E merkure, 30.04.2025, 05:37 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tefik Selimi: Dy libra për shkollën kombëtare

E merkure, 14.11.2012, 08:33 PM


U përuruan dy libra dokumentarë për shkollën kombëtare shqipe …

Nga Tefik Selimi

Secili intelektual shqiptar e ka për obligim moral e atdhetar që të japi diçka nga vetja tij në dobi të shkollës sonë kombëtare shqipe. Kjo vlen më shumë për pishtarët e arsimit, të cilët, në një mënyrë a tjetër, ata janë pesonazhet e para të “jetës” së arsimit shqiptar. Këta pishtarë me ditar në dorë janë njohësit më të mirë të jetës mësimore, të cilëve edhe u takon detyra e parë për të lënë ndonjë shënim për këtë “jetë” që e kanë kaluar në procesin e arsimit. Pse jo? Pra, pishtarët e dijes së shenjtë, qoftë si udhëheqës i organeve të shkollës, por edhe si mësimdhënës, profesor, mësues e profile të tjera, ata do të duhej të jenë kreatorë të parë për ta ndriçuar këtë periudhë të kaluara të shkollës kombëtare shqipe me ndonjë dokumentar apo vepër tjetër shkrimore. Pra, ky është “misioni” i tyre i shentë për ta ndriçuar atë kohë të mbijetesë së shkollës sonë shqipe. Kështu, duke shënuar çdo pjesë të punës që e kemi bërë në “shtëpitë” tona dritë, sikur e lajmë një “borxh” ndaj  shkollës ku kemi punuar e vepruan me ditar në dorë. Edhe dijetarët tanë  të arsimit shqiptar nuk kanë ndejtur duarkryq, por janë munduar dhe kanë lënë shënime për shkollat e para, mësuesit, por edhe për dhunën që është ushtura në shkollat tona. Nuk do të duhej harruar vrasjet e pishtarëve të arsimit, helmimet e pishtarëve dhe shkollarëve tanë, mbylljen e shkollave tona nga terrori serb e nga okupuesit e të tjerë të huaj. Edhe Sami Frashëri ynë i madh, lidhur me gjuhën dhe kombin,  pat shtuar: “...shenja e kombësisë është gjuha dhe s’mundemi të ketë shqiptarë pa gjuhën shqipe”. Pra, kjo gjuhë e ëmbël dhe gjuhë perëndisë, si thotë Naimi ynë i madh, është mësuar nëpër shkolla tona të hershme. Pra, shkollat tona janë të hershme, pse jo? Pyesim vetën: Sa po lënë gjurmë të shkrimit për shkollën ku punuam e punojmë? Pse nuk e “rrëfejmë” këtë jetë plot dritë e jetë  për shkollën tonë, për pishtarët e arsimit, shkollarët e të tjera?! Edhe Zef Jubani, një personalitet i shquar i kombit tonë, për gjendjen e shkollave shqipe, ai ka thënë: “S’ka mjet më të mirë për të çmuar një popull se sa të shihet gjendja e shkollave të tij”! E po, ku jemi? Ku?!! Pse mësimdhënësit tanë nuk i ndriçojnë këto “sende”, të cilat na janë të nevojshme për ne sot, por janë të nevojshme edhe për gjeneratat e ardhshme që do të vijnë pas nesh? Dihet, arsimi është fortesa e lirisë. Është arma e demokracisë, shpresa e rinisë, por edhe mburrja dhe krenaria e djalërisë. Pa arsimim të mirëfilltë, nuk ka ecje përpara. Arsimi është gjëja kryesore e kombit dhe e shtetit. Një popull, që nuk e ka arsimin të zhvilluar e të mbarë, ai popull është i pa vlerë. Është analfabet. Vetëm ato kombe, që kanë arsimin e zhvilluar, ata do të jenë me fat që do të presin të ardhmen e lumtur. Kush ka shkolla, ka shekuj e jetë të ndritur. Kështu është thënë ditë më parë në përurimin e dy librave të Banush Imerit, profesor nga Shtimja, i cili autor, e realizoi ëndrrën e tij të kahmotshme në botimin e dy monografive dokumentare në shenjë të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë: “Arsimi dhe shkollat në komunën e Shtimes 1912-2012-I”, dhe “Mësuesit që lanë gjurmë në shkollën shqipe 1945-2012-II”,  të cilat vepra shënojnë një përvjetor të madh për arsimin shqip tash e 100 vjet më parë. Pra, Banush Imeri, profesor, ka bërë një punë të palodhshme dhe kolosale në kurorëzimin shumëvjeçarë të punës kërkimore në botimin e librave të tij që ndriçojnë gjerësisht fushën e arsimin tonë në Kosovë, e veçanërisht të arsimit në komunën e Shtimes. Banush Imeri është i lindur më 1942 në Shtime. Ai një jetë të gjatë e ka  kaluar si punëtor i arsimit. Por, ka pasur edhe detyra të tjera të rëndësishme në procesin edukativo-arsimor. Ai është edhe autor i  librave të tjerë, si janë: “Shtimja me rrethinë” 2003, “Degë e një trungu” më 2008. Pra, duke veprua si autori Banush Imeri, do të ishte mirë që edhe të tjerët të veprojnë e të lënë ndonje  gjurmë për arsimin shqip. Kështu, e kaluara jonë do të jetë më e ndritur dhe më e begatshme me shënime e të dhëna dokumentare. Andaj, nuk ka qendër e mes këtu në Kosovë që nuk ka pasur ndonjë “formë” të shkollimit të parë shqip. Çdo vend në Kosovë i ka edhe mësuesit dhe arsimtarët e hershëm të saj. Detyrë jona është që ta shënojnë e ta ndriçojnë këtë “periudhë” të mbijetesës së shkollës shqipe me ndonjë libër apo ndonjë monografi shkollore si ka vepruar Banush Imeri, profesor. Ky ësht shembulli më i mirë i intelektuali e shkollarit të kësaj ane. Autorit, suksese...! Pra, dy ditë më parë, në restoranin “Migrol”, në  Shtime, u shënua “festa” e  përurimit të dy librave voluminoz të autorit Banush Imeri, autor nga Shtimja. Është ky një përurim shumë përkushtues, për faktin se, autori i dy librave, me punë shumëvjeçare, e ka vjelë “materjen” e librave për ta ndriçuar këtë fushë të jetës së arsimit në dy librat e tij: “Arsimi dhe shkollat në komunën e Shtimes 1912-2012-I”, dhe “Mësuesit që lanë gjurmë në shkollën shqipe 1945-2012-II”. Ky përurim ishte i veçantë, për faktin se tuboi afro 200 aderues të librit, punëtorë të arsimit, redaktorë e të tjerë, të cilët , si një, dëgjuan nga afër fjalë më të mira për autorin dhe veprat e të tij. Fillimisht, këtë “festë” të librave të B. Imerit, autor, e udhëhoqi, z. Avdyl Hajredini, drejtori i shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime, i cili tha se, njëri nga mësuesit që lanë gjurmë të pashlyshme në punën e shenjtë të arsimit, është padyshim profsori, z. Banush Imeri, profesor, i cili këtë periudhë të kaluar të arsimit e ka përjetësuar në veprat e tij madhore. Autor i librave të një rëndësie të madhe, me këto dy libra voluminoze, ka bërë fjalë për të gjithë mësuesit punëtorë që kontribuan për arsimin shqip këtu në Kosovë, e veçanërishtë të asimit shqip në Shtime me rrethinë. Prandaj, sot, kjo ditë është festë kombëtare, e cili përurim përkon me 100-vjetorin e bërjes shtet të pavarur, Shqipërisë së viotit 1912. Redaktori i librit të parë, prof. Halim Hyseni, tha se, është një moment shumë i rrallë i librit që nderohet si vlerë dhe si dokument.” E nderuara audiencë, kam nderin të flas për librat e Banush Imerit, të cilat janë moment historik dhe ngjarje e jashtëzakonshme për kulturën, e veçanërisht për arsimtin tonë shqip. Sot, në këtë përurim e kam kënaqësinë ti prezetonoj disa të dhëna për këtë festë të dijes shkollore, sepse, ky libër është një almanak me një moral të një shkencëtari dhe intelektuali të zotë dhë përkushtues të madh të arsimit shqipe. Pra, këtu bëhet fjalë për shkollat dhe për edukimin patriotik të shqiptarëve. Nuk ka gjë më të rëndësishme se ta duash arsimimin e vendit tënd”. Profesor Bajram Shatri, tha se,  autori Banush Ymer, shkollës dhe   arsimit shqipi ia dhuroi dy libra të shkëlqyeshme në shenjë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Librat që sot i kemi në duar, janë ndër studimet më të mira të këtij lloji, sepse libri i parë ka 702 faq dhe  i ndarë në 7 kapituj. Edhe libri i dytë është me interes të madh, për arsye se, bën fjalë për mësuesit e shkollës shqipe, të cilët, me punën e tyre të artë, kanë lënë gjurmë të pashlyer në arsimin kombëtar shqiptar. Ky vëllim dytë ka 420 faqe, kryesisht i kushtohet biografive të mësuesve që janë emra të njohur e të paharruar të komunës së Shtimes. E autori, pas kësaj “ngjarje” të rrallë për librin, Banush Imeri, sikur deshi të mos flas, sepse i kishte librat që janë dëshmi e gjithë asaj pune kulmore që ka bërë për ndriçimin e jetës së pishtarëve dhe shkollave të komunës në fjalë. “Unë po i shtoj dy fjalë: Unë bëra aq sa munda për asimin tonë shqip. Ja rrugëtimi i historisë së shkollës shqipe. Le të vlejë thënia: “Lisi që nuk ka rrënjë, rrëzohet nga secila erë”. Edhe  prof. dr. Ilaz Meta, redaktor i librit të dytë,  tha se, prof. Banush Imerit ka bërë punë që nuk do të mund ta bëjë as një ekipë e tërë.  Ky libër, që sot e kemi të botuar dhe po përurohet, na vjen si dhuratë e shkollë shqipe. Do të ishte mirë ta themi fjalën popullore: “Për një zjarr të madh, nuk kërkohet më tepër se një xixë”. E, Banushi Imeri e ndriçoi këtë “zjarr- shkëndijë”  me këto dy libra. Shkollat tona filluan pa objekte mësimore, pa tekste mësimore. Mësuesit tanë kanë udhëtuar pa kushte jete, në këmbë, në borë e shi e me droje... Por, sot, në shkollat tona shqipe kemi intelektualë të të gjitha niveleve, të cilët, si një, duhet të lënë gjurmë të pashlyer në traditën e pasur e të ndritur të arsimit shqiptar. Autori lëndën e ka vjelë në teren, ndërsa “personazhet” e librit janë vetë mësuesit, pishtarët e dijes e të diturisë së shkollës shqipe. Në këtë përurim morën pjesë edhe këta pishtarë të arsimit: Sadete Limani-Beqa, Haki Maliqi, Fehmi Salihu, ish pedagog i shkollës së mesme “Faik Konica” në Ferizaj e shumë  arsimdashës të tjerë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx