E merkure, 30.04.2025, 02:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Sa herë...

E merkure, 21.11.2012, 08:12 PM


Kristaq Turtulli
 
Sa herë...

 
Sa herë në shkallët të ndesh,
nënqesh
Dhe syrin e vëngër dredh.
Harron që jemi ardhës,
Ku dielli dhe hëna bashkë flenë
Mbështjellë me pelenat e shurdhërisë.
Më parë një dikush,
Nxitimthi shkroi në bulëzën vesës
Dhe lotin e fëmijës
Të tjerët që mbetën, vijnë më pas...
 
Sa herë të shoh në rrugë,
Trotuaret mbështjellë janë në një fletë.
Të shkruar mijëra vjet më parë.
Dredhon, në ajkën e shtegut të ngushtë.
Harron që çapi të është i lidhur në shkopinj të drunjtë.
Treten shikimet e lagështa në mugëtirë.
Xhelozitë janë bërë çarçafë të ngrirë.
Por nuk u harrua të shkruhej në rrufenë e dritës
Të tjerët s’mund të mbeten pas...
 
Sa herë të gjej mbështetur në cep ëndrrës
Qëndisur me gjilpërën e kometës,
Dhe perin e ngatërruar të merimangës,
Nuk fle,
Edhe pse mbështjellë je
me kapotën vjetër të vjeshtës.
 
Sa herë ndër veshë më zhurmojnë
 fjalët që me the
Dhe nuk ti thashë.
Përdridhesh si koketë,
Kërkon të ikësh prej meje
shaluar mbi kuajt e bardhë.
Pikërisht kur u ranë potkonjtë!
Je e sigurtë?
Ndalu ju lutem, ike,
 s’ më prite!
Përsëri nuk u harrua të shkruhej me lapsin e vetëtimës,
Ku janë të tjerët që lamë pas,
Gjejini në mundshi dhe thirrini të vijnë...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx