E merkure, 30.04.2025, 05:37 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Austri

E premte, 26.10.2012, 06:42 PM


Një pjesë e krenarisë gjithëshqiptare u vendos në Graz!

Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Austri

Nga Ramiz Selimi

Shqiptarët patën fatin të jenë krenar me shumë emra të mëdhenj të arteve të ndryshëm të jetës, por krenari të veçantë dhe shumëdimensionale për neve është që nëna me famë botërore, nëna që fitoj zemrat e njerëzimit me veprat e saj humanitare, ishte shqiptare.

Njëqind e dy vite më parë, me 26 Gusht 1910, lindi një grua, e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër, që për shumë njerëz në botë sot njihet si e shenjtë. Nga të gjithë njihej me emrin Nënë Tereza. E lindur në trojet shqiptare, por pjesën më të madhe të jetës e kaloj në Indi. Shumë shpejt ajo do bëhej simbol i dashurisë për të varfëritë, të sëmurët dhe të vetmuarit. E nderuar me çmimin Nobel për humanizëm, e lumturuese nga Papa Gjon Pali i dytë, është vetëm kjo Nënë Shqiptare.

Kërkesa për vendosjen e shtatorës së Nenë Terezës në qytetin e Gaz-it është bërë nga komuniteti shqiptarë  dhe shoqatat  që veprojnë aty, shumë me parë . Shoqata me të njëjtin emër me kryetarin e saj Martin Marku kishte bërë kërkesat me kohë pranë organeve austriake. Martin Marku  kishte harxhuar shumë mund dhe energji,për të kërkuar ndihma materiale, për realizimin e këtij projekti. Me rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shtatorja Nënës Terezë zuri vendin në oborrin e Kishës Katolike Kalauer në Kalauerstrasse nr. 52 Graz.

Në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Nëna Terezës, që u organizua nga Shoqatat Shqiptare të Graz-it dhe rrethinës,  mori pjesë Ministri i Diasporës nga Republika e Kosovës  z. Ibrahim Makolli, Zv. Konsulli nga Republika e jonë në Vjenë z. Isa Kosumi . Mes pjesëmarrësve kishte edhe deputet nga Parlamenti Evropian dhe organet vendore austriake. Aty ishin prezent edhe shumë shqiptarë nga Graz-i dhe rrethinat.

Liturgjinë fetare me rastin e këtij evenimenti e udhëhoqi Don Nikson Shabani - udhëheqës i misionit Katolik shqiptar në Austri. Ai përshëndeti mysafirët dhe i tërë fjalimi i tij kishte karakter fetar, lutje, edukim si dhe bekimin për shpirtrat e tyre që të prehen në qetësi. Lutje të veçantë ai bëri për shpirtin e pavdekshëm të Nënës Terezë.

Nënë Tereza është Pasaporta e gjithë shqiptarëve dhe udhërrëfyes për familjet tona.!

Fjalën përshëndetëse Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, ja kushtoi jetës dhe veprës së Nënës Terezë, duke e rrumbullakësuar fjalimin shkurt  ... “të flasësh për Nënën Terezë na duhet kohë, ajo bëri aq shumë sa që nevojitet kohë për ti numëruar ato. Jemi krenar që nga gjiri ynë doli kjo grua e cila me misionin e saj bamirës ndryshoi botën për të mirë. Nënë Tereza është pasaporta e të gjithë shqiptarëve dhe udhërrëfyes për familjet tona".

Zëvendëskonsulli z.Isa Kosumi, në fjalën përshëndetëse tha: “Jam i nderuar që me rastin e vendosjes së Shtatores së Nenës Terezë edhe në qytetin tuaj, të ju sjellë përgëzimet e sinqerta në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, si dhe në emrin e Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari. Fryti i heshtjes është lutja. Fryti i lutjes është feja. Fryti i fesë është dashuria. Fryti i dashurisë është paqja. Veprat e dashurisë nuk janë asgjë tjetër veçse vepra paqeje. Prandaj edhe sot edhe gjithherë me krenari do të themi që një pjesë e ndritshme e paqes gjithëshqiptare sot, është meritë e lutjeve të Nenës Terezë. Nderim i përjetshëm jetës dhe veprës së të ndriturës Nëna Terezë " tha në fjalën e tij përshëndetëse z. Kosumi, i cili të pranishmëve ju drejtua me një referat të shkurtër edhe në gjuhën gjermane.

Kryetari i shoqatës së “Nënë Tereza Graz” Martin Marku  në fjalën e tij pasi foli për jetën dhe veprën e saj, ai falënderoi bashkatdhetarët për ndihmat që kanë dhënë në realizimin e këtij projekti, falënderoi edhe miqtë austriakë për ndihmat e tyre. Ai tha se lus që Nëna Tereza  t´i bekojë me lutjet e saja të gjithë nga Qielli. Falënderoj të gjithë ata, që sado pak më kanë përkrahur në këtë drejtim.

Në vijim Këshilltari i kryetarit të Graz-it solli përshëndetjet në emër të kryetarit dhe institucioneve komunale e po ashtu një përshëndetje e ngrohtë erdhi edhe nga një eurodeputet i zgjedhur nga parlamenti i Steyrmark-ut.

Pasuan fjalët përshëndetëse nga Kryetari i misionit mysliman në Austri, nga përfaqësues të Shoqatave Shqiptare nga Graz-i me rrethinë si dhe për të bërë festën edhe më madhështore arsimtarja e gjuhës shqipe, znj. Bukurije Limani kishte përgatitur disa recitime dhe valle me nxënës për Nënën Terezë dhe për Kosovën.

Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej me ushqim tradicional shqiptar përgatitur nga Shoqata e Graz-it.

Disa të pranishëm gjatë ceremonisë së vendosjes



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx