| E hene, 26.11.2012, 06:22 PM |
100
vjetori i Pavarësisë
NA MBLODHI FESTA E FLAMURIT
Ekskluzive nga Besmir Vatoci
Festa e
100 vjetorit të pavarësisë i mblodhi shqiptarët jo veç në të tëra trevat
shqiptare, në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë, por i mblodhi ata edhe në
pesë kontinentet e botës, pra, mlodhi edhe diasporen shqiptare, që është bere
më e madhe e më e fuqishme se kurrë.
Në te
gjitha mbledhjet, drekat, darkat, metingjet, fjalimet …ka veç urime:
-Rroftë
Flamuri Kombëtar,
-Rroftë
100 vjetori i Pavarësisë,
-Rroftë
Shqipëria.
Pra për
mbledhjen (darkën festive-perkujtimore) nuk dua të flas gjatë se nuk kam se
ç’farë të them tjeter gjë të re, veç
fjales e urimit të lartpermenduar të çdo shqiptari, pra, edhe këtu, si kudo
tjetër.
Por
mbledhja jonë ka të veçantat e saj që dua ti evidentoj në këtë kronikë të thjeshtë per revisten famëmadhe ZemraShqiptare, per të cilen edhe po shkruaj
per herë të parë:
Cliffside PK, është një qender e re banimi per
shqiptaret, jo më shumë, ndoshta se dy dekada, por që rritja e ketij komuniteti
në vitet në vazhdim, ka shenuar progres të madh. Sot mbi 100 familje shqipatare
(nga të gjitha trevat), janë në këtë qender banimi e rrethinë të afërt, të
Bergen Kantri, ballperballë me Nju Jorkun.
Gjithesesi,
si qender realativisht e re banimi e popullimi shqiptar, asnjëherë nuk ishim
tubuar per një sebep
nacional, kombëtar. Ndaj, në mungesë të asosacioneve politike-shoqrore në
mjedisin tonë, një grup aktivistësh
vullnetarë nga komuniteti, duke marrë mendimin edhe të shumë banorëve
bashkkombas të këtushëm, organizuan një veprimtari, një mbasdite
festive , të dielen 25 Nëntor 2012 në restorantin në adresën:
430
Kamena Street, Fairview, NJ, 07022.
Ç’ka
shumë kujt nuk ia merrete mendja, aty u grumbulluan mbi 150 shqiptarë, e çka
është me shumë rendësi, më shumë
ranë në sy moshat e reja.
Grupi i
veprimtareve vullnetare, i perberë nga profesori Gëzim Onuzi,(nga Kukesi),
manaxheri e operatori shembullor
Naim Bici, (nga Zerqani i Dibrës), dhe veprimtari i palodhur Besnik Halili,
(nga Tirana), kishin bërë një punë
vertetë të lëvdërushme, me njoftimin e popullates, angashimin e restorantit,
programimin muzikor teresisht
patriotik, ndaj gjithçka shkoi ashtu siç duhet duke lenë mbresa tek të gjithë
pjesmarrësit. Ndoshta gjëja më e
bukur ishte se të gjithë, pa perjashtim të gjithë, i madh e i vogël, perveç
këngëve e valleve, pandërprerë bënin foto me
flamurin kombetar shqiptar, flamurin që siç thotë edhe kenga : “gjithë
shqiptarët zemër-liri/, nëpër breza e
mbajtën në gji…/, e që 100 vjet me parë Ismail Qemail , Isa Boletini e shumë
patriotë të tjerë shqiptarë e ngritën
në Vlorë. Dhe sot, në ketë 100 vjetor, po ngrihet e nderohet në tërë botën!
Më shumë se fjalëve, në këtë fotoreportazh të shkurtër, po u lemë vend disa fotove të kësaj veprimtarie të bukur.
(Per revisten ZemraShqiptare, teksti e fotot nga
Besmir Vatoci, redaktor Zeqir Lushaj)