E dua
këtë Botë!
Nga
Veneta Çallpani
Me dukej
sikur dicka me kishte verbuar. Po, dicka me pengonte t’i shikoja gjerat ndryshe. Se di.
Mbase ishte frike, mbase pasiguri. Nuk mund te hidhja nje hap perpara sepse
shume njerez me pengonin. Ne fakt nuk e di nese ishin njerez apo ishin vetem
hijet e tyre, zerat, fjalet…Nuk jam
shume e sigurt por e di qe dicka me pengonte ta shikoja boten ne sy. Kudo gjeja
vetem lot, tradheti, zhgenjim, interes, vuajtje, fjale boshe ..Perse?! Valle
keshtu ishte jeta? Vetem rreth ketyre vertitej cdo gje?! JO! Nuk mund te lejoja
qe te tjeret te me benin te ndieja frike per endrrat e mia te bukura, te me
stepnin perballe buzeqeshjes, perballe jetes, dashurise. Perballe deshires per te jetuar. E
dua kete bote ne te cilen jetoj dhe dua t’u tregoj njerezve se une besoj, shpresoj
dhe dua te jem e lumtur. Besoj ne forcen time per t’i buzeqeshur cdo sfide te
jetes, per te perkrahur cdo njeri qe ka nevoje per mua. Per te pranuar cdo
stuhi ashtu sic pranoj rrezet e diellit. E dua boten e cila me afron te gjitha
mundesite per te shpalosur karakterin tim, per te njohur piken time te dobet e
te forte, per te njohur anen time “te
keqe” por per ta perdorur ate te miren. Une mundem ta dua boten keshtu sic ajo
eshte!