Kulturë
Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 4/2012 (II)
E diele, 25.11.2012, 06:20 PM
SHQIPËRIA
ETNIKE
Revistë e
pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
E
përkushtuar për:
-Shqipërinë
Etnike në kufijtë e saj.
-Riatdhesimin
e Shqiptarëve
të dëbuar
me dhunë.
-Luftëtarët
e Rënë të Kombit Shqiptar.
Viti XIII
nr. 4/2012 (II) ose nr 11 për v 2012.
Çmimi:
për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend:
( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit
Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor:
Fazli Maloku
Kryeredaktor:
Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktore
përgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj
Zv.Redaktore
përgjegjëse: Zyrafete Manaj
Redaktore:
Fatjeta Muçolli
Lektor: Kadri Mani
Redaktor teknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë
Nderi në Redaksi:
Rexhep
Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha
dhe Ramadan Rexha
Simboli:
Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Rr.
“Hasan Jashari” p. n.
10000
Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia
ka të drejtën e redaktimit
e të
lekturës të punimeve
Shkrimet
dhe fotografitë mund
të
kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet
e autorit.
________________________
Lidhja
Shqiptare të Prizrenit
(1878-1999)
është busulla jonë
orientuese.
Edhe numri i parë i
revistës
tonë "ShqipëriEtnike"
doli më
10 Qershor 1999,
në
121-vjetorin e kësaj Lidhje.
./.
TIRANA E
DAFINAVE DHE E GJEMBAVE
-
FUNDNËNTORI 2012-
Nga SKËNDER BU?PAPAJ
Dafina,
kjo bimë mesdhetare me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, për
çka është dhe simbol i fitores, triumfit e lavdisë, por edhe, bash për shkak të
ngjyrës tunduese dhe erës gjumëndjellëse, simbol i vetëshkujdesjes, vetëdehjes
dhe vetëkënaqësisë, në fakt nuk ka si të mos jetë edhe shoqëruesja metaforike e
atmosferës që përjeton dhe përcjell Tirana e këtyre ditëve të fundit të nëntorit
2012.
Kryeqyteti
i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kryeqendër e festimeve të 100 vjetorit të
Pavarësisë, të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga Plaku i Vlorës Ismail
Qemali dhe të thirrurit e tij të asaj dite nga anë të ndryshme të vendit.
Ishte e
natyrshme që viti i 100të i shtetit tonë të qe vit i bilancit shekullor në të
gjitha fushat, vit i rishikimit dhe i ripasurimit të historisë sonë në një
dritë të re të munguar më herët për faje subjektive dhe objektive. Është e
natyrshme që fundi i këtij viti të jetë edhe vit i konfirmimit dhe
rikonfirmimit, kritik e vetëkritik të heriarkisë së ngjarjeve, personaliteteve,
zhvillimeve të kombit.
Ruajtja e
integritetit territorial të Shqipërisë së dalë nga 28 Nëntori 2012, pavarësia e
Kosovës e shpallur zyrtarisht para katër-pesë vjetësh, integrimi i Shqipërisë
në NATO dhe statusi i kandidatit për në BE janë disa nga arritjet, triumfet,
fitoret që meritojnë të jenë pjesë e bilancit tonë shekullor. Lavdia e tyre
relativizohet nga kthimet e shumta prapa gjatë kësaj historie dhe nga prirjet e
fuqishme sot e kësaj dite për kthime prapa, madje për kthime fatale mbrapa.
Edhe meritat tona të përgjithshme e ato të veçanta relativizohen, për shkak të
rolit dhe pjesëmarrjes sonë - mbarë apo mbrapsht - në këto dukuri.
Kundërthëniet
e përjetshme të ndërthurura me ato koniunkturore e karakterizojnë edhe jetën e
kombit tonë numerikisht të vogël, ashtu si e karakterizojnë jo pak edhe jetën e
kombeve të tjera numerikisht të mëdhenj apo shumë të mëdhenj. Tek i përmendim dafinat,
triumfet, fitoret, lavditë është e pamundur të mos e kujtojmë Trojën atë natë
kur mikpriste dhuratën e Odisesë, ndonëse Tiranës së sotme i mungojnë Priamët
sikurse dhe Laookontët. Tirana e sotme karakterizohet nga sharlatanë që i
rrëmbejnë për vete kurorat e dafinave dhe ua përplasin të tjerëve kurorat e
gjembave. Kështu ndodh që e njëjta kokë që vetëstoliset me dafina, njëkohësisht
përdhoset me gjemba nga pala tjetër.
Nëse kjo
dukuri do të kufizohej në studiot, në konferencat, në botimet dhe publikimet,
pa dyshim do të ishte normale dhe do të ishte e natyrshme si në çdo vend tjetër
të hapur, me dëshirë apo pa dëshirë, ndaj botës. Në Shqipëri ndodh ajo që nuk
ndodh as në kulturat më retrograde, nuk ndodh as në kontekstet më ballkanike,
ku Shqipëria jonë përfaqëson tashmë, e vetme, kampionen. Vetëm në Shqipëri,
edhe gati një çerek shekulli pas hapjes ndaj botës, ndodh që festimet bëhen me
dy protokolle paralele, vetëm në Shqipëri ndodh që e njëjta figurë lartohet në
qiell prej një pale, ndërsa fundoset në fund të baltës nga pala tjetër.
E keqja
më e madhe e më e zezë është se kjo nuk bëhet për llogari të figurave historike
as për llogarit të historisë kombëtare, as për llogari të 100 vjetorit të
shtetit, por bëhet për llogari të sharlatanëve që janë sot në krye të Tiranës,
të cilët e rrezatojnë sharlatanërinë e tyre anembanë vendit dhe anembanë
shqiptarëve, tashmë jo të izoluar, por në praninë e syve të botës, në praninë e
syve të hapur të botës. E keqja është se sulmohen apo mbrohen figurat e mëdha,
absolutizohen anët e tyre negative nga sulmuesit dhe ato pozitive nga
mbrojtësit, vetëm për të madhështuar të tjerët dhe për t'i ulur të tjerët. Kjo
bëhet vetëm ngaqë duan të identifikojnë veten e tyre si Zogu i sotëm, si Enveri
i sotëm, pse jo edhe si Skënderbeu i sotëm.
Rradaket
e tyre boshe e të thata nuk mund të kuptojnë se figurat sa më të mëdha të jenë,
aq më mbresëlënëse dhe aq më të pashpërfillshme bëhen të metat e tyre. Dhe
harrojnë se figurat sado të mëdha, aq sa të pajisura me lartësi njerëzore janë
edhe të pajisura me dobësi njerëzore. Harrojnë se edhe profetët kanë pasur
lartësitë dhe dobësitë njerëzore, edhe gjenitë, edhe heronjtë nuk i kanë
shpëtuar dhe nuk kanë për t'i shpëtuar dot këtij rregulli. Kush i ka lexuar
librat e shenjtë, kush i ka lexuar thëniet e profetëve, kush e ka njohur jetën
e përditshme të figurave më të larta të njerëzimit, të interpretuar e të
dëshmuar prej vetë atyre, e pranon me gjakftohtësi se edhe figurat e larta
shqiptare kanë pasur lartësitë dhe madhështitë, ultësitë dhe dobësitë.
Sharlatanët
në krye të Tiranës nuk ua pranojnë këto gjoja të adhuruarve të tyre, gjoja
shembelltyrave të tyre, gjoja udhërrëfyesve të tyre jo se druajnë errësimin e
realitetit, por druajnë se mos vihet në diskutim edhe madhështia e lartësia e
mbretëruesve të sotëm, druajnë se mos ultësitë dhe dobësitë i mbulojnë dhe i
fundosin. Kjo vjen ngaqë janë të paemancipuar, janë mediokër, janë
politikanucë, janë enverucë, janë diplomatucë, por nuk kanë lidhje as me Gjergj
Kastriot Skënderbeun, as me Ismail Qemalin, as me Ahmet Zogun. Këta tre do të
trupëroheshin nga ata që përpiqen sot të fitojnë votat duke i monopolizuar
figurat e tyre.
Populli
shqiptar i njeh krerët e Tiranës dhe, ngaqë, në gjendjen ku ndodhet, prapë
është shumë herë më i lartë se sharlatanët që e drejtojnë, i pranon. Ngaqë këta
i kanë mbetur në derë, i pranon ashtu si janë, me të metat e shumëta dhe
ligësitë e shumëta. I pranon, sepse bën relativizime mes dëmit dhe dobisë së
tyre, bën relativizime në kuadrin e një historie mbijetese, çka është edhe kjo
e 100 viteteve të fundit.
As
Pavarësia e Shqipërisë, aq më tepër në këtë 100 vjetor, nuk do t'iu shpëtojë
kornizave krahinore dhe ideologjike, ashtu si nuk iu ka shpëtuar as ?lirimi i Shqipërisë. As Pavarësia nuk do t'iu shpëtojë gjembave të një
pale, as ?lirimit nuk do t'iu shpëtojë gjembave të palës
tjetër. Në vend që të forconte unitetin kombëtar, edhe Festa e Pavarësisë po e
thellon anarshinë. Në fakt as njëra palë, as pala tjetër nuk e pranojnë e nuk e
përfytyrojnë dot shqiponjën me dy krerë në fushën e kuqe, sepse në vend të saj
përfytyrojnë drapërin dhe çekanin. Ngaqë sharlatanëria e sotme i ka rrënjët jo
tek data të tjera, por thjesht e vetëm tek 8 nëntori 1941 i dushanianëve dhe
miladinianëve. Janë pikërisht dushanianët dhe miladinianët, dikur në krye të të
njëjtës parti dhe, prej gati një çerekshekulli, tashmë në krye të dy partive.
------------------------
TË FALEMI,
O GJERGJ!
Nga:
Kolec Traboini?
Po
qarkullon kahmos një vidio me titull "Kush ishte Skenderbeu" në të
cilën ca laramane me origjinë përç-jeniçerësh mbështetur në kalamendjet e një
historian konfuz e i qorollepsur prej zilisë historike, përpiqen ta de
gradojnë
atë mal të madh me emrin Skenderbe, i cili nga studiuesit e vjetër francez, me
veprën e vet frymëzuese konsiderohet si paraprinjësi i Rilindjes së ndritur
Europiane. E ne nuk jemi një popuj barijsh, ndryshe si ndodhi që ndër emrat e
mëdhej me zë në Europë janë edhe Marin Barleti, Marin Beçikemi, Viktor Karpaçi,
vllëzrit Albanez të Vincenses, Papa Klementi i IX, Mihal Artioti (shënjtori
Maksim i Rusisë) e të tjerë, të gjithë këta shqiptare. E si dolën këta krejt
papritur prej një popull kaçakësh e barijsh?!
Nuk po i
drejtohem atyre, as marrokut Oliver Shmid, se me mizat e brumbuj shmidiane apo
jeniçeriane kush po flet, por kryeheroit të lavdishëm të shqiptarëve po i
drejtohem:
...Te falemi, o Gjergj, o princi ynë i shekujve, na dhe një emër të madh me të cilin nderohemi ndër popujt e tjerë të Europës, emri e vepra jote na bën të mbajmë kokën lart e të ndjehemi krenar si shqiptar.
Kolec
Traboini 2012
------------------------------------------------
…nji Vali
i Sulltanit s' harron sé është Shqiptar: - (Konitza )
ISMAIL QEMAL bég VLORA
Shkruar nga: Faik beg Konitza
(Hulumtuar nga: Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI)
I. ISMAIL QEMAL bég VLORA
Ky i
NDRITESHMI shqiptar vaté ne London duké shkuar nga Brukséli, édhé patme pra
ndérimin te piqémi é te kuvendojme mé Zoterin é Tija gjer é gjate per punet é
Shqiperise.
Shume
njérez ne shkalle te larta é kane per se largu famen mee te madhé se vleren e
vertéte: Ismail Qe-mal bégu per kundré, sa do qe é ka te madhé famen, édhé mee
te téper é ka vléren, é u-gezuam é nau ngroh zemra duké pare mé sy sé Shqiperia
munt te mburrét qe ka nji djale mé mendimé aqe te shendosha e me zemer aq te
lindur.
Ismail
Qemal bég Vlora,- shume hére mutésarif, dy hérer vali i Béjrutit, i Shamit é i
Tarabulluzit, keshi-lletar i Shtetit, e
me ne funt prap sundimtar i pergjitheshem i Afrikes turké,- sherboj dy-zét
vjétesh Dauletin ne pune te ndryshma,é kurdo é kudo mé ndéresie te madhe é me
te flakte deshire lirié E ne keto te pervojtura dy-zet vjétesh i u- u-mpré édhé
mee téper mendia, é kur flét per Shqiperine, mendimet e tija jane te kulluara é
te thélla.
Ismail Qemal beg Vlora thote sé né Shqipetaret nuke e duam te ndahémi nga Turqia. Per kundre i a duam rrojen Turqies. Po miaft punuam per boten. Kétej e tutjé duam te punojme kesi menyré qe, po rrafte Turqia nga faji i Osmanlliivé te mos bjére édhé Shqiperia, po né Shqipetaret te jémi gati per te jétuar nje jete kombetaré. Ashtu qofte!
Faik beg Konitza
II.
Perparimi i mendimit kombetar nder Shqipetarët
Smail
Qémal bé Vlora, vali i Tarabulluzit, iku me tré djémt te tija, é nene hijé te
flamurit ingliz, shpetoi e zbriti n' Athine.
Gjithe
gazétat é Europes betin fjale per kete ikjé, e cilla po thua é terboj
Sulltanin. Lartmadhesia é Tij dergoi, pa humbur kohe, n' Athine nje
shkalletar(zyrtar) te madhe qe t'i luté Smail beut te kthehet prap ne Stamboll.
Po ky s'ia vuri veshin, e tha sé nuke kthéhét para sé te behét gjuha shqipe é
guvérnes ne Shqiperi é te behé ne vent tone ndertimet é névojeshma. Pas
ketyrévé, Smail bé Vlora u nis per ne Paris, ku kemi shprése t'a pjekim nje
dite é té flasim per punet é atdhéut.
Kush mundét sot per sot te thote sé mendimi kombetar s'ka zene ne zemrat é gjithe shqiptarevé, kur édhé nji Vali i Sulltanit s' harron sé eshte Shqiptar?. Dhjéte vjet me pare, a munt te ngjiste nje pun' e tille? Smail beu ka miqesi me Turqt' e rinj te cilevé i a u pélqen shume mendimé. Por édhé ajo eshte nji deftim i madh i perparimit te mendimit kombetar nder né,- méqe, édhé mé Turqt' e rinj ne qofshin, Shqiptaret sot per sot é kane te gjithe ne Shqiperi zemren é tyré.
Faik Bé
Konica
---------------------
ISA
BOLETINI - MOHIKANI I FUNDIT
Bazuar në ditarin Ben Kendim të AUBREY HERBERTIT
Aubrey Herberti kishte kohë që planifikonte të takohej me Isa Boletinin. Për legjendën e gjallë flitej aq shumë që nga pallati Yildiz dhe i tërë Stambolli e deri në cepat më të largëta të perandorisë. Personaliteti i kreshnikut shqiptar e intrigonte tej mase diplomatin, ushtarakun dhe politikanin aristokrat britanik. Ai e dinte se Isa nuk i kishte mbushur as 17 vite kur ishte treguar trim dhe mjeshtër i luftës kundër forcave otomane në betejën e Slivovës në vitin 1881. Mirëpo armiqësia e tij me sulltanin nuk ishte e përjetshme.
Ai e dinte se Isa nuk i kishte mbushur as 17 vite kur ishte treguar trim dhe mjeshtër i luftës kundër forcave otomane në betejën e Slivovës në vitin 1881. Mirëpo armiqësia e tij me sulltanin nuk ishte e përjetshme. Në vitin 1902 Sultan Abdul Hamiti II e kishte emëruar Isën komandant të gardës së tij personale e cila ishte njësia më speciale që kishte perandoria. Natyrisht, sipas traditës, gardistët gjithmonë ishin shqiptarë të rekrutuar me kujdes. Isa Boletini i kaloi katër vite në këtë detyrë për të cilën gjë sulltani ia dha titullin bej. Isa Bej Boletini ishte kthyer në Kosovë por ia kishte dhënë besën sulltanit se nuk do të luftonte kundër tij. Në vitin 1908 nuk i përkrahu deri në fund planet e kryengritësve shqiptar dhe programin e xhon turqve. Por, çdo gjë ka fund. Që nga mbarimi i vitit 1908 Isa Beu ishte kthyer edhe kundër sulltanit dhe udhëhoqi kryengritjet shqiptare deri në pavarësim të Shqipërisë.
Në kërkim
të Isa Boletinit
Mu në fillim të janarit të vitit 1909 Aubrey Herbert shkoi në Mitrovicë. Mendonte ta takonte Isa Beun i cili një herë kishte qenë i përkëdheluri i Yldizit nga ku merrte një rrogë të majme por tashti ia kishte kthyer pushkën edhe sulltanit. Në Mitrovicë njerëzit i thanë mysafirit anglez se Isa Beu, me dorë të vet, i kishte vrarë 20 veta, të gjithë të rangut të oficerëve të lartë.
Herberti kërkoi ta gjente Isa Beun në Mitrovicë e rrethinë. “Ja, këtu pas këtij guri e ka vrarë njërin” ose “pas asaj kodre i pat vra dy veta vjeshtën që shkoi” i thoshte një përcjellës i asaj ane. Herberti, gjatë tërë kohës sa qëndroi në Kosovë pa vetëm shenja ku kishte vepruar (vrarë) Isa Beu i cili te anglezët tani më e kishte fituar epitetin e Robin Hudit shqiptar. Por, Isën nuk mundi ta takoi.
Prijepolje:
e premte, 23 gusht 1912
Aubrey
Herberti kishte mbërri në Prijepolje nga një udhëtim i lodhshëm nga Sarajeva.
Ishte ndalur ta kalonte natën në këtë vend ku fillonin të lajmëroheshin banorët
që në kokë kishin plisa. Pas mëngjesit, ende pa e kapur vapa vendin, një
xhandar i quajtur Ramadan, së bashku me disa ushtarë, erdhi për ta përcjell
mysafirin e lartë anglez nga Prijepolja për në Sjenicë.
Diku në
mes të rrugës kolona kaloi rrëzë një shpati ku prashitnin dhe këndonin disa
vajza serbe. Pas disa minutave, kur kolona u ndal për pushim nën hije të disa
lisave dhe rrëzë një përrocke, edhe Ramadani ia krisi një kënge. Ai e këndoi
një këngë konvencionale e cila rrallë shndërrohet në baladë. Sipas lirikës, një
nënë ankohej për shkak se djali i tij ishte martuar me një nuse e cila nuk e
kishte në qejf punën. Këngën e shoqëroi një rigë e shiut dhe gurgullima e ujit
të përrockës.
“Si është puna me Isa Boletinin?”, pyeti Herberti, sa për ta prishur monotoninë që krijoi pauza pas këngës së“dhembshme”. “Aaah, i ka vra 100 veta” - thanë disa ushtarë gati një zëri. Këtë e vërtetoi me lëvizje koke edhe Ramadan xhandari i cili nuk ishte i sigurt nëse anglezit i pëlqeu kënga.
Para tri viteve ishin 20 e tashti shifra ishte ngritur në 100. Ngritje e shpejtë e numrit nuk ishte punë e mirë për paqe –mendoi Herberti. Kur kolona mori drejtimin e Sjenicës, Herbertit natyra filloi t’i dukej e bukur sikur ajo në Shqipërinë e jugut.
Mitrovicë:
e hënë, 26 gusht 1912
Rrethina
e Mitrovicës Herbertit i dukej e ngjashme ne atë të Italisë Veriore. Kodrat i
dukeshin si ato në Toskani me dallim qe këto të Mitrovicës bënin një hije gati
ngjyrë vjollce. Në mesditë Herberti shkoi në zyrën telegrafike për të dërguar
një telegram në Londër. Telegrafisti u tregua tejet i pasjellshëm dhe e përzuri
anglezin nga zyra duke u arsyetuar se askush në zyrë nuk dinte frëngjisht. Me
të njëjtën mënyrë ia ktheu edhe anglezi. Pastaj, Herberti shkoi ta vizitonte
kajmekamin, Halit Beun, për të cilin shkroi se ishte njeri i aftë dhe me
shprehi pune të një shërbyesi civil anglez. Derisa po bënin muhabet, në zyrë
hyri telegrafisti i cli kur pa se anglezi ishte mysafir shumë i nderuar i
kajmekamit, e lëshuan këmbët. Duke u munduar të arsyetohej, sillej si një
fëmijë i mjerë para kajmekamit. “Nuk ia kam thënë këtij ato fjalë të këqija”
dhe bëri me dorë në drejtim të Herbertit. Pastaj, vazhdoi të thoshte së fjalët
i ishin dedikuar dikujt që priste në radhë pas Herbertit.
Kur
Herberti doli nga zyra e Halit Beut, në rrugë e takoi konsullin rus. Konsulli e
ftoi të luante brixh. Herberti e refuzoi me arsyetim se nuk kishte luajtur
asnjë here dhe nuk i dinte rregullat.
Takimi me
Isa Boletinin
Mitrovicë:
e marte, 27 gusht 1912
Derisa
Herberti po pinte kafe me kajmekamin, në zyre hyri telegrafisti me lajme të
reja. “Kanë ndodhur vrasje të rënda sot në Pejë” – tha telegrafisti dhe vazhdoi
të raportonte për detajet para kajmekamit. Priteshin më shumë vrasje por jo
para Bajramit se deri atëherë shqiptarët i kishin dhënë besë pushtetit otoman.
Situata
po komplikohej në Pejë, i cili qytet iu kujtua Herbertit pasi që e kishte
vizituar para disa viteve. Guvernatori otoman atëherë pati shtruar zijafet për
Herbertin. Aty ishte edhe Sejfedin Beu, një shqiptar i rëndësishëm i qytetit
por i ri nga mosha. Kjo ishte arsyeja që Herbert e kishte pyetur nëse ai kishte
pa luftë ndonjë herë. “Natyrisht që kam pa luftë. Njëzet e katër vjeç jam unë”
– ishte përgjigjur me shpejtësi dhe krenari Sejfedin Beu. Pastaj Herberti e
pyeti beun shqiptar se kur ishte hera fundit që ai kishte qenë i përfshirë në
luftë? Sejfedin Beu ishte përgjigjur:”Kur e përzumë ekselencën e tij nga Peja”
dhe bëri me dorë nga guvernatori.
Në ato
qaste guvernatori turk, të cilit nuk i kishte pëlqyer aspak ajo që kishte thënë
Sejfedin Beu, kishte ndërhyrë me hidhërim duke thënë:” Mungesa e mirësjelljes
nuk është e nevojshme”.
Megjithatë,
Sejfedin Beu tashti nuk i kishte punët mirë pasi që ai nuk e kishte organizuar
Pejën dhe nuk kishte marrë pjesë në kryengritjen e fundit edhepse populli i
kishte thyer magazinat dhe i kishte rrëmbyer armët. Prijësit shqiptarë,
përfshirë edhe Isa Bej Boletinin, nuk e shihnin me sy të mirë këtë gjest të
Sejfedin Beut. Ndoshta kjo ishte arsyeja që ai tashti gjatë ditëve të gushtit,
ose për shkak të patriotizmit ose për shkak që dëshironte t’i rregullonte punët
me prijësit e kryengritjes, kishte shkuar me njerëzit e tij për të luftuar në
kufi me Malin e Zi.
Në vapën
e pasdites Herberti u takua me konsullin rus dhe atë austro-hungarez të cilët u
sollën mirë me vizitorin anglez por jo me njëri tjetrin. Pas dite shkoi te
punëtoria e Nexhip Bej Dragës. Vëllezërit Draga e njoftuan me situatën aktuale
dhe kërkesat e reja që kishin parashtruar shqiptarët para Portës.
Herberti
në darkë ishte te austriakët. Në mes të darkës i erdhi një porosi misterioze.
Kasneci i tha në vesh se Isa Bej Boletini po e priste në një vend të caktuar.
Ky ishte momenti për të cilin Aubrey Herberti kishte pritur me vite. Isa dhe
Herberti kishin komunikuar disa herë me letra e telegrame por nuk ishin takuar
asnjë herë.
Duke e lënë darkën në gjysmë Herberti shkoi te vendi i takimit që ishte një han jashtë qytetit ku po e priste Isa Beu. Momentin e takimit Herbert e përshkruan me sa vijon:
“Isa
Boletini ishte i rrethuar nga disa malësorë shqiptarë të egër dhe të mbështjell
me armë. Pamja e tyre ishte e bukur nën hijen e hënës. Prisja në oborr. Një apo
dy prej tyre erdhën të bisedonin me mua. Pastaj hyra në një dhomë mesatare ku
ishte Isa Boletini, një shqiptar shumë i gjatë, i ndërtuar mirë me sy
gjallërues me fytyrë të bukur e të ashpër dhe i veshur në rroba gege. Njëri nga
djemtë e tij, më i madhi nga nëntë të tjerët, një djalosh shumë i bukur,
qëndroi në dhomë për të përkthyer në italisht por kjo gjë u dëshmua e
panevojshme. Të tjerët i nxori jashtë, përveç njërit, kurse ne u ulëm në një
divan të ulët te dritarja”.
Biseda
filloi me paraqitjen e qëndrimeve politike që kishin shqiptarët. Isa Boletini
nuk i përkrahte xhon turqit. Për momentin, duke u bazuar në rrethanat
ekzistuese, ai ende e dëshironte një Shqipëri nën sulltanin por të mbrojtur nga
vetë shqiptarët për të cilën gjë kërkonte armatim nga Porta. Si strateg
ushtarak që ishte e kishte të qartë se serbët së bashku me malazezët do të
depërtonin në trojet shqiptare nëse mungonte armatimi, organizimi dhe përkrahja
e nga Porta.
Me
kërkesë të Isa Beut, Herberti e shpjegoi arsyen që Londra ende ishte në favor
të ruajtjes së tërësisë territoriale të Perandorisë Otomane. Ai tha se anglezët
më me dëshirë do ta shihnin Portën duke e sunduar Ballkanin se sa
Austro-Hungarinë apo ndonjë fuqi tjetër. Me fjalë tjera, Londra nuk e
dëshironte shkatërrimin e Perandorisë Otomane pasi që një gjë e tillë
shkaktonte çrregullimin e tregut së bashku me gjeostrategjinë britanike.
Në këto
momente u dëgjuan krisma të pushkëve nga jashtë. Pasi që ato nuk kishin të
ndalur, Isa Beu, me një qetësi të ftoftë e tërhoqi perden për të shikuar se
ç’ishte duke ndodhur jashtë nën dritën e hënës. Me një shpejtësi të hatashme
ushtarët e tij i kapën armët dhe dolën në oborr. Fillimisht u krijua përshtypja
se shtëpia ishte rrethuar nga ushtria otomane dhe Isa Beu u bë gati të qante
rrethimin. “Po vij me ty dhe nëse turqit na kapin nuk do të mund të të vrasin
nëse unë jam me ty”. Isa nuk vonoi dhe ia ktheu:” Jo, ti je mysafiri im. Nderi
im nuk e lejon këtë gjë”.
Në këto momente Aubrey Herberti e kuptoi gabimin që bëri me propozimin. Isa Beu, duke qenë i obliguar nga normat e ligjeve tradicionale shqiptare, duhej ofruar mbrojtje mysafirit e jo anasjelltas. Propozimi i Herbertit nuk mund të zbatohej pasi që vendi ku ndodheshin kërkonte zbatim të normave të veçanta juridike që përmbante kanuni vendas. Duke i ndërruar këto fjalë u ndalën krismat e pushkëve. Pa ndonjë vonesë njerëzit e Isa Beut vërtetuan se krismat ishin shkak i një zënke të disa ushtarëve otomanë që ishin të stacionuar aty afër. Biseda vazhdoi deri natën vonë. Të dy palët u pajtuan se për shqiptarët po vinin ditë shumë të vështira. Me kërkesë të Isa Beut, Herberti u zotua se nga parlamenti dhe qeveria britanike do të kërkonte mbrojtje për shqiptarët.
Isa Boletini
dhe anekdotat e Londrës
Pas një viti Isa Beu do të takohej sërish me Abrey Herbertin. Kësaj here në Londër ku Isa Bej Boletini ishte mysafir personal i Herbertit i cili në mënyrë të palodhshme ndihmonte çështjen shqiptare në shtetin e tij. Qëndrimi i Isa Bej Boletinit në Londër u shënua me momente historike. Gjenerali i kryengritësve shqiptarë, siç e quanin ndryshe Isa Boletinin britanikët, la përshtypje të papërshkruara në të gjitha qarqet që u paraqit. Britanikët u mrekulluan me pamjen dhe personalitetin e legjendës shqiptare. Kreshniku me pamjen e tij fizike, brendinë, shpirtin dhe me të gjitha karakteristikat tjera, paraqiste ekzemplarin e shqiptarit fisnik dhe tradicional që kishte kaluar pa u dëmtuar nëpër gjithë ata shekuj.
Gjatë
qëndrimit mysafir në shtëpinë e Herbertëve ndodhte që Isa Beu të mbetej vetëm
me zonjën e shtëpisë, Mary Herbertin. Asnjëri nuk ia dinin gjuhën njëri tjetrit
dhe kjo gjë krijonte situata të anekdotave. Përdorimi i gjesteve shpesh ishte i
komunikim i kotë. Ndodhte që telefoni të cingëronte shpesh në zyrën e Herbertit
në Parlamentin Britanik. Mery e thërriste burrin për përkthim, sqarime e
interpretime. “Kështu më tha Isa Beu. Çka do të thotë kjo?” - pyeste burrin
znj. Herbert. Merrte përgjigje dhe shpesh plasnin të qeshurat.
Zonja Herbert i rrinte gati Isa Beut me kafe. Me dhjetëra herë në ditë ajo hynte e dilte nga salloni grandioz i mysafirëve me takëm bakri të kafes turke. Sa herë që hynte e dilte ajo, Isa Beu ngritej në këmbë për ta nderuar dhe falënderuar zonjën për muhabetin që po ia bënte. Duke e mbajtur qelibarin e sermit në dorë të majtë Isa Beu përkulej para zonjës duke bërë një gjysmë hark me dorën e djathtë e duke e vendosur atë ne krahun e zemrës. Në ato momente edhe zonja Herbert ia kthente respektin. Ajo e lëshonte me kujdes tabakun mbi tavolinë dhe tërhiqej dy hapa dhe pastaj përkulej duke e lëvizur dorën e djathtë gati përtokë, majtas e djathtas, dhe me dorën e majtë gjysmë të ngritur, mu ashtu siç përshëndesin anglezët mbretëreshën e tyre apo anëtarët e familjes mbretërore. Kjo ceremoni e përshëndetjes përsëritej shumë shpesh. Mary Herbert dhe Isa Boletini gati tërë ditën e kalonin duke i bërë temena njëri tjetrit.
Dhe,
momenti i anekdotës së famshme të Isa Boletinit me kobure në Parlament. Kur Sër
Edward Grey (sekretari i jashtëm britanik) po e përcillte Isa Beun nga takimi
që kishin pasur, u ndalën te dera aty ku rojet ia kthyen revolen Isa Beut.
Sipas Edwin Jacques, sekretari britanik duke buzëqeshur i kishte thënë Isa
Beut:” Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, të cilin as
Mahmut Shefqet Pasha nuk ka mund ta ç’armatosi, u ç’armatos në Londër”. Isa
Boletini e kishte shikuar Sër Edward Greyin dhe i kishte thënë:” Jo, jo, as në
Londër nuk ç’armatosem unë”- dhe nga shoka kishte nxjerrë pistoletën rezervë.
Vdekja
sipas ligjit
Kjo
anekdotë shërben për të treguar se shqiptari askund nuk ç’armatoset për së
gjalli. Ky ishte një ligj tjetër të cilin Isa Boletini, si shumë të tjerë, e
respektonte deri në fund. Duhej mbrojtur fjalën e dhënë, mikun, pragun e
shtëpisë, nderin dhe tërë traditën. Në ato kohëra shqiptarët obligoheshin në
çdo hap nga gjithë ato ligje që kishin. “Duhet ba dekën pa u koritun” – u
kishte thënë shpesh Isa Boletini të gjithëve që kishte përreth. Dhe, mu ashtu,
duke respektuar ligjet, vdiq kreshniku legjendar.
Ekziston
një dyshim i bazuar në fakte se ambasada franceze në Cetinë ishte e përfshirë
për të ndihmuar malazezët në organizimin e vrasjes së Isa Boletinit.
Britanikët, duket se i kishin marrë erë kësaj pune të keqe dhe i propozuan
mbrojtje Isa Beut. Francezët ishin të parët që i ofruan ndihmë dhe për këtë
shkak Isa Beu nuk pranoi t’ua kthente shpinën atyre e të shkonte me britanikët
të cilët në fakt ishin miqtë e vetëm që kishte.
Me 23
janar 1916 Isa Boletini ra heroikisht duke luftuar në urën e Podgoricës në
pritën që ia organizuan malazezët. Po atë ditë kapitulloi shteti i tyre para
trupave austro-hungareze. Mali i Zi, në ditën kur po e nënshkruante
kapitullimin, në ditën më të turpshme që mund të imagjinohet, gjeti kohë ta
vriste Isa Boletinin. Për Malin e Zi, shtet ky që po zgjerohej mbi tokat dhe
gjakun e shqiptarëve, Isa Boletini ishte më i rrezikshëm se e tërë Perandoria e
Austro-Hungarisë.
Vdekja e Isa Bej Boletinit simbolikisht shënoi edhe humbjen e gjysmës së territoreve që kishin shqiptarët dhe fundin e luftës që të ktheheshin ato gjatë një shekulli. Isa Boletini ishte njeriu i fundit në të cilin ishin përmbledhur të gjitha karakteristikat e të qenurit luftëtar shqiptar. Për Abrey Herbertin, anglezët dhe për të gjithë ne, Isa Boletini ishte Mohikani i Fundit.
DAUT
DAUTI , (Nga VOAL)
----------------------------
NË NDERIM
TË NJËRIT PREJ THEMELUESVE TË SHTETIT BASHKËKOHOR SHQIPTAR – IMZOT NIKOLLË
KAÇORRIT
Nga Dr.
MUSA AHMETI,
Center for Albanian Studies Budapest
Studimet
monografike për figura të shquara kombëtare dhe fetare të mbështetura në
kërkimetë thelluara profesionale, hulumtime arkivore dhe shfrytëzim të një
literature të bollshme të fushave të ndryshme, e plotësuar edhe me burime
dytësore si memoaret apo rrëfime-intervista të personave të gjallë, kur
shkruhen nga penda të mençura dhe profesionale, domosdoshmërisht përbëjnë një
ngjarje kryesore dhe janë literaturë e pashmangshme për rishikimin dhe
rishkrimin e historisë sonë kombëtare.
Qëmtimi
me kujdes, ballafaqimi kritik me burime relevante, vlerësimi racional dhe
paraqitja logjike me një gjuhë të rrjedhshme e të pastër, e bëjnë monografinë
për imzot Nikollë Kaçorrin një vepër themeltare për burrështetasit shqiptarë që
sot zënë vend në lterin e nderuar të themeleve të shtetit bashkëkohor shqiptar.
Konceptualisht
e përgatitur sipas metodës kronologjike, duke filluar përgjatë fundshekullit
XIX dhe pjesës së parë të shekullit XX, me një përqendrim thelbësor te
personaliteti i imzot Kaçorrit, duke u kthyer në retrospektivë për një historik
të shkurtër të Lurës dhe të tërë krahinës, e cila përgjatë shekujve nxori
figura të shquara, të respektuara dhe kombëtarisht të nderuara, autorët Nikollë
Loka e Angjelin Shtjefni sjellin informacione dhe të dhëna të reja për fisin e
Kaçorrëve të Lurës, për jetën, zakonet, traditën, besën, të cilat ndërlidhen me
mjeshtëri me elemente të tjera të së drejtës zakonore, etnologjisë dhe
etnografisë popullore shqiptare si dhe me segmente të veçanta të përditshmërisë
lurase.
Hulumtimi
për jetën dhe veprën e imzot Nikollë Kaçorrit për autorët Nikollë Loka e
Angjelin Shtjefni, siç vërehet nga vetë studimi i tyre, nuk ka qenë i lehtë dhe
pa sfida e të papritura. Megjithatë, insistimi tyre në përballimin e të gjitha
pengesave bëri që ne të kemi në dorë një monografi të vyer dhe shumë të çmuar,
të sistemuar me pedantëri, të mbushur me të dhëna të reja, të sakta dhe
preçize, të cilat mbështeten në shumë burime dhe në këtë mënyrë njëherë e
përgjithmonë zhdukin mjegullën dhe hamendësimet, datat e gabuara dhe
pasaktësitë e shumta të cilat përcjellin jetën dhe veprën e imzot Kaçorrit deri
me sot.
Shtjellimi
i shtresëzuar i një rrëfimi shkencor sipas modaliteteve bashkëkohore, kritike
të monografive të specializuara, studiuesin e lexuesin i bën që me padurim të
lexojnë faqe pas faqe një jetë të panjohur, por shumë të bujshme që nga
fëmijëria e varfër, gjë pothuajse e zakonshme për pjesën dërrmuese të
shqiptarëve, pastaj shkollimin, studimet e më vonë jetën kishtare që nga
shugurimi dhe përkushtimi për jetën fetare (ku kthimi i tij në atdhe e
vendlindje “festohet sikur të ishte një dasmë”), ngritjen dhe bllokimin në
hierarkinë kishtare dhe pastaj ballafaqimin me patriotin dhe nacionalistin e
përkushtuar për atdhe deri në vdekje. Në fund, si mbyllje një shtesë e
përzgjedhur me dokumente, informacione dhe materiale të ndryshme që janë një
pasqyrë e një dallgëzimi dhe emocioni përfundimtar, si vetë jeta e imzot
Nikollë Kaçorrit, për t’u prehur në qetësinë e amshimit të përjetshëm në
atdheun e dashur – Shqipërinë e tij.
Studimi i
historisë bashkëkohore, veçanërisht i periudhës që i takon edhe imzot Nikollë
Kaçorrit kërkon shumë kujdes, paanshmëri dhe profesionalizëm të lartë, në
njërën anë, ndërsa në anën tjetër ballafaqim të shpeshtë të burimeve të reja me
“tabutë e krijuara për shumë vite” nga emra ta njohur të historisë së popullit
shqiptar me idetë tanimë të vjetëruara dhe të tejkaluara të qasjes së
metodologjisë së vjetër shkencore të personaliteteve dhe ngjarjeve të veçanta.
Strukturalisht
e ndërtuar sipas binomit të paralelizmit qëndror “Fe e Atdhe” pa një dallim ose
favorizim thelbësor religjioz apo patriotik, vepra besnikërisht realizon
qëllimin e autorëve për ta paraqitur këtë binom që shquhet sidomos te
shqiptarët. Laiciteti i të riut Nikollë, ndërthuret me mjeshtëri pa u vënë re
me petkun e priftit don Nikollë, duke mos përjashtuar atë më kryesoren
dashurinë për atdheun, vendlindjen, popullin dhe në asnjë situatë, besimtarët.
I formuar
në rrethet intelektuale arsimore të kohës, me një shkathtësi të veçantë të
përdorimit të gjuhëve të huaja që njihte, prifti i ri as edhe një herë nuk i
shkëput lidhjet dhe interesimin për atdheun që ndodhej nën një shtypje të rëndë
nga një pushtues mizor, në momente shumë të rëndësishme të kthesave të mëdha
historike të mbijetesës dhe të shtetëformimit modern. Nuk ishte fare e lehtë të
veprohej në kushtet e survejimit, ndjekjes e burgosjes, të torturave mizore dhe
sfidave nga më pabesueshmet, megjithatë, burrëria dhe shpirti liridashësh
ngadhnjyen mbi të keqen, duke e bërë tani priftin e pjekur dhe të ngritur në
hierarki kishtare, të nderuar në popull e në bajraqe, të respektuar në kuvende
e takime, imzot Kaçorrin, dëshmitar të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme
të historisë së kohës moderne, shpalljes së pavarësisë së shtetit modern
shqiptar.
Me
origjinë nga një krahinë e varfër, me specifika shumë interesante, me një besë
e burrëri të panjollosur, me një zgjuarsi natyrore, imzot Kaçorri edhe kur
ishte zv/kryeministër (në fakt, në shumë raste e për shumë kohë ushtroi detyrën
e kryeministrit kur Ismail Qemali mungonte, kur ndodhej jasht shtetit) por edhe
më vonë, në përballjen me Esat Pashën dhe hordhitë haxhiqamiliste ai tregoi
mençuri e pjekuri duke marrë vendime të drejta të cilat edhe sot e kësaj dite
janë të padiskutueshme.
Studimi
monografik që kemi në dorë qëndron për shumë arsye më lart se vepra të ngjashme
të botuara deri me sot. Për këtë, merita kryesore është vetë personaliteti të
cilit i kushtohet vepra, por edhe koha në të cilën jetoi dhe rrethanat të cilat
e ndoqën atë. Nuk është rasti i parë që një klerik intelektual shqiptar i
formuar dhe i brumosur me dije nëpër qendrat universitare të Europës, të vërë
në veprim binomin “Fe e Atdhe”. Por, rasti i imzot Kaçorrit është shumë
intersant dhe me specifika tepër të veçanta.
Autorët,
Nikollë Loka e Angjelin Shtjefni kanë prekur dhe trajtuar në rrafshin
horizontal shumë momente të rëndësishme, njëri prej të cilëve është edhe
fenomeni i “laramanizmit ose kriptokatoliçizmit.” Për shkak të rëndësisë që ka
ky fenomen, por edhe për vetë ndërlidhshmërisë funksionale me ngritjen
hierakike kishtare të imzot Nikollë Kaçorrit mendojmë se atij i duhet kushtuar
një vëmendje e posaçme. Autorët pohojnë në studimin e tyre se: “Lura sot
paraqet një rast unikal në Europë. Ajo është e përzier në fe, jo thjeshtë si
krahinë me fshatrat e saj, por edhe brenda të njëjtës strehë familjare. Nuk ka
shtëpi që të mos jetë lidhur në trungun e vet me familje të fesë tjetër.
Kështu, për të krishterët, apo myslimanët personat e fesë tjetër janë vëllai,
nipi, kushëriri, miku dhe, duke qenë të tillë, ata janë pjesë e pandarë e tyre
ku, përballë lidhjes së fortë të gjakut, ndryshimet në besim kalojnë në rend të
dytë“ dhe vazhdojnë më tutje me një fakt tjetër shumë domethënës: “babai i
Nikollë Kaçorrit, Vokrri (…), ndonëse katolik i devotshëm, ishte martuar me
Hane Vladin, një vajzë myslimane nga Lura (…), myslimanët e shtëpisë së Vladit,
edhe ata të përzier në fe, ishin shumë të lidhur me nipat e tyre katolikë, pa
asnjë lloj paragjykimi (…), ndërsa edhe xhaxhai i Nikollës ishte mysliman.” Si
fenomen “Laramanizmi ose Kriptokatoliçizmi” është i njohur dhe daton që në
mesjetën e vonë, përkatësisht që nga koha e fillimeve të pushtimeve osmane.
Në
literaturën historike, fenomeni i “Laramanizmit te shqiptarët” është trajtuar
më se një herë, por pa u thelluar në specifikat, kushtet, arsyet dhe rrethanat
që ndikuan në përhapjen dhe shtrirjen e këtij fenomeni te shqiptarët në
përgjithësi dhe në rastin konkret në Lurë, në veçanti. Është trajtuar në mënyrë
sipërfaqësore nga autorë që janë vetë me origjinë “laramane ose kriptokatolike”
të cilët nuk kanë mundur t’i mënjanojnë paragjykimet, kështuqë punimet e tyre
nuk e kanë trajtuar thellësisht dhe gjithanshmërisht këtë problematikë mjaft të
ndjeshme për shoqërinë tonë.
Duke u
marrë me personalitetin e imzot Nikollë Kaçorrit, autorët Nikollë Loka e
Angjelin Shtjefni i futen me mjeshtri brendisë së këtij problemi duke vënë në
dukje se ky fenomen është shumë i veçantë në Lurë dhe në rrethinat e saj. Në
shtjellimin e tyre profesionalo-shkencor, ata i qasen “laramanizmit ose
kriptokatoliçizmit” përmes vetë figurës qendrore të imzot Kaçorrit kur pohojnë
se “e ëma dhe xhaxhai i Nikollës ishin myslimanë.”
Në studim
ka mbetur disi i pasaktësuar sa duhet shkaku se pse imzot Kaçorri nuk u emërua
ipeshkv?
Në të
vërtetë, jo vetëm në këtë studim monografik, por edhe në shkrime të tjera është
thënë se shkaktar ishte “aktiviteti patriotik ose angazhimet politike”. Një
pohim i tillë nuk është i qendrueshëm, për faktin se Selia e Shenjtë, kishte në
dorë një argument tjetër tepër të rëndësishëm, e që deri me sot nuk është
shkelur apo anashkaluar. Ky argument është: imzot Nikollë Kaçorri ishte
“Laraman ose kriptokatolik” dhe kishte edhe në familjen e ngushtë e të gjerë
myslimanë!
Sipas të
Drejtës Kanonike, si ipeshkv apo në një funksion tjetër më të lartë kishtar
cilidoqoftë ai, nuk mund të emërohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, një
përson që ka origjinë ose të kaluar të tillë. E Drejta Kanonike është shumë e
rreptë dhe një gjë të tillë e sanksionon në mënyrën më rigoroze të mundshme.
E vetmja
mundësi për emërimin e tij si ipeshkv mund të ishte, rasti kur imzot Nikollë
Kaçorri, ipeshkvi ose kryeipeshkvi që e kishin propozuar atë, i janë drejtuar
“Penitencierisë së Shenjtë – Sacra Penitentieria” dhe nëse ky dikaster si njëri
ndër më të rëndësishmit dhe me kompentenca direkte për çështje kërkonte Papës
leje të veçantë, në rastin tonë, që imzot Kaçorri të mund të emërohej me gjithë
këtë ‘njollë’ në biografinë e tij apo të familjes së tij. Me një bulë të
veçantë, Papa jepte miratimin e tij për të proceduar me emërimin, dhe për këtë
njoftohej edhe Kolegji i Kardinalëve. Ne nuk kemi informacione nëse imzot
Kaçorri apo ipeshkv Bardhi i janë drejtuar “Penitencierisë së Shenjtë” për një gjë
të tillë, sepse dokumentet që ruhen në arkivin e “Penitencierisë së Shenjtë” në
kushte tepër të rrepta sigurie dhe pas shumë garancish përkatëse. (Për
informacion mund të themi se njëra nga studiueset e rralla në botë që ka pasur
fatin të bëjë kërkime shkencore në këtë fond, në Arkivin Sekret të Vatikanit,
/Archivio Segreto Vaticano/ është shqiptarja, Prof. Dr. Etleva Lala).
Pra
dëshirojmë të ripërsërisim se shkak për mosemërimin e imzot Kaçorrit si ipeshkv
në Shkup, Shkodër apo Durrës është origjina e tij prej “laramani ose
kriptokatoliku” dhe asgjë tjetër personale, politike apo fetare, etj.
Libri
“Burrështetas shqiptar në Altarin e Atdheut-Imzot Nikollë Kaçorri, një vepër e
kompletuar, sipas të gjitha kritereve shkencore bashkëkohore, shpresojmë se do
të jetë shtysë edhe për studiues të tjerë që do të studiojnë jetën dhe veprën
shumë komplekse dhe tepër interesante të imzot Nikollë Kaçorrit, duke studiuar
edhe më imtësisht veprimtarinë e tij të palodhshme fetare e patriotike, veçmas
këtë të dytën, ku mendojmë se ka ende shumë hapësirë për studime sistematike
dhe të organizuara nga ana e institucioneve të specializuara për këtë çështje,
qoftë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike,
Instituti i Historisë etj. Në fund të fundit, të gjithë ne ia kemi borxh një
gjë të tillë kësaj figure poliedrike, atdhetare, që ta vëmë atë në vendin e
tij, aty ku i takon në lterin e lirisë, si njëri prej themeluesve të shtetit
bashkëkohor shqiptar.
Autorët
Nikollë Loka e Angjelin Shtjefni na ofrojnë në mënyrën më të ndershme dhe
bujare, më profesionale dhe të sinqertë këtë studim të mirëfilltë duke
kontribuar në ndriçimin e figurave madhore kombëtare si dhe duke dhënë ndihmesë
për rishikimin dhe rishkrimin e historisë së popullit shqiptar.
-------------------------------
Injoranca
dinamike
Nga: Lis Bukuroca
Kemi edhe
Universitet Planetar, ku studentët bëhen mësues, juristë, sociologë, psikologë
e inxhinierë të informatikës, jo astronomë. Në Kosovë mund të studiohet edhe në
universitetin, që quhet “Rezonanca”. Dhe pastaj për inat të Universitetit
Planetar, Kosova ka Universitetin Universum dhe Universitetin Victory… Çfarë ka
bërë për Kosovën Hasan Prishtina, çfarë Bill Clinton?
Universiteti
i Prishtinës ripagëzon veten dhe tani e tutje do të quhet Universiteti Hasan
Prishtina. Hasan bej Prishtina pat studiuar në Stamboll drejtësinë dhe shkencat
politike dhe me profesion ishte politikan. Tre herë ka qenë deputet në
Parlamentin turk. Në Shqipëri ka pasur edhe funksione politike. Ka qenë edhe
Kryeministër, nga ky post e dëboi Zogu duke u kërcënuar me luftë qytetare… Qe
vrarë në Selanik në shtëpinë e tij të madhe, ku ishte strehuar pasi e pat
dëbuar Zogu sipas dëshirës serbe. Nuk ka asnjë dyshim se Hasan Prishtina ishte një
atdhetar i madh, por pyetja shtrohet kështu: A nuk kishte kombi shqiptar një
njeri më të ditur, më universal dhe me një peshë më të madhe shkencore,
letrare, humaniste se sa Hasan Prishtina?
Universiteti
me emrin e një njeriu, që nuk ka shkruar asnjë libër, nuk ka bërë asgjë për
shkencën, mund të bëhet vetëm tek ne. “Hasan Prishtina” mund të quhej fakulteti
i juridik, ai i shkencave politike apo i historisë, por kurrë jo Universiteti i
Prishtinës. Ideja paska ardhur nga kryeministri Thaçi. Nuk dihet pse Thaçi ka
kohë të merret me punë që nuk i takojnë. Kjo është simptomë e keqe dhe tregon
se ai ka humbur lidhjen me realitetin dhe merret me pagëzime. Ndoshta kjo është
njëra nga parashenjat, që tregojnë se ai duhet të largohet nga skena politike.
Ka arritur të gjitha qëllimet; nuk ka ambicie dhe mundësi për të shkuar më
larg. Pas majës, nuk ka majë tjetër, por sipas ligjeve të natyrës, ndjehet
efekti i gravitacionit. Nëse vazhdon kështu, nuk është çudi nëse shihet i
fotografuar me pionierë, siç bën Berisha në Shqipëri dhe nuk është çudi, nëse
recitohet poezia: “Shoku Thaçi ne të betohemi…”
Profesorët
e Universitetit të Prishtinë kanë aprovuar apo duhet ta aprovojnë mendimin
sepse vjen nga lart. Edhe Berisha shkon nëpër shkolla si Enveri dhe merret me
agjitacion dhe propagandë. Thaçi i imponon universitetit një emër, që i pëlqen
atij. Kontributi i Hasan Prishtinës është modest, kemi edhe më të merituar se
ai. Pse Thaçi detyroi alamet profesorët të pranojnë ta quajnë universitetin jo
me një emër dijetari, siç bëhet në botën qytetëruar, por me një emër
politikani, siç bëhet tek shtetet primitive?
Ndoshta
për ta kënaqur Berishën, sepse Hasan Prishtina quhej Berisha në fillim? Ndoshta
për t’ i pëlqyer Erdoanit, sepse ai ishte deputet i parlamentit turk? Për t’ i
pëlqyer Greqisë pse atje kishte blerë shtëpi të madhe beu dhe qe vrarë atje?
Ndoshta njëra prej arsyeve të lartpërmendura, ndoshta të gjitha së bashku, por
një gjë mund të thuhet me siguri: Hasan Prishtina vështirë se do të kishte
pranuar të quhej universiteti me emrin e tij. Patriot i madh që ishte, do t’ i
kishte numëruar dhjetëra shqiptarë tjerë më të merituar se vetja. Madje,
ndoshta do të kishte propozuar Bill Clinton-in, sikur t’ a kishte pasur këtë
mundësi. Apo Madlein Albright. Është tallje me Hasan Prishtinën, është tallje
me universitetin, siç është tallje një shkollë fillore të pagëzohet me emrin e
një njeriu analfabet. (Në Gjermani nuk shihen emra të luftëtarëve, as si emra
të rrugëve, por të poetëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, industrialistëve, të
njerëzve nga arti dhe kultura në përgjithësi…)
Më mirë
të kishte mbetur Universiteti i Prishtinës apo i Kosovës, se sa të quhej i
Hasan Prishtinës. Nëse është dashur të zgjidhet një personalitet me kontribut
kombëtar, ka pasur shumë të tjerë që rreshtohen para tij. Të studiosh në
Universitetin e Kosovës të jep një ndjenjë të një vlere më të madhe se sa në
Universitetin “Hasan Prishtina”. Pastaj, para se të zgjidhej ky emër, është
dashur të shqyrtohej seriozisht a duhej të pagëzohej universiteti i Prishtinës
me Universiteti Bill Clinton. Pa këtë hero, sot nuk do të kishim as
universitet, e as mundësi për ta quajtur “Hasan Prishtina”. Të studiosh në
“Universitetin Hasan Prishtina” apo në “Universitetin Bill Clinton” krijon
përshtypje dhe krenari të diferencuar. Çfarë ka bërë për Kosovën Hasan
Prishtina, çfarë Bill Clinton?
Sharlatanizmi
shqiptar nuk përfundon këtu. As debiliteti, jo! Studenti Shqiptar mund ta
mbarojë fakultetin tek patrioti, politikani, Hasan Prishtina, por edhe tek
“Haxhi Zeka” në universitetin e Pejës. Pastaj flitet se ka ikur truri. Emrat e
universiteteve tregojnë se vërtet Kosova dhe Shqipëria vuajnë për tru dhe kanë
mbetur pa të, mu aty ku truri është i domosdoshëm. Duket se profesorët e
vërtetë, ata që dikur dominonin skenën universitare, kanë ikur në pension ose
në Perëndim dhe tani kemi profesorë me doktoratura të blera dhe përveç
“aminit”, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Në fakt, ata emra është dashur të
pengohen nga profesorët e universitetit, por siç duket, edhe ata kanë probleme,
sepse shumë tituj të doktoraturave janë thjesht plagjiate dhe sikur të kishim
një ministër të Arsimit si duhet, të gjithë që kanë doktoruar pas vitit 1990,
do të detyroheshin t’ i publikojnë punimet e doktoraturës në internet dhe
kështu të shihet, kush janë ata prof dr., që nuk dinë t’ i ndërtojnë dy fjali
si duhet, por janë profesorë!
Fantazia
kreative vazhdon: Një student i ri shqiptar mund të studiojë në “Universitetin
UFO”. Nëse ai shfaqet në Perëndim me një diplomë të këtij universiteti,
njerëzit do të mendonin se po tallet apo se paska mbaruar një fakultet, që
merret me studimin e objekteve të paidentifikuar, që mund të vijnë nga
galaktikat tjera. Ata nuk mund ta marrin me mend se një Universitet quhet
“UFO”, qoftë edhe si shkurtesë nga tre fjalë latine.
Në gazep
intelektual do të zhytet njeriu në Perëndim edhe nëse prezanton një diplomë nga
Universiteti Vitrina. Një bashkëbisedues mund të mendojë se jeni ekspert për
vitrinat e dyqaneve, ku prezantohen disa mallra, apo se jeni specialist për
ndërtimin e dollapëve të xhamit për muze apo për ekspozita, por askush nuk
beson se tek “Universiteti Vitrina”, ke mbaruar shkencat politike, fakultetin
juridik etj. Këtu nuk përfundon injoranca: Injoranca jonë është dinamike, ajo
vlon dhe derdhet në të gjitha anët. Ajo ecën para si rrëke dhe nuk ndalet:
Studenti tek ne mund të studiojë dhe tek “Universiteti Kristal”. “Kristali”
është “kokrrizë e disa lëndëve të ngurta natyrore, që është shumëfaqëshe dhe
zakonisht e tejdukshme”. “Kristali” është edhe “lloj qelqi i përpunuar me plumb
dhe me silikat potasi, që është më i tejdukshëm…”, por në shqip ka edhe këtë
kuptim “shumë i pastër, shumë i kthjellët, fare i kulluar; shumë i
shndritshëm…”. Nëse tregohet jashtë ajo diplomë, ku shkruan “Universiteti
Kristal”, sigurisht nuk do të mendojnë se ky universitet është i ndershëm dhe i
kulluar si kristali (edhe pse u mor vesh se i ka shitur diplomë djalit të
Umberto Bossit), por do të mendojnë se studentët kanë mësuar të presin xhama
apo të prodhojnë kristale shumëfaqëshe për t’ i shitur. Tallje do t’ ishte,
mirëpo, të thuhet se në këtë universitet me emrin “Kristal” u bëra ekonomistë
apo mjek etj.
Kemi edhe
Universitet Planetar, ku studentët bëhen mësues, jurist, sociolog, psikologë e
inxhinier të informatikës. Në Kosovë mund të studiohet edhe në universitetin,
që quhet “Rezonanca.” Dhe pastaj për inat të Universitetit Planetar,Kosova ka
Universitetin Universum dhe Universitetin Victory. Këta emra të këtyre
universiteteve, nuk flasin vetëm për fantazinë shqiptare, por për derexhenë,
sëmundjen kronike të sharlatanizmit, në të cilën gjendet niveli intelektual
shqiptar sot. Emrat kanë prapavijë dhe kanë pasur qëllim të joshin dhe tubojnë
sa më shumë studentë, të godasin qysh me emër, të shitojnë, por ai që ka
propozuar të quhen universitete ashtu dhe ata që kanë pranuar, nuk mund të jenë
profesorë, as intelektual të mirëfilltë, por batakçinj, sepse qëllimi tyre ka
qenë të mashtrohen njerëzit me emër të universitetit. Madje, për t’u kompletuar
bota tragji-komike shqiptare, disa prej këtyre universiteteve, kanë vetëm nga
një fakultet dhe quhen universitet!
Nuk dihet
si ndjehen ata profesorë që punojnë në këto universitete me emra fantazie,
metafora dhe emra që krijojnë asociacione dhe sugjestionojnë. Zakonisht
devijime të tilla kritikonte Rexhep Qosja, por qyshkur Thaçi investoi 200.000
Euro për ta botuar kompletin e librave të tij, Qosja qepi gojën.
Bakshish-mentaliteti ka rrezatim magjik tek ne dhe ai nuk do të kritikojë kurrë
qeveritë e Thaçit, i cili nuk e meriton të votohet më. Për të mirën e tij dhe
për të mirën e Kosovës; me këtë propozim ai ka treguar se vuan nga mania e
mendjemadhësisë dhe po tregon simptomat e para të despotizmit. Nëse rivotohet
Thaçi, atëherë do të bëhet despot dhe i pakundërshtueshëm, i pashkulshëm dhe i
paevitueshëm si Berisha. Ndoshta edhe nuk ka faj, sepse njeriu mund të prishet
edhe nga shumë lavdëresa dhe vështirë të mbetet në tokë…Sidoqoftë, nëse
aprovohet propozimi i tij, Qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë emrin. Kosovës
i duhet një Qeveri dhe Kryeministër, që dinë të krijojë vende të punës. Të
marrë kontakt me investitorë dhe nisë kthimin e shqiptarëve në atdhe, jo një
qeveri si e Berishës, që eksitohet kur plotëson kushtet për ta lehtësuar emigrimin…
-------------------------------------------
KATËR
VJET TË TJERA - PUNËT E PAKRYERA TË OBAMËS
Nga: HEATHER MAHER
Presidenti amerikan Barack Obama iu kërkoi amerikanëve gjatë fushatës zgjedhore një mandat tjetër, siç tha për të “përfunduar e atë që kemi filluar” në vitin 2008.
“Kemi shkuar shumë larg për t’u kthyer prapa tash. Ne kemi shumë punë për të zbatuar reformën e kujdesit shëndetësor. Ne kemi shumë punë për të krijuar vende të mira pune. Ne kemi për të punësuar shumë mësues. Kemi për të ndërtuar shumë shkolla. Ekziston shumë energji për t’u gjeneruar në vend. Ka edhe shumë trupa që duhet të kthehen në vend... Kjo është arsyeja pse jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Obama.
Në mbrëmjen e kaluar, ai fitoi mandatin e dytë sipas parashikimeve të rrjeteve televizive. Sot, fillon puna e tij.
Nuk është çudi, që agjenda e brendshme e Obamës për katër vjetët e ardhshëm nuk do të duket shumë më ndryshe nga agjenda në mandatin e tij të parë.
Ekonomia tani mund të shkojë ngadalë drejt përmirësimit, në vend të përkeqësimit, dhe numër më i madh i amerikanëve janë duke gjetur punë. Por, çështjet ekonomike do të mbeten shqetësimi më urgjent i presidentit të SHBA-së.
Obama i tha së fundi rrjetit kabllor të lajmeve, MSNBC se nëse rizgjidhet, prioriteti i tij i parë i tij do të jetë shtyrja e miratimit të një plani për reduktimin e borxhit, për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rritur taksat për amerikanët më të pasur.
Obama ka paraqitur iniciativat për rritjen ekonomike, përmes rritjes së prodhimit dhe energjisë, duke investuar në infrastrukturë, dhe duke inkurajuar bizneset, që të punësojnë më shumë punëtorë.
Por, disa punë kanë mbetur të papërfunduar gjatë mandatit të tij të parë e të cilat kërkojnë vëmendje.
Administrata e tij ka ende punë për ta zbatuar planin e reformës bankare, dhe mbetet ende shumë punë për legjislacionin e reformës shëndetësore, të njohur ndryshe si “Obamacare”, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi, duke filluar nga viti 2014.
Vëzhguesit presin që Obama të merret edhe me reformën e imigracionit. Disa ditë para zgjedhjeve, Obama i tha një gazetari:
“A duhet ta fitojë një mandat të dytë... Një arsye e madhe është se kandidati republikan dhe Partia Republikane e kanë tjetërsuar në mënyrë të shpejtë grupin demografik që po rritet më së shpejti në vend - komunitetin latin”.
Judd Legum, kryeredaktor i ThinkProgress, një uebfaqe lajmesh liberale, thotë se Obama gjithashtu ka gjasa që t’i kthehet çështjes së ndryshimeve klimatike, për të cilën nuk u bë asgjë në mandatin e tij të parë, kryesisht për shkak të shqetësimeve se rregullimi do të përkeqësonte ekonominë edhe ashtu në gjendje të keqe.
“Unë mendoj se moti ekstrem që patëm në Shtetet e Bashkuara në veçanti, uragani Sandy, që sapo goditi Bregun Lindor - do të tërheqë vëmendjen sërish ndaj ndryshimeve klimatike dhe unë mendoj se ka shpresa se Obama do të ndërmarrë disa prej këtyre iniciativave”, u shpreh Legum.
Agjenda e politikës së jashtme në mandatin e dytë të presidentit, duket se në masë të madhe do të ndërtohet, mbi bazë të asaj që është bërë deri tash. Lufta në Afganistan duhet të pushojë deri në vitin 2014, parashikimet se sanksionet e ashpra ndaj Iranit do të japin fryte, dhe përfshirja e fundit e SHBA-së edhe ushtarakisht edhe ekonomikisht në rajonin e Azi-Paqësorit.
Republikanët kanë tërhequr vërejtjen para zgjedhjeve se një mandat i dytë për Obamën, që tashmë është i çliruar nga presioni i rizgjedhjes, do ta trimërojë atë që ta ndjekë agjendën personale të tij.
Christopher Preble, nënkryetar për studimet e mbrojtjes dhe të politikës së jashtme në Institutin CATO, thotë se ky është një supozim i gabuar.
Presidentët në mandatin e tyre të dytë, kujdesen për trashëgiminë e tyre, thotë ai, dhe duan të lënë detyrën si figura popullore. Dhe përtej kësaj, ekzistojnë gjithmonë pasojat politike për partinë politike të presidentit:
“Nëse një president duhet të bëjë diçka në politikën e jashtme, që është tepër ndryshe, nga ajo që dëshiron publiku, ai rrezikon ta dëmtojë rëndë partinë e tij, dhe mendoj se ata kujdesen për këtë gjë. Ne në fakt e pamë deri në një masë të caktuar këtë në mandatin e dytë të Bushit, kur Presidenti Bush u përpoq të bëjë disa ndryshime në politikën e jashtme, por në çështjen kritike të Irakut – kundër së cilës ishte kthyer me vendosmëri publiku në vitin 2005-2006, vendimi i tij për të zgjeruar luftën në kundërshtim me ndjenjat e publikut, mendoj se e dëmtoi Partinë Republikane në vitin 2006 dhe 2008”, u shpreh Preble.
Në çështje të mëdha, Preble thotë se pret që Obama të vazhdojë politikat e njëjta që i ka ndjekur në katër vjetët e fundit.
Ai thekson se nga pikëpamja e Shtëpisë së Bardhë, sanksionet ndaj Iranit janë duke dhënë efektin e tyre, ato kanë gjymtuar sektorin bankar të vendit, kanë dëmtuar industrinë e naftës, dhe e kanë pllakosur monedhën e vendit.
“Të gjitha këto gjëra do të marrin ca kohë, por ato duket se do të kenë efekt, së paku në gjendjen e ekonomisë iraniane. Kështu që unë mendoj se ai ka të ngjarë të vazhdojë këtë rrugë edhe për një kohë të gjatë”, u shpreh Preble.
Preble nuk pajtohet me spekulimet në disa qarqe se në mandatin e dytë Obama do të ndjehet më i lirë për të ndërmarrë një linjë të ashpër ndaj Izraelit dhe t’i bëjë presion shtetit hebraik për të bërë koncesione në çështjen izraelito-palestineze. Në fakt, ai nuk e sheh këtë çështje si një prioritet për Obamën:
“Sa herë që Shtetet e Bashkuara bëjnë presion ndaj qeverisë izraelite për të ndaluar zgjerimin e vendbanimeve në territoret palestineze, kanë dështuar. Unë sinqerisht do të befasohesha, nëse ai investon një pjesë të kapitalit politik atje, duke marrë parasysh të gjitha çështjet e tjera në tryezë”, u shpreh Preble.
Në çështjen e Sirisë, ku lufta e përgjakshme mes qeverisë dhe luftëtarëve kundër regjimit po stërzgjatet, Obama ka marrë një qasje kryesisht të butë, përveç se po ndihmon në organizimin e fraksioneve kryengritëse dhe kryeson thirrjet ndërkombëtare që presidenti Bashar al-Asad të japë dorëheqje.
Preble thotë nuk ka gjasa që të ndryshojë kjo rrugë, duke marrë parasysh se opinioni publik amerikan është kundër një operacioni tjetër ushtarak të SHBA-së.
Rivendosja e raporteve me Moskën, që u kumtua shumë në fillim të mandati të tij, ka çuar në bashkëpunimin mbi çështjet, si Iranin dhe Afganistanin, por presidenti Vladimir Putin tani është në pushtet dhe po tregon atë që shumë e shohin si përbuzje të hapur për Shtetet e Bashkuara.
Preble tha se ai ndjen se Obama “nuk ka krijuar një lidhje të vërtetë me presidentin Putin", por ai nuk parashikon ndryshime të mëdha në marrëdhëniet SHBA-Rusi, dhe në fakt nuk e përjashton bashkëpunimin rus për Sirinë, dhe madje edhe për Kinën.
Dhe së fundi, mbi Kinën: Obama ka folur ashpër gjatë fushatës rreth politikave tregtare të Pekinit - duke i quajtur ato të padrejta dhe madje edhe të paligjshme - dhe u zotua se do të ndërmarrë masa. Ai tashmë ka mbikëqyrur ndryshimet në Departamentin e Mbrojtjes që do ta rrisin praninë suhtarake në rajonin e Azi-Paqësorit dhe do të shërbejë si një kundërpeshë ndaj ambicieve ushtarake të Kinës në atë pjesë të botës.
Preble thotë se në rajonin e Azi-Paqësorit, ai pret që Obama të forcojë lidhjet e SHBA-së me aleatët tradicionale si Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë, por edhe për të arritur deri te vendet që kanë treguar interes në lidhjet më të ngushta me SHBA-në, si Vietnami, Indonezia dhe Filipinet.
- Noli i
shkruan Ismail Qemalit: Jam në shërbimin tend
Nga: Nasho Jorgaqi
Nasho
Jorgaqi, shkrimtar e studiues rrëfen letërkëmbimin e rrallë mes burrave të
shquar të kombit
- Pak muzikë
dhome, dalë nga një piano akustike dhe atmosfera do të ndryshonte krejt.
Tingujt e magjishëm do të pushtonin apartamentin luksoz të ministrit fuqiplotë,
e për më tej sallën e madhe ku meshkujt që përfaqësonin shtete me peshë, pritej
të merrnin vendime të pakthyeshme. Ai do të luante veç ca nota mbi tastierë,
por llogaria nuk do t’i gabonte asnjë cent. “Intriga” e thurur mjeshtërisht do
të shkonte deri në zemër të demonit dhe në fund të simfonisë një “sir” anglez
do të kishte dëshirë të mësonte dhe dy fjalë shqip… …Ata u nisën veç e veç nga
diaspora e largët tej Atlantikut, njëri përfaqësonte bashkësinë e shqiptarëve
të Amerikës, tjetri kishte marrë përkrahjen e pakursyer të kishës ku bënte
pjesë prej vitesh. Qëllimi ishte një dhe i vetëm, të ndihmonin lëvizjen për
pavarësi. Në Vlorë 40 burra përfaqësues të të gjitha krahinave sapo kishin
firmuar për ndarjen përfundimtare nga Perandoria Osmane, ndërsa njëri prej tyre
kishte ngritur dhe flamurin kuq e zi. E megjithëse lajmi ishte dhënë nga të
gjitha agjencitë, asgjë s’merrte fund këtu. Lufta sapo kishte nisur. Ajo
diplomatike ishte edhe më e ashpër se fronti në kufi. Prania e Fan Nolit dhe
Faik Konicës në Londrën politike herë herë do të merrte më shumë peshë se vetë
delegacioni i ardhur nga Vlora, i cili në fakt nuk njihej zyrtarisht nga
ambasadorët e Evropës tendencioze. Nasho Jorgaqi, shkrimtar e studiues i
njohur, në këtë intervistë për lexuesit e “Shekullit” rrëfen letërkëmbimin e
rrallë të Fan Nolit me Ismail Qemalin, pikërisht në ditët kur po merreshin
vendimet e mëdha në metropolin politik të Europës, të njihej Shqipëria si shtet
i pavarur apo tokat e saj të ndaheshin mes fqinjëve inatçor.
Ç’përfaqësojnë
figurat e Ismail Qemalit dhe Fan Nolit në luftën për pavarësi?
Padyshim
që Ismail Qemali dhe Fan Noli janë dy personalitete të shquara të historisë
sonë kombëtare. Ata i takojnë dy brezave të ndryshëm. Ismail Qemali i përket
brezit të parë të Rilindjes, ata që përgatitën lëvizjen kombëtare ndërsa Fan
Noli i takon brezit të fundit të Rilindjes me të cilët u kurorëzuan përpjekjet
për shpalljen e pavarësisë. Me sa di unë ata nuk janë takuar asnjëherë.
Komunikimi i tyre ka qenë gjithnjë në distancë, dhe kjo për hir të së vërtetës
ka ndodhur vetëm një herë, dhe pikërisht në kohën e shpalljes së pavarësisë.
Cilat
ishin rrethanat konkrete?
Ky
komunikim ndodhi në fund të nëntorit dhe gjatë dhjetorit 1912. Dihet se viti
1912 për Shqipërinë, dhe natyrisht për Ismail Qemalin dhe për Fan Nolin, ka
qenë i ngarkuar me ngjarje të shumta, të vështira dhe përcaktuese për të
ardhmen. Në këtë vit u zhvilluan kryengritjet shqiptare kuvende historike,
lufta ballkanike, u themelua Federata e parë shqiptare Vatra etj. Këto janë
rrethanat që sollën njohjet dhe kontaktet në distancë mes Ismail Qemalit dhe
Fan Nolit. Ata të dy jetonin dhe punonin në dy kontinente të largëta me
njëri-tjetrin. Duke pasur në qendër të veprimtarisë së tyre, mbi të gjitha
kauzën e lirisë dhe të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e Amerikës dhe
liderët e tyre, pra Noli dhe Konica, nuk e mendonin se liria e saj do të ishte
aq afër. Por ja që ngjarjet falë mençurisë, urtësisë, largpamësisë dhe përvojës
diplomatike të Ismail Qemalit precipituan shpejt. Fakti është që në vjeshtën e
vitit 1912, Vatra vendosi të dërgojë një delegatë në Europë. Dhe me këtë detyrë
nuk ngarkoi Nolin, por Konicën. Noli atëherë zgjodhi një rrugë tjetër për të
shkuar edhe ai në Europë. Iu drejtua kishës dhe ata e përkrahën duke e
mbështetur materialisht, për të shkuar në Londër, metropolin e politikës
botërore të kohës. Kështu Noli u nis më 27 nëntor me një nga vaporët
transatlantikë të kohës, pa e ditur se çfarë po ndodhte në atdheun e tij. Pra,
ngjarja e madhe e pavarësisë e zu në rrugë e sipër, dhe vetëm kur zbriti në
Londër e lexoi në gazetën “Daily Telegraph”, atëherë mori vesh nga
korrespondenca që botonte ajo “mbi ceremoninë e proklamimit të indipendencës”,
se ishte shpallur në Vlorë pavarësia e Shqipërisë.
Si do të
vepronte Noli pasi mori vesh këtë lajm?
Ky lajm e
emocionoi aq shumë, sa që siç thotë dhe vetë “derdhi lot gëzimi”. Dhe
menjëherë, pa asnjë mëdyshje i nisi një telegram urimi Ismail Qemalit,
kryetarit të qeverisë së përkohshme me fjalët: “Ju përgëzoj për veprimin tuaj
patriotik. Rroftë Shqipëria! Rroftë kabineti i ri!”. Në këto ditë vendimtare
ishte Noli i pari që kishte arritur nga diaspora në qendrën e diplomacisë
botërore. Faik Konica akoma nuk kishte ardhur. Kjo do të ndodhte në dhjetor kur
do të vinte te delegacioni zyrtar i qeverisë së Vlorës. Noli i vetëm, por i
vendosur, pa pritur urdhra filloi nga puna. Merr nisma të guximshme dhe hidhet
në veprime konkrete. Gjëja e parë që bën, shkon nëpër ambasadat e huaja që
ndodheshin në Londër. Në fillim në ambasadat e fuqive mike të Shqipërisë,
pastaj në ato të fuqive kundërshtare ku do të shpjegojë se “Shqipëria e lirë
është nevojë absolute për një paqe në Ballkan”. Jo vetëm kaq, por Noli guxon të
shkojë në Foreign Office, ku u prit nga zoti Norman, funksionari i lartë i saj,
të cilit i kërkoi ndihmën angleze për kauzën e atdheut të tij. Dhe merr
premtimin se do t’i raportohej ky takim ministrit të punëve të jashtme,
Sir.Grey-it. Ndërkaq, Noli, lidhet me qarqet gazetareske të kryeqytetit ku për
hir të së vërtetës i hapen dyert e redaksive dhe pritet krahëhapur. Ai krijoi
përshtypjen se anglezët përgjithësisht “nuk i duan serbët e grekët, dhe se
simpatia e tyre është nga ana e shqiptarëve”, pasi ata janë raca “e hijshme dhe
fisnike”. Frekuenton klubin Royal Sociates Club, ku mblidhen gazetarët. Gjen mirëkuptim dhe
mundësi bashkëpunimi me gazetat e njohura “The Daily Graphic”, “Evening News”,
“Times” dhe “Catolic Word”, etj. Është shumë interesant që Noli brenda një kohe
të shkurtër miqësohet me gazetarët e njohur për frymën e tyre evropiane, si
L.Wolf dhe Z.H.C.VVoods, të cilët i quan kampionët e çështjes shqiptare në
fushën e gazetarisë londineze, dhe kjo, për artikujt e tyre shqiptaro-file të
cilët hedhin dritë mbi të vërtetën shqiptare në mjegullën e shpifjeve dhe të
demagogjisë që lëshonin në qarkullim armiqtë e Shqipërisë. Nga ana tjetër, Noli
duke qenë gazetar me përvojë, shfrytëzon çdo mundësi dhe shkruan e boton
artikuj në organe të ndryshme. Kështu do të botonte në “The Daily Telegraph”
artikullin: “Dëshirat e Shqipërisë dhe pse?”, në të cilën i jep opinionit të
huaj një tablo të qartë të gjendjes të vendit të tij dhe të drejtën e
shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Ai mbështet Ismail Qemalin, politikën
paqësore të sapo shpallur prej tij duke iu kundërvënë synimeve dhe përpjekjeve
antishqiptare të shteteve ballkanike. Ai thotë që “Shqiptarët jo vetëm nuk janë
indianët e bardhë të Europës, pa ndjenja kombëtare e aftësi qeveri-formuese”,
por duke iu drejtuar shkencëtarëve europianë pohon se ata janë raca më e mirë e
Ballkanit. Veç të tjerash, ai sjell dhe vargjet lavdëruese të Bajronit për
shqiptarët. Përveç artikujve, ai harton dhe dy memorandume drejtuar ministrisë
së jashtme të Britanisë, apo një tjetër që ia çon Komitetit Ballkanik të
Londrës.
Me sa di
unë, Noli ka qëndruar atje afro tre muaj?
Po, është
e vërtetë. Noli do të ishte dëshmitar, por edhe pjesëtar i asaj çete të vogël
shqiptarësh që luftonin ato ditë në qiellin e vrenjtur të Londrës për kauzën e
atdheut. Ai për gjithë veprimtarinë e tij, vë në dijeni Vatrën dhe Komisionin
Kishtar dhe i i njofton se do ta zgjasë qëndrimin, pasi kanë arritur delegatët
e qeverisë provizore të Shqipërisë, dhe me porosi të Ismail Qemalit i kanë
kërkuar të qëndrojë si këshilltar i tyre derisa të përcaktohen kufijtë e
shtetit shqiptar. Në ditët që vijnë, Noli bashkëpunon për krijimin e komitetit
shqiptarofil “Albania Comitet”, me kryetar diplomatin Orbi Herbert, një
shqiptaro-fil dhe anëtar Edith Durham, Fan Noli, Faik Konica etj. Ky forum
joqeveritar, nisi të punojë dhe lobojë për të qartësuar dhe sensibilizuar
opinionin britanik lidhur me çështjen shqiptare e për të nxjerrë në dritë
mizoritë greke e serbe. Sipas kujtimeve të O.Herbertit, delegatët shqiptarë që
kishin ardhur në Angli, kishin lënë përshtypje të shkëlqyera. Qendra e tyre
ishte bërë restoranti i shqiptarit Ton Preka, të cilin e frekuentonin Noli me
shokët e tij.
Më 17
dhjetor 1912, u çel në Londër Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha.
Çështjet që ajo do të shqyrtonte ishin jetike sepse aty do të shqyrtohej njohja
juridike e paravësisë dhe kufijtë etnikë të Shqipërisë. Merret me mend gjendja
shpirtërore e Nolit. Por ai s’është më vetëm. Në Londër ka ardhur dhe Faik
Konica dhe delegacioni i qeverisë së Vlorës, ndonëse pjesëmarrja e tij nuk
është zyrtare.
Dy
kërkesat që mbetën pa përgjigje
Gjatë
intervistës së tij Nasho Jorgaqi thotë
se ka një dokument që flet për lidhjen e Nolit me Ismail Qemalin: Noli i shkroi
nga Londra Ismail Qemalit një letër të gjatë duke iu drejtuar me fjalët: “Fort
i nderçëm zot president i guvernës provizore të Shqipërisë”, ku i raporton për
“përpjekjet e mia në metropojën e Inglisë”. Kështu ai i tregon për kontaktet që
ka marrë me ambasadorët, për takimet në ministrinë e jashtme. E vë në dijeni
për bashkëpunimin me shtypin londinez, etj. Noli i shprehet se është i gëzuar
dhe i sigurt që përshtypjet e tij nga këto vizita qenë më të mira nga sa i
priste. “Kudo që vajta, i gjeta dyert e hapura, ndonëse s’jam veç një delegat i
ca punëtorëve të Amerikës”. I tregon se zoti Norman në Ministrinë e Punëve të
Jashtme, “më priti e më përcolli me një fisnikëri e një buzëqeshje e cila më
theshte: Më ndje që s’mund t’u thomë gjë prej gjëje të saktë. Por, mos kij
frikë. Jemi miq të Shqipërisë dhe do përpiqemi ta çlirojmë”. Nga ana tjetër i
raportonte se çka bërë e ka dëgjuar në zyrat e gazetave. Ai e njofton se “The
Daily Telegraph” botoi një shkrim të gjatë për shpalljen e pavarësisë. Noli i
shpreh besimin se: “Kabineti juaj do të ketë biseduar për nevojën e një
delegati zyrtar të guvernës provizore të Shqipërisë në Londër”. Ai shpreson se
është nisur “në mos është nisur, niseni menjëherë dhe më telegrafisni të dalë
ta presë”. Është interesant se në letër Noli aludon se mos caktojnë atë
delegat, kur shkruan: “Në mos keni njeri për të dërguar, ç’pres veç të më
urdhëroni dhe do ta kem për nder dhe do t’ua di për mirë që t’i shërbej vendit
tim në një luftë për jetë dhe vdekje. Në është nevoja, të duhem në Shqipëri, u
lutem shumë, epmëni zë që të nisem menjëherë. Do të pres derisa të më urdhërojë
guverna e atdheut seç udhë të marrë”. Ai e mbyll letrën me fjalët: “Duke
përgëzuar nxehtësisht nderin tuaj dhe të gjithë zotërinjve të kabinetit të parë
të Shqipërisë, veprën tuaj patriotike dhe historike, të shkëlqyer, thërras:
Rroftë Shqipëria! Rroftë Kabineti i saj i Parë! Dhe mbetem shërbëtori juaj! Fan
S.Noli.
Noli
zbarkon në Vlorë, asnjë pritje zyrtare
Për fat
të keq, dëshira e Nolit për të qenë delegat zyrtar i qeverisë së Vlorës në
Londër nuk u realizua. Studjuesi Nasho Jorgaqi thotë se, duke marrë parasysh
rrethanat e vështira të kohës, ky qëndrim mund të përligjet. Por duket se
qeveria e Vlorës e ka thelluar edhe më tej hendekun me të, duke mos i bërë
asnjë ftesë edhe pse Fan Noli punoi fort për ta bërë të njohur këtë qeveri në
qarqet e politikës evropiane. Duke sqaruar këtë çast delikat, studiuesi i
njohur Nasho Jorgaqi thotë: “Ky është një moment tjetër që ka histori më vete.
Pavarësisht se nuk mori asnjë ftesë, Noli i njohur për kurajën, niset vetë.
Arrin në Vlorë në 20 korrik 1913. Asnjë person zyrtar nuk del ta presë.
Megjithatë, Noli, përjetoi emocione të mëdha. Në moshën 31-vjeçare shkel për
herë të parë në tokën e të parëve. Pavarësisht se ç’ndodhi, Noli për të
qetësuar shokët e Amerikës do t’u shkruante këto fjalë: “Sa për në Shqipëri, u
shiguroj se punërat venë shumë mirë. Po të ndodhesh në Vlorë do të çuditesh me
pritjet e mëdha që më bënë myslimanët dhe të krishterët. Telegrafe mora nga të
katër anët e Shqipërisë. Dijeni se pritja e madhe që më bënë më dha guxim të
fortë, por mos harroni, se nderin që më bëjnë mua, nuk është i imi, por i të
gjithë shqiptarëve të Amerikës”. Qëndrimi i Nolit në vitet e mëvonshme ndaj
Ismail Qemalit padyshim do të jetë vlerësues. Me gjithë përplasjet e dallgëve
politike në marrëdhëniet e tyre, në jetën e tij politike dhe veprimtarinë
kishtare, Ismail Qemali do të ishte për të një figurë e nderuar, babai i
pavarësisë. Kështu shpjegohet që në çdo vit ai do të mbante meshë kushtuar 28
nëntorit duke i bërë homazhe jetës dhe veprës patriotike të Ismail Qemalit. Në
vitin 1958, ai madje do të botonte librin e 50-vjetorit të Kishës Autoqefale,
të cilin ia dedikon pionierëve dhe shokëve të rilindjes kombëtare shqiptare
duke vënë në krye emrin e Ismail Bej Qemal Vlorës.
Letërkëmbimi
në shtyp
Mes të
tjerash njihet dhe si biografi i një prej kolosëve të mendimit intelektual
shqiptar. Në librin “Jeta e Fan Nolit” Nasho Jorgaqi thotë se është përpjekur
ta vendosë figurën e tij në rrethana konkrete social-historike, të japë epokën
dhe ta interpretojë me objektivitet shkencor. Gjatë punës së tij studimore
Nasho Jorgaqi ka hasur në një dokumentacion të gjerë ku letërkëmbimin e Fan
Nolit po bëhet gati ta nxjerri së shpejti nga shtypi. Nasho Jorgaqi është
shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues, ndërkohë që mban titullin
“Mjeshtër i Madh i Punës”.
Konica,
shqiptari që mahniti ministrin e jashtëm Britanik
Po Faik
Konica ç’bënte në ditët e shpalljes së pavarësisë? I pyetur rreth kësaj figure
studiuesi Nasho Jorgaqi thotë: Edhe Konica zhvillonte veprimtarin të
gjithanshme, madje deri në rrethet e larta. Në këtë rast veçoj një episod që
tingëllon si legjendë, por që në dijeninë time është e vërtetë. Faik Konica me
zgjuarsinë dhe kulturën e gjerë dhe vizionin që kishte hodhi një hap të
guximshëm. Shkoi dhe trokiti në shtëpinë e Eduard Grejit, i cili pati
dashamirësinë që ta presë. Në bisedë e sipër Konica do ta pyeste të zotin e
shtëpisë se çfarë lidhje kishte me një kompozitor anglez të shekullit të 18-të
me mbiemrin Grey. Ai u përgjigj se ishte një nga katragjyshët e tij. Atëherë
Konica mori t’i fliste për veprat muzikore të katragjyshit, gjë që e la të
shtangur ministrin britanik. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Konica iu drejtua
një pianoje në dhomën e pritjes dhe ekzekutoi një pjesë nga muzika e dhomës
kompozuar nga Grey i vjetër. Kur u kthye në vend, Eduard Grey tepër i habitur i
tha: “Shumë faleminderit”, dhe shtoi pastaj se: “Një popull që ka njerëz të
ditur si ju, meriton të përkrahet në të drejtën e tij”. Dhe fakti është që ai e
mbështeti çështjen shqiptare në Konferencën e ambasadorëve.
Edward
Grey përkrah shqiptarët
Nasho
Jorgaqi thotë: “Në ditët e konferencës, në adresë të Grey-it erdhën qindra
telegrame nga Amerika, aq sa ai do t’i thoshte një mikut të tij amerikan: “U
thuaj shqiptarëve të mos shpenzojnë kaq shumë dollarë për telegrame, se ne e
dimë sa e varfër është Shqipëria dhe sa u nevojiten ato para”. Kështu në 20
vjetor u arrit suksesi i parë historik. Konferenca vendosi në favor të një
shteti shqiptar nën garancinë e mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha, por mbeti e
hapur çështja e kufijve. Pra, siç shkruan një analist i kohës “kishte lindur
Shqipëria, fëmija më i vogël i Europës, një fëmijë i vogël e i sakatosur me kumbarë Grey-in”.
Shekulli,më
08.11.2012
----------------------------
JA SI E
'FIRMOSI' BAJRAM CURRI PAVARËSINË E SHQIPËRISË…
Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues
Bajram Curri, Hero i Popullit
1.
Gjatë
jetës sime, në kohën e studimeve, por dhe në punë, publicist e studiues, kam
mësuar shumë gjëra rreth jetës e veprimtarisë së gjithanshme të Heroit të
Popullit Bajram Curri. Për këtë gjë, ka ndikuar edhe fakti se ai e kishte
origjinën e largët të familjes nga fshati i prejardhjes sime, Curraji Epërm i
Nikaj-Mërturit dhe të larguar për në rrethinat e Gjakovës së Kosovës .Po
kështu, rasti e kishte sjellë që edhe babai im e kishte njohur nga afër dhe e
kishte strehuar e shoqëruar, kur ai zhvillonte veprimtari të dendur luftarake
në shërbim të Atdheut, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Më pas, njoha
bashkëshorten e tij, nënë Dervishen ose “Ajkunën”, siç e pati quajtur atë
B.Curri, si dhe dy të bijat, nënë Feriden (në Tiranë) dhe nënë Hajrinë (në
Shkodër), me vajzat, Valdete e Mimoza dhe familjet e tyre. Për arsyet e
mësipërme, jo në një rast, kam publikuar shkrime në gazeta e revista, duke u
ndalur në dëshmi e fakte nga jeta e tij aq e përkushtruar për Shqipërinë e
Kosovën, për trojet tona amtare, kudo që ato shtrihen.
Tashmë, siç dihet mirë, Bajram Curri është personalitet e atdhetar i shquar, shumë i njohur në Shqipëri e jashtë saj, sidomos në trojet tona amtare, jashtë kufinjëve të sotëm shtetërorë. Emrin e tij të nderuar e kanë mjaft shkolla e institucione të rëndësishme, rrugë e bulevarde. Por, më e veçanta, është se emrin e tij e mban me kranari të ligjëshme qyteti i bukur alpin, në krahinën e Malësisë së Gjakovës, i cili është ngritur në zemër të Alpeve të Shqipërisë, në ish-fshatin e dikurshëm Kolgecaj.
Monumenti,
në qytetin “Bajram Curri”
2.
Duke
biseduar me bashkëkohës të Bajram Currit e me familjarë të tij, duke shfletuar
dokumente arkivore ose libra të ndryshëm etj., nuk është e vështirë të bindesh
se ai ia kushtoi tërë jetën lirisë e pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës. Bajram
Curri nuk pati shkollë, por ishte mjaft i zgjuar nga natyra dhe arsimdashës. Me
kujdesin e tij, u çelën shkolla shqipe në: Gjakovë (më 1915), në Malësinë e
Gjakovës dhe në Has e Lumë etj., në vitet '20-të të shekullit të kaluar. Me
dhjetëra djem kosovarë i dërgoi ai për të vazhduar mësimet në Shkup, Kolgecaj e
Krumë, në Tiranë dhe Elbasan. Se e dinte mirë që Shqipërisë i duheshin djem e
vajza, të ditur dhe trima. Duke e vlerësuar lart ndihmesën e tij në këtë fushë
të jetës, në Kongresin e Arsimtarëve të Tiranës (më 1924), atë e zgjodhën
kryetar nderi. Siç e fikësuan studentët shqiptarë në një fotografi, tashmë të
njohur, Bacë Bajrami pati si moto të jetës së tij: "Një për të gjithë, të
gjithë për një".
Nuk është
rasti këtu të përmendim të gjitha betejat, të cilat i udhëhoqi ai me guxim e
trimëri të rrallë. I papajtueshëm me çdo të huaj, pushtues të trojeve tona, por
dhe me tradhëtarë të shitur te të huajtë, u gjend në qytete e fshatra të
Shqipërisë e Kosovës, por dhe në male e bjeshkë të larta. Armët i mbante
ngjeshur e sytë pishë dhe përballoi vështirësi e bëri sakrifica të panumërta
dhe të njëpasnjëshme, deri me rrezik jete.
Qyshë në
rini, Bajram Curri doli në ballë të qendresës popullore kundër pushtuesve
otomanë. Në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) ai mblodhi rreth vetes një çetë me
luftëtarë të vendosur dhe u ndesh me ushtrinë e Mustafa pashës, duke i penguar
që ta nënshtronin atë krahinë liridashëse dhe të mblidhnin rekrutë e taksa të
shumta. Kjo veprimtari i shqetësoi pushtuesit, prandaj u përpoqën që ta afronin
atë me mënyra të ndryshme dhe duke i bërë lajka. Por atdhetari i madh nuk e
ndërroi asnjëherë mendjen, pra qendroi i vendosur në udhën e luftën e tij të
drejtë.
Kryengritjet
e përgjithshme antisomane të viteve 1910, 1911 e 1912 ngritën peshë zemrat e
qindra e mijëra luftëtarëve, në Kosovë e kudo në Shqipëri. Veçanërisht, është e
njohur veprimtaria e Bajram Currit gjatë kësaj periudhe, në krye të forcave
kryengritëse të krahinave veriore, si Gash, Krasniqe, Bytyç, Nikaj-Mërtur,
Malësi e Madhe etj. Një qendresë të pashoqe u bënë pushtuesve në Qafën e
Morinës dhe në prita të tjera, kur sulmoi ushtria e gjaneralit gjakatar Durgut
Pasha. Ndërsa në Qafën e Prushit (ku të parët tanë farkëtonin armët kundër
pushtuesve) armiqtë lanë shumë të vrarë e të plagosur. Me guxim i udhëhoqi ai
edhe luftimet për mbrojtjen e trojeve shqiptare, kundër pushtuesve
serbo-malazezë.
Veprimtaria e tij luftarake u bë e njohur kudo, ku flitej shqipja, por dhe ndërmjet armiqëve. Janë mjaft domethënëse fjalët e B. Currit, sipas bashkëluftëtarit të tij, atdhetarit Hasan Prishtina: "Është një detyrë e shenjtë për të luftuar kundër çdo armiku dhe mos me pasë aspak pushkë. Lufta na u ka bërë detyrë. Pra, duhet t'u dalim zot të drejtave tona dhe të shpëtojmë prej robërisë". Synim të jetës së vet kishte dhe edukimin e brezit të ri me virtytet më të larta të shqiptarizmit.
B.Curri,
ndërmjet kryengritësve të Malësisë
Të gjitha
këto, ishin pjesë e idealit të lartë të B.Currit, se Shqipëria mund të
përparonte, vetëm atëherë, kur ajo të ishte e lirë dhe e pavarur. Prandaj u
priu “uruganeve” të luftëtarëve malësorë, gjatë kryengritjheve masive e të
fuqishme antiosmane. Betejat e zhvilluara me fitore, por dhe gjaku i derdhur
lumë, krijuan ato parakushte të përshtatshme, të cilat bënë të mundur që
atdhetarët e intelektualët tanë t’i merrnin në duar të sigurtë fatet e
Shqipërisë.
Tashmë,
në atë fund-nëntori 1912, kërkoheshin jo më flakët e grykëve të armëve, por
zërat e fuqishëm të delegatëve të zgjedhur nga populli shqiptar, të cilët do të
mblidheshin në Kuvendin Historik të Vlorës. Aty, ata do ta shpalosnin dhe do ta
ngrinin lart Flamuri kuqezi dhe do ta shpallnin para tërë botës e përgjithnjë,
Pavarësinë e dëshiruar, në 500 vjet robëri otomane. Rrethanat historike, që u
krijuan ato ditë të stuhishme nëntori, ishin të vështira edhe për shkak të
rreziqeve, që na kanoseshin nga shovenistët fqinj, sidomos në Veri. Prandaj
përsëri duheshin mbajtur armët ngrehur e sytë pishë, që liria e Pavarësia, e
cila po lindëte në Vlorë me zërat e bashkuar të atdhetarëve shqiptarë, të mos
kërcënohej e rrezikohej.
Ato ditë
fund-nëntori 1912, me gjithë dëshirën e madhe që pati, Bajram Curri nuk arriti
dot që të shkonte në Kuvendin e Vlorës. Atij i mbeti gjithnjë peng në zemër, që
nuk ishte përkrah delegatëve të zgjedhur të popullit, me Ismail Qemalin në krye
dhe me mbështetjen e kryetrimit Isa Boletini, në ballë të 300 luftëtarëve.
Gjatë atij udhëtimi, ai mundi të arrinte vetëm deri në Mat dhe lumenjtë e
rrëmbyeshëm ia ndërprenë hovin, pra u kthye në Mirditë. Si shkak i përparimit
të forcave pushtuese serbe, më pas u detyrua të shkonte në Malësinë e Gjakovës
(Tropojë) dhe atje të mbronte tokat amtare nga synimet e tyre grabitqare.
Shpalljen
e Pavarësisë dhe Qeverinë e Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali, B.Curri e
bëri të njohur dhe i mbështeti në mbarë Kosovën, duke vrapuar edhe për në Plavë
e Guci, ku forcat malazeze e kërcënonin pavarësinë e Shqipërisë. Janë të shumtë
faktet e dokumentet, që e dëshmojnë këtë gjë. Kështu, p.sh., për këtë gjë flet
edhe një letër, që Isa Boletini i dërgonte Ismail Qemalit, në Vlorë. Ndër të
tjerat, aty thuhej se: “Bajram Begu (Curri) mblodhi njerëzit e
Krasniqes,Gashit, Bytyçit e Hasit…Ata të gjithë i thanë: Mbasi ju qenkeni të
lidhur me Ismail Qemalin, edhe ne, pra deri te foshnja në djep, jemi të lidhur
gjithësesi me të” (Nga libri “Bajram Curri”, trajtesa e dokumente, Tiranë,
1982, faqe138).
3.
Në vitet vazhduese, Bajram Curri mbeti kurdoherë i palëkundur në idealet e tij demokratike, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë .Fuqimisht, e mbështeti edhe Qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e cila e emëroi Ministër Paportofol dhe Komandant të Forcave Kombëtare. Duke e përshëndetur këtë gjë, disa përfaqësues të popullit i shkruanin atij, ato ditë:" E gjendmja e një burri me shpirt të thjeshtë, kombëtar si ti, na jep një shpresë të madhe për Shqipërinë". Ndërsa në fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924, Bajram Curri luajti rol vendimtar, duke udhëhequr afër 2.000 forca kryengritëse, të cilët hynë në Tiranë.
Nga e
majta: Dervishe Curri ose “Ajkuna” dhe Hajria e Feridja (Montazhi me fotografi,
nga: M.Gecaj)
Por edhe
pas dështimit të këtij Revolucioni, B.Curri nuk e ndali qendresën e vendosur,
atje në bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, në mbrojtje të idealeve demokratike.
Kudo gjeti strehë të sigurtë dhe përkrahje të gjithanshme, nga malësorët trima
e liridashës. Armiqtë e gjurmonin ta kapnin të gjallë “Plakun e Maleve”,
“Dragoin e Dragobisë”, Bajram Currin, por nuk ia arritën dot qëllimit. Mjaft shtëpi
malësorësh u bastisën, në atë dimër të egër të fillim-vitit 1925. Por nuk
treguan asgjë për vend-ndodhjen e tij. Ndërsa, më 29 mars 1925 u shkrua
“Epopeja e Dragobisë”. Sapo përmendim këto fjalë, menjëherë na bien ndërmend
vargjet-lapidar të një elegjie të njohur: "Thon' u shtri e thonë u vra,/
po ti s' vdiqe, or Baba,/ as te Shkëmb' i Dragobisë,/ as te zemër' e
djalërisë...". I shkroi me dhimbje e pasion Fan Noli, në përkujtim të
"tribunit të vegjëlisë", B.Curri.
Ndërsa
rapsodi popullor e përjetësoi atë me vargje kranarie: "Bajram Curr, o
Bajram Curr,/ emri yt s' harrohet kurrë!/Të kujton gjithnjë Shqipëria,/ s'të
harron përjetë Kosova...". Shumë epitete dhe fjalë nderimi e vlerësimi i
kanë bërë Bacë Bajramit, duke e quajtur: "Fatosi i lirisë së Shqipërisë",
"Dragoi i Dragobisë", "Babai i vegjëlisë", "Shqiponja
e maleve shqiptare" etj. Emri i tij është dhe do të mbetet simbol i
luftërave dhe përpjekjeve të pandërprera të popullit tonë, për lirinë e
pavarësinë e Shqipërisë dhe të gjitha trojeve tona amtare, për bashkimin tonë
kombëar.
…E thënë
më qartë për lexuesit, Bajram Curri nuk mori pjesë fizikisht në Kuvendin e
Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Por, me tërë jetën dhe luftën e tij
heroike, ai ishte aty i pranishëm dhe e “firmosi” me mendje e dorë të sigurtë
dhe me grykët e pushkëve, atë Akt të pashembullt historik. Se ky realizoi të
gjitha dëshirat e ëndrrat, vulosi ato shpresa e aspirata, për të cilat kishte
luftuar dhe vazhdoi të luftonte, deri në fundin e jetës së tij edhe Bajram
Curri, ashtu si mjaft luftëtarë e atdhetarë të tjerë, të pushkës e të penës.
Prandaj, në këtë jubile të lavdishëm të 100-vjetorit të Pavarësisë, ne përulemi
me nderim e respekt të thellë para veprës së lavdishme atdhtare të “Heroit të
Popullit” Bajram Curri.
---------------------
Gëzuar
Shqipëri, 100 vjet Pavarësi Kombëtare!
(Ismail Qemali - arkitekt i Independencës sonë)
Nga
Vilhelme Vranari Haxhiraj
Të gjithë
shqiptarët, në fillim të shekullit XX shpresonin se kishte ardhur koha që pas 5
shekuj robërie, Shqipëria të gëzonte pavarësinë. Pas vdekjes së Skënderbeut,
grindjet mes principatave nuk e favorizonin kurrë njohjen e Shqipërisë si komb.
Patriotët e Rilindjes Shqiptare dhe Arbëreshe kishin punuar për ta përgatitur
opinionin për domosdoshmërinë e shkëputjes nga Turqia. Këtë mision e mori në
dorë njereiu që e njihte mirë Turqinë. Ismail Qemalit, si diplomat i pajisur me
kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, shfrytëzoi rrethanat e kohës: Pozita
gjeografike e Shqipërisë si nyje në Mesdhe, shtrirja nga Danubi në Gjirin e
Artës, nga Vardari në brigjet e dy deteve, kushtet fiziko-gjeografike (vend
malor i alternuar me fusha, ultësira dhe kodra), ndikuan në ruajtjen e
kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e etnisë
pellazgo-iliro-arbëre, por faktorë që ndihmuan për Pavarësinë. Në këtë kontekst
inkorporohet edhe bashkëjetesa e tri besimeve fetare që ka ruajtur etninë dhe
vëllazërimin e shqiptarëve, faktorë që i shfrytëzoi I. Qemali, i cili vuri në
plan të parë çështjen kombëtare, që evitoi përçarjet mes shqiptarëve. Vrasja e
gjyshit të tij nga sulltani, bëri që ai të ishte shumë i matur në kërkesat ndaj
P. Lartë. Për këtë arsye fillimisht kërkoi Autonominë e Shqipërisë.
Si
përkthyes i zoti, ai bëri karrierë politike. Qysh në moshë të re emërohet
Guvernator i Varnës (Bullgari), ku jo më kot priti Perandorin Franc Jozef. Pas
internimit në Azi të Vogël, shkon Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub. Më
vonë emërohet Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, ku zhvilloi
biseda mbi gjendjen aktuale të Perandorisë Osmane dhe zgjedhën e shteteve nën
sundimin e saj. Këto takime apo poste titullare, ai shfrytëzoi për çështjen
kombëtare. Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e
Kretës dhe luftën ruso-turke, e pavlerësuar nga sulltani, bëri që Porta e Lartë
të pësonte disfatë. Porse pasojat ranë mbi shtetet evropiane nën sundimin e
Turqisë. Por kjo analizë social-politike e I. Qemalit, ingjante projektot të
një arkitekti për të ngritur një ngrehinë të shndërruar në gërmadhë. Pra u bë
përvoja parësore e Ismail Qemalit për të synuar drejt shpalljes së Pavarësisë
kombëtare.
Posti i
Ministrit të Jashtëm, që e dëmtonte çështjen shqiptare, u refuzua nga I.
Qemali. Njohja me rrethet përparimtare të Evropës e me personalitetet e shquara
politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në
opinion botëror. Pas Mit’hat Pashës, Kryetar i Partisë liberale turke u bë I.
Qemali. Në një intervistë në Giornale d’Italia) më 23 qershor 1909, Ismail
Qemali thekson: Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një
pasurie të madhe, që shqetësohen për t’u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara
nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një
partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen
dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha. Kjo analizë i vlente për të
nesërmen e afërt të vendit dhe ishte një afirmim diplomatik i tij në botën
evropiane.
Ardhjen e
turqve të rinj ai e quan anarki të rëndë, që vjen nga lart, e cila është më e
rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë. Ndërsa komitetin
“Bashkim e Përparim” të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon
vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës. Politika
e tyre e detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë.
Kushtetuta nuk është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim.- thekson
Ismail Qemali. Ndërkohë Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani. Ai nuhati
rrezikun dhe kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në
Athinë. Menjëherë nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, me ftesën
e bërë nga shqiptarët e Australisë që aktualisht ndodheshin (në Athinë). Që
arkitekti të ndërtonte ngrehinën e shqiptarëve, i duhej lënda e parë, e cila
ishte mbështetja e fuqive të mëdha evropiane. Menjëherë nisi maratonën nëpër
oborret e Evropës dhe nuk harroi të publikonte situatën politike të kohës. Udhëtimin
e nisi me vende ku çështja shqiptare njihej mirë, si me Romën, Siçilinë e
Kalabrinë, ku shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri-Itali për influencën e secilës
në Shqipëri.
Ismail
Qemali frenoi disi përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si: të Austrisë,
Greqisë, Italisë e Serbisë. Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi situatat ose më mirë grindjet politike mes shteteve
evropiane dhe të secilit në veçanti. Më pas shkoi në Gjenevë, Bruksel, ku takoi
Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën e drejtuar prej
tij, "Albania". Botimi i gazetës së tij (I. Qemalit) me titull
“Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të
ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë. Me nuhatje shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria
të Anglisë dhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të
politikës botërore. Shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Sulltani, për
hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë. Ai shfrytëzoi me mençuri
dobësimin e P. Osmane, për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat
ai diti t’i shfrytëzojë me mençuri. Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i
Berlinit 1878, e copëzonin Shqipërinë, gjë që nuk ishte në favor të terrenit që
po përgatiste I. Qemali.
Ndaj iu
desh të shfytëzojë ndarjen e turqve të rinj më 1908. Për Plakun e Vlorës,
shpallja e kushtetutës do të ishte faza e parë për Autonomi. *Përvoja
diplomatike dhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi
të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër
pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia. Bisedimet me qarqet e lëvizjes
përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me
shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët,
të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare.
Hartimi i
Memorandumit të Gërçës nga I. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas
të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative për
çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: Nisën kryengritjet e
Malësisë së Madhe me Dedë Gjo Lulin, dhe kryengritjet e përgjithëshme
1909-1911. I. Qemalit si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, e
dinte se rruga e nisur , donte mbështetjen e ndërkombëtarëve, para të cilëve
doli me këto kërkesa: 1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e
ndryshëm të P.Osmane; 2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina
shqiptare. 3- Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë
amtare në çdo trevë ku flitet shqip. 4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja. 5- Të
krijohej policia, postë telegrafa, marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe
fqinjësia e mirë. Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet
ekonomike, si ide përparimtare për kohën. Ai kërkoi organizimin e shtetit me
frymë europiane.Në Nicë të Francës më 19 shkurt 1912 ai doli me idenë e
Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njoftoi se në Nicë po mbahet
një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet: Një fis që kërcënohet
nga serbët e grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të
ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar.
Ismail
Qemali, më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit, ku dolën me një
Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha. Në Vjenë, gjeti mbështetjen e
Berchtold dhe ambasadorit Avarna. Më 20/XI/1912 nga Trieste niset për Shqipëri.
Ditën që Skënderbeu ngriti flamurinnë Krujë, edhe Ismail Qemali më 28/XI/1912
ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë në Vlorë. Shpallja e Pavarsisë së
Shqipërisë u mirëprit nga Italia, Austria dhe Rumania. Kurse Serbia nuk e
njohu aktin madhor që shpalli pavarësinë
e Shqipërisë. Stambolli heshti, kurse Greqia dhe Mali i Zi, synonin copëzimin e
Shqipërisë. Formimi i Qeverisë së Vlorës me Kryeministër Ismail Qemalin, me
anëtarë kabineti nga të gjitha trojet shqiptare dhe me përfaqësues nga tri
besimet fetare, ishte akti final i njohjes së Shqipërisë si komb i pavarur. U
mbushën 100 vjet dhe vendi ynë përsëri ka mjaft probleme që po ia lemë kohës
t'i zgjidhë! Shqiptarë, kudo që jeni, Ju uroj: Gëzuar 100 vjet Pavarësi
Kombëtare!
------------------------
- 'HALLA
IME, NËNË TEREZA'
Nga: AGI BOJAXHIU
TIRANE - Mes mijëra njerëzve, që përjetuan ditën emocionuese të lumturimit të Nënë Terezës, ishte dhe Agi Bojaxhiu, mbesa e vetme e saj, vajza e vëllait Llazar. Agi është 55 vjeç. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Palermo.
Pyetje:
Si e përjetuat lumturimin e Nënë Terezës?
AGI BOJAXHIU: Me spiritualitet dhe respekt të thellë ndaj këtij momenti fetar shumë domethënës. Por zhurma e gazetave në këto ditë sikur më ka larguar pak nga lutja.
Pyetje:Çfarë
marrëdhëniesh keni pasur me hallën tuaj?
AGI BOJAXHIU: Shumë njerëz habiten, por unë i jam drejtuar gjithnjë me emrin "Nënë". Nuk më bëhej ta thërrisja ndryshe. Mes nesh ka pasur gjithnjë shumë dashuri. Shiheshim pak, por e gënjenim largësinë me telefonata të shpeshta dhe letra të gjata. Takimi ynë i përvitshëm ishte në maj, në Romë, kur Nënë Tereza shkonte në Shtëpinë e saj, dhe në Palermo.
Pyetje: A
ka ndonjë frazë, që i pëlqente ta përsëriste?
AGI BOJAXHIU: Më porosiste të lutesha gjithnjë për të mbajtur të bashkuar familjen, vlerë të cilën e kishte më për zemër. Të lexoja lutjet së bashku me familjen, ashtu siç bënte ajo me nënën dhe vëllezërit në vitet e vështira të fëmijërisë në Shkup. Si shenjë e ngrohtësisë dhe e lidhjes brenda familjes.
Pyetje:
Si ishte nga afër Nënë Tereza?
AGI BOJAXHIU: E fortë dhe me kurajë, kokë ulur dhe e thjeshtë, e rreptë më shumë me veten se me të tjerët. U kushtoi gjithë jetën të tjerëve. Ka jetuar me një thjeshtësi të skajshme, por me një gëzim të brendshëm për t'u admiruar. E kam takuar për herë të parë në 1966 në Romë. Im atë, Llazari, nuk e shihte prej 38 vjetësh. Ishte tejet emocionuese. Rrethana të ndryshme, e mbi të gjitha qëndrimi i saj i gjatë në Indi, për vite të tëra i kishin penguar të takoheshin. Çka më bëri më shumë përshtypje ishin sytë e saj të gjallë e të zgjuar, që pasqyronin një njeri të ndryshëm nga të tjerët. Ndonjëherë qëndronim në heshtje duke u lutur: prania e saj më bënte të ndjehesha më mirë.
Pyetje:Cilat
janë objektet që ju ka lënë?
AGI BOJAXHIU: Disa rruzare plastike, medaljone me figurën e Shën Mërisë dhe një shishe xhami me ujë të bekuar, me të cilën "Nëna" ka bekuar shtëpinë time. Ky është objekti më i dashur për mua: më shoqëron kudo. Kam vënë re që ndër vite ky ujë ka mbetur gjithnjë i kthjellet....
Pyetje:Për
ç'arsye motra shqiptare e Kalkutës është dashur në të gjithë botën?
AGI
BOJAXHIU: Sepse ishte një grua që çmonte më shumë veprat se fjalët. Punonte
shumë, pa u shqetësuar për kotësira e gjëra të parëndësishme. Humbja e saj na
ka lënë një boshllëk të madh. Që nga 6 shtatori 1997 kam humbur një pikë
referimi shumë të rëndësishme.
Botuar në Bota Shqiptare, nëntor 2003
------------------
MIRËSEVJEN
MESHAR LIBRI YNË I PARË...
Nga VISAR ZHITI
Pritje e
grumbulluar në breza, ëndërr e përbashkët dhe e atyre që s’janë! Përzier me ca
mister dhe me gëzim! Një libër!... i pari fare. Aty nisi... Do t’i afrohemi më
shumë se kurrë, do të mund ta shohim si dorën tonë, që shkruan... Meshari i
shqiptarëve, i gati 5 shekujve më parë, që ka mbetur i vetmuar në një
Bibliotekë të huaj, ndër më të mëdhatë në botë e më të rëndësishmet, vjen në
tokën e gjuhës së vet për herë të parë. Sikur kthehet nga një mërgim i gjatë si
harrimet. Dhe shpërthejnë emocioni dhe malli, përsiatjet dhe kujtimet.
Rimëkëmja
e një kombi vjen nga e kaluara, nëse e dashuron atë, thotë një i mënçur i madh.
Do të
vijë nga qielli Meshari, se libër qiellor është. Me avion nga Roma do të zbresë
në aeroportin “Nënë Tereza” dhe mes pritësve, sigurisht do të dalin dhe hijet e
Budit, Bardhit e Bogdanit, e poetëve themeltarë, Naimi e Fishta, do të dalë
hija e romancierit të parë shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre që nisën prozën
moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e parë shkrimtare, Musine Kokalari, do
të vijnë nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do të dalin fëmijët me tufa me
lule.
Vendoseni
në një shtrat topi si heronjtë Librin e Parë, mbështilleni me Flamurin Kombëtar
dhe çojeni drejt qendrës së Kryeqytetit, aty ku pret në bronz Heroi ynë
kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Dhe të
presin në radhë shqiptarët, me mijëra, të ardhur nga të gjitha trevat e të
shohin Librin e tyre të Parë, ta prekin. Kemi udhëtuar me shekuj drejt tij...
NË KËRKIM
TË MESHARIT:
Mesharin
së pari e zbuloi në Vatikan gjakovari Gjon Nikolë Kazazi më 1740. Sepse deri
atëhere dihej i humbur. Pastaj sikur u harrua prapë dhe më 1909, një vit pas
Kongresit të Manastirit, kur si alfabet i shqipes u konfirmuan sërisht
shkronjat latine, ato të Mesharit, e rigjeti Pal Skiroi nga Palermo dhe përsëri
më 1930 At Justin Rrota nga Shkodra, që e fotografoi në tre kopje dhe i
shpërndau.
Më 1968
“Mesharit” iu bë një (ri)botim shkencor në Tiranë me faksimile dhe
trasnskribim, paisur me një studim të gjerë nga profesor Çabej.
Ndërsa
origjinali dergjej atje, në Vatikanin e ndaluar. Duke u harruar. Studuesit nuk
kishin mundësi të dilnin nga Shqipëria diktatoriale sa herë t’u duhej, por kur
nisnin ndonjë, misioni ishte ndryshe…
* * *
Autori
Gjon Buzuku, prifti katolik nga Veriu i Shqipërisë, mbase nga fshatrat e bregut
perëndimor të liqenit të Shkodrës, famullitar i një kishe jo larg vendit të
botimit të librit, ndoshta në trevat e Ulqinit a të Tivarit a gjetiu në Bregun
Dalmat, por dhe në Venedik, sipas një mendimi më të përgjitshëm, pra, ai, Buzuku,
është kështu dhe autori i parë i letërsisë shqiptare. I botuar më 1555, i
papërcaktuar se ku, se i mungojnë 16 faqet e para bashkë me ballinën.
“Meshari”
i tij nuk është thjeshtë një libër kishtar, që përmban lëndë të ndryshme
biblike të përkthyer, liturgji, të shoqëruar me copëza proze tregimtare.
Rëndësia e tij është e jashtzakonshme, jo vetëm për historinë e gjuhës tonë,
por për gjithë kulturën e kombit, identitetin e tij. Vepra është parë dhe si
sintezë e botës së një populli, shpirt dhe mendësi, kahu i ecjes dhe çelsi i
shumë enigmave. Aty gjejmë, ndër të tjera, se si kanë folur shqiptarët në
Mesjetën e tyre, pa evoluimin e dukshëm të dy dialekteve tona, si ka folur
Skënderbeu dhe na bën të besohet që të ketë patur dhe vepra të tjera
paraprirëse. Të zhdukura (!?!). Buzuku ndjek kështu një traditë të konsoliduar
të shkrimit të shqipes, që do të vijojë dhe me autorë të tjerë. Gjuha shqipe
ndjehet e kultivuar, kurse në pasthënie shprehet qartazi dashuria për atdhe si
frymëzuese e kësaj bëme për të ndritur mendjet e bashkatdhetarëve.
“Meshari”
është shkruar me alfabetin latin me shkronja të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm
në atë kohë në Italinë e Veriut. Dhe për tingujt e shqipes që nuk i ka
latinishtja, janë përdorur dhe pesë shkronja të posaçme, të ngjashme me ato të
alfabetit cirilik.
Gjithsesi
libri ndihmon dhe linguistët indo-europianistë në rrafsh të gjerë.
DY
TREGIME ME MESHARIN:
(diplomaci)
1. Edhe
unë e kam kërkuar Mesharin tonë, kam ëndërruar të jem përballë tij. Shqipëria
qe hapur, pa diktaturë, duhej të shkonim drejt Mesharit. Dhe nga i burgosur
politik, isha caktuar të punoja në ambasadë...
Kisha
hyrë në portat e shtetit të Vatikanit, të rrethuar me mure të larta dhe me roja
zviceriane me shtiza të gjata ndër duar. Më ishte dukur sikur isha futur jo
vetëm në një kështjellë paqësore, por dhe në një tjetër kohë, shumë të ngjashme
me përjetësinë.
Qetësi
dhe rrugët bosh, me vetura të ndaluara dhe ajër si i manastirtë. Dëgjoja hapat
e mi nëpër gurë. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotësova ç’duhej me
rigorozitet dhe kërkova Librin e Parë Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndër
duar, ta ledhatoja…
Vetë
Prefekti i atëhershëm i Bibliotekës, një kanadez hollak me uniformë të
stilizuar prifti, e zezë e gjitha, me pakëz jakë të bardhë, se nga shkoi nëpër
ca labirinthe, në Mesjetë me siguri dhe u kthye me një sasi fletash ndër duar,
pergamena apo fotokopje të tyre?
- Ky
është libri që kërkon? – më pyeti në italishten e tij të bukur, me pakëz
akcent.- Shikoje… E mora librin me duart që më dridheshin.
- Jo, jo!
- thashë me pikëllim të thellë, megjithëse nuk e kisha parë kurrë.
- Do ta
gjejmë, - shtoi gjithë siguri. – Këtu asgjë nuk humbet. Do të jetë në
rikonstruktim.
Ndjeva
dhëmbje, dyshim dhe frikë. Të jetë zhdukur vërtet? I vetmi ble që kishte mbetur
në të gjithë botën dhe për çudi nuk ndodhej në atdheun e vet. Rreziku i
grabitjes, i zhdukjes së tij, me qëllim, pa qëllim, ishte, është... unë s’besoj
se bleu tjetër i “Mesharit” tonë humbi rastësisht në Raguzë, para do kohe.
Ç’duhet bërë?...
Dhe
kundërlajmi mbërriti. Gjithë ngazëllim u ula mbi makinën e shkrimit, poshtë në
zyrën time të nëndheshme, kantinë a bodrum, ç’kishte qenë dikur, në vilën e Ambasadën
dhe shkruajta fjalinë e parë, rraha tastat me po ato shkronja si të “Mesharit”.
U gjet… -
dhe thashë me vete: Shekulli nuk mund të mbyllej pa ‘Mesharin’ tonë… të
rikonstruktuar. Po çoja informacionin në Tiranë, ku qe përhapur lajmi në media
se në Vatikan nuk gjendej më Meshari ynë. Po mua më lajmëroi vetë Prefekti i
Bibliotekës se këtu asgjë nuk humbiste, kush i përhapte këto lajme të
pavërteta? Libri është gati për përdorim, - përfundoi ai me zë siperan .
Po gati
për në atdhe kur do të jetë?
2. Dhe në
një ditë romane plot me diell, në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit
XXI, u nisëm nga ngrehina shkretane e ambasadës tonë. Megjithatë më dukej ditë
solemne. Takim drithërues, i ëndërruar gjithë jetën. Vetura e sorrtë e
ambasadorit na futi në shtetin e vogël, por të madh, në atë shpirtëror, të
Vatikanit. Ja portat e Bibliotekës. Kolegu ynë, Zef Bushati, kishte folur me
miqtë e tij për një takim me... Mesharin. Po dridhesha. Sikur ndizeshin
vetvetiu qirinj. Mezi po prisja në sallë. S’po kuptoja ç’po flisnim. Dhe ja,
një nga punonjësit e Bibliotekës së famshme erdhi, e solli. I ngazëllyer dhe ai
prej ngazëllimit të syve tanë. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vërteti, i gjallë. E prekëm
me rradhë. Sipas hierarkisë. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjësi i
Bibliotekës. Unë i fundit. Doja të qaja. Kur m’u duke se nuk po më shikonte
kush, e putha. Fletët ishin të mbrojtura.
Duhet ta
sjellim në Shqipëri, gjëmoi një zë brenda meje. Patjetër, patjetër. Unë kam
parë “Mesharin”, doja t’i tregoja kujtdo që takoja, kam prekur Librin tonë të
Parë dhe ditët e mia sikur u ndanë para dhe pas Mesharit.
Sa i madh
do të ishte gëzimi i përbashkët, kur shqiptarët të gjitha ta shihnin librin e
tyre të parë në vendin e tyre! Natyrisht që duhet festuar...
REALIZIMI
I ËNDRRËS:
Por dhe
mund të kërkohej të vinte këtu për pak kohë ky libër i mërguar, të ekspozohej,
të vizitohej nga të gjithë, të prekej me sy, me duar, të shikonte ai libër
shqiptarët e vet. Po, na thoshin, mund të bëni një kërkesë zyrtare. Por...
ngrinin supet. S’ka ndodhur ndonjëherë. Si me Mona-Lizën, edhe ajo ka dalë nga
Luvri. Buzëqeshnin.
Shteti
mund të bëjë, ja, ne jemi shteti, ka ambasadorë, avionë, reciprocitet, agjentë,
të ketë dhe pakëz fantazi dhe dashuri më shumë... për të kaluarën. Ne i dhamë
kohë më parë Vatikanit Kodikët tanë për një ekspozitë atje, u befasua Roma e
madhe, çuam dhe të famshmin, të Purpurtin, që me të drejtë u vu mbi një shtrat
topi, kur e nisëm. Dhe Vatikani mund të na i kthejë nderin duke na dërguar
“Mesharin” mysafir në dheun amë, kështu bisedonim me njëri-tjetrin në tryza
diplomatike. Dhe harrohej “Meshari” si të ishte libri i trashë i menysë së
restoraneve.
Ndërroheshin
ambasadorët, ministrat e Kulturës, por jo dëshira e thukët për të patur
Mesharin mes nesh. Dhe një ditë, kur isha kthyer, ia thashë zotit Aldo Bumçi, e
dëgjoi, heshti, u entuziazmua kujdeshëm, u prek… Po, po, u përgjigj, do ta
sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern
shqiptar. Dhe nisi çështja “Meshari”. U hartuan shkresa, marrëveshje, me po ato
shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”, i firomosi Ministri, pastaj
Biblioteka jonë Kombëtare me Biblioteka e Vatikanit… erdhën përgjigjet nga
jashtë me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”. U bënë
verifikimet e sigurisë, u kontrolluan kushtet. Meshari do të vijë do të
ekspozohet në Tiranë. Mbas 457 vjetësh. 5 shekuj...
Nderimet
më të mëdha meriton dhe Meshari ynë, rindiznim bisedën. Një tempull, një
piedestal. Pranë armëve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dhe ato do të
vijnë...
Të
derdhim në bronz fjalët e shqipes së vjetër, me shkronjat latine, ato zgjodhëm,
edhe pse ishim të rrethuar nga alfabete cirilikë. Ishte prirja jonë natyrale me
Perëndimin Europian, ën së dashunit së botës s’anë.
...u Doni
Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish
gjã të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë… desha me u…për sã mujta me ditunë, me
zhdritunë pak mendetë e… Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, ja si thotë,
përsëritnim fjali të shenjta të Mesharit, pra ky ka qenë edhe njëri nga
qëllimet për të cilin e bë Meshari ynë. Dhe është dhe një lutje që nuk e ka
asnjë meshar në botës, e shtoi Buzuku ynë: Gjithë popullsinë… ndër Arbanit ata
n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.
ËNDRRA
PËRSËRI SI EPILOG:
Meshari
mbi një shtrat topi, Libri i Parë i Shqiptarëve, i një nga gjuhët më lashta të
botës, asaj që shpjegon emrat e perëndive, siç thoshin rilindasit tanë.
Tallazitet Flamuri Kombëtar që e mbështjell Veprën. Nga të dy anët e bulevardit
njerëzit duartrokasin. Makina që tërheq topin me Librin përsipër, sipas
protokollit, i afrohet qendrës së kryeqytetit. Ndal aty tek shtatorja e Gjergj
Kastriotit- Skënderbeut, Heroit Kombëtar me dimensione europiane. Libri gati
është moshatar me armët e Skënderbeut, po është më i ri Libri se armët në
përgjithësi dhe bota duhet të kthehet tek arma e librit për t’u harruar gjithë
armët e tjera, përsërisja me vete.
Dhe
njerëzit në rradhë për të parë Librin e tyre të Parë. Qëndrojnë para tij, përkulen
me nderim
Nga
fletët e tij gumëzhijnë zëra, pyje, lumenj, vringëllima shpatash, orteqe
eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtrinj, mijëra - të një populli, shkëlqejnë
sy, si yjet, që edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithë
dashuri e amëshueme, del frymë nga ato fletë, por edhe gjak, del vetë ëndrra,
fjalë, fjalë, fjalë të librave pafund të një populli, shkresa, memorandume,
ultimatume, përgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonë që përmbledh jetë, atë
që shkoi e atë që do të vijë, vetë përjetësinë.
U kthye
Meshari, Mesh- ari, meshë e artë është kjo ditë. Dhe më shumë se aq…
---------------------
UDHËTIM
TE MURET DHE DOKUMENTET E SHKOLLËS SHQIPE
KURBIN E
LEZHË,
-380 vjet histori arsim kombëtar-
Nga NDUE UKCAMA
“At Donat Kurti, në një studim të rrallë të botuar te “Hylli i Dritës”, me 1935, duke folë për shkollat shqipe në Shqipërinë veriperëndimore shkruan:” Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin, me 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit.” Thelbin e vërtetë të këtyre shollave e jep bukur kleriku françeskan shqiptar Leonardo, i cili pohon:” Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
Vjeshta
dhe historia duket se po më bashko hen, jo vetëm në ngjyrat e tyre të verdha,
por
edhe në
magjinë që fshehin. Kam lexuar shumë dokumente, kam parë dëshmi të misionarëve
shqiptarë
e të huaj dhe sot po shkoj drejt mureve të ftohta të shkollave të vjetra
shqipe.
Së pari
Kurbini. Jo Kurbini që e shohim nga rruga nacionale, por pjesa tjetër, pas
maleve. Përtej Milotit kthehemi djathtas dhe ecim bregut të lumit të Hurdhazës.
Në dy anët e luginës madhështore janë vendbanimet e lashta të Kurbinit, nga
kreu edhe Gallata. Në një ngjitje në shpatet e maleve ndalojmë te një kodër
shumë e bukur me ujë dhe pemë.
Aty
ngrihen muret e kishës së Shën Premtes. Mure befasuese, prej ku duket e gjithë
lugina. Por më mire le të kthehemi te dokumentet e shekullit 17-të. Mark Skurës
në vitin 1640 iu ngarkua detyra e arqipeshkvit të kishës metropolitane të
Durrësit, që përfshinte kishat deri në Dibër. Ai u vendos këtu, në Shën Premte
për arsye sigurie. Ja se si e përshkruan Mark
Skura
këtë vend: “Kjo kishë katedrale është nën titullin dhe pajtimin e Shna Prendes.
Kurbini është i vendosur midis dy maleve shumë të ashpra, ai që është i sipri
në anë të Lisit quhet Trodhena dhe në anë të detit Adriatik quhet Glera
(Djerra), ku qe kapë Shën Vlashi prej zyrtarëve të Agrikolaut.
Kisha është
e gjitha me gur të gjallë, por shumë e vjetër. Ka një shkollë me 10 gjakoj, që
arqipeshkvi I ushqen me xhep të vet dhe i veshë...” Për Mark Skurën,
arqipeshkvin legjendar, kalorësi Françesk Bolica në 25 korrik 1650 shkruan: “Si
e vuajti ashpërsinë e vendeve në malet e Kurbinit bashkoi gjashtë mijë
luftëtarë dhe me këto forca , me trimëri
të madhe
ruajti një sasi të madhe besimtarësh deri në ditët tona tuj ndejtë syhapur në
roje, sa mund të thuhet se ai është shtylla e vetme.” Për ekzistencën e shkollës
shqipe këtu na njohin
edhe
vendimet e Kuvendit të Arbrit, ku thuhet: “ Ndër të tjera sende të mira që
Kuvendi i Shenjtë I Propagandës i ka bërë Shqipërisë është për t`u njohur edhe
të ngriturit e shkollës në kishë të Kurbinit, që djemtë të rriten në rrugë të
Tenzot e të zënë letrat.”Më poshtë Kuvendi i Arbrit udhëzon mjeshtrin e
shkollës, apo drejtorin e shkollës: “Shkollarët
mbasi të
kenë zanë me këndue e me shkrue Mjeshtri t`ju mësojë gramatikën, e t`i bëjnë me
zanë gjuhën latine, në mos tepër mirë të paktën nevojisht.” At Donat Kurti, në
një studim të rrallë të botuar te “Hylli i Dritës”, me 1935, duke folë për
shkollat shqipe në Shqipërinë veriperëndimore shkruan:” Një tjetër shkollë
mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin,
me 1632.
Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e
Bardhit, Budit e Bogdanit.” Thelbin e vërtetë të këtyre shollave e jep bukur
kleriku françeskan shqiptar Leonardo, i cili pohon:” Ne jemi më shumë misionarë
të qytetërimit
se sa të
fesë”. Gjatë hulumtimeve të atij shekulli, gjeta edhe një baladë të mahnitshme
arbëreshe, kushtuar Ded Skurës, një luftëtari të kësaj treve. Si gjë të
veçantë, po e sjell të plotë: Tek
Tek çuka
e një kodrine,/Nën hijen e një lisi, / Dergjej shtirë Ded Skura, /Trimi, vetë s‘mund
të ftohte Zjarrin e plagëve të tij./Kaluen shokët krenarë:/- Ded Skura, ngrehu
të shkojmë!
- Ecni
shokë, ju me shëndet,/Unë s‘vi me ju,/Veç ju lutem aty poshtë/Kalin tim t‘ma
merrni,/ Të mos cofë ai me mue. / E t‘ja shpini ju tim bir./ Kur të rritet të
ngjeshë shpatën, /E t‘i hipi kalit tim. Se e shpiu ai në luftë,/ Mbi mizorët që
i vranë t‘anë, /Të më ngrofë zemrën time.
Po
zbresim nga lartësitë e Kurbinit, disa lëndina të bukura në prehër të majave,
që një udhëtar i huaj i pat quejtë si ecje mbi tapetet persiane dhe po
drejtohemi për në krahun e djathtë të Matit, në zonat e Lezhës. Por para se të
largohem, po ju kujtoj njerëzve si puna ime, të dashuruar pas natyrës,
bimësisë, ujërave dhe historisë, se një ditë ose disa orë këtu, në luginën e
fshehur të Kurbinit, një vizitë te shkolla shqipe e vitit 1632, te muret e
sajë, do të krijonin energji positive dhe një kujtim, që nuk harrohet shpejt.
Pllana shtrihet në krahun e djathtë të rrjedhës së poshtme të Matit, në mes dy
urave e deri lart në kodra e në malin e Bakianit. Ngjan me një shqiponjë me
krahë të shtrirë në dy anët e një kurrizi kodrinor, ku ka kaluar rruga
historike për Shkodër, Prizren, Krujë e Manastir. Në pjesën e sipërme të
Pllanës ngrihet madhështore kisha e Shën Venerandës, mbi 600 vjeçare. Këtu ka
qenë edhe shkolla shqipe e
njohur në shumë dokumente. Patër Donat Kurti në botimin e tij shkruan se: “në
vitin 1638 Pater Hiacinti a Sospitello OFM, italian me fis, por shqiptar me
zemër, ka çilë shkollën fillore në Pllanë, aso kohe vend mjaft i banuar. “Që me
1625, Gjon Kalesi kishte propozue të ndërtoheshin dy shkolla në vend me 10-12
nxënës, secila për të përgatitë pastaj
për kolegjin e Liretos, sepse kështu do të nxirrej fryt i mrekullueshëm në ato
vende, ku s`ka as shkolla, as mësues që të mësojnë farë gjaje.” Duke kaluar
nëpër Pllanë, Teodor Ipen shkruan se, Pllana shtrihet mbi shpatin e kreshtës
malore të Bokjanit dhe se fshati i sotëm i varfër dhe i vogël, ka qenë dikur
një vend i rëndësishëm tregtie, që kishte pothuaj karakterin e një qyteti, të
cilit i përkiste gjithë zona pyjore e bregut të Matit, pasi krejt mali i
Bokjanit me rrethinat e tij kanë qenë më parë shumë më tepër të populluara. “E
duke folur për kishën e Shën Venerandes, njëkohësisht shkolla e vjetër e
Pllanës,miku i shqiptarëve Ipen, thekson se “pjesa e përparme e kishës së
Pllanës paraqet figura të Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit, nën të cilat duken
piktura më të vjetra dhe më me vlerë”. Në dokumentet e shekullit 17-të, ku
theksohet se nxënësit mësonin në këto shkolla shkrim e këndim, shpesh edhe
aritmetikë e përveç shqipes mësonin edhe latinisht, flitet edhe për libra të
shtypura në shtypshkronjën e Obotit, në breg të Bunës. Sipas enciklopedisë
kroate shtypshkronja e Obotit njihet me 1493, pra vetëm 38 vjet pas shpikjes së
Gutenbergut. Për kishën e Shën Verendanës në Pllanë ka shkruar edhe Marin Bici,
kryepeshkopi i Tivarit, i cili në vitin 1610 e quante kishë e mirë për 500 vetë
me një hajat të bukur përpara. Në vitin 1624 Benedikt Orsini,
peshkop i Lezhës, e cilëson atë “si ma e mira kishë e Shqipërisë”.
Dokumentet
e kohës theksojnë se shkolla fillore e Pllanës “kje ndjekë me zell prej
vendasve e i mbërrijti zani deri ndër e largëta të Zadrimës, që me zi pritshin
me i çue fëmijët e vet. Numri i nxanësve të jashtëm pat mbërrijtë deri në 25, e
këta na e jep shkas me nënkuptue se do të kenë pasë edhe ndonjë konvikt. “Dijmë
prej dokumenteve-vazhdon Donat Kurti-se pasuratëve xeheshin edhe mësime
letrare, domethënë mbahej deri diku një shkollë e mesme, pa
përjashtue gjuhën e vendit.Përparimi kje aq i madh sa i tërboi turqit, të cilët
mbas 9 vjetësh e rrenuan fare. Në vjetin 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur
vijoi nuk dihet..” Le ta lëmë në heshtjen dhe shenjtërinë e tij këtë monument
të fjalës së Zotit, lirisë e arsimit kombëtar e të vazhdojmë udhëtimin drejt
Lezhës, ku na presin të tjera pamje, të tjera dëshmi historike,
na pret Vela dhe Zadrima e lulëzuar e pjellore dhe nën dritën e gjimnazit më të
vjetër shqiptar, të njohur deri sot në vendin tonë. Së pari Lezha. Askush nuk
mund ta thotë më bukur se sa biri dhe Homeri i kësaj toke, Patër Gjergj Fishta:
Këtu gjën shka t‘kande ty,/Vezullime e xhixhillime,/ Gurgullime dhe
blerime,’/Me lugina e me kodrina,/ Me lendina e me rudina,/Hije, kroje dhje
cuirila,/ Dejka, mjelma e n‘shteg kojrilla... Qielli i kalter, tokë e blerë,/
Njeti dimen, këtu pramverë...
Kemi lënë
pas kalanë bashkë me ballkonet e mahnitshme të Adriatikut e po ngjitemi në
thellësi të maleve. Para nesh është kështjella e dytë e Lezhës, kështjella, që
nuk ra kurrë. Kjo është Vela, ku në vitin 1632 u ngrit shkolla shqipe. Në
librin “Shqiptarët”- vëllimi i parë- Edwin E. Jackues, viti 1996, me
nëntitullin “Shkollat e hershme katolike”, shkruhet: “Shkolla e parë e
dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Velje të Mirditës në 1632. Tjerat Pllanë
1638, Trashan 1639, Shkodër 1698. “Mësuesit: Gjon Shqiptsari, Filip Shkodrani,
Dhimitër Dhermiu etj...” Këto na vijnë ndërmend ndërsa vazhdojmë udhëtimin
mbresëlënës në qafat e maleve përballë Velës. Fshati i shpërndarë si delet e
bardha në kullotë, shfaqet para nesh krejt befasues. Një vendbanim I lashtë, me
një histori të madhe , kaq thellë në këto male të ashpra e të bardha. Ja se si
thonë dëshmitë historike. Dom Prend Suli shkruan se për shumë vjet ipeshkvnia e
Lezhës ka patur në Velë një gjakoni (shkollë), ku priftërinjtë u mësonin shkrim
e këndim të rinjve.” Relacionet e gjysmës së parë të shekullit 17-të përmendin
rregullisht dy kishat e Velës, Shelbuemin, muret e së cilës ngrihen në një
kodër dominuese në krye të fshatit. Pikërisht këtu në kishën e Shelbuemit u hap
shkolla shqipe, që ka qëndrue për një kohë të gjatë. Për shkollën e Velës, e
njohur si shkolla e Lezhës, bëjnë fjalë edhe konkluzionet e Kuvendit të Arbrit,
mbajtur në Merqi në 14-15 janar 1703. Të befason aty së pari një letër drejtuar
papës me origjinë shqiptare Klementit të 11-të, ku thuhet:
“Nën hijen Tënde o At Papë, dheu i Shqipnisë po gazmohet, pse pas shumë vjetësh
po merr frymë e po i çelë sytë: kjo Shqipni, që tash sa mot ka ndej si e harrueme,
mblue e varfra prej mjegulle, nën një Papë shqiptar po del në dritë e mezi
ç`pret me fitue namin e lumninë e moçme”. E në kreun e pestë të këtij dokumenti
historik shkruhet “për shkollë të Kurbinit e Lezhës”, ku caktohen detyra të
rëndësishme për mësimin e gjuhës shqipe. Nuk duhet të harrojmë se në atë kohë
Papa Klementi i 11-të kishte hapur në Romë katedrën e gjuhës shqipe, ku mësonin
shumë arbëreshë, shqiptarë dhe sidomos fretërit italianë, që para se të shkonin
në Shqipëri duhej të mësonin gjuhën këtu. Ata duhet të kryenin shërbesat e tyre
në gjuhën shqipe. Madje Papa ngarkoi një grup të madh historianësh për të
mbledhur materiale
e përgatitur historinë e Ilirisë. Njoftimet thonë se dy-tre karro të mëdha të
ngarkuara ,me dokumente të mbledhura në të gjitha krahinat, u mbytën gjatë
kalimit të Drinit në një ditë me furtunë. Është e mahnitshme detyra, që Kuvendi
i Arbrit u ngarkoi misionarëve
që duhet të jenë të provuar, të dinë mire shqipen.” Zani i tyre të ndihet jo
veç ndër kisha, por edhe nëpër katunde, nëpër ara, nëpër fusha, bjeshkë,
kasolle e nëpër shtëpia të të varfërve, e kështu gjithkund të derdhet mundi e
predikimi i tyre, për t`u bërë të denjë për ato fjalë të forta, që dualën prej
gojës së Shën Palit:” Vaj për mue n`mos predikofsha, pse mue më asht vu barra
me mbjellë fjalën e Tën Zot”. Kthehemi përsëri te shkollat e kohës. Është
interesant një relacion i vitit 1629, ku thuhet se “ ka edhe shumë të rinj, që
nxanë këndim e shkrim, por deri tash nuk janë klerikue. Pra qëllimi i shkollës
nuk është
vetëm
përgatitja e meshtarëve. Qëllimin e jep relacioni i Pjeter Mazrrekut,
arqipeshkvi i Tivarit. Në vitin 1633, ai shkruan se “ky komb ka nevojë të madhe
për kolegje, aq sa ka nevojë për vetë shëndetin. Prandaj në qoftë se nuk do të
merren masa me shkolla e kolegje, mbaroi ky komb, humbja dhe dënimi i të cilit
do të shkaktohen nga zelli i pakët dhe nga dhimshuria e pakët e shekujve të
tanishëm.” Në Velë, në pjesën e poshtme të fshatit, midis gjelbërimit
ngrihet edhe sot në gjendje të mirë kasha tjetër, ajo e Shën Premtes. Aty afër
buron një krua me ujë të ftohtë. Kambana e kishës e derdhur në të dytin vit të
pavarësisë kombëtare, siç shkruhej në të, me kujdesin e meshtarit dhe
personalitetit të shquar Dom Nikoll
Kimëza. Këmbana u kushtohej bijve të Velës, që ranë në luftimet e ashpra kundër
ushtrisë së Turgut Pashës në vitin 1910. Atdhetari dhe antikomunisti Nikoll
Kimëza, pas luftës u largue në Itali, ku e la si amanet që kur të ndërrojë
jetë, të varroset në Shqipëri.
Në kulmin
e regjimit komunist shokët e tij e morën trupin dhe u nisën drejt Durrësit, por
autoritetet komuniste e kthyen mbrapsht. Për të plotësuar amanetin, thuhet se
miqtë e tij e hodhën dhe e varrosën në ujrat territoriale shqiptare të
Adriatikut. Udhëtimi ynë i fundit është Zadrima, vendi ku me 1639 u formua
shkolla më në zë e më me vlerë, e njohur deri sot si gjimnazi i Blinishtit.
Por, para se të arrijmë te ky vend historik, po ndalojmë pak në
Nenshat,
ose siç njihet në historinë kishtare si Ipeshkvia e Capës. Ja pikërisht në maje
të malit të rrethuar nga fshati, duken muret e kësaj qendre të madhe. Me 10
prill 1641 Frang Bardhi i shkruan Romës:” Shëngjergji- varrezë, e
Shëngjergji-kishë gjindet sot në Nenshat, pikërisht në kuotën 174 metër. Sapa
ka rreth vedit një katund të madh me 80 shtëpi, katund që në gjuhën epirote
quhet Ndenshati, domethënë Nden Shat (Zapa). Dihet se nga ky fshat kanë dalë
4 ipeshkvij; domethënë Gjergj Suma, Tozal Bardhi, Nikoll Bardhi dhe i thanuni
Gjergj Bardhi, arqipeshkvi i Tivarit. Zadrima ka një rreth 20 miljesh me një
mijë shtëpi”-
vazhdon
relacioni i Frang Bardhit. Zadrima shtrihet si një krahinë në vete ndërmjet
Shkodrës e Lezhës, në një fushë shumë të bukur, më të shumtën në breg të
Drinit, me ara shumë të pjellshme dhe të begatshme, me çdo frut e sidomos
grunë, mel e venë, fiq e dardha, kumbulla, shega, pjepna e shalqinj, sallata,
rrepa, hudhra, qepë e zarzavate të tjera me çdo lloj bishtajash që falë Zoti;
qe, lopë, dele, derra, kuaj e kafshë të tjera me shumicë. Pastaj ka kroje shumë
të ftohta, për çdo mil, rranxë maleve të nalta, që i bajnë kunorë për bukuri
nga jugu, nga lindja, nga veriu. Ka mbi 500 fermane me nënshkrime të vetë dorës
së perandorëve turq.” Në një relacion tjetër të 27 marsit 1638, të Kerubinit
thuhet se Zadrima ka shumë përjashtime, privilegje. E kjo ndodhë kështu:” Pashë
Dukagjini bishte një zotëri prej Zadrime, i cili u bë i pasur pa pasë
trashëgimtarë dhe kur i erdhi vdekja në Stamboll, Sulltani
e pveti se kujt po ia lente pasurunitë e veta. Ai iu përgjegj: -Sulltanit.-Prap
sulltani e shtoi:
-Ǒka don
të bëjmë për shpirtin tënd?-Pashë Dukagjini i tha:
-Due të
më falësh Zadrimën, që më ka nderue shumë., prandaj due që të jetë e lirë.
Kështu e
dha Sulltani Zadrimën, por Frang Bardhi shton: “Pashë Dukagjini e kërkoi
Zadrimën me e lanë për shpirtin e vet, me detyrimin që zadrimorët të ndreqin e
mirëmbajnë 30 urat mbi lumenjtë e këtij vendi, kjo për t`u shërbye udhëtarëve.
Kjo duhet të ketë qenë edhe mundësia për të hapë gjimnazin në Blinisht.
Blinishti në atë kohë, sipas Marin Bicit, ishte fshat i madh me toka të
pasura,me mbi 200 shtëpi dhe mbi 1600 banorë. Fshati i vjetër ka qenë bregut të
Drinit dhe pikërisht te një rrap e disa gurë, që ruhen sot e kësaj dite ka qenë
gjimnazi, për të cilin At Donat Kurti shkruan: “Një vit pas themelimit të
shkollës së Pllanës,
në vjetin 1639 kje çilë prej fretënve të kuvendit të Treoshanit një tjetër
shkollë në Blinisht, drejtori i së cilës kje Karl Mirandulanus. Me shka duket
kje një shkollë mjaft e plotësueme. Ndiqej prej 50 nxanësish, e pos këndimit e
shkrimit, nxeheshin edhe landë të tjera. Deri sundimtarët çuditeshin për
përparimin që bahej në atë shkollë, por anmiqt ishin të panumërt
dhe në vjetin 1640 drejtorin e kësaj shkolle e gjejmë në burg, tuj pësue
mundime të mëdhaja. Ka gjasa se kjo shkollë s`mundi me vijue gjatë.” Në afërsi
të shkollës janë edhe dy monumente të vitit 1300, ura e Helenës dhe kisha e
Shën Shtjefnit. Ishte ky një udhëtim, pa pretenduar histori shteruese, më tepër
një sinjal i kuq për të kthyer sytë nga këto shkolla, për t‘u thënë njerëzve se
kalendari i mundimshëm i shkollës shqipe, të paktën deri tani, e
ka
fillimin në vitet 30-të të shekullit 17-të, ose 300 vjet para kalendarit zyrtar
të arsimit komunist.
-------------------------
PËR
DËSHMORËT E HARRUAR TË LUFTËS SË LUMËS
Nga: IZET DURAKU
Ndonëse
ekziston një listë e dëshmorëve të kësaj lufte, madje një pjesë e tyre janë
shpallur si të tillë, lista e plotë e tyre ende nuk është hartuar. Nuk është
hartuar gjithashtu as lista rrëqethëse e humbjeve njerëzore shkaktuar nga
masakrat e ushtrisë serbe më 1913, për të cilat janë shprehur të tmerruar
publicistë shumë të njohur të kohës, si Leon Trocki, Leo Freundlich, Dimitrie
Tucoviq, etj.
Në
vetëdijen e popullit nuk ka pasur asnjëherë mëdyshje për pranimin e humbjeve.
Edhe pas shumë vitesh nuk u deformua kurrë thelbi i ngjarjeve. Pushtuesit serbë
gjithnjë u emërtuan prej kësaj vetëdije të kthjellët si ndër pushtuesit më
mizorë, krimet e të cilëve ashtu të papërfytyrueshme dhe çnjerzore do të ishte
e vështirë për t’i treguar plotësisht.
Por
regjimi që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore në aleancë me botën komuniste
sllave, nuk kishte shumë dëshirë të fliste për konfliktet me serbët. Nuk donte
të fliste as për Pavarësinë e Shqipërisë. Në një radiogram urgjent për
sekretarin politik të qarkut të Kukësit, Abaz Shehun, më 20 Nëntor 1946 nga
Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqiptare, Pandi Kristo, urdhëronte prerë
duke mos lënë vend për hamendje: “Dita e 28 Nëntorit duhet të festohet pak”
Në
kushtet e bashkëpunimit të ngushtë me serbët në periudhën 44-’48, të përmendje
luftën e Lumës dhe të rënët e saj ishte një herezi, që vazhdoi edhe gjatë
periudhës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1952, teksti i Historisë
së Popullit Shqiptar, iu nënshtrua recensioneve, vërejtjeve dhe shqyrtimeve të hollësishme
të Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik, e cila këmbënguli që në tekst
të futej krahas ekzistencës së shovinizmit të fqinjëve edhe ekzistenca e
shovinizmit shqiptar ndaj sllavëve. Nga pushtetarë të ndryshëm, në disa
relacione të kohës, populli i Lumës karakterizohej si shovinist. Në këtë frymë, Seit Bushati, instruktor i
KQPPSh-s nënvizonte në relacionin e tij të janarit të vitit 1952 se “ në disa
krahina të Kukësit, si në lokalitetin e qendrës ka shovinizëm. Thonë: Nuk bëhet
mik shqau, gjithmonë jemi vra me to, etj. Urrejtja nuk është për regjimin, por
edhe për popullin.”
Vetëm pas
50-vjetorit të Pavarësisë, kur regjimi ishte vetëpërjashtuar nga kampi
socialist, pati një rikthim për të vlerësuar figurat kombëtare dhe me këtë
rast, ndonëse jo në atë nivel që e meritonin, u nderuan me dekorata dhe
mirënjohje edhe një sërë figurash nga rrethi i Kukësit.
Në këtë
vijë në vitet 1963-1969 u shkruan historikët e fshatrave ku u bënë përpjekje
për të veçuar kontributin e luftëtarëve të shquar që dhanë jetën për liri dhe
pavarësi. Por edhe më vonë, paranoja e regjimit ndaj serbëve nuk u hoq. Kjo
frikë bënte që edhe në tekstet e njohura të epikës historike që lidhen me
Luftën e Lumës, fjala serb të zëvendësohet me fjalën e papërcaktuar hasmi. Luma
e hasmi po lufton…ka hy hasmi në Prizren, etj, etj.
Në
kushtet, kur vetëm në vetëdijën popullore u ruajt e paprekur kujtimi për
ngjarjen duhej të mblidheshin dëshmi të plota rreth përmasve të saj duke
përfshirë edhe të rënët, siç janë mbledhur një pjesë prej tyre falë kujdesit të
studjuesve të pasionuar. Në kuadrin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit u shtua më tëpër vëmëndja shtetërore dhe kësaj periudhe i përkasin
nxitja për të përgatitur edhe dokumentimin e qëndresës ndaj pushtimit serb.
Përmasat
e betejës së Lumës në të gjitha fazat e shtrirjes së saj kohore prej 9 nëntorit
- 6 dhjetor 1912, duke përfshirë përplasjet, ndeshjet spontane e të
organizuara, pritat, përleshjet dhe luftimet masive e të përgjakshme, nuk mund
të kuptohen pa numrin e martirëve të vrarë në zjarrin e luftës. Duhet të
falenderohen të gjithë ata që ndihmuan në përpilimin e dokumentacionit të
nevojshëm historik për shpalljen dëshmorë të të rënëve të kësaj beteje.
Në vitin
1984 Nazif Dokle ka botuar broshurën "Dëshmorët e rrethit të
Kukësit
me të dhëna sintetike për 140 dëshmorë prej të cilëve 20 të
rënë
kundër pushtuesve serb e turq. Ndërsa në vitin 1987 u shpallën edhe 71 dëshmorë
prej të cilëve 69 të rënë kundër serbëve. Tre vjet më vonë ai ribotoi
broshurën e sipërpërmendur me
211dëshmorë të Kukësit dhe Hasit prej të
cilëve 89 i përkasin paraçlirimit, ku shumica janë të rënë kundër serbve. Nuk
duhet harruar as kontributi i Naim Manit në librin "Jehona e Topojanit,
etj.
Veçanërisht
këtu dua të përmend kontributin e dr Shefqet Hoxhës dhe të mësuesit të ndjerë
Xhafer Kovaçi që ndër të tjera ka botuar listën e vetme të banorëve të
Përbregut të masakruar nga serbët më 1913. Mbështetur në të dhëna dokumentare
dhe në dëshmitarë okularë, Dr.Shefqet Hoxha në veprën e tij “Luma në luftrat
për liri” ka përcaktuar 118 dëshmorë të kësaj beteje, 81 prej të cilëve të
identifikuar me emër dhe me vendin e rënies. Ndërsa Xhafer Kovaçi përmes
monografisë së tij “Tërthorja” i shton këtij numri edhe 34 dëshmorë të tjerë
midis të cilëve edhe 28 të identifikur me emër dhe vendrënie kryesisht nga
Morini dhe Bardhoci.
Numri i
përgjithshëm shkon kështu në 152 dëshmorë që përfshijnë hapësirën ku u
zhvilluan luftimet prej Morini deri në Reç të Dibrës.
Megjithatë,
në këtë gjeografi të rënësh mungojnë fshatrat që mbetën përtej kufirit politik,
të caktuar nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Në këtë kumtesë nuk përfshihet
asnjë e dhënë rreth të rënëve të fshatrave Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhurë,
Vlashnje, Postlisht, etj, që u ekspozuan të parat ndaj vërshimit të ushtrisë
pushtuese dhe që kishin një potencial të konsiderueshëm njerzor e luftarak.
Kërkimet e mëvonshme do ta shtojnë numrin e dëshmorëve në përgjithësi dhe do ta
plotësojnë më mirë listën e të identifikuarve edhe me të rënë të tjerë
veçanërisht në Tejdrine, por edhe në Rrafshë të Lumës.
Mësuesi i
pasionuar Xhaferr Kovaçi në monografinë e tij “Tërthorja”, botuar në vitin 2006
është ndalur gjerësisht në masakrat e vitit 1913, në Tërthore, për të cilat
kontributi i tij ka një rol të dorës së parë dhe, sigurisht, do t’i referohen
gjithnjë studiuesit e mëvonshëm. Nga 23 të pushkatuarit në breg të Drinit nga
fshati Morin, Xhaferr Kovaçi identifikon 8 prej tyre, si dhe e pasuron listën e
të rënëve edhe me tre të tjerë të varrosur në Qafën e Zhurit. Atij i takon
merita edhe për identifikimin e 8 të rënëve të tjerë nga fshati Gjegjan në
përpjekjet tek Uki i Vjerrë dhe ura e Gjegjanit.
Ndërkohë
edhe në veprën “Luma në luftrat për liri” ekzistojnë dëshmi të hershme, që tregojnë
se stuhitë e kohës, duke u shtresuar njëra mbi tjetrën, kanë shuar pjesën më të
madhe të emrave të të rënëve në këtë betejë. Në vitin 1972 dy dëshmitarë nga
Brekia, Zaim Dafku dhe Vesel Dafku shprehen: “Prej qafës së Dules e deri në
kodër të Dushkes mbi Prizren janë vrarë 30 e ca vetë prej Bajrakut të
Topojanit. Ndër këta kanë qenë edhe Bajraktari Zaim Hamza, Hamdi Aqifi (Breki)
dhe Abaz Abdullah Dafku”. Pra nga beteja e Qafës së Dules mbeten të
paidentifikuar më shumë se 27 të rënë të tjerë.
Ndërsa
një dëshmitar më i hershëm Sali Faslia nga Mëhola në vitin 1959, i cili
përshkruan hollësisht përpjekjet në breg të Shejës, tek Boka e Kuqe, dëshmon se
andej lumit të Lumës, në Tërthore, qenë vrarë Bajram Ramadani, Përbreg dhe 14
bardhocas. Ai thekson se në Përbreg ishin treguar trima Sulo Agushi, Veli
Agushi, Maliq Mehmeti, Adem Kamberi, etj.
Nisur nga
këto të dhëna të pjesshme mund të ndërtohet dhe harta e përpjekjeve më të
përgjakshme, ku vendin e parë sigurisht e ze Qafa e Dules me 37 të rënët e saj,
10 prej tyre të identifikuar.
Varret
atje në Qafë, kanë mbetur ashtu siç i ndërtuan të parët. Atyre u takoi barra e
rëndë të luftonin dhe të hapnin shumë varre.
Madje u shuan edhe dhjetra familje. Varret atje në Qafë të Duhles dhe
kudo ku janë presin që dikush prej pasardhësve të kujtohet më së fundmi për t’i
rregulluar siç e meritojnë martirët. Më shumë së sa nderojmë të kaluarën,
kështu shpëtojmë shpirtin tonë.
Në
fshatin Bresanë të Opojës më 4 nëntor 2012, pikërisht 100 vjet më vonë, u ngrit
një memorial në nderim të të vrarëve nga ushtria serbe. Shembulli i Bresanës në
Opojë nxit që pllaka të tilla përkujtimore të
vihen në çdo fshat të Opojës dhe të Lumës. Në aktivitetin që u zhvillua
në Bresanë, studiuesi Sadik Mehmeti konstatoi me dhimbje dëmet e mëdha që i
janë shkaktuar kujtesës kolektive të shqiptarëve prej pushtimit një shekullor
serb. Mjaft njerëz në vitet e pushtimit por edhe më vonë druheshin të flisnin
për ngjarjen e kobshme të ndodhur në Livadhin e Kasës. Sigurisht, nën pushtim
kujtesa, mund të shuhet më lehtë për shkak të dhunës, por edhe në liri kjo
kujtesë mund të dëmtohet, në rast se nuk ekziston klima e favorshme për
freskimin e saj.
Nisur nga
lista e të rënëve është e udhës të kujtohemi se krahas varreve, pllakave
përkujtimore, përmendoreve, të rënët duhet të dekorohen me ndonje urdhër a
medalje. Kjo natyrisht nuk do të kushtonte aq shumë, por fare pak vëmendje ndaj
gjakut të tyre të derdhur, që ata të mos mbeten kokrra të papërfillshme rëre
nën erën e pamëshirshme të harresës.
TË RËNË
NË LUFTË KUNDËR SERBËVE (Nëntor 1912)
1. Abaz Zezi,
Lojme, Botat e Kuqe (Gostil)
2. Adem Cena, Kalis, Qafë e Duhles 3. Adem Halili, Skavicë, Qafë e
Kolesjanit 4. Ahmet Cen Xhahu, Gjegjën,
Zabeli i Branesë 5. Ahmet Iljazi,
Brekijë ? 6. Arif Allaraj,Topojan, Glloboçicë (Gore) 7. Avdi Hasan Avdia, Morin, Bregu i Drinit 8.
Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 9. Bajram Istref Avdia, Morin, Bregu i Drinit 10. Bajram Isuf Nerguti, Gjegjën, Uki i Vjerrë
11. Bajram Ramadani, Përbreg,
Breglumë 12. Bal Musli Syla,
Morin, Hani i Balës 13. Baki Maliqi,
Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil) 14. Bektash Gjoka, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil) 15. Beqir Misin Syla, Morin Hani i Balës 16. Beqir Zyberi,
Bicaj, Gjomç 17. Brahim Allaraj, Topojan,
Gjomç 18. Brahim Zeqiri Radomirë, Qafë e Kolesjanit 19. Cen Hajdin Xhahu, Gjegjën Zabeli i Branesë
20. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë 21. Dërvish Trota, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 22. Dil Fana, Topojan, Qafë e Duhles 23. Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i
Balës 24. Dostan Peposhi, Lusën, Qafë e
Kolesjanit 25. Dullë Dema, Gostil, Botat
e Kuqe (Gostil) 26. Dem Syla, Morin,
Hani i Balës 27. Dem Hasë Mica,
Gjegjën, Uki i Vjerrë 28. Emërllah Ahmet Dida, Përbreg, Gjomç 29. Elez Ramë Përzhita, Morin Bregu i Drinit
30. Esat Allaraj, Topojan, Glloboçicë
(Gore) 31. Faruk Islamaj, Topojan, Qafë
e Duhles 32. Fasli Brati, Bicaj, Bicaj
33. Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafë e
Kolesjanit 34. Hakik Dema, Bardhoc,
Botat e Kuqe (Gostil) 35. Halil Ademaj,
Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil) 36. Halil
Krosi, Reç, Gjomç 37. Halil Musallari, Topojan, Qafë e Duhles 38. Halil Taci, Gjegjën, Ara e
Mehmetit (Bardhoc) 39. Halim Shehu,
Shtiqën Livadhet e Gjata, (Shtiqën) 40. Halit Billall Syla, Morin, Hani i Balës 41. Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafë e Duhles
42. Hamz Dema, Morin, Breg Drini (Morin)
43. Hasan Çupi, Brekijë, Brekijë
44. Hasan Hajdari, Morin, Hani i Balës
45. Hasan Shabani, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 46. Hazir Mehmet Nërguti, Gjegjën, Uki Vjerrë
47. Hazir Mhola, Bicaj (Mhole), Uki i Vjerrë (Bardhoc) 48. Idriz Bajraktari, Kalis, Qafë e Duhles 49. Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe 50. Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit 51. Idriz Istref Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit
52. Imer Selimi, Morin, Hani i Balës
53. Islam Hazizi, Bicaj, Bicaj 54. Ismail Bajram Avdia, Morin Bregu i Drinit 55. Ismail Neziri, Shtiqën, Botat e Kuqe 56. Isuf Ramadani, Morin, Breg Drini (Morin) 57. Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerrë 58. Jemin Dema, Bardhoc, Qafë e Bardhocit 59.
Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe 60. Jashar Shehu, Shtiqën, Botat e Kuqe
(Gostil) 61.Liman Çejku, Lusën, Uki i
Vjerrë (Bardhoc) 62. Mehmet Allaraj,
Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 63.Mehmet Limani, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil) 64. Metali Dautllari, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 65. Mitah Ahmeti,
Kalis, Gjomç 66. Muharrem Allaraj, Topojan,
Gjomç 67. Muharrem Mema, Skavicë,
Shtiqën 68. Mulla Musa, Zapod, Gurra e Shkozës 69. Mustafë Dogjani, Shtiqën, Botat e Kuqe,
(Gostil) 70. Mustafë
Tahiraj, Topojan, Glloboçicë, (Gore) 71.
Myftar Tahiraj, Topojan, Glloboçicë
(Gore) 72. Nexhip Dulla, Kolesjan, Qafë
e Kolesjanit 73. Osman Emërllah
Përzhita, Morin, Bregu i Drinit 74.
Osman Sula, Kalis, Qafë e Duhles
75. Qazim Allaraj, Topojan Glloboçicë 76. Ramadan Idriz Nerguti,
Gjegjën, Ura e Gjegjënit 77. Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungajë (Kukës)
78. Ramadan Nerguti, Gjegjën, Kepat e Drinit (Bardhoc) 79. Rasim Meta, Bicaj, Bicaj 80. Rexhë Taci,
Gjegjën, Gjomç (Osmanaj) 81.
Rustem Shehu, Shtiqën, Rrihna (Shtiqën) 82.
Rrahman Duraku, Morin, Breg Drini
(Morin) 83. Sadik Dautllari, Topojan,
Qafë e Duhles 84. Sadik Karanxha,
Topojan, Zhur 85. Sait Bajram
Avdia, Morin, Bregu i Drinit 86. Sali Uk Taci,
Gjegjën, Uki Vjerrë 87. Selim Gërmizi, Bardhoc, Zalli i Bardhocit 88. Selman Nerguti, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj) 89. Selman Sali Syla, Morin, Hani i Balës
90. Sinan Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë
(Bardhoc) 91. Shaban Taka, Ujmisht, Uki
i Vjerrë (Bardhoc) 92. Shaqir Basha,
Shishtavec, Bungajë (Kukës) 93. Shaqir
Dauti, Shtiqën, Udha Pukë,, (Shtiqën)
94. Sherif Koka Kalis, Gjomç 95. Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 96. Shaqir Nerguti, Gjegjën,
Linat e Ademajve (Bardhoc) 97. Sheh Osmani, Bicaj, Bicaj 98. Sherif Rrahman Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit 99. Vajza e Beqir Misinit, Morin, Hani i Balës
100. Tafil Istrefi, Kalis, Qafë e Duhles 101. Tahir Smajli,
Ujmisht, Botat e Kuqe 102.
Vëllezërit Rate (dy),
Kolesjan, Qafë e Kolesjanit103. Vëllezërit Rate, Kolesian,
Qafa e Kolesianit 104. Xhemë
Hajdini, Gjegjën, Pikllimë, (Koritnik)
105. Xhemë Isen Syla, Morin, Hani i Balës 106. Zaim Hamza, Topojan, Qafë e
Duhles 107. Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozës 108. Zenel Mema,
Skavicë, Bungajë (Kukës)
109. Zenel Nerguti, Gjegjën, Gjegjën.
Nentor
2012
Akademi perkujtimore per deshmorin Xhemajl Blakaj
Fakte që nuk guxojmë ti harrojmë kurrë
Nga Skender Shatri, Istog-Pejë
Të
nderuar pjesëmarrës,
E dashur
familje e Xhemajlit
Te dashur miqë !
Jemi mbledhur këtu, në këtë mesvjeshtë me diell,në këtë muaj te 100 vjetorit te Pavaresise dhe Flamurit Kuq e Zi, per te nderuar kujtimin e Xhemail Blakajt, njerit prej djemve me te mire te Rrafshit te Podgurit e te Kosoves, te cilin, ketu e 26 vjet me pare e mbyten mizorisht ne zgafellat e UDB-se, ne Peje. Ne vrasjen e tij moren pjese bashke: kriminelet serb dhe gjakprishurit ‚shqiptare’. Kete fakt njerezit e Kosoves nuk guxojne ta harrojne kurre. ((një minut heshtje per të gjithë te rënët e Kombit)
Vitet tetdhjete kane qene vite qe, siç thote populli yne, mos na rafte me i harru. Deri te arrestimi i Xhemajlit, sipas vet zyrtareve kuislinge kishin kaluar neper duarte e policise 60% e popullsise se pergjithshme te Kosoves. Ishin te paketa familjet qe nuk ishin prekur drejtperdrejt nga terrori serb e kuisling.
Permes
ketij terrori pergatiteshin tmerret qe do te kryheshin ne vitet nentedhjete
kunder popujve joserb, kunder shqiptareve e boshnjakve ne radhe te pare.
Ne ato vite te hunit e te litarit zhbirilohej gjithkush nga nje rrjet i instaluar agjenturor: Percilleshin shkollat, fakultetet, mbledhitë e çfardo forme; dasmat, te pamet dhe çdo tubim familjar pavaresisht a kishte si shkas dhembjen apo gezimin.
Çdo person qe nuk miratonte terrorin dhe inkuizicionin diferencues binte ne sy dhe çdo gje qe lidhej me njeriun e caktuar per trajtim policor rrezikohej seriozisht; ne radhe te parë familja e tij.
Pavaresisht kesaj gjendjeje te rëndë, qendresa e shqiptareve jo vetëm qe nuk u shua, por perkundrazi u rrit dhe u forcua gjithnje e me shume. Në vijë te kesaj qendrese kolektive qe mahniti boten ishin te rinjte e gatshem me e ba vdekjen si me le“! Pavaresisht arrestimeve te panderprera, format e qendreses; traktet, parullat, manifestimet e te gjitha llojeve nuk ndaleshin, ani se ato pasoheshin me vale terrori te paimagjinueshem per kohen tone.
Ne nje prej valeve te shumeta te raprezaljeve policore u mor jo per te paren here edhe atdhetari i flakte Xhemajl Blakaj, djal i nje burri te paepur, siç ishte Baca Smajl.
Xhemajli ishte i ri, ishte i bukur, ishte i papërkulur e plot vrull atdhetar. Mu per kete prandaj arrestimi i tij ishte i pashmangshem.
Mirepo, mizoria e arrestimit nuk ndalej vetem te privimi i njeriut nga ajo qe eshte me e shtrenjta per te, nga liria. Sepse UDB-ashët nuk linin mjet pa perdorur, e gur pa levizur, ne menyre qe i arrestuari edhe te detyrohej jo vetem te peshtyente mbi vetveten, mbi familjen e mbi kombin, por edhe t’i denonconte shoket e tij të idealit.
Besthyemja per Xhemajl Blakajn dhe njerezit si ai ishte e paimagjinueshme, dhe xhelatet e UDB-së ne perpjekje të llahtarshme per t’i dhunuar ndergjegjen, nuk munden ta thyejn, prandaj ia moren jeten. Jeten qe njeriu e jeton vetem njehere, jeten qe Xhemajl Blakajt ia keputen ne pranveren e saj.
Besoj se shumices se pjesemarresve te ketij tubimi perkujtimor i kujtohen ato dite te veshtira, kur vrasesit e gjithpushtetshem, nuk u kenaqen me vrasjen mizore te Xhemajlit por edhe nuk lane gje pa bere, permes lakejve te tyre shqipfoles qe te sabotonin edhe ceremonite e varrimit dhe te ngushellimeve.
Dhe nuk u mjaftuan vetem me kaq, por u perpoqen qe ne opinion ta ngulitin versionin e tyre mizor se gjoja Xhemajli kishte bere vetevrasje. Kjo ishte nje futje monstruoze e gishterinjve te xhelateve ne syte e perlotur te prinderve, familjareve dhe shokeve te Xhamajl Blakajt gjithandej Kosoves.
Por, Kosova, Nenlokja jone e paepur nuk mashtrohej dot. Ajo i varroste bijte e saj besnik dhe pergatitej per ditet vendimtare qe do te vinin patjeter.
Falë
sakrificave te vellezerve Gervalla e te Kadri Zekes, te Rexhep Males e Nuhi
Berishes, Bajram Bahtirit e Zija Shemsiut, Xhemalj Blakajt e Afrim
Zhitise,Ibrahim Krasniqit e Afrim Abazit,Xhemajli Berishes e Mal Morines,
Inajet Hysenit e Haki Shatrit dhe qindra deshmoreve te tjere te kombit,ku
qendresa ne Kosove mori permasa te paimagjinueshme qe kulmuan me perleshje te
pergjakshme gjate dhunes per te suprimuar autonominë, ne perballjet heroike
kolektive per t’iu kundervene apart’heidit, ne perpjekjet e papara ndonjehere
per te ruajtur e forcuar sistemin e arsimit, te shendetesise dhe institucioneve
te tjera vitale per mbijetsen e nje populli...
Kjo qendrese kolektive qe rezultoi me nje refuzim absolut, te papare ndonjehere ne histori, te pushtuesve, solli edhe qendresen e armatosur te UÇK-së qe u sublimuar me sakrifica te paimagjinueshme te Adem Jasharit me njerezit e tij dhe perballje e renie heroike gjithandej Kosoves te djemeve e vajzave qe ishin betuar ne gjakun e deshmoreve, pra edhe ne gjakun Xhemajl Blakajt qe jemi tubuar ta nderojme kujtimin e tij sot ketu.
Ne kete
çerekshekullin e fundit, ne kemi pare e perjetuar shume, me shume se asnje
gjenerate tjeter ne historine e mundimshme te shqiptareve. Por, ne ishim me fat
se e pame edhe ndjekjen e Serbise nga Kosova. Dhe sot kur pavaresisht
problemeve te medha e te mprehta me te cilat perballet gjithandej shoqeria
kosovare, nuk duhet te harrojme, se falë sakrificave te panumerta te dhjetra
brezave, ne arritem ketu ku jemi, te jetojme dhe te marrim fryme te lire, ta ndertojme
te ardhmen e femijeve tane ne rrethana te paimagjinueshme per gjeneratat e
meparshme. Dhe per kete ne duhet falenderojme e te mos i harrojme kurre ata qe
ishin pishtare, qe na ndriten mendjen kur ishim ne terr, qe na mbajten shpresen
gjalle duke sakrifikuar vetveten, qe na vetedijsuan se pa sakrifica nuk ka
liri, qe na shpjeguan se frika eshte varoj me i trashe i roberise, qe na binden
se pa perpjekje serioze nuk ka jete me dinjitet, se pa vendosmeri kolektive
pushtuesit nuk do te shporren kurre prej ketu.
Njeri prej tyre eshte Xhemajl Blakaj, ai qe vdiq ne pranveren e jetes, ne menyre qe femijet tane te mund te lindin e te rriten te lire. Kete nuk guxojme ta harrojme kurre.
Por, ne
kete dite dhembjeje e krenarie, ne nuk mund te mos e shikojme edhe realitetin
qe t’i vret syte: faktin se nuk eshte bere asgje perkunder te gjitha mundesive
qe institucionalisht te kerkohet drejtesi ne emer te viktimave te shumta te
terrorit serb e kuisling, qe te nxjerren para drejtesise ata qe vrane njerez me
duart e lidhura, qe i vrane vetem pse ata e donin me zemer lirine, vetem
pse nuk pranonin nenshtrimin, vetem pse ishin te gatshem ne çdo sakrifice per
ta shporre roberine dhe per ta preke me shpirt lirine.
Nuk mund
te mos na revoltoj çdonjerin pse personi, qe smeriton t’i permendet as emri, qe
mbyti mizorisht Xhamajl Blakajn, sorollatet shlirshem neper Kosove, dhe organet
e shtetit tone e shikojne me gjakftohtesi te padurueshme.
Pse ne
kemi shtet, kemi sepse liria e nje populli mund te garantohet vetem ne kuader te
nje shteti,
Mund te
thote dikush se ne po kerkojme hakmarrje. Jo, kurrsesi. Ne po kerkojme venien e
drejtesise ne vend dhe nxjerrjen para gjyqit te atyre qe vrane njerez, qe
burgosen e denuan vetem pse kerkonin te jene te lire.
Liria pa
venie te dejtesise ne vend nuk eshte liri e qendrueshme, madje ajo nuk eshte as
liri e plote. Kjo nuk eshte thirrje per hapje plagesh, perkundrazi per mbylljen
e tyre, por plaget nuk mbyllen duke lene te livadhisin te qete kriminel qe i
kane duart e zhytura deri ne berryla me gjakun e djemeve me te mire te ketij
vendi.
Kjo
sjellje institucionale eshte fyerja me e madhe qe u behet deshmoreve te kombit,
sepse mosndeshkimi ligjor i xhelateve te tyre, fyen sakrificat dhe idealizmin e
tyre. Ne kete rast ndodhë ajo qe nuk guxon te ndodhë asnjehere: barazohet
xhelati me viktimen, atdhetaret me kuislinget e me tradhtaret, e keqja me te
miren, barazohet poshtersia me ndershmerinë e qyqaria me burrerine!
Deshmoret tane nuk e kane merituar kete. Duke mos i marre ata ne mbrojtje ne nuk do te mund ta mbrojme as ate qe eshte rezultat i sakrificave te tyre, pra lirine.
Duke bere kete analogji me duhet te permend fjalet e njerit prej intelektualeve te medhenje amerikan, Archibald Macleish qe me dekada qendrojne të gëdhendura në një mur në hyrje te Universitetit te Harvardi-t:
„Si të
mbrohet liria? Me armë, kur me armë të jetë sulmuar; me të vërtetën, kur me
rrena të jetë sulmuar; me besim demokratik, kur të jetë sulmuar nga dogma
autoritare. Gjithnjë dhe në aktin e mbramë, me vendosmëni e besim».
Ne duhet
te besojme se ata qe vrane Xhemajl Blakajn duhet te nxjerren para drejtesise,
ne mos per asgje tjeter,qe te mesohen te gjithe, se drejtesia vonon, por nuk
harron.
Rrofte
kujtimi i ndritshem i Xhemajl Blakajt!
Le te na
frymezojne sakrificat e deshmoreve te kombit per te mos u gjunjezuar para
veshtiresve qe te mos i harrojme porosite e tyre!
Faleminderit !
10 Nentor 2012
--------------------------------
PËRUROHET
VEPRA E IIKSH:
“NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË KULTURË”
M.Gecaj, duke folur në përurim (Foto: Ibrahim Hajdarmataj)
Në prag
të 100-vjetorit të Pavarësisë: (Përgatitur: Dr. Ibrahim Gashi)
Nga: Prof. MURAT GECAJ
Dje në mesditë, në sallën “Aleks Buda”, të
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, u oranizua përurimi i veprës së re të
Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, “Një Komb,
një Gjuhë, një Kulturë”. Ajo ishte përgatitur nga i ndjeri dr. Ibrahim Gashi
dhe u botua në SHB “Vest Print”-Tiranë, me drejtues Eduard Vathin. Kishin
ardhur akademikë e profesorë, “Mësues të Popullit” e “Mësues të merituar”,
punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, nga trojet shqiptare të Ballkanit e
diaspora dhe mndia e shkruar e ajo elektronike
e tjerë.
Pas Hamnit Kombëtar, drejtuesi i programit të veprimtarisë, Qani Sulku, ia dha fjalën e rastit, në këtë tibim, drejtorit të IIKSH, Rezart Gashi. Ndër të tjera, ai u ndal një mjaft veprimtari të këtij institucioni vullnetar, si brenda vendit dhe në trojet shqiptare të Ballkanit e në diasporë. Veprimtari kulmore e këtij Instituti ishte Konferenca e Parë Mbarëkombëtare, me temë “Studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, të programeve e teksteve mësimore, në të gjitha shkollat e trojeve amtare e në diasporë”, mbajtur në Tiranë, në shtator 2011. Temat e 30 refereuesve në atë tubim, i redaktoi dhe i përgatiti për botim Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror të IIKSH e i Bordit të tij, i cili fatkeqësish tu nda nga jeta më 9 maj 2012. Në vazhdimësi, punuan një grup kolegësh dhe u arrit që këto ditë vepra të dalë në qarkullim, në prag të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Pamje nga
salla, ku u bë veprimtaria…
Më tej,
në emër të Akademisë së Shkencave të RSH përshëndeti prof.dr. Emin Riza, i cili
theksoi punën e thelluar kërkimore, studimore e botuese në fushën e shkencës,
nga dr. Ibrahim Gashi dhe e vlerësoi këtë vepër një arritje të re
kolektive për trajtimin e çështjheve të
ndyrshme, sidomos për gjuhën, tekstet e traditat kombëtare. Duke e përshëndetur punën e secilit, ai i
lexoi edhe emrat e gjithë bashkatutorëve. Për vlerat e shumanshme të kësaj
vepre foli edhe prof.dr. Hulusi Hako. Ai nënvizoi se kjo vepër lidhet
organikisht me punën e palodhur,
frymëzuese e organizuese të të ndjerit Dr. I.Gashi, duke u bërë kështu
tani e tutje atë, pronë dhe mjet të mbrothësisë sonë mbarëkombëtare, duke
plotësuar kështu edhe një dëshirë të madhe e amanet të tij.
Në emër
të kyesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë përshëndeti znj. Yllka
Beçi, e cila tha se Dr. Ibrahim Gashi ishte arsimtar dhe veprimtar shembullor,
studiues e botues i palodhur edhe në ndihmë të shkollave shqipe, me tekste e
botime të tjera. Ai u dallua në
punën dhe veprimtaritë e disa
institucioneve e shoqatave, si të SHASH e Shoqatës “Tirana”, në Institutin
Shqiptar të Mendimit e Qytetërimit Islam (AIITC) e tjerë.
Po
kështu, kryetari i Shoqatës atdhetare-kulturore “Tirana”, z.Arben Tafaj,
nënvizoi veprimtarinë e palodhur shoqërore të dr. Ibrahim Gashit, shprehur kjo
gjë dukshëm me ndjenjat fisnike e
atdhetare. Për këtë arsye, duke e vlerësuar lart tërë punën dhe përkushimin e tij, ai i dorëzoi familjes
titullin “Mirënjohja tiranase”, shoqëruar me motivacionin përkatës.
Prof.dr.
Emil Lafe, në fjalën e tij, u ndal në punën e përkushtuar të dr.I.Gashit në
dejtimin e Komisionit Qendror e të Bordit të IIKSH. Po kshtu, nënvizoi disa nga
vlerat kryesore të kësaj vepre të re, duke cituar dhe emrat e 30 autorëve të
saj, të cilët janë profesorë e doktorë
shkencash, studiues e shkrimtarë dhe peronalitetetjerë të letrave, jo vetëm nga
Shqipëria e trojet shqiptare të Ballkanit, por dhe nga diaspora. Në vazhdim
foli M.Gecaj, i cili solli kujtime nga takimet e bashkëpunimi me autorin e përmbledhjes,
përmendi mjaft vepra të tij të botuara ose të lëna dorëshkrim dhe pastaj tha:
“E falënderoj nga zemra birin e Dr.Ibrahim Gashit, Rezartin, drejtor i
Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, që ngulmoi dhe u kujdes
pandërprerje, që ky libër ta shihte dritën e botimit, duke patur edhe ndihmën e
kolegëve! Kështu, tani ne jemi disi më të qetë, se me këtë vepër nderojmë,
kujtojmë dhe vlerësojme sadopak punën e përkushtuar, atdhatare e profesionale,
të këtij kolegu e mikut tonë, të dashur e të paharruar”.
Me interes u ndoq përshëndetja e dr. Nail Dragës, studiues dhe botues i njohur në Ulqin të Malit të Zi. Ndër të tjera, ai kujtoi edhe udhëtimin e një grupi të IIKSH, me dr. I. Gashin atje, në vitin e kaluar,si dhe Konferencën, që u mbajt në shtator 2011 në Tiranë, me pjesëmarrje të veprimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare të Ballkanit e diaspora. Më tej, për nevojën e bashkëpunimit dhe me diasporën shqiptare në Turqi foli shkrimtari i ri, Ahmet Okçun. Ai premtoi se, në periudhën vazhduese do t’i përkushtohet këtij qëllimi, në përbërje të IIKSH.
Kopertina
e parë e veprës së re
Kujtime
nga jeta në arsim e dr. I. Gashit solli
studiuesi i njohur Uran Butka. Ai nënvizoi edhe disa nga vlerat atdhetare,
arsimore, kulturore e shkencore të kësaj vepre të re. E frymëzuar ishte fjala e mësuesit dhe poetit
Namik Selmani, i cili në këtë vepër ka ndihmesën e çmuar për trajtimin e
çështjes së pazgjidhur të Çamërisë.
Në vijim
u laxua një mesazh mjaft i ngrohtë, dëruar posaçërisht për këtë tubim, nga z.
Sadik Elshnai, kryetar i Shoqatës
atdhetare e kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të SHBA. Në pamundësi
ardhjeje, në këtë veprimtari të IIKSH, i kishin dërguar përshendetjet dhe
mesazhet e tyre, disa persona të veçantë, si: Sokol Demaku: Qendra
Atdhetare-Kulturore Shqiptare “Migjeni” (Suedi); Shefqet Hoxha, “Mësues i
Popullit” dhe Isa Halilaj, “Mësues i merituar” (Tiranë); Prof. Skënder
Skënderi dhe prof. Gani Pllana
(Prishtinë); Viron Kona: shkrimtar e publicist, në Ministrinë e Arsimit dhe
Shkencës (Tiranë); Halil Haxhosaj: arsimtar dhe poet i njohur (Gjakovë); prof.
Musa Kraja: rektor i Akademisë Pedagogjike (Tiranë); Hysë Hasa dhe Vlashi Fili:
shkrimtarë (Amerikë) dhe të tjerë.
Po
kështu, emocione të forta shkaktoi te të pranishmit leximi nga Enkelejda Gashi
i mesazhit, që u kishin drejtuar pjesëmarrësve në këtë përurim dy bijat e dr.
Ibrahim Gashit, Ardiana e Entela, emigrante në Amerikë. Ndër të tjera, ato
nënvizonin cilësitë e mrekullueshme të babait të tyre, bashkëshort e prind
shembullor, si dhe studiues i palodhure pasionant për çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë
gjë, foli me mallëngjim edhe bashkëshortja e bashëapunëtorja e tij, arsimtarja
e metodistja, Liliana Gashi. Gjithashtu, ajo i falëndroi nga zemra të gjithë
bashkautorët e veprës në fjalë dhe pjesëmarrësit në këtë përurim.
Gjatë
veprimtarisë, familjes Gashi iu dhuruan libra nga autorë të ndryshëm, si dhe
një grup famijësh u dhanë atyre buqeta me lule të freskëta. Pastaj, të gjithë
së bashku, morën pjesë në koktejin e organizuar nga familjarët e dr. Ibrahim
Gashit, i cili do të mbetet përherë në kujtesë edhe me këtë vepër të re
kolektive të IIKSH, të cilën ai e ideoi, e redaktoi dhe e
bëri gati për botim.
Tiranë, nëntor 2012
-------------------
I. Qemali
- E. Toptani- Heronj dhe Tradhtarë në
100 vite Pavarësi
Nga Pirro Prifti
Historia
e Pavarësisë së Shqipërisë është një xhungël faktesh e dokumentash në të cilën
marrin pjesë dy tipe personazhesh Historikë: Pashallarë dhe Bejlerë që e kërkonin
Shqipërinë mundësisht autonome (ose të pavarur) nga Turqia por dhe alete e saj,
dhe nga ana tjetër, Intelektualët kristianë Ortodoksë, Katolikë, dhe Myslimanë
që e deshën Shqipërinë të pavarur por të
përkrahur nga fuqitë perëndimore Europiane.
Këtu ze
fill edhe përplasja e madhe e dy grupeve politike shqiptare: njëra që
përfaqësonte klasën e pasur
drejtuese shqiptare
totalisht e edukuar dhe me sy e zemër
nga Turqia otomane perandorake që nuke kuptonin se c`po i ndodhte Shqipërisë
dhe aq më apak se c`do ti ndodhte asaj
në të ardhmen. Kjo klasë ishte klasa konservatore pro-turke në të cilën
militonin ish drejtues sanxhaqesh,
kasabashë, pasanikë të mëdhenj, të cilët drejtonin politikën e sanxhaqeve
shqiptare sipas modelit turk nuhatja
politike e të cilëve ishte po aq e
mprehtë sa dhe nuhatja për pasuri, korrupsion, dhe ndryshime pozicionesh
politike. Përfqësues i denjë i kësaj
klase ishte Esat Pashë Toptani (kryetari i `qeverisë` së Durrësit, por njëkohësisht me diferencë
një muaji, edhe Ministër i brëndëshëm i qeverisë së Isamil Qemalit)- njeri pa
skrupuj , pa ideale dhe qelepirxhi. Përfaqësuesi i brezit të dytë (pra të
mëvonshëme) i kësaj klase mbeti Ahmet
Zogolli.
Klasa
tjetër ishte klasa e mesme e intelektualëve që përfaqësonte grupin politike
reformator që i kishte sytë nga perëndimi pavarësisht fesë ; kjo klasë politike
përparimtare e kërkonte Shqipërinë të pavarur, jo vetëm jashtë juridiksionit të
perandorisë turke por dhe larg lindjes.
Përfaqësuesi kryesor i kësaj klase përparimtare ishte Luigj Gurakuqi
(nënëshkrues i pavarësisë) dhe më vonë Fan S.Noli dhe grupi i tij.
Ismail
Qemali ishte një përjashtim nga të dy grupet politike praktikisht kundërshtare
të ashpra të njëra tjetrës përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, qëndrimit
gjeopolitik të saj, dhe copëtimit të territoreve të saj.Ismail Qemal Bej Vlora,
i përkiste grupit politik të konservatorëve por veproi si përfaqësues i grupit
politik të reformatorëve. Ndoshta ky ishte shkaku që asnjëra palë politike nuk
i besoi atij por e tradhëtoi dhe nuk e mbështeti; megjithatë edhe
përfaqësuyesit europianë të bllokut të Antantës e cila fitoi luftën e parë
botërore nuk e besuan por e detyruan të hiqte dorë nga karriera politike si
drejtues i shtetit të parë (të cunguar) shqiptar.
Dihet që
krahas Përfaqësisë `Vatra`, klubeve shqiptare të Bukureshtit, Sofies, të
Egjyptit, që përfaqësonin klasësn e ardhshme politike reformatore shqiptare,
Pavarësia e Shqipërisë nisi me kryengritje ndaj Perandorisë Otomane .
Kjo
shkëputje përfundimisht, ndodhi pas luftës katërvjeçare (1909 – 1912) kundër
xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Dihet
mirëfilli se vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup
personalitetesh shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt
në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e
Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit
morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz
Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë ( klasa e pasur konservatore
pro-turke).
(http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm)
Besoj se nëse Isamil Bej Qemal Vlora ishte
përkrahës i autonomisë dhe pastaj i
pavarësisë së Shqipërisë duke i mbështetur tek Austro&Hungaria dhe Italia
që në fakt humbën luftën (Italia e drodhi dhe nga fundi i luftës ajo
përkrahu Antantën dhe u rradhit në fund
të luftës së parë botërore-si fituese); I.Qemali, nuk u përkrah nga fituesit e luftës së parë
botërore të cilat nuk patën besim tek ai sepse, Ismail Bej Vlora ndonëse kishte përkrahje të fuqishme nga
populli shqiptar shikohej jashtë si përfaqësues i Turqisë otomane.
Besoj se
Esat Pashë Toptani ishte besnik i Turqëve-otomanë por duke nuhatur humbjen e
tyre u mbështet tek Serbo&Malazezët dhe Francezët të cilët ishin fitues të
luftës së parë botërore të rradhitur tek Koalicioni i Antanta-s. U favorizuan variantet e tij të copëtimit të
Shqipërisë dhe për këtë Franca, Serbia, Rusia, arsye përkrahën qeverinë e
Durrësit, e pak më vonë pranuan që Esat Pashë Toptani të
priste Princ Vidin dhe të merrte pjesë së drejtues në qeverinë e tij kohë-shkurtër.
Këto
ishin dy përfaqësuesit e pavarësisë së Shqipërisë.
ii Pak
histori për tradhtarin Esat Pashë
Toptanin.
Esad
Pashë Toptani, c 1863 – 13 Qershor, 1920), ishte një officer I ushtrisë
otomane, deputet I parlamentit ottoman dhe politikan fillim viteve te shekullit
XX në Shqipëri. Bashkëpunoi me ligën Ballkanike pas luftrave ballkanike dhe
themeloi të ashtuquajturen shtetin e
Shqipërisë së mesme me qëndër në Durrës duke e quajtur Republika
Qëndrore e Shqipërisë (1914 me financime serbe të Pashiqit dhe italianeve).
Ka qënë
përfaqsuesi `dinjitoz` i grupit politik konservator të pasanikëve pro-turq
(pro-otomanë), i cili ka luajtur rol në pavarësinë e Shqipërisë por në sensin
negativ, rol i cili ka qënë një e keqe e `domosdoshme`, ndaj të cilit
atdhetarët shqiptarë reaguan fort por dhe shtrënguan rradhët kundër individëve
të tillë të pasur që motivin kryesor kishin
`o mete për vehte`. Esat Pashe Toptani Rreth vitit 1895-1907, ai u
emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; Ndryshimi i regjimit
turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e
një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit. Ai ka luajtur rol negativ edhe
në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Eshte mbrojtur nga
Kryeministri Franzes Mileran dhe Kryeministri serb Pashiq.Si u emrua Esat Pashë
Toptani - Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vlorës? Esati, ky
“kryetar i Principatës së Shqipërisë” autonome, të njohur si e tillë nga
Konferenca e Londrës më 1913”.
Prof. A.
Luarasi shkruan: “Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së
Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për
të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë.
Konferënca
e ambasadorëve në Londër dhjetor 1912-mars 1913. vetë ministri i Punëve të
jashtme të Anglisë, Edëard Grey. Atë botë, në mbledhjen e Dhomave e të Komunave
me 12. Gusht.1913, pati pohuar, së caktimi i kufijve të Shqipërisë nuk ishte
bërë në interesin e popullsisë së atyre krahinave, por për të mbajtur
ekuilibrin ndërmjet fuçive të mëdha dhe për ta shpëtuar paqën në Europë (http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=104937-
sipas sociologut Agim Curri).
Konferencën
e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor 1912, fillmisht u vendos që të
krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur
kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Si rrjedhim në
vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo
ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë
(http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm).
Më 7 Mars 1914 Ëilhelm von Ëied zbriti në Durrës, dhe, ardhja e tij u prit me shumë gëzim nga
të gjitha rrymat politike e krahinore në Shqipëri. Princ Vidi, për kryeqytet të
fronit të tij zgjodhi Durrësin, pikërisht aty ku ishte baza e forcës së Esat
Toptanit.
iii
Probleme të vecanta Historisë së copëtimit të Shqipërisë
Janina u
dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë
Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e
plaçkitur popullsinë muslimane shqiptare.
Popullsia
që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000
banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*. Kjo rritje shumë e ngadalshme
(40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli ekonomik e shoqëror shumë i
prapambetur i vendit, konkretisht nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së
fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin Turqinë, nga mesatarja e ulët
e moshës së popullsisë dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas mesit
të shek. XIX.
Vilajetet
Popullsia Popullsia
shqiptare %
vilajeti
i Kosovës
909 700 582
900 61,4 %
vilajeti
i Manastirit
694 800 375
900 54,1 %
vilajeti
i Janinës
559 700 330
800 59,1 %
vilajeti
i Shkodrës
190 000 186
500 98,2 %
gjithsej 2
354 200 1 452 100 61,7 %
Raporti i
shqiptarëve kundrejt kombësive të tjera ndryshonte nga njëri vilajet në
tjetrin. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse
malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që
zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %. Në
vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë
pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të
Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse
serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në
vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %. Në vilajetin e Manastirit,
pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit
5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.
(http://ëëë.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/258/Vilajetet-Sanxhaket-dhe-kazate)
Gjer në
vitin 1780 popullsija e Çamërisë ka qënë
e tëra ndjekëse e fesë greko-orthodhokse, myslimanizmi filloi më vonë dhe u
përhapë sidomos në kohën e Ali Pashës (...) Me gjithë zotrimet e huaja, nuk ka
qënë e mundur për turqit, dhe as për grekërit më vonë, që t'i çrrënjosin
ndjenjat kombëtare të çamëve dhe zakonet e prindërvet të tyre.
(http://ëëë.shekulli.com.al/ëebsite/index.php?option=com_content&vieë=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtri)
(Thesprotia)-Cameria-1940
pjese e Epirit. Gjithsejt janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët
vetëm 20,200 janë grekofonë, por me origjinë shqipëtare. Sidoqoftë, simbas
statistikave greke të 1937-s, 92.419 banorë janë shqipëtarë njëmijë për mijë,
ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhërave.Nga këta banorë, 33,000 janë
shqipëtarë myslimanë.
Më 1878,
ndodhën bisedimet greko-turke, që pasuan punimet e Kongresit të Berlinit,
rezultuan me lëshimin në favor të Greqisë të krahinës së Thesalisë.
“Rekomandimi” tjetër i Protokollit 13, që kishte të bënte me lëshimin e Epirit,
u kundërshtua ashpër nga shqiptarët, gjë që në fund të fundit përfaqësuesi i
Prusisë, von Büloë, e kishte parashikuar, kur kishte deklaruar në Berlin se
Epiri duhej të konsiderohej një “noli me tangere” (“një send që s’duhet prekur”
- P. Xh), për shkak se shqiptarët do të reagonin ashpër ndaj çdo përpjekje për
aneksimin grek të tij. Në fakt, bisedimet greko-turke mbi këtë çështje, në Prevezë,
më 6 shkurt 1879, u bënë nën presionin e Kuvendit mbarëshqiptar të Prevezës, i
cili zhvilloi një aktivitet të ethshëm politik, ushtarak e diplomatik për të
parandaluar aneksimin e Epirit. Në përfundim të tratativave, Greqia mundi të
marë vetëm një rezultat minimal, duke përfituar territoret e Epirit në lindje
të vijës Artë-Janinë-Meçovë. Pra, problemi i Çamërisë u ngrit për të parën herë
në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, më 29 qershor 1878, në
Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, T.Deliyannis, i cili
kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë nga
Perandoria Osmane. Dy javë më vonë, Greqia paraqiti kërkesën për aneksimin e
Epirit. Franca kërkoi që e gjithë Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë, deri
te lumi Kalama. Italia përkrahu Francën sepse kryeministri italian me origjinë
arbëreshe, F.Crispi, besonte në një federatë shqiptaro-greke. Anglia e
kundërshtoi. Gjermania dhe Austria gjithashtu.
Për afër
një shekull grekët nuk kishin asnjë
pretendim territorial. Traktati famëkeq i Londrës, i vitit 1913, e ndau
Shqipërinë si plaçkë lufte, duke i hapur oreksin klaneve shoviniste greke.
Populli shqiptar, dhe në veçanti ai i Çamërisë martire, e kundërshtoi këtë
pushtim; në veçanti reagoi fort qeveria e përkohshme e Durrësit e formuar më 25
dhjetor 1918. Kjo qeveri i bëri shumë protesta Konferencës së Paqes në Paris
(filloi punimet më 18 janar 1919 deri më 21 janar 1920). Për këtë, më poshtë po
japim një dokument original të datës 7 mars 1919 (Titullohet: Nota të shtueme
mi kërkesat shqiptare- drejtuar z. Clemenceau një francez-Kryetar i Konferencës
së Paqes në Paris-ne 7 mars 1919; kj, e
firmosur nga Kryetari i Kerkesës per Plebishit-Turhan). Sipas Sami
Starova.
(http://ëëë.shekulli.com.al/ëebsite/index.php?option=com_content&vieë=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtrihej-dhe-cfare-ndodhi-pas-1913-s&catid=104&Itemid=535).
Një ditë
më vonë, më 28 dhjetor 1912 delegatët e Çamërisë e Delvinës, i drejtohen Ismail
Qemalit duke i shkruar:
"Kur
ushtria greke pushtoi Sarandën, komitetet greke dhe kretase, numri i të cilëve
arrin në 10.000 me pëlqimin e ushtrisë së rregullt greke, përveç që janë duke
grabitur dhe shkatërruar pasuritë dhe pronat, posaçërisht të popullsisë muhamedane,
por janë duke u prishur nderin grave. Kanë vrarë dhe kanë therë në mënyrë
mizore fëmijët para syve të prindërve të tyre dhe kanë zhdukur krejtësisht
popullsinë myslimane. Edhe disa bashkëatdhetarë të krishterë që kanë pretenduar
(deklaruar) kombësinë shqiptare nuk kanë shpëtuar nga keqbërja e tyre".
Gjendja e
çamëve në Greqi po vështirësohej çdo ditë e më shumë. Më 7 tetor 1924,
kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të
drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi
t'i njihen të gjitha të drejtat ashtu si pakicës greke në Shqipëri.
Shumë
vjet më vonë, më 1919, në prag të një Kongresi tjetër, që ashtu si ai i
Berlinit, ishte mbledhur për të rregulluar çështje kufijsh, një tjetër francez, Kryetari i Konfernecës François
Clemenceau, i mbështetur kësaj radhe edhe nga kolegu i tij britanik, Lloyd
George, e njohën Shqipërinë dhe shqiptarët nëpërmjet informacioneve dhe hartave
që u ofronte “Karapanosi i radhës”, kryeministri grek E. Venizellos. Dhe akoma
njëherë, e sponsorizuan kauzën e Greqisë për aneksimin e “Vorio-Epirit”, dmth.
të Epirit të veriut, pasi ai i jugut ishte pushtuar tashmë nga ushtritë greke
në rrëmujën e Luftrave Ballkanike 1912-1913.
(http://ëëë.kosova.de/forum/shoëthread.php?t=12573&page=3:
http://cameria.net/0002_illyria_epirus.jpg)
iv Heroi
-Ismail Qemali
Ismail
Bej Qemali Vlora (16 Janar 1844 – 24 Janar 1919) mbetet udhëheqës shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare.
Historia jetësore e tij dihet, por disa vecori të jetës së tij po i shpreh me
poshte, vecori të cilat janë si ato nishanet e trupit që vecmas mund të jenë të
përkatëse këtij këqija por të para në trup, i japin hijeshinë përkatëse të
këtij burri simpatik me edukim lindor por me dëshirë për ta parë Shqipërinë në
perëndim, pavarësisht lidhjeve jo fatlume politike si brenda vendit ashtu dhe
jashtë vendit.
Mbaroi
gjimnazin Zosimea. U bë guvernator në Beirut Liban. Pas revolucionit xhon turk
1908, erdhi nga emigrimi përsëri në Turqi dhe u bë deputet i parlamentit
otoman; u bë përkohësisht president i asamblesë otomane. Më 1911 i u përkushtua
autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë dhe mori pjesë në nënëshkrimin e
Memorandimit të Gërces-Mal i zi. Deklaroi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nnëtor
1912, por pa miratimin e fuqive evropiane.Ishte Kryeministri i parë i vendit
1912-1914 dhe u dorëhoq pas presionit të Francës, Austrisë, Italisë, kur plasi
lufta e parë boterore. Pas 1914 jeptoi në emigracion ne France. Më 1918 deri
kur vdiq ndenji në Itali. Kërkoi të takohej me Kryeministrin Italian për ti
paraqitur një promemorie për Shqipërinë. por nuke takoi dot sepse u helmua dhe
vdiq në Peruxhia.
Interesant
është problemi me shokun e tij të shkollës
Kostantin Karapanos, një tregtar vllaho-grek nga Arta, që më vonë, si
shpërblim për shërbimet e çmuara që i bëri Greqisë në Kongresin e Berlinit,
arriti të ngjisë shkallët më të larta në administratën greke. Rasti e kishte
sjellë, që Karapanos të kishte qenë shok shkolle në gjimnazin “Zosimea” të
Janinës me Ismail Qemalin, i cili, me sa duket, nuk mundi ta njohë deri në fund
personalitetin e mikut të tij të fëmijërisë. Të paktën, jo aq sa
zëvendëskonsulli francez i Janinës, Moreau, i cili në raportet e tij për
Parisin shprehte konsiderata të ulta për Karapanosin, të cilin, veç të tjerash,
e akuzonte “për rrugët e pandershme”, me të cilat ky personazh kishte mundur të
ngrinte pasurinë e tij të dyshimtë.
I
informuar për pasionin e miqve të tij francezë mbi arkeologjinë, Karapanos
kthehet menjëherë në Epir dhe, pasi siguroi një leje nga qeveria turke, fillon
gërmimet në tempullin pellazgjik të Dodonës. Për ironi të fatit, në këtë
histori të errët implikohet padashur Ismail Qemali ynë, që përveç lidhjeve të
vjetra nga koha e shkollës, tani kishte edhe lidhje pune me Karapanosin: në
fakt, ai e kishte pajtuar Karapanosin si administrator të minierave të tij të
Selenicës.
Në
“Kujtimet” e tij, Ismail Qemali tregon se në vitin 1866, ndërsa ishte
këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku
të tij në fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrënoja, që ai, Ismail Qemali,
i lidhi menjëherë me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë, tregon
Ismaili, isha në Vlorë kur ja tregova mikut tim Karapanos këtë zbulim timin.
Kështu, Karapanosi “që shquhej për shpirtin e iniciativës”, filloi menjëherë
gërmimet në Dodonë, duke nxjerrë në dritë tempullin si dhe një sasi thesaresh
arkeologjike me vlerë të jashtëzakonshme. Kështu Ismail Qemali... Por ai nuk e
dinte, dhe ndoshta nuk e mësoi kurrë, se interesat e Karapanosit për tempullin
e Dodonës e kapërcenin kuadrin arkeologjik. Në vitin 1877, në prag të Kongresit
të Berlinit, Karapanosi i paraqiti rezultatet e gërmimeve të tij diletanteske
përpara Akademisë Franceze, anëtarë të së cilës, vetëkuptohet, ishin Waddington
e Gambetta.
Në fakt,
qëllimi i ekspozesë së “arkeologut-sharlatan”, siç do ta quante atë zvëndës
konsulli francez, Moreau, nuk ishte të njihte të pranishmit me rezultatet e
dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t’i sugjestiononte ata,
veçanërisht politikanët filohelenë Gambetta e Waddington, mbi “karakterin e
stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk ia arriti këtij
qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari filohelenëve Waddington e
Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të cilat ata pasuruan koleksionet e
tyre. Fakti është se qoftë Waddingtoni, kryeministër e ministër i Jashtëm i
Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e qoftë Leon Gambetta, kryetari i
Asamblesë së Deputetëve, u bënë mbrojësit më të zjarrtë të pretendimeve greke në
këtë forum të lartë evropian.
v.
Problemet e sotme në këtë 100 vjetor
Historia
e Shqipërisë së pavarur këto 100 vjet është një përsëritje e politikave të së
kaluarës: politikanë shqiptarë servilë ndaj fqinjëve, marifetxhinj që të qajnë
ditën dhe bëjnë `99` natën, të korruptuar deri në palcë dhe që nuk e kanë për
gjë që të shesin interesat e shtetit për pasuri dhe grada.
A nuk ju
duket e dëgjuar kjo frazë?
Lufta
politike a ashpër e ditëve të sotme
është një reminishencë e luftës politike të djeshme sepse edhe në të
kaluarën edhe në kohën e sotme grupet kryesore politike janë gjithmonë dy:
Njëri
grup ka qënë është dhe do të mbetet përfaqësues i klasës së pasur që zhvat me
aspirata vetëm për të mbajtur pushtetin
dhe për tu pasuruar me cdo kusht duke shitur kur e do puna dhe interesat e
vendit. Kjo është klasa që i ka bërë, po i bën dhe do t`i bëjë dëm gjithmonë
interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ashtu si Esat Pashë Toptani, ka dhe
do të ketë ende në këtë klasë politikanë si ai qofshin ata në ditët e djeshme
Ahmet Zogu,Ramiz Alia, Fatos Nano, apo në kohën sotme me emrin Sali Berisha.
Klasa
tjetër që është reminishenca e reformatorëve praktikisht duhet të marrë
pushtetin dhe të mendojë për bashkëpunimin dhe afrimin e klasave politike
shqiptare për hir të vendit si dhe duke mbajtur fort miqësinë me SHBA dhe
NATO-N, ashtu sikundër se të integrohet sa më parë në BE sepse është e vetmja
mundësi bashkimi i shqiptarëve të cilët do të mund të fitojnë të drejtat dhe
liritë e tyre brënda BE pa shkaktuar ekzagjerime nacionaliste me fqinjët.
Rëndësi ka të jetohet mirë dhe që gjuha shqipe të jetojë sa të ketë jetë.
E vetmi
aspekt i ri në këto 100 vjet është se për herë të parë bëmë miq të cilat na
ndihmuan realisht në clirimin e një pjese të trojeve shqiptare-Kosovën. Është e
vërtetë se miqtë e tjerë që kanë zënë politikanët gjatë viteve të kaluara mund
të kenë qënë të mëdhenj por asnjëherë nuk kanë mundur realisht të ndihmojnë
ceshtjen shqiptare qoftë Turqia e sotme (gjeopolitika e sotme, turke
praktikisht është e njëjtë me atë të SHBA dhe NATO-s kundër sllavëve), as Rusia
e djeshme (mike e madhe por kishte interesa gjeo-politike të kundërta me
Shqipërinë), as Italia dhe Gjermania e luftës së dytë botërore sepse e humbën
luftën, as fqinjët tanë sepse gjeopolitika e tyre është katërcipërisht e kundërt me atë të shqipëtarëve.
E vetmja
mundësi është bashkëpunimi me SHBA dhe NATO-n , si dhe integrimi i Shqipërisë
në BE, integrim i cili do të zhdukë kufijtë, dhe Shqipëria do të jetë përsëri
si pjesë e një Perandorie të re- Perandorisë së Europës Perëndimore. Në këtë
mënyrë përsëri shqiptarët do të zënë vende kryesore dhe kyce në këtë Perandori
- njëlloj si ilirët, arbërit dhe
epirotët e dikurshëm të cilët u bënë Perandorë në Perandorinë Romake të
Perëndimit dhe të Lindjes, Mbretër dhe
princër në perandorinë sllave të Serbisë e të Bullgarisë, Kryevezirë dhe vezirë
në kohën e Perandorisë Otomane. Megjithatë askush nga këta individë me
prejardhje shqiptare nuk e ndihmoi Shqipërinëe atëhershme.
Ashtu si
është dhe shprehja e lashte e shqiptarëve të veriut e dokumentuar në Eposin e Veriut tek Gjeto Bashe Muji në
episodin kur ndeshej me Balozin e Detit i cili ishte shumë i fortë dhe e mundi
vetëm pasi e ndihmuan zanat e pyllit, ai tha: ..`ta dinja që ishe kaq i fortë
do të banja Probatin` (vëllamë)! Kjo është karakteristikë e shqiptarëve: kur
munden nga një kundërshtar i fortë apo
kur zënë mik një armik të dikurshëm:- ata
superpozohen dhe përshtaten shumë mirë duke zënë pozita të forta dhe të
larta tek këto vende nga të cilat pushtohen. Ky është dhe shkaku i mbijetesës
së rracës së shkëlqyer të shqiptarëve.
Le të shpresojmë që 100 vjetori dhe vitet e mëpastajme të jenë vite të ripërtëritjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve të cilët duhet të shohin të ardhmen në miqësi me fqinjët , të integruar në BE dhe në miqësi me SHBA, të arsimuar mirë dhe me politikanë nga sëra e reformatorëve të tipit Noli e Gurakuqi.
--------------------
DELVINA
DHE ÇAMËRIA NË KRYENGRITJET E VITEVE 1910 – 1912
NGA HALIL SHABANI
Fillimi i
shekullit të XX në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kryengritjeve të
armatosura në mbarë trojet shqiptare ishte një prurje e rilindasve të Kombit
Shqiptar. Ajo lëvizje u iniciua edhe në jug të Shqipërisë: nga krijimi i
“Komiteteve të fshehta” për shpëtimin e kombit nga Bajo Topulli, Mihal Grameno,
Themistokli Gërmenji etj. Krerë të lëvizjes patriotike krijuan në Delvinë në
1908 klubin patriotik “Bashkimi” me qëllim që të ngrinin mësonjëtoret e para
shqipe dhe lëvizjen kulturore e artistike. Në 18 shtator 1909 rrethi artistik i
klubit vuri në skenë dramën “Dashuri e Mëmëdheut” në gjuhën shqipe. Drama të
tjera u shëndërruan në një manifestim publik, para godinës së klubit nga
zejtarët, nënpunësit përparimtarë dhe vegjëlia e Delvinës. Ajo ishte fryt i
punës së arsimtarëve dhe patriotëve delvinjot: Namik Delvina, Nimet Abazi,
Shyqyriu Abazi, Spiro Gjika, Petro Ilia Delvina etj.
“Unë jam
shqiptar, unë desha të mësoj gjuhën time” ishin thëniet e dramës “Besa” të Sami
Frashërit, që ata vunë në skenë dhe u dhanë edhe në Labëri, Kaninë, Tepelenë,
Manastir, Janinë e Çamëri. Në Konispol në 1909 u çel klubi i shoqërisë
patriotike “Vëllazëria” nga Alush Taka, Rushit Dine etj. Në Filat Musa Demi e
të tjerë çelën klubin e vet patriotik.
Klube të
tilla u çelën në fshatrat Koskë, Ninat, Janjar, Lops e Shalës. Këtyre vatrave
të para të luftës për liri Kombëtare i dhanë shtytje të mëtejshme: Bajo e
Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Nikolla Ivanaj e Dervish
Hima. Doemos ata i dhanë rezultatin e zgjidhjes së rrugës së fillimit të luftës
me armë në dorë nëpërmjet krijimit të çetave kryengritëse.
Çeta e
Delvinës u krijua më 10.05.1910 me komandan Namik Delvinën dhe atdhetarë të
tjerë delvinjot. Çeta e Muharrem Rushitit u krijua në verë të vitit 1909 me
lutërarë nga Filati, Koska, Janjari, Konispoli, Shalësi etj. Çeta e Nazif Hadërit
u krijua në vitin 1909 nga luftëtarë të krahinës së Rrëzomës nga fshatrat:
Vergo, Kopaçëz, Palavli, Tatzat etj.
Më vonë u
krijuan edhe çeta e Alush Takës në Konispol dhe Musa Demit në Filat.
Krerët e
çetave kryengritësve mbanin lidhje me çetat e tjera më në veri si me atë të
Çerçiz Topullit në Gjirokastër, Themistokli Gërmenji, e Spiro Ballkameni në
Kolonjë, Përmet dhe Korçë. Ndër betejat më të rëndësishme të çetave
kryengritëse ishin ato të Muharrem Rushitit në: Qafën e Smërtes. Vreshtat e
Mursisë, Pleskovicë, Bogasi i Qeraminës, etj. Për çetat e Delvinës dhe Rrëzomës u zhvilluan luftime
në Pagri të Përmetit, Cakran, Hanin e Selishtës dhe në brigjet e Ramësit.
Veprime të kombinuara luftarake të tyre qenë ato të : Delvinës, Konispolit dhe
në Filat.
Kuvendet
më me rëndësi për marrjen e vendimeve të shtimit të luftëtarëve, aksioneve të
kryengritësve dhe kërkesa të momerandumeve ndaj Portës së Lartë ishin ato të
vitit 1911 në Vella të Vergoit, si edhe ai i ndërkrahinori i të gjitha çetave
të Shqipërisë Jugore në 21 korrik 1911 në Manastirin e Cepos në Gjirokastër, me
pjesëmarrjen e 800 luftëtarëve. U firmos një momerandum nga shtabi i
kryengritjes për t’ja dorëzuar fuqive të mëdha europiane. Midis të tjerash atje
shkruhej: “Në qofë se turqit e rinj vunë në programin e tyre e vetëm zotohen
dhe asgjë nuk mbushin, pushka ka për krisur dhe gjaku do të bëhet lumë”.
Krerët e
çetave kryengritëse bashkë me nga 4-5 delegatë të këtyre krahinave shkuan në
ngritjen e flamurit në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Qeveria e Ismail Qemalit
vlerësoi ndihmesën e tyre dhe ngarkoi me detyra: Alush Takën komandant të
garnizonit për mbrojtjen e qytetit të Vlorës dhe Namik Delvinën këshilltar për
mardhëniet në ministrinë jashtme në
Qeverinë e Vlorës.
------------------------------
Pllaka
përkujtimore kushtuar Parisë së Drenicës, pushkatuar nga serbët më 16 nëntor
1912, tek Ura e Podrançës në hyrje të Vushtrrisë
Kumtesë e
lexuar në Vushtrri, në Akademinë kushtuar Parisë së Drenicës, në 100- vjetorin
e rënies së tyre dhe në 100- vjetorinë e Pavarësisë së Shqipërisë
GJAKU I
TYRE- DRITË LIRIE
Nga Bedri
TAHIRI
T?
nderuar pinjoll? t? familjeve atdhetare
q? para 100 vjet?sh sakrifikuan m? t? dashurit e tyre!
T?
respektuar t? pranish?m!
Gjithmon?
e jet?s ?sht? th?n?: Gjakun nuk e tret? as uji, as zjarri, as dheu. Kjo vlen
veçmas p?r gjakun e liris?, n? t? cilin bul?ron agu i bardh? i ardhm?ris?.
K?shtu ngjau edhe me k?ta burra q? sot jemi tubuar t’i p?rkujtojm? me pietet t? lart? komb?tar. Ata,
n? fakt, nuk kan? nevoj? p?r ne, por ne kemi nevoj? p?r lavdin? e tyre. Kur,
pik?risht më 16 nëntor 1912, zun? vend n? Altarin? e liris? nuk u shkoi
nd?rmend se do t? duhej plot edhe nj? shekull p?r t’u skalitur n? Altarin? e
Pavdek?sis?.
Por, ja, rr?nj?t
e tyre vazhdimisht u p?rt?rinë me filiza t? rinj, t? cil?t amanetin e tyre e
bart?n vath n? vesh derisa agoi Dita e Bardh?, andaj sot 12 t? par?t e Drenic?s
do t? rrezatojn? atdhedashuri p?r jet? e mot mu n? vendin ku derdhen gjakun e
tyre, p?r mbrojtjen e trojeve st?rgjyshore. Edhe numri 12 nuk është rastësi, ai
ng?rthen n? vete nj? simbolik?, q?
nd?rlidhet me 1912- shin kobtar t? cop?timit t? Trojeve Etnike
Shqiptare.
T?
respektuar t? pranish?m!
Kur
ushtria osmane e lëshoi Kosovën, të Gardhi i Shkaut, siç thoshte populli, u
lajmëruan barbarët serbë, të cilët më parë i kishin dëbuar mbi 600 fshatra
shqiptare nga Sangjaku i Nishit e nga rrethi i Toplicës. Kësaj here Serbinë e
prunë Rusia e Anglia dhe shkurt?pam?sia e disa krerëve shqiptarë, të cilët nuk
e dëgjuan Trurin e L?vizjes son? komb?tare, t? madhin Hasan Prishtina, i cili
kishte kuptuar hil?n e aleat?ve ballkanik? dhe turqve t? rinj. Trimi i Polacit
ishte i lodhur nga luftërat që i zhvilloi me kryengrit?sit deri në Shkup, por
prapë i mlodhi luftëtarët besnikë dhe ia mësynë andej ku th?rriste z?ri i
atdheut t? sakatosur. Atje shkuan edhe
shumë drenicas, t? organizuar e t? prir? nga k?ta burra q? sot po i nderojm? .
Mir?po,
ushtria serbe, e organizuar mirë, lëvizte mu si bjeshka me dëborë. Luftëtarët
tanë, i kishin zënë pritat në Mërdar, në Prepallac e përgjatë kufirit deri në
Bujanoc e Kumanovë. Cerberët karpatianë ecnin lirshëm, sepse nuk besonin se
shqiptarët u kishin dalë në pritë. Por, kot. Ata me topa të rëndë i sulmuan,
duke bërë hatanë çmendëse...
Regjimi
tiranik serb krahas dhunës fizike: vrasjeve e masakrimeve barbare, vuri në
përdorim zanatin stërgjyshor- dredhinë. Ata, një ditë, në pabesi, i zunë dhe i
pushkatuan pjesën më të madhe të Parisë së Drenicës, me motivacion se kishin
dorë në organizimin e kryengritjeve të armatosura antiosmane, në vrasjen e
konsulit rus, Grigor Shçerbinit, në Bair të Mitrovicës, më 29 mars 1903 dhe në
përhapjen e rrezeve të diturisë. Pra, ata, pasi
i mblodhën gjithandej Drenicës, i soll?n k?tu në hyrjen veriore të
Vushtrrisë, tek Ura e Podrançës,
gjegjësisht te “Dheu i kënatave”, siç i thoshin në atë kohë atij vendi, dhe
i pushkatuan një nga një. U kishte
mbetur vet?m Ahmet Delia, me t? cilin u ndesh?n pak m? von?, m? 25 dhjetor
1912.
Po cil?t
ishin ata burra q? cerber?t e p?rtej Tun?s ua kishin d?gjuar z?rin dhe namin
ende pa arritur mirë n? trojet tona t? begata?
Ishin m?
t? mir?t, me t? mençurit, m? t? zot?t, m? trimat q? u kishin prir? shqiptar?ve
n? luft?rat e betejat kund?r çdo pushtuesi, ishin mësuesit e popullit që
mbillnin edhe farën e diturisë.
Ishte
Rexh? Bajraktari i Llaush?s, flamuri i t? cilit kishte valvitur krenarisht q?
nga luft?rat p?r mbrojtjen e Trojeve shqiptare t? Toplica e të Molla e Kuqe dhe
pask?taj vazhdimisht shk?lqeu edhe n? t? gjitha luft?rat e betejat e m?vonshme
çlirimtare.
Ishte
D?rgut Bajraktari i Drenasit q? ia ndali turrin Jashar Pash?s, cili kishte
prekur sedr?n e shqiptar?ve, duke ua k?rkuar vashat e reja p?r arg?tim.
Ishin
Ramadan Bajraktari i Klin?s s? Ep?rme dhe Zenel Sadiku i Abris? s? Poshtme q?
pos tjerash p?rfaq?suan Drenic?n n? Lidhjes Shqiptare t? Prizrenit.
Ishte
Halil Haxhia i Vitakut, i cili me mish e me shpirt, duke shkrirë edhe pasurinë
për përhepjen e rrezeve të diturisë, që dit?n kobtare serbët, p?r s? gjalli e
fut?n n? dhe. Rrugën e tij prej arsimdashësi e vazhdoi me sukses i biri, Ejupi.
Ishte
Shaqir Hoxh? Rezalla, p?rhap?s i dituris? dhe tagrambledh?s p?r ushtrin? e
Hasan Prishtin?s.
Ishin
Hetem Kozhica i Kozhic?s, Mehmet Lutani i Turiqefcit, Idriz Selimi i
Mak?rmalit, Selman Kryshefci i Kryshefcit e Tem? Dobrashefci i Dobrashefcit, t?
cil?t u shquan n? betejat kund?r Shemsi pash?s, n? djegien e Sarajit “Hamidi”
dhe n? d?bimin e kajmekamit Kahreman beu nga Drenica, n? Kuvendin e Morin?s
(1903) si dhe n? vrasjen e konsulit rus, Shçerbinit n? Bair t? Mitrovic?s.
Ishte
edhe Fejzullah Limani i Lubovecit q? i b?ri konak Isa Boletinit dhe luft?tar?ve
t? tij t? plagosur n? betej?n e Boletinit.
Dhe,
fatbardhësisht, oxhaqet e këtyre familjeve, kurrë nuk u përdhosën. Përkundrazi,
pasardhësit e tyre, në çdo periudhë historike, në luftërat e Azem Galicës, në
atë të Shaban Palluzhës e në ketë të fundit, luftën e lavdishme të UÇK-së,
udhëhequr nga Komandant Adem Jashari, qëndruan në ballë të luftërave e betejave
çlirimtare.
P?rderisa
historiografia jon?, e ngulfatur nga nj? frym? frik?suese rob?ruese, të shumtën
e rasteve edhe mbylli syt?, mbamendja e arkivit t? quajtur POPULL, me besnik?ri
regjistroi t? gjitha ngjarjet historike. Duke çemtuar tash e sa vjet n? k?t?
“arkiv” dhe n? literatur?n ekzistuese p?r k?t? ngjarje kam hasur edhe n? shifra
t? tjera si: 17, 18 e 23, por emra t? tjer? deri sot nuk jan? p?rmendur, andaj
kjo ç?shtje mbetet e hapur dhe çdo plot?sim i argumentuar do t? mir?pritet.
Jet?simin
e k?saj Akademie dhe Monumentit p?rkujtues, me emrat e t? r?n?ve, meq? varret
nuk u dihen, p?rveçse nj? guri t? madh q? i rezistoi koh?s, e mund?soi Komuna e
Vushtrris?, e cila, vite m? par? rrug?n af?r vendr?nies s? tyre e pag?zoi
“Paria e Drenic?s”, andaj edhe meriton nj? fal?nderim t? veçant?. Kjo tregon se
?sht? kuptuar mir? th?nia kuptimplote: Kush nderon historin?, krijon
ardhm?rin?!
Dhe,
r?nd?sia e saj shtohet kur kjo po b?het n? 100- vjetorin e Pavar?sis? s?
Shqip?ris? dhe n? 100- vjetorin e r?nies s? tyre.
Lavdi p?r
jet? e mot 12 burrave t? Drenic?s, gjaku i t? cil?ve u bë dritë lirie dhe
p?rgatiti terrenin e shpalljes s? Pavar?sis? n? Vlor? m? 28 n?ntor 1912!
Lavdi t?
gjith? t? r?n?ve p?r liri, pavarësi e
ribashkim komb?tar!
Ju
fal?minderit p?r v?mendje.
-------------------------
Kuvendi i
Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Do të
vijë dita kur gjesti vetëflijues i Lirak Bejkos do të kujtohet nga shqiptarët
mbarë si sakrifica sublime e një njeriu për të zgjuar shoqërinë shqiptare nga
gjumi i ndiferencës ndaj një klase politike pa ndërgjegje politike dhe pa
shpirt e zemër njerëzor.
Do të
vijë dita, shumë shpejt, kur Lirak Bejko, të shpallet „dëshmor i demokracisë“
nga ai Parlament që heshti apo që akuzoi grevistët e urisë se ishin „dora e
zgjatur e liderit të opozitës“.
Le të
kujtojmë pompozitetin e grevës e urisë të organizuar nga PS në mes të
bulevardit „Dëshmorët e Kombit“ përballë me dritaret e Kryeministrisë dhe
çadrën e thjeshtë të 25 burrave, të gjithë vuajtës të burgjeve të diktaturës.
Kaq do të
mjaftonte që deputetët e krahut politik, të votuar nga shtresa e të përndjekurve,
të ishin në kontakt të vazhdueshëm me ata 25 burra të cfilitur nga jeta ferr
gjatë diktaturës, që dalëngadalë nuk po i rezistonin pasojave të grevës dhe po
mbeteshin gjithnjë e më pak, pasi kishin përjetuar të gjithë kalvarin e
tmerrshëm të burgjeve e torturave mizore të regjimit kanibal totalitarist. Kaq.
Ashtu si shkoi Ambasadori i SHBA, të cilit Lirak Bejko i tregonte protezën e
dhëmbëve. Mjaftonte ajo skenë, që deputetët e PD të rendin menjëherë tek
grevistët, të takoheshin me ta, të shkëmbenin me ta fjalë, vetëm fjalë të
ngrohta, fjalë njerëzish. Jo më kot e para ishte fjala!
Por asgjë
e tillë, asnjë reagim njerëzor, vetëm fyerje dhe akuza të stilit stalinist.
Ndërkohë që vitet e burgjeve nuk ua hiqnin dot. Vitet e burgjeve staliniste
mbeteshin të paluajtura, të patundura, dëshmia historike e atyre njerëzve,
pjesa më e madhe e të cilëve tani nuk jeton më, por vuajtjet e tyre dhe të
familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre, nuk mund t’i çojë në harrim dot kurrë
indiferenca e një klase politike të papërgjegjëshme, sjellja e së cilës është
turp për ne të gjithë.
Gjestet e
vetëflijimit të Ndrecës dhe Lirak Bejkos ishin të evitueshme. Humbja e jetës e
Lirak Bejkos ishte e evitueshme. Mjafton që klasa politike që pretendon se
përfaqëson edhe interesat e shtresës të të përndjekurve politikë t’u ishte
afruar atyre njerëzve, t’u kishte dhënë dorën sepse ata njerëz ishin
tmerrësisht të lodhur dhe të konsumuar fizikisht e psikologjikisht sa nga
cfilitja e sa nga indiferenca e pashpirt gjatë atyre ditëve gjithë tension të
grevës.
Po a mund
ta kuptojë Ilir Rusmajli, deputeti i PD, i biri ish-Anëtarit të Komitetit
Qendror të PPSH vuajtjet e Lirak Bejkos! Ju lutem, mos na bëni më moral, sepse
PD e Shqipërisë ajo që pretendon se ka rrëzuar diktaturën, nuk mund të përfaqësohet
në Parlamentin e Shqipërisë me të birin e një ish përfaqësuesi të nomenklaturës
së kuqe! E përse akuzojnë deputetët e PD në Kuvend Edi Ramën se pranë tij ka
ish të bijtë e nomanklaturës komuniste, e çfarë ndryshimi ka midis Ilir
Rusmajlit të PD dhe Ilir Gjonit të PS-së! Të dy janë bij të ishzyrtarëve të
lartë të nomenklaturës së kuqe!
Mos na
shisni moral dhe mbani kokën ulur. Sepse e latë një njeri të vdesë dhe nuk
shkuat që t’i jepni dorën sepse vetëm dorështrëngimi juaj, apo fjala juaj do ta
shpëtonte jetën e Lirak Bejkos dhe Lirak Bejko sot do të ishte në mesin tonë!
Ditën e
sotme gazeta Panorama kishte botuar lajmin se 202 ish-të përndjekur marrin
këstin e dytë. Midis tyre ishin edhe emrat e shtatë ish-grevistëve. Midis tyre
ishin emrat e Lirak Bejkos, Gjergj Ndrecës!
Po përse
u botua kjo listë tani që Lirak Bejko nuk është më; po përse nuk iu tha atyre
njerëzve se do të merrnin këstin e dytë që greva të merrte fund menjëherë, që
të mos vetëflijohej as Ndreca dhe as Lirak Bejko ! Po përse nuk shkoi asnjë
deputet i PD-së tek ish-grevistët që të shmangej tragjedia, që Lirak Bejko sot
të ishte midis të gjallëve e ta gëzonte një pjesë të dëmshpërblimit bashkë me
familjen e tij?
Po përse
Parlamenti i Shqipërisë nuk mbajti asnjë minutë heshtje për të nderuar
dëshmorin e tranzicionit Lirak Bejko!
Sepse të
gjithë ata deputetë të atij parlamenti janë liliputë përpara Lirak Bejkos, pasi
karriken e deputetit e kanë trafikuar me heshtjen dhe indiferencën e tyre ndaj
këtij njeriu të dëshpëruar, shpresëhumbur, i cili për të zgjuar ndërgjegjen e
ne të gjithëve i vuri flakën vetes dhe sot nuk është më, sepse ne të gjithë e
lamë të vetëdigjej!
-------------------
AUTONOMIA
SERBE NË VERI TË KOSOVËS NGJALL ILIRIDËN SHQIPTARE NË MAQEDONI
Shkup - Autonomia eventuale politiko-territoriale për serbët në veri të Kosovës mund të ketë reperkusione edhe ndaj Maqedonisë. Krejt kjo nëse serbët në veri të Kosovës fitojnë autonomi politiko-territoriale, e cila njëherësh do ngjallte domino-efektet e mundshme edhe te fqinjët, konkretisht Maqedoni.
Për rreziqet ka folur edhe i pari i BDI-së Ali Ahmeti pas një tubimi me bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë, sipas të cilit po u nda Kosova, rreziku do të jetë shumë i madh dhe sipas të cilit, kriza e konflikteve mund të rikthehet në Ballkan, në rast se nuk investohet në paqe dhe mirëbesim.
“Në këtë rast si shembull konkret është Kosova si çështje e ndjeshme. Po u ndryshuan kufijtë e Kosovës dhe po u nda një pjesë e saj, u`a them se rreziku është shumë i madh, sepse askush nuk mund të jap garanca se efekti domino nuk mund të ndodhë edhe në Maqedoni”, ka nënvizuar Ahmeti, duke kërkuar që më shumë të investohet në paqe dhe mirëbesim midis popujve në Ballkan.
Madje, ekspertët dhe analistët politik nuk besojnë se do të vjen deri te autonomia territoriale dhe politike për serbët në veri të Kosovës, por se të drejtat e tyre do të jenë konform planit të Ahtisaarit dhe të njëjtat nuk do të rrezikojnë integritetin shtetëror të Kosovës. Por, gjithashtu ekspertët paralajmërojmë se nëse eventualisht vjen deri te ndonjë statusi special apo edhe te më e keqja shkëputja e një pjese të Kosovës duke u imponuar vetëm vullneti i njërës palë, gjegjësisht asaj serbe atëherë kjo mund të ketë ndikim të madh edhe tek shqiptarët në Maqedoni.
Kjo, sipas tyre, do të thotë se shqiptarët mund ta rikthejnë Iliridën, gjegjësisht kërkesën për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve të Maqedonisë, apo të njohur si Referendumi për Iliridën që u mbajt në vitin 1991. Referendumi për Iliridën u mbajt si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë e pavarur që u bojkotua më 1991 nga shqiptarët për shkak të kushtetutës që ishte diskriminuese për ta, transmeton “Zhurnal”.
Megjithatë, ky skenar sipas ekspertëve nuk ka mbështetje meqë faktori ndërkombëtar i ka bërë me dije Beogradit se nuk ka ndryshim të kufijve dhe se serbët në Kosovë duhet ta respektojnë shtetësinë e Kosovës. Eksperti për çështje të sigurisë, Stevo Pendarovski, thotë se Plani i Ahtisaarit për komunat serbe në veri parasheh një decentralizim asimetrik që do të thotë se qëllimisht u janë dhënë më shumë të drejta serbëve në Kosovë që të mos kërkojnë shkëputjen nga Kosova.
“Ky plan
parasheh që Mitrovica e Veriut dhe tre komunat tjera me shumicë serbe në veri
të Kosovës duhet të kenë më shumë të drejta se sa komunat me shumicë shqiptare.
Në planin e Ahtisaarit parashihet që këto komuna mund të zhvillojnë lidhje
speciale me Beogradin, dhe kjo është bërë për të mos kërkuar zgjidhje jashtë
Kosovës. Nëse shkohet më dhënien e të drejtave politike të serbëve në veri ajo
do të përfundojë maksimalisht me atë që parasheh plani i Ahtisaarit, lidhje
speciale me Beogradin, por pa e rrënuar integritetin e Kosovës si shtet”, thotë
eksperti për çështje të sigurisë Stevo Pendarovski
-------------------
Në 100
vjetorin e Pavarsisë…
LORO BORIÇI, BIR’ I DENJË I SHKODRES DERI NË VDEKJE
Nga Fritz RADOVANI
Loro
Boriçi, ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe
futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i
Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh
intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.
Në një
oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane,
dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i
pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet
të lojtarëve të Europës.
Nuk
kishte shkodranë që nuk dinte ku asht shtëpia e Boriçve, kur pyetej se ku
gjindet.
Një nga
shtëpijat ma të bukra per nga pamja, e ndodhun në rrugen e Badrave, po edhe e
një familjes nga ma të vjetrat e në za të Shkodres, e dallueme në shenjë per
nga nderi e burrnija e të Parëve. Një familje e paisun me virtytet ma fisnike
të trashigimisë së Shqiptarit të nderuem.
Edhe
djal’ i atij truelli, Loro, deri në diten e vdekjes në Tiranë me 22 Prill 1984,
pa mujtë kush me i ndrrue asnjë cilsi, e mbylli jeten me të gjitha tiparet e
një Biri të denjë të Rozafës.
Në
oborrin e asaj shkolle, Loro binte në sy per naltësinë e trupit, mbi 185 cm.,
dhe pikrisht aty në atë oborr veshi fanelen sportive, këpucet e futbollit dhe
ishte nder ma të zgjedhunit e djelmënisë së viteve 1936, per me u quejtë “e
ardhmja e Shoqnisë ‘Vllaznija”.
Në vitin
1937 asht lojtar i Shoqnisë “Vllaznija” të Shkodres. Një nder futbollistët e
parë dhe krejtësisht i harruem nga burgjet komuniste, mjeku Luigj Radoja, kur e
ka pa tue luejtë për heren e parë Loron në oborrin e shkollës, ka thanë: “Një
fenomen që nuk ka shok në Ballkan!”
Një
tjeter bashkohës i Tij, Prof. Ernest Helepiani, tregonte vetem fitore…fitore të
një klubi shkodranë “Vllaznija”, që trandi edhe gurt’ e stadiumeve ballkanike
me golat e bukur të Loros. Po Ai nuk mbeti vetem mbrenda cakut të kufijve tanë,
mbasi shumë shpejt bie në sy të disa specialistëve italianë, të cilët i venë
gishtin dhe e marrin në skuadrat ma të njohuna të tyne. Në vitin 1941 – 42 ka
lujtë në Itali me klubin “Lazio”, ndersa në 1942 – 43 me Romen.
Kthehet
në Shqipni dhe nuk pranon me ndejë jashta Atdheut, ndonse asnjëherë nuk mund të
arrihej me u mendue nga askush e ardhmja e Shqipnisë me izolomin e saj
hermetik. Në vitin 1945 vazhdon me “Vllazninë” dhe fiton kupen e kampionatit
kombtar të futbollit. Në vitin 1946 Shqipnia fiton kupen e kampionatit të
shteteve ballkanike në Tiranë, në saje të golave të Loros, ku edhe me një teknikë
të veten ban publikun me duertrokitë per fitoren e Kombëtares sonë. Edhe kur
ishin mardhanjet në prishje mes dy qeverive tona komuniste, Loro u ndodh në
Beograd dhe iu ofrue mundsia e qendrimit atje nga “miqtë” jugosllavë, po Loro
refuzoi: “Jam Shqiptar dhe do të los me Kombëtaren Shqiptare, mbasi Ajo më ka
ba të njohun si futbollist të tillë...”
E merr
klubi “Partizani” në Tiranë dhe mbas vitit 1946 ka qendrue në kryeqytet.
Vazhdon
me lujtë me skuadren e ushtrisë “Partizani” tue e mbajtë në krye të klasifikimit.
Tiparet e
sjelljes së Tij e vendosin edhe në krye të klasifikimit si qytetar i nderuem.
Me
sjelljen, kulturen dhe edukaten Loro, ban per vete edhe “ata” që e shikonin me
synin e tyne prej fanatikësh, tue e konsiderue si nxanës të një “shkolle”, të
cilen pothuej në asnjë nga biografitë e tij të publikueme edhe sot “nuk
tregojnë ku u formue dhe u zbulue ky talent i rrallë?”
Megjithate,
nuk asht as i pari as i fundit që vazhdon të mbetet nder labirinte “harrese”!
Mbas disa
“akrobacive” të njohuna ndaj elementit katolik shkodranë, nga vitet 1960, Loro
gjindet në Durrës, Vlonë, me kombëtaren e të “Rinjëve”, me shpresat...derisa
kujtohen se asht i domosdoshem prap per me drejtue Kombëtaren e Shqipnisë.
Më ka
tregue trajneri Cuf Pelinku, kur ishte në Hungari, porsa ka hy në një sallë të
madhe të stadiumit Budapestit, ku në ballë ishte lojtari ma i madh i kohës
Pushkas, rreth 250 X 130 cm., i shtati ishte Loro Boriçi nder dhjetë lojtarët
ma të mirë të të gjitha kohëve në Europë.
Në vitin
1963, Loro merr “Medalje Argjendi” në lojnat e Ushtrive të Lindjes në Hanoi.
Në një
nga ndeshjet që trajneri i Kombëtares sonë mbeti në kujtesen europjane, asht
ajo me Gjermaninë Perëndimore, me 16 Dhjetor 1967, në Tiranë, perballë trajnerit
Helmut Shén, ku me një mjeshtri të madhe Boriçi eleminoi skuadren gjermane nga
kampionati Europjan.
Në vitet
’70 Loro asht trajner i Kombëtares Kineze, ku perveç Kombëtares atje Ai ka
ndihmue edhe disa skuadra të tjera futbolli, të cilat kanë shpreh edhe
mirnjohjen e tyne.
Në vitin
1943...me daten 14 Tetor, kur shtëpinë tonë e kishte mbulue vaji nga vdekja e
Babës tim,..Motrat e Loros, per me më largue nga tmerri, më moren e kemi shkue
tek dhoma nalt, ku ishin vendosë shumë hurma per me u pjekë. Si fëmijë aty u
“habita”!
Sa
kujtime të paharrueshme ruen njeriu nga komshijtë e mbrekullueshem si
Boriçtë...
Në vitet
1983 – 84 Loro smuret nga një kancer i perftuem siç mendonin mjekët nga pimja e
panderpreme e cigares... Ishte në Itali per mjekim. Një ditë mjeku që e kuronte
e pyet Loron: “Besoj e keni kuptue diagnozen?” Loro i pergjegjet: “Po, doktor!
Ju falnderoj fort per kujdesin dhe mjekimin Tuej...Ma shumë u jam mirnjohës per
kurimin Shpirtnor, të cilin nuk do të kisha mundsi me e pasë kurrë në Atdheun tim
“ateist”, në Shqipni!”
Loro
Boriçi asht kenë Bir’ i denjë i Shkodres deri diten e fundit të jetës...
Këta pak rreshta ia kushtoj në perkujtim të 90 vjetorit...
Melbourne,
2012.
---------------------------------
KUR
PIKOJNË LOTËT E DASHURISË PËR NËNËN
Nga: XHELADIN MJEKU
KUR
PIKOJNË LOTËT E DASHURISË PËR NËNËN
Antologji me poezi shqipe “LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU “ – USA , 2012
Antologjia poetike “Lotët e virgjër” kushtuar nënave, motrave, grave dhe vajzave për festën e tyre ndërkombëtare, ideuar dhe realizuar nga Agim Mato dhe Fatmir Terziu, që brenda kopertinave të saj mbledh njëqindedyzetepesë autor nga të gjitha trojet etnike, nga diaspora dhe bota shqiptare, me krijimet e tyre për qenjen më të dashur, emri i të cilës është i shkruar me shkronja zemre dhe me dashuri shpirtërore shqiptohet në çdo kohë e në çdo rast. Vend meritor për këtë pasuri shpirtërore që ta kemi të gjithë që ndiejmë mall dhe konsideratë për këtë emër janë padyshim hartuesit e saj. Ata për një kohë sa kishin ndërmarr këtë projekt pothuajse në çdo çast ishin kujdestarë në takimin e çdo autori e miku të kudondodhur në botë, që kishte nevojën e përkrahjes dhe këshillave për të mbledhur materialet dhe shkrimet e tyre, duke i sjellur këtu në një përmbledhje të përbashkët.
Shtrirja globale – vlerë që entuziasmon
Në frymën
e kësaj ndërmarrjeje poetike, në vend të një parathënje shpjeguese për vlerën
dhe qëllimin e saj, hartuesit kishin zgjedhur një shkrim shumë përmbajtësor dhe
kuptimplotë që rrumbullakson gjithë
brumin e vlerës dhe qëllimin e
kësaj antologjie. Për ta zbërthyer këtë që thash këtu, po jap në tërësi
gjithë shkrimin, që paraskicon lidhjen kushtimisht të Kryefjalës poetike – nënës
me poetin, si dy anët ndërlidhëse të një
ure që lidh brigjet e kësaj dashurie të
përjetshme: “Nënat dhe poetët! Ashtu si nuk ka rreshtim për nënat, nuk ka
rreshtim për poetët në një antologji për to. Pa mendoni kaq shumë nëna, fisnike
dhe të thinjura dhe pas çdo nëne një poet. A nuk e shenjtëron kjo idenë e një
përmbledhjeje të tillë, që nuk duhet të jetë e vetme?”
Kjo pasuri poetike me fuqinë imagjinative dhe përkushtimin emocional të krijuesve dhe poetëve që aderojnë në brendinë e kësaj antologjie me poezi që i kushtohen nënës. rrezatojnë dashurinë, respektin, dhimbjen dhe mallin që kanë për më të dashurën s tyre.
Antologjia
në fjalë përveç vlerave letrare dëshmon edhe përkushtimin e madh të
krijuesit gjithandej nëpër botë që përveç vlerave letrare dhe estetike që paraqet përmes vargut
të tij lirik dhe frymëzimit spontan për tema a ngjarje të ndryshme, e në rastin
konkret për temën e caktuar, ku spikat ndjenja e thellë dhe emocioni, ai nuk
rresht me përpjekjet e mëdha dhe të mundimshme që të kultivoj traditën kombëtare dhe të ruaj në masë të mirë
kulturën gjuhësore, përkundër ndikimeve të shumë faktorëve në ndryshimin dhe
tjetërsimin e fjalëve dhe shprehjeve gjuhësore me fjalë të huaja, varësisht prej vendeve ku jetojnë e
veprojnë në momentet aktuale. Kjo flet për një përkushtim të madh dhe të
kujdesshëm në mbajtjen zgjuar
të dashurisë për gjuhën shqipe
tek brezat që vijnë, duke u lënë trashëgimi të mirë vlerash letrare dhe
kulturore që do t’u përkujtojnë prejardhjen nga
trungu i lashtë ilir, nga atdheu i tyre stërgjyshor edhe atëherë kur do
të ikin brezat e tashëm. Në fakt,
ruajtja e traditave kombëtare, kultivimi i gjuhës amtare tek pasardhësit e tyre
që i janë nënshtruar kthetrave asimiluese në vendet e ndryshme të botës, duke u
ndikuar në kulturën dhe gjuhën e tyre, mbetet padyshim roli kryesor dhe
vendimtar i krijuesve letrar të kudondodhur nëpër vende të ndryshme të botës.
Dhe,
pikërisht këto vlera kanë domethënje për
kulturën, gjuhën dhe traditën tonë. Këto
janë sakrificat dhe investimet më
meritore në çdo ndërmarrje të këtillë me karakter të veçantë në ndërtimin e
vlerave morale dhe intelektuale, që
transmetojnë mesazhe të fuqishme në rrafshin kombëtar, se dashuria për nënën
është dashuri shumëdimensionale, ku preket edhe ndiesia e dashurisë së
përgjithshme, në kuptimin e vendlindjes, si fenomen që ruhet në breza, si
shprehje: mëmëdheu, nëna Shqipëri, etj.
Emrat si
Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Agim Mato, Alma Begaj, Agim
Bajrami, Faslli Haliti, Kozeta Zavalani, Murat Gecaj, Myrteza Mara, Preç Zogaj,
Sazan Goliku, Suzana Zisi, Timo Mërkuri, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Visar
Zhiti, Zeqir Lushaj e shumë të tjerë nga Shqipëria, pastaj nga Kosova vijnë të
prezantuar me poezitë e tyre Ali Podrimja, Agim Gjakova, Sabit Rrustemi, Abdyl
Kadolli, Halil Haxhosaj, Sejdi Berisha, Halil Xani, Izet Abdyli, Albina Idrizi,
Xheladin Mjeku, Xhevat Latifi, etj. duke vazhduar me krijues nga Maqedonia, si
Kalosh Çeliku, Puntorie Ziba, Nuhi Vinca, etj. Poashtu në këtë antologji
prezantojnë krijues nga Presheva e deri në diasporë e Amerikë, si Iliriana Sulkuqi, Kozeta Keze
Zylo, Fatmir Terziu, Drita Ademi (Beqiri), Thanas Jani, Raimonda Moisiu,
Shadije Hotnjani, Rizah Sheqiri, etj. të cilët nuk do t’i radhisim një për një
në këtë shkrim, ngase që të gjithë konsiderohen emra në kolanën e letërsisë
kombëtare, duke sjellur vepra të ndryshme për lexuesin dhe studiuesin e
pasionuar. Nuk do mend, numër i këtyre
autorëve të prezantuar në këtë antologji mund të jenë jo edhe aq të njohur për
opinionin letrar, por përfshirja e tyre në mesin e krijuesve që tashmë janë
emra të letërsisë kombëtare u krijon mundësi të reja të daljes nga anonimiteti,
mundësi të frymëzimit dhe shtjellimit të temave të ndryshme me intensitet dhe
përkushtim të shtuar.
Nëna si
frymëzim dhe motiv
Mbi
njëqindedyzetë emra krijuesish të përfshirë në këtë antologji poetike,
dëshmojnë bindshëm për ndjeshmërinë shpirtërore të tyre, për dhembjet dhe
mallin për nënën, si figurën qendrore të tematikës që shtjellohet në poezinë që
vjen këtu nga të gjitha anët e globit. Një përfshirje kaq e madhe e krijuesve
nënkupton lidhshmërinë shpirtërore me nënën,
pavarësisht moshës dhe largësisë fizike të tyre. Kjo ndjesi reflektohet
edhe në rastet kur mungon qenja e saj fizike, por doemos frymon shpirti i ëmbël
dhe fjala-mesazh për jetën dhe dashurinë njerëzore. Kështu figura e nënës
paraqitet e dashur, me shqetësimet e jetës dhe familjes, me mallin për bijtë e
saj në dhe të huaj e deri edhe me paraqitjen e figurës së saj si heroinë në
periudha të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në paqe, duke shpalosur deri në
imtësira karakteret dhe fuqinë mitike të saj. Femra si qenje e jetës dhe nëna
si e veçanta e saj këtu vjen e dashur
për të gjithë, por në raste tjera ajo
përjeton edhe situata të rënda plot dhimbje e vuajtje, plot shqetësime e brenga
për njerëzit e saj familjar, për fëmijët dhe fatin e tyre.
Derisa
numër i konsiderueshëm poetësh i këndojnë figurës së femrës, e veçanërisht
nënës për dashurinë prindore, për kujdesin dhe dhuntitë e saj për familjen, në poezi të tjera takojmë
edhe portretin e skalitur me përkushtim, duke mos lënë pa hetuar edhe pamje
deri në imtësi, ku:
“Ishe
bjonde atëherë,
mbi
flokë, të kish zbritur dielli,
tani, me
argjend të bardhë,
kaçurrelat
t’i zbukuron qielli.”
(Alma
Begaj: “Flokëargjenda”, fq. 21)
Autorja
sikur e ka përcjellur ndryshimin kohor të nënës, duke bërë karahasimin e
ndryshimeve përmes flokut të saj, që nënkupton se afria me nënën është e
patjetërsueshme dhe ndryshimet tek ajo janë të
hetueshme në çdo kohë.
Por, jo vetëm kaq. Këndimi për nënën vjen edhe nga prizmi i saj si
heroinë, si bamirëse dhe zemërgjerë nëpër kohëra të stuhishme, në luftëra,
skamje e varfëri, sidomos trajtimi i saj si personalitet i kohës, ku asnjëherë
nuk është nënshtruar, por gjithmonë ka qëndruar stoike ballë për ballë me
furtunat. Këto tipare të nënës i gjejmë të skalitura në vargjet e Konstandin
Dhamos, Rozi Theoharit, Xheladin Mjekut, etj. Edhe vdekja, si akti më prekës
është trajtuar mjeshtërisht nga autorë të shumtë, duke sjellur në kujtesë
dhimbjen dhe mungesën e nënës në jetën e
tyre në vazhdimësi. Me këtë tematikë shquhen poezitë e Dritëro Agollit,
Fatos Arapit, Ismail Kadaresë e ndonjë tjetër:
“Ti ike
udhës së pafundme
Ku
zverdhen drurët gjetherënës
Mbi
gjokse pellgjesh tani tundet
I arti
medalion i hënës”.
(Ismail
Kadare: “Pa ty”., fq. 71)
Portretin
e femrës të skalitur mjeshtërisht nga pena e krijuesve të përfaqësuar në këtë antologji e takon lexuesi kurreshtar
gjatë një ballafaqimi të këndshëm nëpër faqet e saj, ku shquhet tematika dhe
trajtimi i figurës së femrës si nënë, si
grua, si motër, si gjyshe, si intelektuale dhe si faktor i fuqishëm i kauzës
sonë kombëtare, deri në heroizmin e saj të dëshmuar në shekuj. Poezitë: “Sonet
për ditëlindjen e nënës sime” e Fatmir Terziut, pastaj “Letër nënës me
internet” nga Iliriana Sulkuqi dhe ‘’Tek oborri i fëmijërisë sime” i Irena
Gjonit shquhen me frymën e shtjellimin që bëjnë, duke sjellur kujtime në kohëra
të ndryshme, që nga fëmijëria, lidhjet e brezave e deri në mënyrën e
komunikimit në relacionet fëmijë-nënë, përmes rrugëve elektronike, duke kujtuar
kështu lidhshmëritë e tyre të fuqishme
prindore, mbi të gjitha. Përveç figurës së nënës, krijues të shumtë kanë
kujtuar edhe gjyshen si dashuri dhe kujtesë
e veçantë. Poetë, si Fatos Arapi, Bardhyl Maliqi, Miltiadh Davidhi, Riza
Sheqiri, etj me mall të pashuar e kujtojnë dhe e trajtojnë këtë figurë, sa të
dashur, aq edhe të dhimbshme, që me këngët, ninullat, përrallat dhe pëkdheljet
e saj mbeten gjatë në kujtesën e tyre.
Shikuar nga kjo që takojmë këtu, del se nëna është në teresi frymëzim i krijuesit dhe motiv i shtjellimit, njëkohësisht.
Falënderimi
në fokus
Kjo Antologji
poetike ndër të veçantat e kësaj
tematike, sjell gjithë nektarin poetik të mbledhur nga shpirti dhe ndjenja e
krijuesve, përkushtimi i të cilëve
dëshmohet nga vargu në varun tjetër, nga strofa a poezia tek tjetra, duke
ndërtuar kështu një kopsht të madh poetik dhe duke skalitur një monument pë
nënën, atë figurë qendrore dhe më të dashurën në jetë. Përkujdesja e krijuesve të prezantuar këtu,
por edhe e shumë penave tjera që nuk kishin fatin të sjellin shkrimete tyre në
këtë Antologji, përbëjnë një vepër kapitale që meriton të lexohet e të
diskutohet gjatë për vlerat që kanë sjellur në vazhdimësi, sidomos në
ndërmarrje të këtilla tematike.
Nëse
vlerësojmë punën dhe përkushtimin e krijuesve në trajtimin e figurës së femrës,
si tematikë, dhe nënën si e veçantë e krijimtarisë së tyre, atëherë kurorën e
kësaj vepre të dëshmuar e bartin ideatorët dhe realizuesit Agim Mato dhe Fatmir
Terziu, të cilët treguan gatishmërinë e realizimit të një galerie të këtillë
poetike, ku shkëlqen fryma e dashurisë dhe kujtimit për qenjen më të dashur
shpirtërore-nënën.
Tradicionalisht
në shkrime të këtilla thuhen fjalë përmbyllëse me falënderime e lëvdata, por
këtu nuk ka arsye të humbasim kohë me këto përkdhelje e rrahagjokse, meqë vetë
puna dhe vlera përmbajtësore e shprehin këtë
meritë të pakontestuar, duke përkujtuar edhe simbolikën e titullit, që
loti vjen si dashuri dhe dhimbje në kuptimin e poezisë përkushtuese.
---------------------------------------------------
“MEMORY” VEPËR ME DËSHMI NGA JETA E THYER
Nga: Halil Haxhosaj
Vepra e
Zef Mulajt “Jetë e thyer” vijëzon në embrionin e vet të gjitha ngrehinat e
jetës në kohën e një thyerje të madhe siç ishte koha e diktaturës në Shqipërinë
komuniste. Titulli i veprës përkon me realitetin duke u shndërruar në metaforë
artistike, që mëton t’i ravijëzojë të gjitha krajatat e saj Kjo sintagmë tashmë
burimin e vet e ka në biografinë e shkrimtarit të rrëfyer nëpërmes
kryepersonazhit të romanit. Pra autori është realiteti i asaj kohe, ndërsa
kryepersonazhi, Leka, i veprës “Jetë e thyer” të Zef Mulajt, është pasqyrimi
artistik e letrar i asaj kohe. Gërshetimi i këtyre këndeve rrëfimorë janë
bashkëdyzim letrar dhe ngjizën artistikisht në vepër. Andaj gërshetimet e tilla
shpesh zbresin thellë në realitetin, sepse autori këtë e bën duke vijëzuar
figurat politike të Partisë e të shtetit, të cilat ishin faktorët kryesorë të
thyerjes, e pse jo, edhe të përmbysjes së asaj jete.
Rrugëtimi i kryepersonazhit, Leka, që në realitet është vet autori i veprës, ndërmjetëson në të gjitha poret e jetës së asaj kohe historike, e cila mori emrin e vetë si epoka e monizmit dhe e diktaturës së socializmit në Shqipëri. Emërtimi i tillë nuk është i dhunshëm në vepër, sepse përshkruan të gjitha katrahurat e saj, madje ato të përjetuara nga Leka, kryepersonazh. Dhe rrëfimi në të nuk bëhet në mënyrë të improvizuar, madje as të trilluar, por përkon me të gjitha frytet e asaj kohe, e cila kishte të mbjellat dhe të korrat e veta. Nëpër rrathët e tillë marshon Leka, i cili përjeton dhe shijon të gjitha frytet e kohës së Shqipërisë moniste e diktatoriale. Dhe këtë ai e përjeton që nga koha e fëmijërisë së tij e deri në kohën e pjekurisë, madje edhe më vonë. Forma e rrëfimit në vepër krearohet nëpërmes të formës rrëfimtare, e cila deri diku ka elemente të një ditari të jetës, apo të një romani artistik të shkruar në formë ditari. Por këtë, autori Zef Mulaj, nuk e trason sepse, më përjashtim ndonjëherë, nuk i shënon ditët, madje as datat, muajt e vitet, edhe pse kjo mund të kuptohet nga lexuesi, i cili ishte përjetues i tyre, por edhe lexuesi tjetër.
Kështu në
qendër të veprës frymojnë të gjitha qelizat dhe indet artistike, e pse jo edhe
reale të asaj kohe gjysmë shekullore në Shqipëri, e që udhëhiqej nga Partia
Komuniste e Shqipërisë, më vonë nga PPSH, e cila ishte jo vetëm kreatore, por
edhe ekzekutuese dhe vepruese. Dhe nëpër këto rënie e ngritje, nëpër këto
sundime e maltretime kalon edhe Leka me të gjitha personazhet e veprës “Jetë e
thyer” të autorit Zef Mulaj.
Ky është
romani i dytë i këtij autori që në këtë mënyrë pasqyron jetën e shqiptarëve dhe
të Shqipërisë diktatoriale, moniste dhe komuniste. Një gamë të kësaj jete ky
autor e paraqet edhe në romanin e tij “Imazh”, edhe pse këtu pasqyrohet jeta e
kohës së tranzicionit të Shqipërisë. Por lidhja e këtyre dy hallkave në një
formë ose tjetër mishërohen lehtas, duke e plotësuar njëra tjetrën mirë, por
edhe me sukses.
Paraqitja
e tërë egërsisë, madje edhe e veprimit të komunizmit shqiptar, e pse jo edhe
stalinist, nga pena e shkrimtarit Mulaj, bëhet dendur dhe tepër realisht. Kjo
shihet mirë nëpër disa episode në vepër, të cilat janë madje edhe nyjëtime
kyçe, sepse bartin tërë bagazhin e veprimit dramatik të strukturimit letrar e
artistik të veprës. Njëri ndër momentet e tilla është rasti i kongolezit të zi,
i cili kishte ardhur për t’u kalitur me ideologji dhe patriotizëm komunist në
Shqipërinë diktatoriale e moniste. Me të njëjtën peshë janë edhe momentet e
ankesave të Lekës në instancat e larta të komiteteve politike të Partisë për të
vazhduar shkollimin, duke filluar nga ato lokale, të rretheve e deri tek ato
qendrore në Tiranë. Shfaqja e kësaj diktature dhe egërsia e saj është e
pamëshirshme dhe është centraliste sepse dirigjohet nga një pozitë e cila
gjithmonë është syhapur, është “vigjilente” dhe orientuese e të gjitha “të
mirave” të popullit. Në pasurinë e popullit, autori Zef Mulaj, paraqet edhe
bukuritë e peizazhit të mrekullueshëm të Malësisë, vendlindjes së tij dhe
malësorëve, e cila është një pjesë që është ruajtur e tillë nëpër të gjitha
poret e shekujve të historisë kombëtare. Andaj edhe flladi, dashuria, uji i
kulluar, ajri i pastër dhe pyjet e pasura me bimë të njohura dhe mjekësore e që
janë shëruese, e bëjnë këtë pjesë interesante dhe tejet tërheqëse për lexuesin,
por edhe për vizitorin. Leka i romanit dhe autori Mulaj i realitetit objektiv,
janë pasqyrimet me reale të kësaj ane dhe të atij realiteti në Shqipërinë e
kohës së komunizmit dhe diktaturës së saj që ishte unikate e këtij sistemi në
rruzullin tokësor.
Vazhdimi
i shkollimit të Lekës është një dritare interesante e kësaj vepre. Sipas
normave, ligjeve dhe urdhrave të diktaturës askush nuk mund të shkollohej pa
lejen e Partisë dhe të pushtetin. E njëjta gjë i ndodh edhe Lekës si personazh,
por mbase, edhe Zef Mulajt si autor i veprës. Ky kombinim është një dritare
nëpër të cilën depërtojnë këto reflektime që janë shëmtia e një kohe në
Shqipëri. Duke u përvijuar nëpër këto stade dhe nivele pasqyrohet zhvillimi,
edukimi, madje edhe shkollimi në atë kohë. Caktimi i shkollarëve bëhej nga
lartë sipas pikëpamjeve dhe përshtatshmërisë politike e ideologjike, e jo sipas
dëshirës apo aftësisë së të rinjve për dije, arsimim dhe shkollim.
Mbi
kurrizin e Lekës bien të gjitha insinuatat që janë aq të pakuptimta sa që
njeriu normal as që mund t’i imagjinojë. Rruga e shkollimit të tij është rruga
e gjarpinjve, sepse për të shkuar dhe për t’u ulur në bankat e shkollave dhe të
fakulteteve në Shqipëri duhej kaluar kjo rrugë. E Leka është i detyruar ta bëjë
këtë marshim, i cili ishte tepër i vështirë dhe i paarritshëm për të. Por
qëllimi, synimi dhe puna e tij më në fund është triumfuese dhe arritje në cakun
e dëshiruar.
Edhe
shkuarja në shërbimin ushtarak është një episod tjetër i pasqyrimit të
anomalitetit të pushtetit monist e diktatorial të Shqipërisë së asaj kohe.
Ushtria, zboret, ushtrimet ushtarake e të tjera janë aq tragjike sa që njeriu i
sotëm mund vetëm t’i imagjinojë dhe kurrë të mos i besojë se ishin realitet i
udhëheqjes gjysmëshekullore shqiptare. Dukuritë e tilla e bëjnë këtë vepër
tejet interesante, madje edhe të dobishme për ta paraqitur këtë segment të
pushtetit antipopullor të kohës.
Vepra
“Jetë e thyer” e Zef Mulajt ka në strukturimin e vet një gjuhë të pasur në
suazat e normës letrare, e cila është tepër e begatshme. Këtë e bën ky autor, i
cili e njeh mirë të folmen e vendlindjes së vet, e cila ka begati. Norma
letrare veç sa ia shton vlerën kësaj vepre.
Shikuar
në tërësinë e saj kjo vepër e Zef Mulajt qëndron suksesshëm në mesin e veprave
të shkruara me këtë tematikë pas përmbysjes së diktaturës në Shqipëri. Mbase
ajo ka elemente jo vetëm kronike e historike të kohës, por suksesshëm mund të
jetë edhe “memory” e roman autobiografik në formë të ditarit me norma dhe
koncepcione të tjera dhe më të avancuara.
Portretizimi
i personazheve, ngjarjeve dhe sidomos i peizazhit të kohës janë nyjëtime të
suksesshme të kësaj vepre në prozë.
Ka edhe
elemente të tjera që e shtojnë begatinë e kësaj vepre, e cila është një pasuri
e paraqitjes dhe pasqyrimit artistik i asaj “ memory e jete të thyer”.
-------------------------------------
Fjalim i
kryeministres së Australisë Julia Gillard, drejtuar emigrantëve
Emigrantët, dhe jo australianët, duhet të përshtaten
Parimi
eshte merre ose lere. Jam e lodhur nga ky komb qe merakoset se mos po fyejme ca
individe a kulturen e tyre. Qe kur ndodhi sulmi terrorist ne Bali
(Indonezi), jemi deshmitare te
ringjllajes se patriotizmit tek shumica e australianeve.
Kultura
jone eshte zhvilluar pergjate dy shekujsh permes betejash, sprovave dhe
fitoresh te ca milionave burrash dhe grashe qe kane luftuar per liri.
Ne flasim
kryesisht anglisht, dhe jo spanisht, arabisht, lebanisht, kinezce, japonisht a
rusisht a ndonje gjuhe tjeter. Kesisoj nese doni te jete pjese e kesaj
shoqerie, mesoni gjuhen tone.
Shumica e
australianeve besojne te Zoti. Dhe ky besim nuk eshte nje ide kristiane, nje
ide e djathte a nje shtyse politike, por eshte nje fakt, sepse jane burrat e
krishtere dhe grate e krishtera qe e krijuan kete Komb, jane principet e
krishtera qe e krijuan ate, dhe kjo eshte fare mire e dokumentuar. Do te qe me
vend qe kete te vertete ta shkruanim me te madhe ne muret e shkollave tona.
Nese ju ndjeheni te fyer nga Zoti, athere ju keshilloje te gjeni ndonje qoshe
tjeter te botes si shtepine tuaj, sepse Zoti eshte pjese e kultures tone.
Ne e
pranojme besimin tuaj, pa pyetur kurre perse. E vetmja gje qe kerkojme eshte qe
dhe ju te pranoni besimin tone, dhe te jetoni ne harmoni dhe ne gezim paqesor
sebashku me ne.
Ky eshte vendi jone, eshte trualli yne, eshte menyra jone e jeteses, dhe ne jua japim te gjitha shanset qe dhe ju t’i gezoni te gjitha keto. Por nese ju ankoheni, qarraviteni, skuthoni per Flamurin tone, per besimin tone te krishtere, per perbetimin tone, athere ju keshilloje qe te merrni advantazh nga liria jone, nga liria qe ta leshoni kete vend e qe te ikni nga ky vend.
Shkrimin
origjinal në anglisht, mund ta gjeni në Google:
Prime
Minister Julia Gillard – Australia
‘IMMIGRANTS,
NOT AUSTRALIANS, MUST ADAPT. Take It Or Leave It.
(Marrë
nga revista “Drini”)
------------------------
100
vjetori i pavarësisë
BASHK NË
VLORË
-Thirrje-
Nga: ILDA
MUJA
Jam një
vajzë vi nga Grija,
Më
frymëzon shumë historia,
Shqipëria,
në rrugë të gjatë.
Ditët e
mija, kish mbi krahtë.
Në katër
shtete, flitet shqip,
Që nga
Plava e në Selanik,
100 vjet,
pa nda luftuam,
Historinë,
me gjak e shkruam.
Në qiell,
shkrepen rrufetë,
Vlora
flet: - Nëntor ’12:
-Nuk mund
rrimë në robëri,
Duam flamurin
kuq e zi.
Duam
nënën-Shqipëri,
Bashk
Kosovë e Çamëri,
Me
krahinat, në Mal të Zi
Me të
tjera në Maqedoni.
Për
Flamurin, me lavdi,
Nga një
Nënë kishin pi gji ,
Nëna e
tyre ishte shqipëri,
Flokët e
saj krejt ishin thinjë.
Erdhen
trimat, dorë për dorë,
…Isa
Begi, nëpër borë,
Si orteg
që zbret nga mali ,
Tuj
ju pri, Ismail Qemali.
Qielli i
Vlorës fort shëndriti,
Një
flamur, …pa yll e ngriti,
Brohorasim
me fjalë shqipe:
-Sivjet
është, Datë Historike.
Gjithë
shqiptarët po gëzojmë,
100
vjetorin, do e festojmë.
Nëna pret
prej bijëve t’vet,
Jo
përçarje, Unitet!
Pa
dallime ndër-partiake,
Ne,
kështu Nënën e gëzojmë,
Sup më
sup, të gjithë në Vlorë,
Nga
buz-deti, n’bjeshkë me borë.
./.
Durrës,
2012.
Shenim:
-Poetja e
re Ilda Shkëlzen Muja, është nga fshati Gri i Tropojës, por kohët e fundit
jetojnë në qytetin bregdetar të Durrësit-
-----------------------
Nga:
XHEVDET UKALLI
ERR?T E
ZI
-N? 100 vjetorin e pavar?sis?-
Dikur, n?
“lirin? e tmerrit” [1],
N?n
thundrat e pushtuesve,
T? djegur
e t? p?rv?luar,
Me
atdheun n? goj? –
Vdisnin
atdhetar?t!
Sot, n?”
tmerrin” e liris?,
N?n
kthetrat e pushtetar?ve,
Pak nga
pak dit?p?rdit?,
Me
atdhetar?t n? goj? –
Vdes
atdheu!
----------------------
Fifth
Avenue
Nga:
Spiro Gjikondi
Se jam e
s'kam, e kam e s'kam....
Te kam
mallkuar, pleqeri,
dhe prape
te mallkoj
se jam e
s'kam
e kam e
s'jam
Ketu.
atje...
ne sixth
and fifth
and
between,
Rockfeler
Center - Mbret,
a skllav,
a qen
lypsar
a filozof
dilemash:
Kam e
s'jam
e jam e
s'kam
as Djall,
as Zot.
O
perendi!
Perse me
njeren dore
me mer
harbuterisht
ato qe
dikur vete m'i dhe
me doren
tjeter
bujarisht?
Per
c'lashe pas - e di
edhe me
dhemb:
nje varg,
nje
fjale,
a nje
subjekt...
Se c'gjej
perpara
me
mundon:
a plak
xanxar,
matuf a
cmendarak,
a Jeronim
Derade
me nje
carage ne xhep?
Te befsha
m..., pleqeri,
mbi
mermerimen
jam e
s'kam
e kam e
s'jam...
E gjithe
bota, tej-tehu,
ketu u
mbajt
e u
vertit,
ne te dy
boshtet,
horizontal
e vertikal:
Ne jam e
s'kam
e kam e
s'jam,
U
perpelit,- u cel
u ul,- u
ngrit,
u gdhi,-
u ngrys
me gaz e
lot
dhe kenge
e vrer
Ah! jam e
s'kam
Oh! kam e
s'jam...
Pra, s'ka
c'me duhet me
se c'isha
dje,
as ka
c'me duhet
ku do
jem.
Sot kam
e jam,
ketu,
atje,
ne sixth
and fifth
and
between,
Rockfeler
Center - Mbret
a filozof
lypsar,
Packa se
neser
kockat
shtroj
e fle
perjetesisht
Tufine,
Sharre, Lekekond
a
Forest-Hill...
shtator
2012
-------------------------------
MISS
SHQIPËRIA KLEONIKI DELIJORGJI U SHPALL MISS GLOBE 2012
Kleoniki Delijorgji: -Më duket sikur jam në ëndërr-
Është vetëm 15 vjeç dhe është shpallur “Miss”, duke thyer kështu një rekord në historinë 14-vjeçare të “Miss Shqipëria”. Kleoniki Delijorgji, është më e vogla ?tuese në listën e bukurosheve që kanë mbajtur kurorën e këtij konkursi gjatë gjithë këtyre viteve. Mosha e re, e ka bërë që t’i përjetojë ndryshe emocionet. Në bisedën e gjatë që bëmë për “Summer Pages”, bukuroshja 15-vjeçare na tregoi se ëndrra për të mbajtur një kurorë mbi kokë, lindi e u rrit bashkë me të. Aq sa është e ndrojtur kur ? et, aq edhe është e çlirët kur pozon.
Fjalëpakë, por me një buzëqeshje çarmatosëse. Kleoniki Delijorgji, është adoleshentja (aspak e tillë në mendime) që do të na përfaqësojë në njërin prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare, siç është “Miss Globe International”. Ka lindur dhe është rritur në Greqi, por ndihet më shqiptare se shqiptarët. E vetmja gjë që ka marrë nga Greqia është mentaliteti, të cilin ne e kemi të vështirë ta kapërcejmë. E ka pranuar divorcin e prindërve, si zgjedhjen më të mirë për lumturinë e të dyve…Sipas Nikit, prindërit i kanë kursyer asaj dhe të vëllait, me marrjen e këtij vendimi, dramat familjare që do të vinin si pasojë e keqkuptimeve në çift, sepse kur diçka nuk shkon, nuk shkon dhe pikë. Po sa e pati ajo përkrahjen e prindërve dhe cila është lidhja që ka me të atin?! Kemi ndaluar speci? kisht në këtë marrëdhënie atë e bijë, sepse babai i saj nuk është një emër i panjohur për shqiptarët. Mihal Delijorgji, përveçse i njohur si ish-administratori i sport-klub “Luftëtari” (Gjirokastër), njihet nga të gjithë dhe si ish-administratori i kompanisë “Albademil” në Gërdec, post ky, i cili e shndërroi në njërin prej të akuzuarve kryesorë për tragjedinë që ndodhi më 15 mars të 2008-ës në afërsi të Tiranës. “Ai është këshilltari dhe mbështetja …ime në çdo vendim që marr”, – thotë vogëlushja, kur e pyesim për relatën e veçantë që ka krijuar me të atin. Rrëfimi i Kleonikit neve na ka befasuar; urojmë dhe besojmë që do të bëjë të njëjtën gjë edhe me ju…
Kleoniki,
je shpallur më e bukura ndër vajzat shqiptare për vitin 2012. Si ndihesh?
Po jetoj çaste shumë të veçanta. Jam tej mase e lumtur, më duket sikur jam në ëndërr.
A ka qenë
në fakt një ëndërr për ty pjesëmarrja në konkurset e bukurisë?
Po, që e vogël kam dëshiruar që një ditë të isha ‘Miss’. Sa herë që ndiqja “Miss Shqipërinë” ose “Miss Greqinë”, e përfytyroja veten mbi pasarelë, si vajzat që ishin pjesëmarrëse.
Kush të shtyu të merrje pjesë në këtë konkurs? Familja ka qenë mbështetja ime më e madhe.
Ishte
babi dakord?
Absolutisht po. Ai është këshilltari dhe mbështetja ime në çdo vendim që marr.
Ç’marrëdhënie
ke me babin?
Marrëdhënien me babin do ta cilësoja perfekte. Ai është ndër të paktët njerëz që më kupton. Jam shumë e lidhur me të.
Ti ke
lindur dhe je rritur në Greqi. Takohesh shpesh me babin?
Po, është e vërtetë që kam lindur dhe kam jetuar në Greqi për një kohë të gjatë. Prej gjashtë muajsh kam ardhur në Tiranë dhe vazhdoj shkollën këtu. Gjithsesi, sa i takon pyetjes, me babin jam takuar shpesh. Sa herë kisha pushime në shkollë vija e takoja, në të kundërt, vinte ai më takonte mua.
Je takuar
me të gjatë kohës që ai s’ishte i lirë?
Po, gjatë kohës që babi kaloi atë moment të vështirë në jetën e tij, unë kam ardhur shpesh në Shqipëri për t’i qëndruar afër dhe për t’i dhënë forcë.
Si e ke
përjetuar divorcin e prindërve?
Unë kam qenë e vogël dhe nuk e kam vuajtur shumë. Tani që jam rritur, mendoj se zgjedhja e tyre ka qenë e pjekur. I kanë kursyer vetes dhe mua zënka e keqkuptime, sepse kur diçka nuk shkon, nuk shkon.
Ç’marrëdhënie
ke me bashkëshorten e babit?
Unë kam marrëdhënie shumë të mira edhe me bashkëshorten e babit. Ajo është shumë e afërt me mua dhe më ka qëndruar pranë, si një nënë e dytë, gjatë gjithë kësaj kohe.
Me mamin,
fole pasi fitove miss-in?
Po, fola. Ajo më mori në telefon duke qarë; ishte shumë e lumtur për mua, që më në fund e realizova ëndrrën time. Mami është një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën time dhe përkrahja e saj karshi meje ka qenë e pakursyer në çdo rast.
Po shokët
dhe shoqet e shkollës, a të kanë uruar?
Të gjithë më kanë marrë në telefon dhe më kanë çuar mesazhe urimi, sapo spektakli ka përfunduar. Më kishin ndjekur dhe më thanë që ndiheshin krenarë për mua.
Sa të
vështirë e ke pasur komportimin me ta, duke qenë se për një kohë të gjatë ke
jetuar në Greqi dhe ke pak probleme me shqipen?
Është e vërtetë që unë nuk flas një shqipe perfekte, ama kjo s’më ka krijuar probleme në komunikim. Flas ngadalë, që të tjerët të më kuptojmë, dhe kjo më jep kohë t’i mendoj më mirë gjërat. Gjatë gjithë kohës në familjen time është folur shqip, ndaj dhe unë e di shumë mirë gjuhën e mëmës.
Si e
mendon pjesëmarrjen në “Miss Globe International”?
E mendoj si një eksperiencë të këndshme në jetën time, për faktin se do të njihem me vajza që përfaqësojnë vende dhe kultura të ndryshme të botës dhe për këtë arsye mendoj se do të kem diçka të re për të mësuar.
Rikthehemi
pak te “Miss Shqipëria”. Sa e ke ndjerë konkurrencën?
Dëshiroj të them që konkurrenca ka qenë shumë e fortë dhe për këtë arsye, nuk e besoja dot fitoren time. Ishte një nga surprizat më të bukura që Zoti më ka bërë.
E ardhmja
jote do t’i takojë botës së spektaklit, televizionit?
Më pëlqen bota e televizionit, – ndonëse nuk jam një ndjekëse e flaktë e tij, – por mendoj se e ardhmja ime do të ketë të bëjë më shumë me modën. Dëshiroj që të ndjek studimet për fashion/design në Angli.
Ndërkohë,
pushimet ku do t’i kalosh?
Besoj se
këtu, në vilën që familja ime ka në plazh.
----------------------
LORIK
CANA
I TRETI NË EVROPË PËR NGA POPULLARITETI
Lorik
Cana është renditur i treti për momentin në votimin që “IFFHS”ka nisur një muaj
më parë përsa i përket lojtarit më popullor në kontinent. Shqiptari i Lacios
për momentin ka më shumë se13 mijë vota duke qenë i treti. Para tij janë vetëm
Henrikh Mkhitaryan, futbollist i Armenisë dhe boshnjaku Edin Xheko me rreth 30
mijë vota, raporton Shekulli online. Në mënyrë surprizë shqiptari është i
treti, duke lënë pas të gjithë “big”-ët e futbollit, duke nisur nga Françesko
Toti, Kristiano Ronaldo, Alesandro Del Piero, Iker Kasilias, Ksavin, Andres
Injestën, Mesut Ozil, Xhaanluixhi Bufon, Andrea Pirlo, Uejn Runi, Zllatan
Ibrahimoviç apo edhe Mario Baloteli. Veç faktit që Loriku ka lënë pas shumë
emra të mëdhenj të bien në sy edhe votat. Gati 10 fish më shumë se shumë nga
emra të mëdhenj që jo vetëm luajnë me skuadrat më të mira të kontinentit, por
janë gjithmonë në listën e fituesve të “Topit të Artë”. Gjithsesi votimi nuk
është mbyllur, ndonëse për momentin Cana është i treti mes lojtarëve më
popullorë në Europë.
--------------------------
ME 28 NËNTOR 2012
Nga: Sabit Rrustemi
Me
gjysmën e trupit tim
do ta
mbështjell një shekull
gjysmës
tjetër do t'i them
mos i
pritsh edhe njëqind vjet
për t'u bërë një trup i vetëm.
(Nëntor
2012)
...2012...!
Nga:
Sejdi BERISHA
I kam do
rrugë të vjetra
Mos m'i
dëmtoni
I kam do
gëzime
Mos m'i
shëmtoni...
I kam do
kallëzime
Mos m'i
pluhuroni
I kam do
plagë
Mos m'i
lëndoni
I kam do
dhembje
Mos m'i
trazoni
I kam do
hidhërime
Mos m'i
rëndoni
I kam do
këngë
Mos m'i
shtrëmbëroni
E kam një
etje
Më leni
të etur
I kam do
kujtime
E acari
mbi letër
S'më lë
ta shkruaj
Vetëm
edhe një varg
Në vend
të vargut
Lë të
jetë numri 2012...
Ndoshta
takohemi diku
Në
përqafimin e kombit
Në
lumturimin e atdheut...
---------------------
JETË TË
GJATË, FLAMUR E SHQIPE
Nga: Zeqir Lushaj
-Këndojnë
treshja e rapsodëve: Dida-Çela-Kovaçi-
Në ballë
të Arbrit ndritë përjetë,
Data e
kuqe njëzetetetë (28),
E
Nëntorit të historisë,
Dita e
madhe, e Pamvarësisë,
Shumë
nderim, gjithmonë kësaj dite,
Jetë të
gjatë, Flamur e Shqipe.
Ooo…Flamuri
i Atdheut,
Prush i
zemrës së Skënderbeut.
Kur
t’valvite Ty flladi i malit,
Shohim
dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë penda
e Naimit,
Flakë
naganti i Boletinit.
Gjithë
shqiptartë – zemërliri
Nëpër
breza t’majtën n’gji,
Zemrat
gjakun ta kanë dhanë,
Asht’ i
Shqipes, gjithë tuj thanë,
I lidh
brezat, besa e burrit,
Na lidh
puthja, n’palë t’Flamurit.
Ooo…
Flamur, o nderi i prakut,
Çmimi yt
asht çmimi i gjakut,
Mbi
lahutë e n’djep të fmijës,
Je simbol
i shqiptarisë,
Veç një
gjak na rrjedh ndër vena,
Gjaku i
shqipes me dy krena.
./.
Tiranë,
1985.
---------
Postmortum
NË “KOPSHTIN
E GJETSEMANIT”
U
THYE NJË
DEGË ULLINI…
Nga Fritz RADOVANI
Publicisti Daniel Gazulli,u nda nga jeta...
Kjoftë
edhe një degë e vogel ullini... gjithmonë na ka sjellë Paqen…
Jo pak,
shtëpia në Shkoder, na kujtonin “Kopshtin e Gjetsemanit”…
Ka vite,
shumë vite perpara, që një ditë pata hy në “Kopshtin e Gjetsemanit” të qytetit
të Shkodres, në shtëpinë e Gazullorëve, tek Arra e Madhe, ku atëherë jetonte
një mik i vertetë i imi, mësuesi i nderuem Simon Gazulli. Kujtojshe ma vonë se
nga ai kopësht kam pa disa here me Simonin edhe nipin e Tij Danielin…Edhe Ky i
brezit të kulturuem i fisit të vjeter dhe shumë të njohun që në kohen e Gjergj
Kastriotit, Gazullorëve të Sapës.
Pak vite
perpara mora një mesazh, mbrenda të cilit ishte një poezi: “Rrëmaji”.
Danieli shenon: Kushtue...
”Një Monument nën dhe” nga Fritz Radovani...
Një gumzhimë e mnerëshme
prej
Rrëmajit del
e merr
për ajrì Alpeve.
Mandej
përplaset fort
e kthen
ku
njerëzit kalamendë,
ligshtue
prej lëngatës së gjatë,
i trandë
ajo piskamë,
që po i
thërret
me u
zgjue
e me u
mbledhë
aty prej
nga vjen gjama:
Në
Rrëmaji.
Aty
me ba bè
në Kryqa
se nuk
kanë ma me ia lëshue
zezanen
Shkodër
gjaksorëve,
që e
shkallmuen në trup
e në
shpirt
me drapën
e çekan.
Një
gumzhimë e mnerëshme
prej
Rrëmajit del
e merr
zemrat e njerëzve:
Asht
kushtrimi
I Fatosave
flijue
për Atdhe...
që paqë
nuk gjejnë,
tradhëtue
idealesh –
e gjamën
mnershëm lëshojnë
nga ai Monument.
*
Vorrezat katolike, Shkodër, 2010, 3 Maji.
E prap
sot, mbas një dhimbjes së fortë që në zemer më ka piskatë, ndigjova një za...
Një gumzhimë e mnerëshme
prej
Rrëmajit del
e merr
për ajrì Alpeve...
E as nuk
më shkonte kurrë nder mend, se në Kopshtin e Gjetsemanit të Gazullorëve të
Sapës, ishte thye... një degë ullini, ku Shpirti im gjente Paqen, Dijen,
Kulturen, Fjalen e ambel të mikut të vertetë, freskinë e një flladi që frynte
pa pushue...e në çastet e vështira kur merzija më kapllonte mendjen e një mall
të pakuptueshem, Fjala “durim bre Burrë!”, më bante me pranue “Paqen” që
shperthente nga zemra e goja e Danielit...
E sot,
bash një degë ku ishte ma e mira asht thye...
Zoti e
mori Atë degë me e mbajtë në dorë të Vet...
I duhet
Atij të Lumit, per me na predikue, Paqen, Drejtësinë dhe Dashninë...
Asht Ajo
“Degë Ullini” që sot ra në Lezhë, pranë të Madhit Gjergj Kastrioti!
Pranë Tij, po po, Aty asht edhe Daniel Gazulli!
Melbourne,
13 Nandor 2012
-------------------------------
Shko
dallëndyshë
Shenim i redaktorit:
-Daniel
Gazulli, u nda nga jeta në të gjallë dhe tani e mbrapa i takon mbretrisë së
qiellit. Zoti e pastë nën kujdesin e vet!
-500
fjalë, per një pare,-thotë populli. Ai, Danieli Ynë, Danieli i ZemresShqiptare,
tani nuk është më në mes nesh.
Iken
Njeriu, por mbetet e jeton kujtimi i tij, vepra e tij.Jeton Gazulloida!
Kurr nuk
e kam takuar Danielin e nderuar. E
kerkova vjet në verë gjatë pushimeve, por nuk paska qenë e thanë per me u pa në
të gjallë. Por, edhe Unë, gjejë një mënyrë ngushellimi: - E kam një veper, sado
modeste, bashkë me Danielin. Ia di per nderë Selim Nëngurrës që na bashkoi në
faqet e librit të tij “Fluturoj mbi Podgur”. Në atë liber , i paharruari Daniel
është reçensent dhe unë redaktor.
Në shenj
nderimi per mikun që se takova kurrë, po e ribotoj per lexuesit reçensen e tij
fjalëëmbël e kompetente, si gjithnjë ku e vinte penden e tij të artë.
...!
Shko
dallëndyshë
Nga Daniel Gazulli
Cili prej
nesh, kur ishte në shkollë, nuk u prek prej kësaj poezie mallëngjyese të
mërgimtarit Filip Shiroka? Malli i mërgimtarit, një ndjenjë gërryese, që të
cfilisë shpirtin, në poezinë e Shirokës ngjan si vajë.
E asht për t’u besue: Cilit nuk iu përshkënditën sytë kur u gjend për një kohë të gjatë larg Atdheut?
T`kisha
krahë sikur Shqipoja,
T`fluturoja
për ajrì,
Ditë për
ditë do dëshiroja
Tek ti t`vija, Dardani.
A nuk të
kujtojnë këto vargje të Selim Hasanajt pikërisht poezinë e Filip Shirokës, por
tashma jo me një mallë që i lihet porosi dallendyshës, po që “fluturimin” e
andërron fizikisht?
Ky asht
edhe lajmotivi i poezive të mërgimtarit Selim Hasanaj, birit të Dardanisë, që
edhe mbas pothuej 20 vjetëve në Norvegji, jeton e vuen përsëri atje, në Istogun
e tij, joqë në Nëngurrën e tij, Vendlindjen e përvëlueme; ai jeton shpirtnisht
e vuen për Dardaninë e tij, djepin e sa burrave të shquem, po edhe truell i një
historie sa tragjike, shpesh herë edhe paradoksale.
Në
poezinë e tij vijnë natyrshëm e ligjërojnë herojtë, prej Gjergj Kastriotit tek
Nanë Terza, prej Pjetër Bogdanit tek i madhi Ibrahim Rugova; poaq i fortë asht
malli për njerëzit e dashtun që prehen me të shumtit atje në Dardani, i ati,
nana, vëllaj që iku aq i ri.
Poezia
nuk asht e stërhollueme, nuk asht një shkollë e re metrike, përkundrazi; por
ajo asht nga ato që, si thotë populli, “kur fjala del nga zemra godet në
zemër”. Edhe sikur vetëm poemthi “Shkoj
n`Vendlindje nga Høysandi”, të botohej si vepër më vete, do të mjaftonte
me kuptue e me ndje brengën dhe dashuninë e pamatë të Autorit për trojet e të
parëve, që asht detyrue me i braktisë si rrjedhojë e barbarisë serbe mbi
shqiptarë.
Vështirë
të thuesh çfarë ka ndodhë me Poetin gjatë jetë së tij, në kuptimin e evolimit
të tij shoqnor e filozofik. Por për diçka tashma jemi të sigurtë: evoluimi i
tij e ka kthye tek rrajët, e kjo nuk po ndodh me të gjithë ata që u çliruen nga
çizmja e shkjaut, por nuk po çlirohen dot nga “çizmja” e një mendësie skllave
të trashigimisë ma të herëshme pushtuese, asaj osmane. Prandaj edhe jo
rastësisht herojtë e tij janë ata që përmendem pak ma nalt, Kastrioti, Bogdani,
Haxhi Zeka e Azem Galica, me ardhë tek “i flijuemi i madh”, Presidenti Rugova.
Pra rrajët janë thjeshtë arbnore, janë ilire, pjesë solide etnoformuese
europiane; rrajët kanë lëshue trup e degë, e pikërisht atyne u këndon ai, në
katër anët e trojeve shqiptare, nga Konica e Noli, tek Matrenga e De Rada, nga
Gjon Gàzulli e Fishta, tek Nana e Madhe, apo Ibrahim Rugova e Adem Jashari.
Nëse këto poezi do t’i lexonte një i huej, do të mahnitej edhe me bukuritë natyrore që përshkruhen pothuej në të gjitha poezitë, aq sa të mendojë se Dardania do të jetë ma i bukur vend në botë; atëherë të kujtohen vargjet e Fishtës kur shkruen për Atdheun e tij:
Qielli i
kaltër, toka e blerë,
Njeti dimën, këtu pranëverë.
Pse dashunia, malli, edhe bokërrimat t’i kthen në pllaja të lulëzueme.
Veçanarisht ndamja njëherë e mirë me të shkuemen tek Hasanaj asht e preme:
Due
Krujën legjendare,
Kështjellën
e Gjergjit,
Krenarisë
Kombëtare.
Urrej
faltoret përreth,
Mbeturina pesë shekujsh skëterre.
Asht një
lajtmotiv, që herë drejtpërdrejt, herë terthoraz, shprehet me hove zemre. Kjo
mund të vërehet që me trajtimin e temave me domethanje të fortë kombëtare si
tek poezitë kushtue Nanë Terezës, përurimit të Katedrales në Prishtinë,
veçanarisht në nderimin e thellë për flijimin shpirtnor të Rugovës, por qoftë
edhe tek një poezi e thjeshtë, si asht rasti i përvjetorit të një shkolle
shqipe në Oslo, ku mësohet e flitet gjuha shqipe (dikur e mohueme edhe në
trojet e veta).
Por edhe shqetësimet për të sotmen, për ato hije të vjetra që zgjaten që nga Shkretina Arabike, ashtu edhe për sa dukuni rrënuese që kanë molisë Kosovën, si korrupsioni, babëzitja për pushtet, një luftë e re vëllavrasëse e një përçamje e thellë në mes të një popullsie që ende nuk ka shërue plagët e shekujve robnie e të një lufte të pabarabartë me barbarët serbë, i dhambin aq shumë Poetit tonë:
Si të t’i
shëroj plagët
Që molisn
trupin tand,
E mue në
shpirt më therin?
Të
flijohem per Ty,
Dardani,
Vallë, dhimbjet shtjerrin?
Nuk mund
të ishte ndrysh: asht në natyrën e poetëve të ndjejnë ma të parët të keqen që
shfaqet shpesh herë me emfazë patriotike e mbas së cilës fshihet ndoshta edhe
një tragjedi; shikon lojën politike të sotme në Kosovë e t’i japish të drejtë
Autorit kur flet për plagë “që molisin trupin tand” (Poezia “Kush më thotë,
si?”).
Tema asht
unikale: dashuni dhe dhimbje. Mungon, si tek shumica e poetëve kosovarë, lirika
e mirëfilltë. E kjo ka shpjegimet e veta: nuk paten kohë me u endë në andrra
dashunore, se mizoritë që provuen ua thanë shpesh buzëqeshjen.
Në fund
të fundit poezia e Selim Hasanajt duket qartë se nuk asht një trill i thjeshtë
poetik, a s’ka qenë ndoshta as andërra e tij rinore të bahej poet. Jo, poezia e
tij asht nevojë me shfrye shpirtin e plasun dje e të plasun sot. Si thotë
Fishta kur qorton Petrarkën se, a nuk kishte të tjera shqetësime Italia që të
merrej vetëm me lirika dashunie, këtu gjithçka asht e kthjelltë: Plagë e
andërra; plagët e së djeshmës, andërrat për një Dardani të lirë e europiane, që
shpesh kthehen në zhgënjime.
Po janë
shqetësime poetike. Dardania, me gjithë rrugën e mundimëshme që do t’i duhet
ende me ba, të ardhmen e ka andej nga, si thotë Niami i madh, “Dielli lind
andej nga përendon”.
Ata që
njohin publiçistiken e Hasanajt, shpesh herë e ashpër, zemrake, nuk kanë pse të
çuditen: në poezinë e tij flet zemra, ma shumë se mandja, prandaj edhe ajo vjen
herë herë malenkolike dhe gjithmonë ngërthen një dhimbje të madhe që i ka
rrajët tek dashunia e pakushtëzuem për Atdheun.
Mirë se ardhëshin penda të tilla!
Daniel
Gàzulli
--------------
LIRIA NË
SHITJE
Nga
Daniel Gazulli
Liria
asht vu në shitje
se ajo
vajza e brishtë,
që kur
zbret nga fshati i saj malor
gjithë
hir e pastërti,
bahet
gjellë e përditëshme
e bosëve
dhe pusht/et/arëve.
Liria
asht vu në shitje,
si rrobat
e vjetra që shesin në një qoshe pallati.
Liria –
mirazh që na mori sytë,
e që nuk
zgjati as sa vesa e mëngjesit.
Atyne që
andërruen fluturim të lirë në qiellin e kaltër,
kujtesa
tragjike e të së shkuemes
u sjell
frikën e së nesërmes pa diell.
Nën
rrezet e hanës veç murrizi rritet.
Neverì u
sjell
liria të
shajnë me fjalë të përdala,
por jo të
kurojnë veshkat,
liria të
falen në pesë vakte,
por jo të
mund të blejnë një tufë lule
t’ia
çojnë Gjergjit te varri.
Më kot i
drejtohen Zotit për ndihmë;
galaktikat
zgjanohen përditë
e Ai ma
tej ikën,
ikën larg
e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë,
që s’e
shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës.
Liria
asht vu në shitje.
Zgjohuni,
njerëz!
--------------------
Po
zbrazet malësia
Nga:
Demir KRASNIQI
Po
zbrazet malësia ,
Trojet
shekullore ,
Po ikin
njerëzia
Nga
fshatrat malore !
Nga
fshatrat malore
Po ikë
popullata ,
Shumë
banka shkollore
Po mbesin
të thata !
Po na
fiken zjarret ,
Shtëpitë
po rrënohen ,
Po na
humbin varret ,
Shkollat
po shkatërrohen !
Nga
kushtet e vështira –
Po ikin
në qytet !
Për
kushte ma t’ mira –
Po ikin
n’ kurbet !
Odat mbet
pa burra ,
Tokat
mbet pa bujq ,
Veku pa
pëlhura ,
Malet
mbush me ujq !...
Arat
bukëtore
Çdo ditë po djerrohen ,
Vatrat
stërgjyshore
Çdo ditë
po shkretohen !...
Livadhe e
kullosa
Po bëhen
zabele ;
S’ ka
kosëtarë me kosa ,
As barinj
me dele !...
Po
shterohen krojet ,
Malet pa
malësorë ,
Po na
zbrazen trojet ,
Dasmat pa
dasmorë !...
------------------
MË LËR TË
TË DUA
-poezi-
Nga: Drita Lushi
Lermë të
të dua siç di!
Lermë!
Më lër të
pushoj
në zërin
tënd, të flas me tingujt e tij,
të
ëmbëlsojmë zërat tanë
me nota
dashurie,
që këngën
gjejnë edhe në pentagrame të ngrira.
Lërmë të
të dua siç di!
Lërmë!
Me lër të
çel ditën
e
penelata kaltërsie t’i hedh
dhe reve
në qiell.
Lërmë të
të dua siç di!
Lërmë!
Më lër
hënën e paktë,
të të jap
diellin e madh,
diellin e
natës,
që
shkëlqimi mos të fshihet
nga frika
mos verbon njeri,
por i
lumtur të ndjehet
në
lumturinë tënde
dhe ai.
Lërmë të
të dua siç di!
Lërmë!
Lërmë të
endem e lirë,
më hap
portat e tua,
shqyej,
shembi
kufinjtë,
ti frikë
mos kij:
nuk vij
si pushtuese ,
vij si
dashuri.
------------------------------------------------------
Flamurit
Nga Xhelal Ademi
Sa shekuj
kalove duarve të trimërisë
Ndër
muzgje acari gjithë netë kobzezash
Ti prijës
i gëdhendur në fjalë të lirisë
Mbi sfond
pavdekësie e në gjakim brezash.
Dhe dole
krenar si gjithëherë trimërak
Kur
terrte e ngryste bota në errësirë
Valëvitjet
e tua me atë ngjyrën gjak
Kapnin
horizontet ndaj motit të gëdhirë.
Kapte atë
rrugëtim dhe dridhte tërmet
Nën zë
ulurime thurrte një vegim
Herëherë
merrte malin herëherë futej n’det
Përmes
Ilirikut ëndërr pa mbarim.
***
E dorë e
kalorsit nuk shkundej së koti
Nëpër
dallgë rrebeshesh të ndizte rrufenë
Mbase
zhbëhej qielli në atë prishje moti
Shqipja
dykrenare në ty gjet folenë.
Kur
flakej vetë dheu në plis të gjakuar
Ballë
trokut të zëshëm përmes Mëmëdheut
Ti
shkrepëtimë qiellore kandil i pashuar
Sa hije
të kishte dorë e Skënderbeut.
N’bedena
kështjellash me valvitje prore
Ngjyrëgjak
ti flamur simbol krenarie,
Sa herë
që hapëroje udhëkryqet Arbërore
Aq herë
ti u ndeshe mbi mjegull Azie.
***
Ecje
doradoras ndër vargane stinësh
Nëpër
dorë të Shotës trimërove një hak
Tek e
Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës
Majë e
për majë kullash të lara në gjak.
Dhe
hapërove hirin e shekujve të zi
Për të
dalë vigan tek brigjet shqiptare
Rilinde i
hekurt për t’iu fut në gji
Trollit
heroik, Vlorës legjendare.
Mëpas
mugëtirën si e ece vallë
Në
ç’hall katandise në ç’kurthë pate rënë
E sakaq
barbarit t’i shkrepesh përballë
N’kulla
të Drenicës pritën për ti vënë.
***
Brofe nga
nëndheu ti vullkan i zjarrit
Me
valëvitje t’rreptë atje mbi konak
Sa rrufe
numërove krah Adem Jasharit
Kur një
cep Atdheu të lahet në gjak.
Lahej e
përplitej n’shakullimë veriu
Bëshëm
shurdhohej gjer përmajë shpatesh
N’ulurimë
kobëzezash nga barbar-njeriu
Ai që dje
zvarritej në shpella karpatesh.
Vazhdo
flamur ecjet përgjithëherë krenar
Përmes
vërdallisjes së dimrit të gjatë
Gjersa e
gëdhira territ s’i është ndarë
Dhe i
tërë atdheu nuk e shkund këtë natë …
------------------
PËR ATDHE
DHE FLAMUR
Nga:
Xhavit Gasa
Për ty,
Atdhe,
Për ty,
Flamur,
...
Vargun,
Do ta
gdhend,
Mbi
shkëmb e gur.
Për ty,
Atdhe,
Për ty,
Flamur,
Do ta
këndoj këngën,
Pa u
lodhur kurrë,
Për ty
Atdhe,
Për ty
Flamur,
Nuk e
kursej jetën,
Kurrë...kurrë...kurrë......
-----------------------
Ky ishte
fati ynë, por jo krenaria jonë!
Ish-
Mbreti i Shqipërisë, i vetëshpallur si i tillë nga viti 1928 deri më 1939,
varroset në Tiranë. Qeveria shqiptare
evokoj portretin e tij politik si autokrat dhe udhëheqës represiv kundër
opozitës për të justifikuar modelin e sotëm politik të Sali Berishës.
Ahmet
Zogu, si çdo shqiptar i mirë apo i keq në këtë vend meriton një vend për varr,
ndërsa vendi në histori do të jetë një betejë e gjatë. Para tij Shqipëria ka
varrosur Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe Avni Rustemin, që
janë vrarë prej tij si kundërshtarë politik dhe ka ende jashtë Shqipërisë
dhjetëra figura politike të asaj kohe që po ky politikan autokrat i ka dënuar
me vdekje si kundërshtarë politikë si Fan Noli, Ali Këlcyra, etj.
Do të
ishte në nderin e qeverisë shqiptare që në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar
të mos merrej me kulte individësh autokratë, por të promovonte vlerat
demokratike që ka prodhuar shteti shqiptar në këto 100 vite jetë. Është e
vërtetë që ato janë të pakta, por ato duhet të jenë tharmi ku ne duhet të
mbështesim historinë tonë nëse duam të bëhemi një vend perëndimor. Ahmet Zogu,
Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, nuk përfaqësojnë vlerat demokratike
të Shqipërisë. Ata janë fati ynë, por jo krenaria jonë.
-Nga
TemA-
------------------------------------------------
Shqipëria e Bashkuar
Nga Ekrem Avdija
Përshëndetje vëllezër dhe motra!
Fillimisht,
si bartës i këtij aksioni për dërgimin e mesazhit të mirë të urimit në Vlorë,
më takon t’ia uroj vetes sime këtë festë të pavarësisë, e më pas gjithë kombit
tim.
Ne, e
morëm këtë rrugë Gjilan-Vlorë duke e pas parasysh se asnjëherë nuk duhet të
harrojmë se edhe shumë popuj në botë kanë sakrifikuar dhe ende nuk kanë një
shtet të tyre. Andaj, duhet të falënderojmë paraardhësit tanë për sakrificat e
mëdha dhe të madhin Zot, që bëri të mundur të kemi “shtëpizën tonë të vogël”,
por të madhe në shpirt, ku mblidhen gjithë shqiptarët anë e kënd, për të ardhur
këtu në Prizren ku u dha besa për Shqipërinë e Bashkuar.
E thashë
në mënyrë simbolike “shtëpizën tonë të vogël”,sepse ne mund ta kishim shtëpinë
tonë të vërtetë,por gërshërët e fqinjëve ishin të mprehta,ia prenë shqiponjës
krahët. Në këtë rast nuk mund të mos e ceki rolin e dy trevave martire,ku
fronti i parë i betejave ishin Kosova dhe Çamëria, ku ranë dëshmorët e parë të
kësaj Shqipërie që gëzojmë sot. U sakrifikuan trojet më të begata e më
strategjike, e kështu ngeli “shtëpiza e vogël me zemër të madhe”.
Pas
rrebesheve, qielli kthjellohet e dielli ndrin i bukur si dikur.
Pyetja
shtrohet se si do t’ia dalim të rikthejmë atë që ky 100 vjeçar na e rrëmbeu
prej duarve, e na la jetim në mes të udhëkryqeve të kohës. Shpresën e parë
duket se na e dhuron koha, ajo na ndau nga ky shekull, duke na përcjellë tek
pasuesi i tij, që kurrsesi nuk do i ngjasoj pararendësit.
Ndodhur
në realitete krejt të ndryshme, ku bota nuk i ka hasur më pare, në kriza
monetare, ku xhepa e rripa konfliktesh ziejnë ngado, korridoret ku kombi ynë
është i ngulur prej mijëra vjetësh, mundësojnë një rol predominant në rajon,
pra shqiptarët do rikonfigurohen edhe njëherë Arkontët (Zotërit) e korridoreve
lindje-perëndim.
Dikush,
ndoshta me të drejtë mund të mendojë se drama jonë nuk mund të jetë e vetmja,
qoftë brenda kombit shqiptarë, qoftë edhe në kombe të tjerë, e të ndihemi kaq
të lënduar! Sigurisht, nuk është hera e parë ku tokat shqiptare robërohen, ato
kanë njohur pushtime e robërime prej Romakëve, Bizantinëve, Sllavëve,
Venedikasve, Otomanëve, etj. pse pikërisht duhet të ketë ndryshim dhe të jetë
më e dhimbshme kjo robëri nga ato të mëparshmet?!
S’do
shumë mend të dashur miq, në pushtime ka vrasje, masakra, ka edhe grabitje e
dhunime, por ama, askush më parë nuk mundi ta zbrazte Kosovën e Çamërinë nga
popullsia e saj autoktone, askush nuk mundi për ta zhbë fisnikërinë, askush nuk
mundi t`i zhduk kultet, askush nuk mundi ta ndalojë të flitej gjuha shqipe,
askush nuk arriti të pengonte kulturën, vallet dhe etnografinë tonë kombëtare
shqiptare.
Shqiptarët
duke qenë qytetarë të kësaj bote, normalisht janë anëtarë të familjes së madhe
njerëzore, e ndarë në fise e fara, popuj e kombe, edhe ne na takon të kemi
pozicionin tonë historik,por vallë, deri në ç’masë po e shfrytëzojmë këtë të
drejtë!
Shekulli
që po përcjellim,pra jo ai kalendarik, por shekulli historik i joni, duket se i
atribuohen shumë fatkeqësi,dhimbje,përpjekje e mundime, pse jo edhe arritje,
evenimente e ngjarje historike,ku vlen të veçojmë Pavarësinë e Shqipërisë dhe
të Kosovës, realizimin e disa të drejtave të kufizuara tek shqiptarët e Malit
të Zi dhe të Maqedonisë por jo edhe Kosovën Lindore,në Toplicë,Sanxhak e
Çamëri. Edhe pse jemi në jubileun e “100-vjetorit” të pavarësisë,ku u vunë
gurët e parë të themelimit të shtetit shqiptar. Pikërisht nga ky vend, Prizreni
historik, kulmon ëndrra e kahershme, sakrifica e burrave dhe grave të shqiptarisë
për të arritur ditën madhështore, pra “100 vjet shtet”.
Në fund
të fundit edhe ne, detyrat duhen ndarë, e më pas bashkëveprojmë të bashkë
koordinuar.
Shqiptarët
jashtë Shqipërisë festojnë këtë pavarësi të atdheut të tyre në dy realitete,
njëri sy i shndrin i qeshur nga gëzimi, teksa tjetri vajton. Nuk jam emocional,
por deri tani kjo hise na ka rënë për fat të keq. Ky vit po na largohet,
ndoshta i merr me vete brengat tona, ku dimrat e acarta kthehen në pranvera, ku
tokat tona marrë peng nga uzurpatorët kthehen tek të zotët e saj, të cilët janë
flakur e dëbuar në shurdhërinë e miopinë e atyre që “drejtësi vendosin”.
Ky vit
jubile na bënë disi më të fortë, Shqipëria është anëtarësuar në “NATO”,
kandidat për në “BE”,por prapë se prapë, po luftojmë ende me komplekset e së
kaluarës, gjakmarrjes e kështu me radhë po kalojmë tranzicionin e dhimbshëm e
të gjatë.
Shqiptarët
duhet rizgjuar. Fëmija nëse nuk qan, nëna nuk e merr, bota nuk dëgjon nëse nuk
e ngremë zërin, të drejtat nëse nuk kërkohen, nuk realizohen, dhe për pasojë
vdesin kauzat e bashkë me to edhe zotërit e tyre.
Punët
gjykohen nga qëllimi që ke në to, të gjykojmë qëllimet është pak e vështirë,
duhet pak kohë, ne nuk posedojmë të fshehtat e zemrave tona, andaj koha është
gjykuesi më i drejtë. Në këtë rast nuk mund ta lë pa rikujtua fjalimin e
Presidentit Regan, mbajtur më 12 Qershor 1987 drejtuar banorëve të Berlinit
Perëndimor dhe gjithë botës. Fjalim me të cilin sfidoi botën komuniste dhe
udhëheqësin e atëhershëm sovjetik, Mihail Gorbaçov duke iu drejtuar me fjalët:
“Zoti Gorbaçov, në qoftë se kërkon paqe, në qoftë se dëshiron begati për
Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, në qoftë se kërkon liberalizim, etj.
tek kjo portë. Zoti Gorbaçov, hape këtë portë. Zoti Gorbaçov, shembe këtë
mur.’’ Edhe Evropa, nëse e donë paqen, begatinë, liberalizimin e bashkimin e
BE-së, duhet ta rishikojë të kaluarën e saj jo të drejtë në kurriz të
Shqipërisë dhe t`i eliminojë kufijtë që i ndajnë shqiptarët padrejtësisht!
Nëse për
një çast meditojmë pak më thellë, do të shohim që rrugës na kanë ngelur ende
shumë obligime e detyra pa mbaruar, e nëse nuk i bëjmë ato, atëherë brezat pas
nesh do hakmerren, ndoshta do të na harrojnë, ndoshta mallkim i madh do bjerë
mbi ne!Që të mos na mallkojë e ardhmja, si e kaluara ne duhet të bashkohemi.
Në mbyllje i uroj edhe njëherë kombit shqiptarë këtë 100-vjetor, jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë!
Me respekt për gjithë kombin dhe juve të pranishëm, Ekrem Avdija
Prizren:
nëntor 2012
----------------------------------------------
Nga
Bota…,jo thjeshtë, si kuriozitet
Hidhet
poshtë kandidatura për
deputet e një gomari në Ekuador
- Ekuador, Nëntor 2012 –
-
Organizatorët e zgjedhjeve parlamentare në Ekuador kanë hedhur poshtë
kandidaturën për deputet të një gomari.
Kjo kandidaturë,
sado bizare të duket, është bërë në fakt nga një grup të rinjsh. Ata kishin
marrë me vete gomarin e zbukuruar me një kravatë për ta regjistruar si kandidat
për deputet për zgjedhjet që mbahen më 17 shkurt të vitit
2013, në
zyrën zgjedhore në lokalitetin Guayaquil. Autoritetet nuk lejuan hyrjen e
kafshës së urtë shtëpiake në zyrë dhe refuzuan formularët e mbushur më herët në
emrin e tij. Me aksionin e “kandidimit” të gomarit për deputet, të rinjtë
deshën të tërhiqnin vëmendjen në kualitetin e mangët të kandidatëve për
deputet. Në mesin e tyre gjenden futbollistë, aktorë dhe yje televizioni,
transmeton Albinfo.
”Don
Burro” (Zotëri Gomari), me gjithë dështimin në zyrën zgjedhore, ka pasur sukses
diku tjetër: Në konton e tij në rrjetit social Twitter për një ditë ka fituar
4000 ithtarë.
./.
----------------
-JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE-
-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-