. A nuk po ua dërgon ato dinarët e
Kuvajtit a?. Jo, jo se ai është në Gjermani shtirej se nuk po e kupton
pyetjen. Aha ju po hani, pini më ato të
holla që po ua dërgon djali. Po tha ai. Më ato të holla ushqeheni ju, u jepni edhe
fëmijëve tuaj për të ngrenë dhe për të pirë. Me ato të holla bleni sapun,
detergjent bleni ujë për pije, për larje dhe për të marrë abdes? Po, po sepse ujë shpesh po na ndalet gjerë në pikë të pikës.
Po ato ndihmat që si di unë mirë (zekatin) ma preu ai
shpejt, i jepni më të njëjtat të holla që djali juaj i merr direkt nga
punëdhënësi bile fare pa pasur ndërmjetës për to nga ndonjë dorë tjetër. Po tha ai pa e ditur se ku dua të dal. Po ore njeri i “mirë” a e di ti që ato të holla që ti po i merr nga
djali juaj, po ushqeheni vet, po ushqeni fëmijët tuaj, keni ndërtuar shtëpi të
re, keni blerë veturë, po i shkolloni djemtë, e gjëra të tjera, janë t´holla
haram, të perëndimit të krishterë që aq shumë po e urreni. Po ju të uruar ku e keni boten arabe
tuajën. Pra sa shtete më kulturen e tyre arabe ta njohën Kosovën tënde. Neve
nuk po shohim apo nuk po duam të shohim realitetin që perëndimi i krishterë të
bëri zot të vetvetes, të tokës tënde shtetit tënd. Të ndërtojë shtëpi, të dha
dije e shkollë, të mbajti më dekada e dekada në tokën e tyre duke të ndihmuar
ty dhe familjes tënde. Ata nuk janë të marrë e dinë që ne u përkasim atyre por
në nuk po dimë se kujt dreqin po i përkasim. Por kjo nuk lidhet më besimin të
allahu ma preu ai shkurt. Jo, jo nuk “lidhet” të allahu yt vehabist më financim
të serbit dhe bindje të kulturës arabe.
Asgjë nuk kam kundër besimit tënd si individ dhe po e kërkove edhe më hollë, po
ta them, beso edhe në dru e gur por mos i merr në qafë të rinjtë ti orientosh
kah rruga e gabuar antikombëtare. Shkolla na duhet i nderuar- shkolla. Mos
harro se ti ndërrove disa besime dhe
profesione. Njëherë ishe mësues, pastaj komunist i pa fe me librezë të kuqe dhe
tani na u paske bërë vehabist më damkë. Po ua them vetëm dy tri fjalë po
patet durim të më dëgjoni, pa të keq për ju si më i vjetër dhe origjinë, por
aspak respekt për kulturën tënde të besimit. Po ta them në origjinal ashtu si e
kam dëgjuar: “Paska pas vdekur një njëri dhe e qesin në gurë të kufomës (gjenazës) për ta falur gjenazen. Kur
gjemati përkulet (kërruset) për tu falur, hoxha më zë të lartë pyet: “O xhemati
krrut si e dini këtë m…. Pasi që populli e dinte se ai njëri nuk kishte qenë
fare njeri i mirë u përgjigj një zëri. M…. asht kanë dhe m… po e lamë.'' Prandaj ju të këtij lloj jeni, si kameleonët
kur bie shi futeni nen rrasë të gurit, kurse kur del dielli dilni dhe rreziteni. Sytë
ju zgurdulluan sa mu duk se edhe frymëmarrja ju ndal. Pa asnjë fjalë u ngrit
dhe duke llomotitë më vete doli jashtë portës se oborrit. I kërkuam falje disa
herë babait tonë sepse ishin fjalë shumë të rënda për një mysafirë në shtëpinë
e tij Por unë personalisht ndjeva një lehtësi në shpirt gjë që 20 vite më radhë
më kishte rënduar. Këtu aspak nuk ka të bëjë më diç si hakmarrje personale
përkundrazi njeriu duhet gjithmonë të jetë
i prirë për të falur, por gjërave të këqija njëherë e mirë duhet të u vi
fundi. Atë natë gjerë vonë nuk më zuri gjumi duke menduar që sa janë të tillë,
të mashtruar të manipuluar më këto bindje që aspak nuk i duhen kombit as tani
as kurrë. Disa marrin ca ndihma simbolike individuale dhe një dreq e di se nga
kush i marrin ato, nga Serbia apo shtetet e Azisë se vogël duke
mos ditur se sa dëm i bëjnë pikësëpari vetvetes e natyrisht edhe krejt
shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
P.s. Jemi të rezervuar për gabimet
në përdorimin e fjalëve të huaja ngase mund të jenë përdorur gabim vetëm nga
mosdija ime se si fliten apo shkruhen. Këto fjalë i kemi shkruar ashtu si i kemi dëgjuar prandaj e bëmë këtë sqarim.