Udhëpërshkrim
Muqaku: Përkujtohen Fehmi dhe Xhevë Lladrovci
E diele, 18.11.2012, 03:31 PM
Tubim
përkujtimor për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në Hechingen të Gjermanisë?
Zgjohuni Fehmi dhe Xhevë, vrojtoni e ndjeni Atdheun tuaj në 100 vjetorin e mvehtësisë
Nga Xhevat Muqaku
" Vet, Herodoti- babai i historisë botërore
antike, shkruante qartë se Iliro- Pellazgët jan të vjetër sa edhe vet raca
njerëzore që ose
" Zgjohuni Fehmi dhe Xhevë, komandant dhe luftëtare, vrojtoni e ndjeni atdheun tuaj në petkun kuq dhe zi të 100 vjetorit të mvehtësisë", recitonte dhe përcillej me vëmendje nga të pranishmit, Shqiponjë Ahmeti- nxanëse.
Tubim përkujtimor për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në Hechingen të Gjermanisë
Me rastin
e 100 vjetorit të pamvarsisë së shtetit Shqipëtar dhe me rastin e 14-vjetorit
të rënies heroike të Fehmi Lladrovcit -
Komandant Shkabës dhe bashkëshortes së tij Xhevë Lladrovci, këshilli
organizativ i përbërë nga ish luftëtarë të UÇK-së dhe nga veprimtar të
çështjes
kombëtare që jetojnè dhe punojnè në qytetin Hechingen, për të nderuar këto
figura madhore të kombit, organizuan një tubim përkujtimor me datën 08.11.2012,
në Restaurantin e Muzeut.
Tubimin e lartpërmendur e pasuruan dhe e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ; Adem Demaqi- veprimtar dhe simbol i rezistencës kombëtare, Dr. Sabri Kiqmari Ambsador i RKS në Vien, Fatmire Musliu- Sekretare e ambasadës së RKS në Berlin, Salih Sefaj- Konsull i RKS në Zürich, Bedri Islami bashkveprimtar i Fehmi Lladrovcit, Faket Kajtazi- Konsul dhe Ymer Lladrovci zv. Konsul të RKS në Stuttgart, familjarë të dëshmorëve, ish të burgosur politik, nxënës dhe bashkatëdhetar nga qytete të Gjermanisë dhe Zvicres.
Përmbajtje, shkëputur nga fjalë rasti, evokime
"
Ndjehemi shumë të nderuar, që me rastin e festës së flamurit, 100- vjetorin e
pavarësisë, së shtetit shqiptar, njëkohësisht përkujtojmë- 14 vjetorin e rënjes
heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Sonte në qytetin Hechingen dhe në mesin
tonë kemi bac Adem Demaqin, diplomatët tanë dhe juve bashkatëdhetar të nderuar.
Vet, Herodoti- babai i historisë botërore antike, shkruante çartë se populli
hyjnorë, Iliro- Pellazgët jan të vjetër sa edhe vet raca njerëzore që ose kan
pikur nga qielli ose mbijtën nga toka. Uroj nga zemra bashkimin e trojeve
shqiptare në ballkan në një Shqipëri natyrale". ( Bujar Zogjani- këshilli organizativ )
"
Akti i 28 Nëntorit 1912 u shëndrrua në frymëzim lirie dhe qëndrese për të
gjithë shqiptarët kudo në botë. Sot duke e nderuar 100 vjetorin e flamurit, ne
nderojmë të gjithë prijësit shqiptar dhe sakrificat e popullit për liri. Sot të
gjithë ne sëbashku ndjehemi të gëzuar dhe krenar si asnjëher më parë sepse 100
vjetori i flamurit na gjen më të vetëdijësuar se kurr. Atdheu për shqiptarët
ishte gjithmonë i shenjët, dhe të shenjët ishin, jan dhe do të mbetën
përjetësisht të gjithë ata që ndryshuan rrjedhën e historisë së kombit tonë.
Duke e kujtuar të kaluarën, ne sot kujtojmë madhështinë e figurave kyqe të
historisë sonë, Skenderbeun, Ismail Qemalin, lavdinë e luftës së UÇK- ës, Xhevë
e Fehmi Lladrovcin, që u shëndrruan në udhërrëfyes. Kujtimi i tyre është
frymëzimi ynë. Vdiqën së bashku me Adem Jasharin dhe bashkluftëtarët tjerë për
të mos vdekur kurr.
Më lejoni
me këtë rast, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, në emër të Ambasadës së
Kosovës në RFGJ dhe në emrin tim përsonal, tè shprehë mirënjohje edhe për
mërgatën shqiptare, që ishte palca kurrizore e flamurit të kombit. Shqipëri,
urime 100 vjetori i shtetësisë, Shqiptar këtu dhe kudo që jeni në botë, urime
100 vjetori i flamurit". ( Fatmire Musliu- sekretare e parë e Ambasadës së
Republikës së Kosovës në Berlin )
"
Krah për krah Komandantit legjendar Adem Jashari, i rrethuar nga bijtë dhe
bijat sy patrembura shqiptare ishte në vendin dhe kohën e duhur edhe Fehmi e
Xhevë Lladrovci, emrat e tyre e pasuruan dhe e madhështuan historinë e kombit
shqiptar, ishin dhe do të mbetën gjithmonë të mëdhenj. Urime 100 vjetori i
pavarèsisë, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit".( Faket Kajtazi- Konsull
i Republikës së Kosovës në Stuttgart )
"
100 vjet shtet, 100 vjet mvehtësi të shtetit shqiptar. Këtu e 100 vjet, kishte
fortuna dhe tmerre. Për rreth Shqipërisë si trup kishte të tillë që hapnin
gojën dhe donin që t'i gëlltisnin duart, krahët, këmbët dhe më në fund edhe
tërësinë e saj. Deshtën që ta zhbëjnë nga faqja e dheut, por ajo qëndroi.
Kosova, njëra prej gjymtyrëve, do të pasohet nga të tjerat, në këtë shekull do
të plotësojnë trungun shqiptarë".( Salih Sefaj- Konsull i Republikës së
Kosovës në Zürich )
"
Mendoi se edhe kjo festë si festat tjera do të ishte e mangët nëse në qytetin
historik të Shqiptarëve nuk do t'ishin të pranishëm tre faktorë; UÇK, Adem
Jashari dhe bijt e denjë të Kosovës si Adem Demaqi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci-
bijë e saj. Do të përkujtoi sonte para jushë atë që dikur baca Adem kishte
rrëfyer; Fehmiu gjithëçka e merrte seriozisht, edhe luften edhe miqësinë.
Falënderoi këshillin organizativ për ftesën, ju uroi festën e 100 vjetorit të
pavarësisë".( Bedri Islami-
bashkveprimtar i Fehmi Lladrovcit )
"
Zonja dhe zotrinjë të nderuar,
me 22
shtatorë të vitit '98, bota shqiptare do të dridhej nga lajmi i hidhur dhe
shumë i dhembshëm. Në fushën e nderit ranë heroikisht Fehmi , Xhevë Lladrovci
dhe luftëtar tjerë të devotshëm që luftuan për lirinë e Kosovës deri në
sekondat e fundit tè jetës së tyre. Ishte ky një fund heroik, fund dhe krye në
shërbim të atëdheut tonë. Atë pasdite lufta e jonë çlirimtare po bëhej vërtetë
e përgjakëshme por edhe e vendosur, paguajti shtrenjët çmimin që e kërkonte
liria. Fehmiu, Xheva dhe bashkluftëtarët e tyre e dinin mirë që nga fillimi se
do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë nga lufta e pabarabartë. Nëntë vite
përpara Xheva i shkruajti- përcjelli Fehmiut, para se ky i fundit të lirohej
nga burgu famëkeq, këto vargje, citat; " atëdhe në gjakun tënd të madh të
një toke të plasur, ruajmë gjakun tënd të kthjellët, do ta këthejmë të
pastër". Ky gjak i pastër u derdh në tokën shqipare për tu bërë frymëzim
dh
e
mobilizim për UÇK- ën, për të vazhduar luftën deri në çlirimin e plotë, për tu
bërë gurëthemel i fortë i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës si dhe për tu bërë
udhërrëfyes dhe krenari për brezat e ardhëshëm që do të vijnë". ( Ymer
Lladrovci- zv. Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart, në emër të
familjeve të dëshmorëve dhe në emër të familjes së gjerë Lladrovci )
" Në
muajin mars të vitit '98, diplomati gjerman- z. Ischinger, në një takim të
rëndësishëm më përcjelli disa mesazhe që përmbanin dilemat lidhur me
fundamentalizmin, terrorizmin dhe mos shpërndarjen e luftës sonë çlirimtare,
jashtë trojeve të banuara me shqiptar. Ai
kërkonte sqarim të shpejtë në emër të diplomacisë së atëherëshme
ndërkombëtare drejtuar UÇK-ës. Merita të jashtëzakonëshme për sqarimin e këtyre
dilemave, dhe mos shmangëjes nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi kan një
numër i madhë i veprimtarëve të asaj kohe, ndër ata edhe Fehmi Lladrovci përmes
intervistës së tij të njohur dhënë BBC- së. Simbole tipike të ruajtjes së
ekzistencès së kombit tonë me të drejtë notohen Adem Demaqi, Adem Jashari,
Fehmi Lladrovci dhe bashkë mendimtarët e tyre të cilët deklaruan se lufta e
jonë e drejtë nuk do të ndalet deri në fitore. Kombet mund të sigurojnë të
ardhmen e tyre vetëm me vepër sikur Fehmiu
dhe
Xheva", foli në prezantimin e tij, para bashkatëdhetarëve të shumtë të
pranishëm, Dr. Sabri Kiqmari- Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, në
cilësinë e mikut të ngushtë të Fehmi Lladrovcit.
"
Jemi Komb i ndarë padrejtèsisht në gjashtë pjesë. Ka ardhur koha që t'i
këthehemi, të kontribuojmë për vetvehten e jo të flijohemi për të tjerët.
Martirët si Adem Jashari me familjen e tij, Fehmi, Xhevë Lladrovci si dhe shumë
të tjerë u flijuan të vetëdijshëm për lirinë e atëdheut të tyre". ( Adem
Demaqi, ish i burgosur politik që qëndroi së bashku me Fehmi Lladrovcin në
burgun famëkeq në Stara Gradishkë)
Programi i këtij tubimi përkujtimorë dhe festa e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishtë me shije të veçant, u realizua me përgjegjësi të lartë nga moderatori Avni Karaxha , këshilli organizativ, ndërsa pjesën artistike e rrumbullakësoi shkëlqyeshëm sopranja Mira Konqi e përcjellur nga Pianistja gjermane Anja Preuer.