| E merkure, 14.11.2012, 08:33 PM |
U
përuruan dy libra dokumentarë për shkollën kombëtare shqipe …
Nga Tefik Selimi
Secili
intelektual shqiptar e ka për obligim moral e atdhetar që të japi diçka nga
vetja tij në dobi të shkollës sonë kombëtare shqipe. Kjo vlen më shumë për
pishtarët e arsimit, të cilët, në një mënyrë a tjetër, ata janë pesonazhet e
para të “jetës” së arsimit shqiptar. Këta pishtarë me ditar në dorë janë
njohësit më të mirë të jetës mësimore, të cilëve edhe u takon detyra e parë për
të lënë ndonjë shënim për këtë “jetë” që e kanë kaluar në procesin e arsimit.
Pse jo? Pra, pishtarët e dijes së shenjtë, qoftë si udhëheqës i organeve të
shkollës, por edhe si mësimdhënës, profesor, mësues e profile të tjera, ata do
të duhej të jenë kreatorë të parë për ta ndriçuar këtë periudhë të kaluara të
shkollës kombëtare shqipe me ndonjë dokumentar apo vepër tjetër shkrimore. Pra,
ky është “misioni” i tyre i shentë për ta ndriçuar atë kohë të mbijetesë së
shkollës sonë shqipe. Kështu, duke shënuar çdo pjesë të punës që e kemi bërë në
“shtëpitë” tona dritë, sikur e lajmë një “borxh” ndaj shkollës ku kemi punuar e vepruan me ditar në
dorë. Edhe dijetarët tanë të arsimit
shqiptar nuk kanë ndejtur duarkryq, por janë munduar dhe kanë lënë shënime për
shkollat e para, mësuesit, por edhe për dhunën që është ushtura në shkollat
tona. Nuk do të duhej harruar vrasjet e pishtarëve të arsimit, helmimet e
pishtarëve dhe shkollarëve tanë, mbylljen e shkollave tona nga terrori serb e
nga okupuesit e të tjerë të huaj. Edhe Sami Frashëri ynë i madh, lidhur me
gjuhën dhe kombin, pat shtuar: “...shenja
e kombësisë është gjuha dhe s’mundemi të ketë shqiptarë pa gjuhën shqipe”. Pra,
kjo gjuhë e ëmbël dhe gjuhë perëndisë, si thotë Naimi ynë i madh, është mësuar
nëpër shkolla tona të hershme. Pra, shkollat tona janë të hershme, pse jo?
Pyesim vetën: Sa po lënë gjurmë të shkrimit për shkollën ku punuam e punojmë?
Pse nuk e “rrëfejmë” këtë jetë plot dritë e jetë për shkollën tonë, për pishtarët e arsimit,
shkollarët e të tjera?! Edhe Zef Jubani, një personalitet i shquar i kombit
tonë, për gjendjen e shkollave shqipe, ai ka thënë: “S’ka mjet më të mirë për
të çmuar një popull se sa të shihet gjendja e shkollave të tij”! E po, ku jemi?
Ku?!! Pse mësimdhënësit tanë nuk i ndriçojnë këto “sende”, të cilat na janë të
nevojshme për ne sot, por janë të nevojshme edhe për gjeneratat e ardhshme që
do të vijnë pas nesh? Dihet, arsimi është fortesa e lirisë. Është arma e
demokracisë, shpresa e rinisë, por edhe mburrja dhe krenaria e djalërisë. Pa
arsimim të mirëfilltë, nuk ka ecje përpara. Arsimi është gjëja kryesore e
kombit dhe e shtetit. Një popull, që nuk e ka arsimin të zhvilluar e të mbarë,
ai popull është i pa vlerë. Është analfabet. Vetëm ato kombe, që kanë arsimin e
zhvilluar, ata do të jenë me fat që do të presin të ardhmen e lumtur. Shtimes 1912-2012-I”, dhe “Mësuesit që lanë
gjurmë në shkollën shqipe 1945-2012-II”. Ky përurim ishte i veçantë, për faktin
se tuboi afro 200 aderues të librit, punëtorë të arsimit, redaktorë e të tjerë,
të cilët , si një, dëgjuan nga afër fjalë më të mira për autorin dhe veprat e
të tij. Fillimisht, këtë “festë” të librave të B. Imerit, autor, e udhëhoqi, z.
Avdyl Hajredini, drejtori i shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime, i cili
tha se, njëri nga mësuesit që lanë gjurmë të pashlyshme në punën e shenjtë të
arsimit, është padyshim profsori, z. Banush Imeri, profesor, i cili këtë
periudhë të kaluar të arsimit e ka përjetësuar në veprat e tij madhore. Autor i
librave të një rëndësie të madhe, me këto dy libra voluminoze, ka bërë fjalë
për të gjithë mësuesit punëtorë që kontribuan për arsimin shqip këtu në Kosovë,
e veçanërishtë të asimit shqip në Shtime me rrethinë. Prandaj, sot, kjo ditë
është festë kombëtare, e cili përurim përkon me 100-vjetorin e bërjes shtet të
pavarur, Shqipërisë së viotit 1912. Redaktori i librit të parë, prof. Halim
Hyseni, tha se, është një moment shumë i rrallë i librit që nderohet si vlerë
dhe si dokument.” E nderuara audiencë, kam nderin të flas për librat e Banush
Imerit, të cilat janë moment historik dhe ngjarje e jashtëzakonshme për
kulturën, e veçanërisht për arsimtin tonë shqip. Sot, në këtë përurim e kam
kënaqësinë ti prezetonoj disa të dhëna për këtë festë të dijes shkollore,
sepse, ky libër është një almanak me një moral të një shkencëtari dhe
intelektuali të zotë dhë përkushtues të madh të arsimit shqipe. Pra, këtu bëhet
fjalë për shkollat dhe për edukimin patriotik të shqiptarëve. Nuk ka gjë më të
rëndësishme se ta duash arsimimin e vendit tënd”. Profesor Bajram Shatri, tha
se, autori Banush Ymer, shkollës
dhe arsimit shqipi ia dhuroi dy libra
të shkëlqyeshme në shenjë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Librat
që sot i kemi në duar, janë ndër studimet më të mira të këtij lloji, sepse
libri i parë ka 702 faq dhe i ndarë në 7
kapituj. Edhe libri i dytë është me interes të madh, për arsye se, bën fjalë
për mësuesit e shkollës shqipe, të cilët, me punën e tyre të artë, kanë lënë
gjurmë të pashlyer në arsimin kombëtar shqiptar. Ky vëllim dytë ka 420 faqe,
kryesisht i kushtohet biografive të mësuesve që janë emra të njohur e të
paharruar të komunës së Shtimes. E autori, pas kësaj “ngjarje” të rrallë për
librin, Banush Imeri, sikur deshi të mos flas, sepse i kishte librat që janë
dëshmi e gjithë asaj pune kulmore që ka bërë për ndriçimin e jetës së
pishtarëve dhe shkollave të komunës në fjalë. “Unë po i shtoj dy fjalë: Unë
bëra aq sa munda për asimin tonë shqip. Ja rrugëtimi i historisë së shkollës
shqipe. Le të vlejë thënia: “Lisi që nuk ka rrënjë, rrëzohet nga secila erë”.
Edhe prof. dr. Ilaz Meta, redaktor i
librit të dytë, tha se, prof. Banush
Imerit ka bërë punë që nuk do të mund ta bëjë as një ekipë e tërë. Ky libër, që sot e kemi të botuar dhe po
përurohet, na vjen si dhuratë e shkollë shqipe. Do të ishte mirë ta themi
fjalën popullore: “Për një zjarr të madh, nuk kërkohet më tepër se një xixë”.
E, Banushi Imeri e ndriçoi këtë “zjarr- shkëndijë” me këto dy libra. Shkollat tona filluan pa
objekte mësimore, pa tekste mësimore. Mësuesit tanë kanë udhëtuar pa kushte
jete, në këmbë, në borë e shi e me droje... Por, sot, në shkollat tona shqipe
kemi intelektualë të të gjitha niveleve, të cilët, si një, duhet të lënë gjurmë
të pashlyer në traditën e pasur e të ndritur të arsimit shqiptar. Autori lëndën
e ka vjelë në teren, ndërsa “personazhet” e librit janë vetë mësuesit,
pishtarët e dijes e të diturisë së shkollës shqipe. Në këtë përurim morën pjesë
edhe këta pishtarë të arsimit: Sadete Limani-Beqa, Haki Maliqi, Fehmi Salihu,
ish pedagog i shkollës së mesme “Faik Konica” në Ferizaj e shumë arsimdashës të tjerë.