Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muqaku: Përkujtohen Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

| E diele, 18.11.2012, 03:31 PM |


Tubim përkujtimor për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në Hechingen të Gjermanisë?

Zgjohuni Fehmi dhe Xhevë, vrojtoni e ndjeni Atdheun tuaj në 100 vjetorin e mvehtësisë

Nga Xhevat Muqaku

"  Vet, Herodoti- babai i historisë botërore antike, shkruante qartë se Iliro- Pellazgët jan të vjetër sa edhe vet raca njerëzore që ose kan pikur nga qielli ose mbijtën nga toka.

" Zgjohuni Fehmi dhe Xhevë, komandant dhe luftëtare, vrojtoni e ndjeni atdheun tuaj në petkun kuq dhe zi të 100 vjetorit të mvehtësisë", recitonte dhe përcillej me vëmendje nga të pranishmit, Shqiponjë Ahmeti- nxanëse.

Tubim përkujtimor për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në Hechingen të Gjermanisë

Me rastin e 100 vjetorit të pamvarsisë së shtetit Shqipëtar dhe me rastin e 14-vjetorit të rënies heroike të Fehmi Lladrovcit -  Komandant Shkabës dhe bashkëshortes së tij Xhevë Lladrovci, këshilli organizativ i përbërë nga ish luftëtarë të UÇK-së dhe nga veprimtar të

çështjes kombëtare që jetojnè dhe punojnè në qytetin Hechingen, për të nderuar këto figura madhore të kombit, organizuan një tubim përkujtimor me datën 08.11.2012, në Restaurantin e Muzeut.

Tubimin e lartpërmendur e pasuruan dhe e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ; Adem Demaqi- veprimtar dhe simbol i rezistencës kombëtare, Dr. Sabri Kiqmari Ambsador i RKS në Vien, Fatmire Musliu- Sekretare e ambasadës së RKS në Berlin, Salih Sefaj- Konsull i RKS në Zürich, Bedri Islami bashkveprimtar i Fehmi Lladrovcit, Faket Kajtazi- Konsul dhe Ymer Lladrovci zv. Konsul të RKS në Stuttgart, familjarë të dëshmorëve, ish të burgosur politik, nxënës dhe bashkatëdhetar nga qytete të Gjermanisë dhe Zvicres.

Përmbajtje, shkëputur nga fjalë rasti, evokime

" Ndjehemi shumë të nderuar, që me rastin e festës së flamurit, 100- vjetorin e pavarësisë, së shtetit shqiptar, njëkohësisht përkujtojmë- 14 vjetorin e rënjes heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Sonte në qytetin Hechingen dhe në mesin tonë kemi bac Adem Demaqin, diplomatët tanë dhe juve bashkatëdhetar të nderuar. Vet, Herodoti- babai i historisë botërore antike, shkruante çartë se populli hyjnorë, Iliro- Pellazgët jan të vjetër sa edhe vet raca njerëzore që ose kan pikur nga qielli ose mbijtën nga toka. Uroj nga zemra bashkimin e trojeve shqiptare në ballkan në një Shqipëri natyrale". ( Bujar Zogjani-  këshilli organizativ )

" Akti i 28 Nëntorit 1912 u shëndrrua në frymëzim lirie dhe qëndrese për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sot duke e nderuar 100 vjetorin e flamurit, ne nderojmë të gjithë prijësit shqiptar dhe sakrificat e popullit për liri. Sot të gjithë ne sëbashku ndjehemi të gëzuar dhe krenar si asnjëher më parë sepse 100 vjetori i flamurit na gjen më të vetëdijësuar se kurr. Atdheu për shqiptarët ishte gjithmonë i shenjët, dhe të shenjët ishin, jan dhe do të mbetën përjetësisht të gjithë ata që ndryshuan rrjedhën e historisë së kombit tonë. Duke e kujtuar të kaluarën, ne sot kujtojmë madhështinë e figurave kyqe të historisë sonë, Skenderbeun, Ismail Qemalin, lavdinë e luftës së UÇK- ës, Xhevë e Fehmi Lladrovcin, që u shëndrruan në udhërrëfyes. Kujtimi i tyre është frymëzimi ynë. Vdiqën së bashku me Adem Jasharin dhe bashkluftëtarët tjerë për të mos vdekur kurr.

Më lejoni me këtë rast, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, në emër të Ambasadës së Kosovës në RFGJ dhe në emrin tim përsonal, tè shprehë mirënjohje edhe për mërgatën shqiptare, që ishte palca kurrizore e flamurit të kombit. Shqipëri, urime 100 vjetori i shtetësisë, Shqiptar këtu dhe kudo që jeni në botë, urime 100 vjetori i flamurit". ( Fatmire Musliu- sekretare e parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin )

" Krah për krah Komandantit legjendar Adem Jashari, i rrethuar nga bijtë dhe bijat sy patrembura shqiptare ishte në vendin dhe kohën e duhur edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, emrat e tyre e pasuruan dhe e madhështuan historinë e kombit shqiptar, ishin dhe do të mbetën gjithmonë të mëdhenj. Urime 100 vjetori i pavarèsisë, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit".( Faket Kajtazi- Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart )

" 100 vjet shtet, 100 vjet mvehtësi të shtetit shqiptar. Këtu e 100 vjet, kishte fortuna dhe tmerre. Për rreth Shqipërisë si trup kishte të tillë që hapnin gojën dhe donin që t'i gëlltisnin duart, krahët, këmbët dhe më në fund edhe tërësinë e saj. Deshtën që ta zhbëjnë nga faqja e dheut, por ajo qëndroi. Kosova, njëra prej gjymtyrëve, do të pasohet nga të tjerat, në këtë shekull do të plotësojnë trungun shqiptarë".( Salih Sefaj- Konsull i Republikës së Kosovës në Zürich )

" Mendoi se edhe kjo festë si festat tjera do të ishte e mangët nëse në qytetin historik të Shqiptarëve nuk do t'ishin të pranishëm tre faktorë; UÇK, Adem Jashari dhe bijt e denjë të Kosovës si Adem Demaqi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci- bijë e saj. Do të përkujtoi sonte para jushë atë që dikur baca Adem kishte rrëfyer; Fehmiu gjithëçka e merrte seriozisht, edhe luften edhe miqësinë. Falënderoi këshillin organizativ për ftesën, ju uroi festën e 100 vjetorit të pavarësisë".( Bedri Islami-  bashkveprimtar i Fehmi Lladrovcit )

" Zonja dhe zotrinjë të nderuar,

me 22 shtatorë të vitit '98, bota shqiptare do të dridhej nga lajmi i hidhur dhe shumë i dhembshëm. Në fushën e nderit ranë heroikisht Fehmi , Xhevë Lladrovci dhe luftëtar tjerë të devotshëm që luftuan për lirinë e Kosovës deri në sekondat e fundit tè jetës së tyre. Ishte ky një fund heroik, fund dhe krye në shërbim të atëdheut tonë. Atë pasdite lufta e jonë çlirimtare po bëhej vërtetë e përgjakëshme por edhe e vendosur, paguajti shtrenjët çmimin që e kërkonte liria. Fehmiu, Xheva dhe bashkluftëtarët e tyre e dinin mirë që nga fillimi se do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë nga lufta e pabarabartë. Nëntë vite përpara Xheva i shkruajti- përcjelli Fehmiut, para se ky i fundit të lirohej nga burgu famëkeq, këto vargje, citat; " atëdhe në gjakun tënd të madh të një toke të plasur, ruajmë gjakun tënd të kthjellët, do ta këthejmë të pastër". Ky gjak i pastër u derdh në tokën shqipare për tu bërë frymëzim dh

e mobilizim për UÇK- ën, për të vazhduar luftën deri në çlirimin e plotë, për tu bërë gurëthemel i fortë i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës si dhe për tu bërë udhërrëfyes dhe krenari për brezat e ardhëshëm që do të vijnë". ( Ymer Lladrovci- zv. Konsull i Republikës së Kosovës në Stuttgart, në emër të familjeve të dëshmorëve dhe në emër të familjes së gjerë Lladrovci )

" Në muajin mars të vitit '98, diplomati gjerman- z. Ischinger, në një takim të rëndësishëm më përcjelli disa mesazhe që përmbanin dilemat lidhur me fundamentalizmin, terrorizmin dhe mos shpërndarjen e luftës sonë çlirimtare, jashtë trojeve të banuara me shqiptar. Ai  kërkonte sqarim të shpejtë në emër të diplomacisë së atëherëshme ndërkombëtare drejtuar UÇK-ës. Merita të jashtëzakonëshme për sqarimin e këtyre dilemave, dhe mos shmangëjes nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi kan një numër i madhë i veprimtarëve të asaj kohe, ndër ata edhe Fehmi Lladrovci përmes intervistës së tij të njohur dhënë BBC- së. Simbole tipike të ruajtjes së ekzistencès së kombit tonë me të drejtë notohen Adem Demaqi, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci dhe bashkë mendimtarët e tyre të cilët deklaruan se lufta e jonë e drejtë nuk do të ndalet deri në fitore. Kombet mund të sigurojnë të ardhmen e tyre vetëm me vepër sikur Fehmiu

dhe Xheva", foli në prezantimin e tij, para bashkatëdhetarëve të shumtë të pranishëm, Dr. Sabri Kiqmari- Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, në cilësinë e mikut të ngushtë të Fehmi Lladrovcit.

" Jemi Komb i ndarë padrejtèsisht në gjashtë pjesë. Ka ardhur koha që t'i këthehemi, të kontribuojmë për vetvehten e jo të flijohemi për të tjerët. Martirët si Adem Jashari me familjen e tij, Fehmi, Xhevë Lladrovci si dhe shumë të tjerë u flijuan të vetëdijshëm për lirinë e atëdheut të tyre". ( Adem Demaqi, ish i burgosur politik që qëndroi së bashku me Fehmi Lladrovcin në burgun famëkeq në Stara Gradishkë)

Programi i këtij tubimi përkujtimorë  dhe festa e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishtë me shije të veçant, u realizua me përgjegjësi të lartë nga moderatori Avni Karaxha , këshilli organizativ, ndërsa  pjesën artistike e rrumbullakësoi shkëlqyeshëm sopranja Mira Konqi e përcjellur nga Pianistja gjermane Anja Preuer.