Udhëpërshkrim
Milazim Kadriu: Festivali i kalitjes liridashëse
E shtune, 10.11.2012, 10:24 PM
FESTIVALI
KOMBËTAR I FOLKLORIT “LAJMËTARI I LIRISË”
FESTIVAL I KALITJES LIRIDASHËSE ASHTU SIÇ KA QENË GJATË HISTORISË KRAHINA E LLAPIT
Nga Milazim F. KADRIU
Për katër
ditë me radhë në Podujevë u mbajt
Festivali kombëtar i Folklorit “Lajmëtari i Lirisë” që u organizua për herë të parë e që shënoi ditëlindjen e 50
të heroit të kombit Zahir Pajaziti si dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së
Shqipërisë. Këtyre ditëve ku u zhvilluan një varg aktivitetesh
shkencore, letrare, kulturore , artistike e sportive. Në hapje të Festivalit
një grup nxënësish të shkollave “Shaban Shala” dhe “Dëshmorët kombit” të veshur
në rroba të UÇK-së dhe veshje kombëtare
marshuan rrugës kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”. Kurse piktorët e rinj
udhëhequr nga profesori Faton Aliu,në kuadër të festivalit zhvilluan
aktivitetin e tyre. Ndërkaq Festivalin e hapi
Vlora Dumoshi,drejtoresh e DKRS të Prishtinës. Ajo me këtë rast tha
se me 1 Nëntor u mbushën plotë 50 vjet
që kur u lind heroi i kombit Zahir Pajaziti,një ndër themeltarët e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër heronjtë e parë të UÇK-së . Yjet e qiellit të kësaj ushtrie
që u fikën pa e përjetuar lirinë ishin fuqia e kësaj lirie
që ne sot po e jetojmë –lirisë së popullit shqiptar të Kosovës .Ishte
kjo ushtria e quajtur UÇK që me betejat e saj i hapi shtigjet drejtë
lirisë,shtigje të ndritshme për të cilat ëndërruan dhe u flijuan breza të
tërë. Prof.dr. Zymer Neziri tha se kënga epike
e këtij festivali ,shprehje e shpirtit liridashës të krijimtarisë sonë gojore ,dëshmon s e ky
brez i luftës fitimtare të UÇK-së
e solli lirinë ,duke i nderuar përpjekjet brezave paraardhës të veprimtarëve të vitit 1981,1968,të brezit të Adem Demaçit,
brez shumë i njohur në historinë tonë më
të re, të brezit të NDSH-së dhe të pjesëtarëve të Lëvizjes Kaçake.
Ndërsa në sesionin shkencor “Krahina e Llapit në 100 vjetorin e Pavarësisë” me kumtesat e tyre u paraqitën Prf.Dr. Fehmi Pushkolli. prof dr. Izber Hoti, dr. Haki Kasumi, Mr. Sadri Rexhepi, prof Adem Ajvazi, prof Nexhmi Ganiu, Skender Hoxha, prof. Avdi Gjata, Rrustem Mustafa, etj. Ndërkaq në orën e madhe letrare „ Pushkë e parë e lirisë”, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar poezitë e tyre, kushtuar Zahir Pajazitit, i lexuan: S. Ismaili, Sh. Pllana, Rr. Sadiku, R. Halimi, G. Hamza, F. Halimi, I, Hodo (artist nga Elbasani), R. Berisha, B. Aliu, S. Lutolli, A. Pllana, N. Potoku, M.Kadriu, etj.
Në dy ditët në vazhdim llapjanët patën mundësinë që të ndjekin prezantimin ansambleve të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare. Kështu para publikut llapjanë pas Korit të qytetit,Grupi folklorik Hertica, vëllezërit Duhani-Klinë, Ansambli Muharremi e Xhevati nga Romaja e Hasit të Prizrenit, vëllezërit Tahiri nga Podujeva, Ansambli ”Zëri i Kosovës “ nga Fushë Kosova dhe me dy valle SHKA ”Josip Rela” Podujevë. Në ditën e dytë u prezantuan Naim Abazi ,Ismet Bexheti, Nysret Haxha, Xhavit Vitia dhe Xhemajl Duraku, ansambli “Salihi e Ferizi” nga Malisheva dhe dueti nga Pakashtica Melihate e Agim Aliu.
Festivali është përmbyllur me natën finale që u mbajt në qendër të Prishtinës.Këtë natë të pranishmit i argëtuan : Grupi “Rifat Berisha”-Pejë, Ansambli “Gurra”-Gjilan, Grupi Dumoshi, Ansambli “Hasan Prishtina”-Vushtrri, Grupi “Osajt”-Gallap, Ansambli ”Bajram Curri”- Prishtinë etj.
Në kuadër të festivalit doli edhe revista periodike “Rrezet e para te Lirisë”
Organizatori me mirenjohje dhe shperblime ka nderuar shume personalitete që kanë dhënë kontribut në luftën për çlirim,po edhe personalitete tjera të jetës shkencore,kulturore,letrare,e sportive.Po ashtu janë nderuar edhe familjet e dëshmorëve në mesin etë cilave edhe familja e heroit të kombit Zahir Pajaziti,Hakif Zejnullahu,Edmend Hoxha etj.Po ashtu organizatori ka nderuar me mirënjohje edhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij festivali që u organizua për herë të parë e që do të jetë tradicional.
Ky festival i këngës epike dhe i valleve luftarake është vijimësi e kulturës së shpirtit liridashës,ashtu siç është dhe siç ka qenë gjatë gjithë historisë Krahina e Llapit !