Udhëpërshkrim
Xhevahir Cirongu: O moj Shqipe që na linde, nga ty mos u ndafshim kurrë!...
E hene, 19.11.2012, 06:20 PM
O moj
Shqipe që na linde, nga ty mos u
ndafshim kurrë!...
……………………………
I
shtrenjti Atdhe të dua
Me rrënjë
lisi-pavdekësi,
Dhe
trungu i trupit në plisa
Pastaj me
dashuri
I putha
në pafundësi.
Shqiponja
krahët i përplasi
Atje mbi
gurë stralli,
Shkëndija
zjarri u ndezën
Në
sfondin Kuq eZi
U shkrua
28 Nëntori.
***
(Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë)
Ekskluzive nga
Xhevahir Cirongu
Në vend të prologut…
‘’-Këndoni vocët e mi, se këtu jemi në gjirin e shqipes
sonë, - u tha nipërve e mbesave nëna nga
Suhareka në marsin e vitit 1999-ës që kishte udhëtuar mes predhave e plumbave nëpër malet e Kosovës e
kishte mbritur në qytetin bregdetar të
Durrësit.’’ Më kujtohet ajo natë Marsi i
atij viti me shi e borë, një dimër plot zymëti që të kallte frikë. Por , më
‘’dimër i ashpër’’ ishte lufta e që zhvillonte ushtria serbe në Kosovë ndaj vëllezërve tanë. Suhareka e gjithë
Kosova ishte ndezur nga flakët e luftës
për liri e pavarësi! Djemtë e vajzat Kosovare, një popull i tërë ishte ngritur në këmbë ndaj okupatorit Serb, që padrejtsishtë ishte
ulur gati për 100 vjet në sofrat
Kosovare. Pushtuesi bëri të pamundurën që gjatë sundimit të çfaroste e t’i largonte nga trojet e tyre Kosovarët, në
radhë të parë t’i ndalonte gjuhën e kulturën , ushqimin shpirtëror, e më pas
t’u merrte trojet duke i dëbuar me
politikën ekonomike duke i dërguar nëpër botë;pas kësaj edhe me dhunë për t’i
larguar nga trojet e vatrat e tyre shekullore. Por, ai dimër i vitit 1999 solli
pranverën e lirisë në gjithë Kosovën. U desh sakrificë e madje dhe gjakë për
t’i thënë okupatorit shekullor, se ky vend ka pasur e ka zot.Me qindra e mijëra
djem e vajza Kosovare e nga gjithë trojet shqiptare u gjendën atje pranë
vëllezërve Kosovarë. Ishte mesi i muajit të marsit të atij vit, kur me qindra e mijra Kosovarë iu drejtuan vatrave të shqipes nga ku gjetën
ngrohtësinë e diellit pranveror. Muzgu i natës kishte rënë edhe mbi
kodrat e qytetit të Durrësit. Shtëpia ime ishte aty rrëzë një kodre në
skajin fundor të qytetit. Jashtë frynte
erë e filloi të shoqërohej me shi. Nga jashtë u dëgjuan disa të qara fëmijësh
që vinin nga lartë kodrës e dëgjoheshin deri poshtë shtëpisë sime.Ime
shoqe u pikëllua kur dëgjoi këto të qara
fëmije doli me të shpejtë si dallandyshe,
se kështu ka dhe emrin; për të parë e
vështruar se nga nga vinin këto të qara. Nga organet qeveritare të asaj kohe, edhe
ne kishim marrë porosi që të rrisnim vigjilencën se armiku nuk ishte vetëm në
Kosovë, sepse ai vepronte edhe këtu në Shqipëri. Qëllimi ishte që të mos gjendeshim në krah të
vëllezërve Kosovarë. Por edhe këtu armiku u mund se gjaku-gjakun se bën ujë!
Ata ishin e janë vëllezërit tanë të një gjaku, të një gjuhe, të një tradite e
zakoni, të një trualli Arbëror! -Dëgjoj të qara fëmijësh, - më tha gruaja.Janë
lart atje në kodër!? Shkuam aty me të shpejt së bashku edhe me banorët e tjerë
të lagjes. U dha alarmi se kanë ardhur vëllezërit Kosovarë e duhen strehuar
pranë shtëpive tona.Ishin mbi 120 veta pleqë e fëmijë. Që të gjithë u strehuan
nëpër shtëpitë e lagjes sonë.Rruga i kishte raskapitur e lodhur aq shumë sa
mezi qëndronin në këmbë. Unë mora për
strehim gjashtë veta, të gjithë ishin
pjestarë të një familje:Një nënë rreth moshës 75 vjeçare, me nusen e djalit me
dy nipat e dy mbesat. –Djali e vetëm e kam në rreshtat e UÇK-së, atje në
Suharekë, - u dëgjua zëri gjysëm i mekur i asaj nënë me sy si të shqiponjës.
Syt iu mbushën me lot kur pa nga ekrani i televizorit shtëpitë e shkrumbosura nga bombardimet e
shkaut në Prekaz e në gjithë Kosovë. U çua në këmbë e puthi nipat e mbesat, pastaj
puthi edhe fëmijët e mi: Dy vajzat e djalin….Dhe vazhdoi t’u thoshte fëmijëve se këtu jemi në shtëpinë
tonë, jemi në Durrësin e Shqipes.Që nga ky çast, me buzëqeshje pranverore e përqafime filluan
të loznin s’bashku fëmijtë nëpër shtëpi.
Edhe ata e ndjenin në shpirt erën e lirisë së Kosovës, pavarsisht se ishin të
vegjël.Pas disa ditësh familjet Kosovare
me gjithë bujarinë e pritjes nga
famijlet Durrësake u vendosën në kampin e pritjes të Rashbullit. Ata vinin nga Mitrovica,
Peja, Deçani, Prizreni, Gjakova, Prekazi Gjilani, Suhareka , nga gjithë Kosova.Qeveria shqiptare
dhe shqiptarët e Shqipërisë iu gjendën afër dhe ndihmuan vëllezërit e një gjaku,
shqiptarët e Kosovës në marsin e vitit 1999.
…Dhe ja, së
bashku me pranverën lulja e lirisë erdhi edhe në Kosovë!
…Udhëtim
drejt Prizrenit…!
Shtëpia ku u mbajt Lidhja e Prizrenit më 10 Qërshar 1878.
Kishte
kaluar mesi i muajit Tetor kur ne udhëtuam nga Durrësi drejt Qafë Morinës për
në Kosovë. Furgoni ynë ecte ngadalë përgjatë rrugës së Kombit.Vizitorët që
udhëtonin me këtë furgon, donin edhe të shikonin jo vetëm bukuritë natyrore, por
edhe rrugën që gjarpëron luginës së lumit Fan. Një rrugë që të ‘’fton’’të
udhëtosh e të ndjesh kënaqësi për faktin se kjo rrugë trupëzoi pjesën tjetër të Kombit tonë të ndarë
padrejtësisht nga fqinjët tanë. Kjo guid drejt Kosovës ishte e organizuar nge
agjensia’’Dyrrah’’, ku udhërrëfyesi
ynë Ahmed Ejupi herë pas here bënte edhe shpegimet e tij, sepse shumica
e vizitorëve që shkonin për në Kosovë shkonin për herë të parë. Ata
ishin:Abdulla Deliallisi, Genc Domi, Naxhije Guza, Nigjare Çyrbja, Nexhid
Picari, Bajram Domi, Fatime Sulçe, Donika Osmani, Lavdije Çopa, Hamza Guri, Shaqir
Kaçuli, Xheladin Mitraku, Avdulla Amuri, Asije Haka etj. Furgoni ishte komod e
aty nuk reshti kënga, bisedat, por dhe humori qa gazmor e dashamirës ku
udhëtimi nuk të rëndohej e se ndjeje lodhjen në këtë udhëtim drejt vëllezrëve
të një gjaku, të një gjuhe, të një flamuri me shqiponjën në mes.Ndalesën e parë
e bëmë në kompleksin’’Kastrati’’ku pimë ujë të ftohtë bjeshke, por dikush piu
edhe kafe apo ndezi cigare në ajrin e pastër buzë lumit Fan atje në Rubik. Pas
rreth dy ore mbritëm në qytetin e Kukësit, ky qytet ‘’Kryeqytet’’ i
Shqipërisë që priti e përcolli mbi 600
mijë shqiptarë të Kosovës martire në vitin 1999.Atje mbi malin Gjallicë një re
e bardhë si qeleshe malsori, dukej sikur na përshëndeste neve vizitorëve që po
shkonim në atë udhëtim në Prizren , aty
ku lindi foshnja e parë e mendimit të bashkimit të gjithë shqiptarëve më 10
Qërshor të vitit 1878.Mbrapa lamë Kuksin , kaluam Qaf Morinën e furgoni ynë
mori rrugën drejt Prizrenit.Në orën 12 të drekës ‘’Puthëm’’ gurët e kalldrëmta të tij.
Historia e këtij qyteti është e lashtë sa dhe vetë populli shqiptar.
Kalaja mbi qytet, rrugët e klldrëmta, ndërtesat e vjetra antike të ruajtura me
shumë fantazi, pllakat përkujtimore, mbishkrimet nëpër objektet e ndërtimit
qysh nga lashtësia, bustet dhe shtatoret
e heronjëve të djeshëm dhe të sotëm, e
mbi të gjitha shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, flisnin për historinë e popullit
tonë në shekuj. Qëndra e vjetër tregëtare e këtij qyteti është një pikë nervagjike tërheqëse për vizitorët
që shkojnë aty, sepse të prezantohet e djeshmja me kulturën e sotme maderne. Ky prezantim i dy kulturave
të fton në gjirin e vet në këtë qytet të Kosovës.
Pasi bëmë rregjistrimin për fjetje në hotel
‘’Alvida’’që ndodhej në qëndër të qytetit, vizitën e parë e bëmë në shtëpinë
muze të Lidhjes së Prizrenit.Aty në grup dhe në veçanti, sipas dëshirës u bënë
edhe foto përkujtimore, sepse ajo ditë
dhe ky viti 2012-ës, ishte në virgjilin
e madh të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë të shtetit tonë . Publicisti, poeti
dhe shkrimtari Xhevahir Cirongu i dhuroi
edhe dy libra kësaj shtëpie muze. Flamuri Kuq e Zi, simboli i Kombit
tonë qëndronte kryelart para godinës së Lidhjes. E puthëm e u përlotëm të gjithë, sepse u deshën shekuj me radhë e lumenjë gjaku të
derdhur nga ne shqiptarët që ai flamur
të valëzojë hijshëm e krenar në gjithë trojet shqiptare. Në Lidhjen e Prizrenit
morën pjesë edhe Boshnjak të Bosnjes dhe Selaniku(shqiptarë të asimiluar), vilajetet
Prizren, Shkodër, Manastir e Janinë, që
ishin pjesë e shtetit otoman. Lidhja e Prizrenit ishte e para lidhje e organizuar politikisht, administrative dhe ushtarak. Në krye qëndronin Abdyl
Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica e shumë patriotë të
tjerë që sakrifikuan për kombin. Kjo pikënisje shënoi edhe kurorëzimin e
Pavarsisë më 28 nëntor
1912-ës, ku gjithë delegatët e trojeve shqiptare në Vlorën heroike
firmosën aktin e madh të Shpallje së Pavarsisë, e cila e shkëputi përfundimisht nga sundimi
500 vjeçar osman. Ishte plaku i urtë dhe dipllomati Ismail bej Vlora, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, e shumë
të tjerë patriotë që do kujtohen brez pas brezi , që me firmën e tyre formuan
Shtetin e parë Shqiptar.Viti 2012 është një vit symbol për gjithë ne Shqiptarët,
sepse festojmë 100 vjetiorin e shtetit tonë.Kjo na bën që të kujtojmë të
djeshmen, të sotmen dhe të jemi të bashkuar për të nesrmen, që padrejtësitë e bëra në kurriz të Kombit
tonë nga klanet ogurzeza të fqinjëve
tanë;padrejtësia e copëtimit të
trupit të Atdheut të rivendoset drejtësia. Ne si shqiptarë
historikisht kemi ndihmuar në
shtetformime të tjerët. Po ne pse na coptuan qysh në foshnje të sapo lindjes së shtetformim të shtetit
tonë?! -Kjo është një padrejtësi historike që fqinjët kanë bërë ndaj nesh, -shprehet
plaku 75 vjeçar Shaqir Kaçuli nga qyteti i Durrësit teksa
bëri një foto para Lidhjes së shtëpisë së Prizrenit. Në mbrëmje së
bashku me prizrenasit shëtitëm
bulevardeve të qytetit. Mirësjellje e buzëqeshje vllazërore ngado që shkuam në atë qytet sa të lashtë e historik.
…Po ku je
moj “Nënë’’ e Suharekës!?
Në
mëngjes të asaj dite tetori, ku dielli përflakte si gjaku i kuq atje mbi kodrën
e qytetit nga ku dukeshin qartë bedenat e kalasë, hëngrëm mëngjesin në restorantin e hotelit dhe u
nisëm me makinën tonë për në drejtim të Sauharekës. Nga artopolani i makinës
sonë këndohej këngë patrotike e atdhetare. Edhe ne këndonim rrugës për në
Suharekë.Kosovarët na përshëndesnin me dorë e na uronin vizita të mbara në
Kosovë.Ishte e dallueshme për gjatë rrugës se ngado ishin vendosur bustet e dëshmorëve të UÇK-së që dhanë jetën
e tyre për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Më tutje një pllakë mermeri
me emra të shkruar sipër saj të
djemëve e vajzave Kosovare që derdhën gjakun
për një Kosovë të lirë. Gjethet e
pemëve kishin marë ngjyrën e gjakut në këto ditë vjeshte, ndoshta ato kanë
thithur edhe gjakun e të rënëve për liri, që e sotmja dhe e nesrmja të ketë gjithmonë përjetësi! Donika
Osmanaj nuk iu nda për asnjë çast
valleve e këngëve edhe pse makina ishte në ecje e sipër gjatë rrugës ngado që
shkuam..Po kështu edhe Asije Haka, Nexhmije Guza, Genc Domi, Nexhid Picari, Shaqir
Kaçuli etj.Shoferi ynë ishte shumë i vëmendshëm, sepse kishte
nënpërgjegjësi jo pak por 26 vetë. Dhe jam ë së fundi makina ndaloi në Therandë(Qëndra e
Suahrekës). Aty na befasoi pamja mbi urë dhe kur kalojmë nëpër atë, na duket sikur futemi në botën e
internetit.Konstruksioni në formën e ‘’@’’ mbi urë, simbolit të E-malit, na
krijon ndjenjën e modernizuar të jetës e vendit tonë. Sa bukur! Po kush ishte
vallë ideatori i kësaj vepre kaq moderrne dhe stil brilant në estetik e arkitektor që befason
vizitorin!? Këtë nuk e zbuluam dot, sepse ne pushuam edhe shumë aty. Në qendër
të Therandës mbi muret e një shtëpie të vjetër dy katshe ishte shkruar”Shoqata
e lidhjes e invalidëve dhe viktimave civilë të luftës në Kosovë’’.Në krye si
gjithmonë:Flamuri kombëtar Kuq e Zi dhe
ai i zyrtar i Kosovës. Unë hodha sytë atje përballë kodrave përtej fushave nga
ku dukeshin qartë fshatrat që tashmë ishin rindërtuar pas lufte;e se si m’u
kujtua ajo nënë e Suharekës që
ishte në shtëpinë time në marsin e vitit 1999, s’bashku me nipa e mbesa e nusen e djalit, që tashmë nuk i mbaj dot mend emrin, prandaj
po them ‘’Nëna’’ e Suharekës. Djali i saj i vetëm i cili
ishte rreshtuar përkrahë formacionit
luftarak të UÇK, erdhi nëpër zjarrin e luftës e plumbave të shkaut e më takon
në Durrës , duke më falnderuar për kujdesin ndaj të afrëmve të tij në marsin e
vitit 1999.Vitet kalojnë, por kujtesa sjell në mendje atë mikëpritje të
vëllezërve tanë Kosovarë.
Jo vetëm njerëzit, por edhe toka, gurët , pemët, lulet e çdo gjë që shikon në Kosovë, ka aromë lirie me rrënjë tek gjaku i dëshmorëve të djemëve e vajzave me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari. Që nga Theranda, unë prapë hodha sytë në shtëpitë përtej kodrave e pyeta veten se ku mund të jetë tani ajo nënë e Suharekës! Lamë pas Therandën e makina mori rrugën për në Lipjan.
…Në shpellën Gadime!....
Edhe për gjatë udhëtimit për në Prishtinë, ku na duhej 70 kilometra rrugë për të mbritur
deri aty, Ahmed Ejupi nuk rreshti as për një çast, por na tregonte si një ciceron i
plotfuqishëm për historinë dhe bëmat në shekuj të Kosovarëve
për liri e pavarsi. Ai , për faktin se është edhe me orogjinë po nga kosova, pavarsisht
se është lindur dhe rritur në Durrës, pasioni i tij dhe meraku ishte që ne të
njiheshim sa më shumë për t’i
mësuar të fshehtat e kulturës sonë edhe të nëntokës. Lamë pas Therandë e mbas
një ore arritëm në Lipjan. Rruga ishte e mirë dhe kishte gjithë sinjalistikën e
duhur bashkëkohore. –Ndalohe makinën , -u dëgjua zëri urdhërues i Ahmed Ejupit që iu drejtua në
këtë çast shoferit tonë. -Epo , na fal se ngatërrova rrugën, -ktheu andej djathtas se do shkojmë për në Gadime!-
u dëgjua ai zë plot ëmëlsi i udhërrëfyesit tonë.Sakaq, makina u thye mbrpsh e
mori drejtimin nga rrugë që të çonte për tek shpella Gadime.Që aty ecëm rreth 5-6 kilometra dhe më s’fundi mbritëm në destinacion. -Ja, aty ndodhet shpella, -tha prerazi Abdulla
Omuri.Ai kishte qënë edhe më pare e po na tregonte se kjo shpellë ka të
veçantat e saj.Pasi premë biletat e hyrjes, ashtu siç ishim ymë s’bashku me
ciceronin e shpellës.Ai filloi të na tregonte për ‘’magjinë’’e historikut dhe
të përmbajtjes të asaj shpelle për nga vlerat kulturale piktoreske edukuese.
Kishin ardhur për vizitë në atë shpellë
edhe vizitorë nga Tepelena, sepse ne vinim nga Durrësi e Tirana, që s’bashku me
ne hynë edhe ata për ta vizituar. Kjo për ne qe një befasi, sepse nuk kishim
informacion më parë. Ne ndiqnim me kureshtje ciceronin Betim Tasholli, një djalë plot kulturë e mirësjellje në
shpegime të formacioneve sklupturale natyrore që gjendeshin në thellësi të asaj
shpelle.Shpella ishte
Mbas kësaj vizite interesante e mbrslënse kaluam në Fushë Kosovë nga ku tokat dhe fusha e Kosovës ishte për ne vizitorët e parë shumë tërheqëse, saqë shikimi humbiste në pafundësinë e tokave pjellore të punuara si një qylim me plot prodhimtari.Më së fundi mbritëm në Prishtinë.Ora kishte shkuar rreth 12 e drekës. Nga Prizreni deri në Prishtinë kishim plot 5 orë rrugë e vizita në qytete e Komuna.
Mirëdita,
zonjë Prishtinë!...
Po, po
kështu do i themi Prishtinës sonë, kësaj zonjë të bekuar nga vetë zoti! Ajo të
rrëmben me bukurinë e saj qysh në
fillim. Ndalojmë në qendër të qytetit.Një qytet plot gjallëri, aty ku punohet e
ndërtohet, por dhe mësohet në universit e shkolla, në qendra kulturore e
artistike, në Bibliotekën e qytetit hyjnë e dalin qytetarët e saj që marrin
libra e informacion, aty ku bëhet politikë që e nesrmja të jetë edhe më e
bukur për gjithë Kosovën, për gjithë
shqiptarët. Pra, jeta aty ka ndezur motorrët e zhvillimit e të përparimit
shoqëror.
Që nga
çlirimi , Prishtina ka marrë një pamje e
frymarrje tjetër, më domethënse e zhvillim të paparë gjatë këtyre viteve të
çlirimit të saj nga Serbia.Kudo, nëpër godinat shtetrore falëvitej krenar
flamuri ynë Kombëtar, krahas tij dhe ai
shtetëror. Por , në këtë udhëtim nëpër
Kosovë ne pamë nëpër shtëpitë e qytetarëve
Kosovarë të falëvitej flamuri Kombëtar, Kuq e Zi. Me gjithëse ishte Tetor, aty 100 vjetori i Shpalljes së Paversisë dhe data 28 Nëntor
2012 kishin kohë që festimet kishin filluar. Në mbas- diten e asaj dite tetori
të ndërthurur me peizazhin shumëngjyrësh
natyror dhe të flamujëve të cilët
valëviteshin në qiellin e kaltër
të lirë e sovranë në tokën Arbërore!
Prandaj ne i thamë atë ditë Tetori
Kosovës e Prishtinës , Atdhedashurisë e Trimërisë, Arsimit e Kulturës
, zhvillimit dhe posporitetit mbarë shqiptare në gjithë trojet tona:Mirdita
zonjë Prishtinë! Largohemi nga Prishtina drejt Prekazit, Deçanit, e paskësaj dalim në Qafë
Morinë për t’u kthyerë në Tiranë e Durrës. Nga kjo vizitë ne morëm shumë
kujtime me vete, por edhe me mallin për t’u kthyer përsëri atje tek
vëllezërit tanë Kosovarë, - thotë në
bisedë e sipër Lavdie Çopa e Fatime Sulçe. U ndamë me njëri-tjetrin duke bërë urimin e festës së 100 vjetorit të Shpalljes së
Pavarsisë .
Në këto
ditë Nëntori të 2012, qielli shqiptar është ndezur nga ngjyra e kuqe e flamurit
të Kombit tonë në të gjitha trojet , por edhe në gjithë shtetet atje ku punojnë
e jetojnë shqiptarët! Gëzuar 100 vjetorin!
Vendi i
mikëpritjes të Kosovarëve në vitin 1999
në Qytetin e Kukësit.
Pamje
nga qyteti i Kukësit
Një kafe
tek pazari i vjetër në Prizren
Një drekë e këndshme plot shije në Prizren