E shtune, 03.05.2025, 09:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Trajnime për infermieret nga Kosova

E hene, 19.11.2012, 09:15 PM


Bashkëpunim i organizatave sociale Kosovë-Austri

Trajnime dhe ekspertiza për infermieret nga Kosova

Nga Ramiz Selimi

Me ftesë të Organizatës Sociale „ Volkshilfe“ nga Linz-i, qëndruan 14 ditë në Austri të Epërme, dy infermiere nga rajoni Therandës (Suharekës ). "Ne ato i kemi ftuar që  të mësojnë nga dora e parë se si funksionon përkujdesja mobile, ne ju siguruam atyre përvojat tona, ne i trajnuam ato për dy javë në lidhje me kujdesin në shtëpi të personave në nevojë", thotë Mag. Waltraud Schwarz. Drejtoresha për përkujdesje dhe mbikëqyrje nga  qyteti i Linz-it,  me organizatën e saj ka ndihmuar edhe më parë popullin e Kosovës me ndihma të ndryshme humanitare, duke dërguar kolona të shumta që nga periudha e luftës për vite me radhë,  duke arrit që organizata “Volkshilfe” të ketë kontakte të ngushta me Kosovën.

Dy motrat infermiere Arijeta Gashi (28) dhe Mimoza Bajraktari (32) punojnë në Spitalin e Therandës, por edhe më shumë dëshirë ato vizitojnë pas orarit njerëz të dergjur në shtëpitë e tyre, njerëz me sëmundje të ndryshme . Mimoza Bajraktari tregon për kushtet e vështira, nën të cilat ato punojnë, neve na mungojnë edhe mjetet elementare  thotë ajo, që diku pjesërisht mungesa e tyre është shkatërrimtare për shumë persona në nevojë. Mirëpo, thotë ajo, me dëshirën dhe vullnetin që kemi arrijmë edhe me këto mjete që kemi të menaxhojmë rastet ashtu si është më se miri.

“Ne me organizatën tonë “Caritas Kosova” ndihmojmë shumë persona në komunën tonë dhe rrethinë. Me përkujdesje mobile, apo përkujdesje shtëpiake siç  e njohim ne,  kemi filluar në vitin e kaluar, duke ju falënderuar donacioneve nga komuna dhe financimeve tjera nga organizata të Bashkimit Evropian kemi arrit të përkujdesemi për një numër të madh të personave në nevojë.” Treguan zonjat me krenari. “Në Austri mësuam edhe për disa sëmundje të cilat paraqiten pas moshës 60 vjeçare, siç e patë edhe  ju në prezantimin tonë të parë në gjuhën shqipe. Bashkëpunimi jonë me ketë organizatë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse ne kemi nevojë për miq dhe përvoja të reja”, thanë zonjat nga Kosova

“Të dy infermieret  mbeten të habitura nga bollëku i materialeve që kemi për përkujdesje mobile  në Austri,  këtu ato papritur patën në dispozicion fasha dhe materiale tjera që  kurrë me parë nuk i kanë njohur," thotë Zonja Schwarz. "." Gashi dhe Bajraktari të shoqëruara nga koordinatori i këtij projekti z. Muhamet Binaku qëndruan  gjatë turneut    tyre 14-ditor në objekte të ndryshme të Volkshilfe-s, duke ndihmuar njerëzit dhe organizatat e tjera shoqërore. Gjatë gjithë kësaj kohe ato patën  përkthyesen  Sabrije Krasniqi nga kjo organizatë në shoqërim. Gjithashtu vlen për tu përmendur edhe z. Smajl Maliqi që bashkëpunon me  organizatën “Volkshilfe”në dërgimin e ndihmave humanitare në Kosovë.

Një mbështetje e veçantë për ketë projekt erdhi edhe nga organet shtetërore të Austrisë së Epërme, të cilat premtuan se do të ndihmojnë projekte të tilla në financimin e trajnimeve duke këmbyer përvojat.

Numri i të moshuarve shqiptarë në Austri të Epërme është në rritje, me ketë edhe numri i atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje. Organizata “Volkshilfe” kërkon të punësojë infermiere që jetojnë në Austri, ose ato që mund të kryejnë kurset e trajnimeve për ketë lëmi, të lajmërohen.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx