E diele, 28.04.2024, 06:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Fshikuj ikjesh

E diele, 18.11.2012, 03:01 PM


FSHIKUJ  IKJESH

Tregim

Nga Tahir Bezhani

Nuk kishte familje durrsake që nuk kishte strehuar kosovarë brenda mureve të shtëpisë. Ishte bërë një shkrirje mes familjeve vendore dhe atyre kosovare. Edhe brengat ishin të përbashkëta. Buzëqeshjet ishin të rralla,ishin tretur fushëbetejave te përgjakshme për një grimë diell lirie...

***

Durimi,Flutura e Kujtesa ishin strehuar në lagjen XVIII ne Durrës,te një familje bujare me tipare te trashëguara  nga zona e Mirditës. Ishin bashkëshort intelektual,te pensionuar, Jaku,  ish kapiten i nëndetëse, ndërsa Mrika ish  mësuese e kualifikuar. Këto  familje, ne dy dhoma dhe kuzhinë të përbashkët,u miqësuan mes veti dhe krijuan miqësi te përhershme.

Traumat e luftës dhe eksodi i përjetuar,te Durimi,Flutura e Kujtesa,kishin lënë gjurmët....

Ishin të lodhur dhe mërzia i bluante në brendi. Në ditët e para të qëndrimit në Durrës,Durimi filloi të interesohej që t’iu bashkohej fëmijëve në Gjermani. Një prirje të tillë e kishin të gjithë ata që kishin  te vetët në shtetet perëndimore.

Durimi ishte tejet i brengosur dhe se nuk flinte  fare duke menduar që të gjendej zgjidhja e ikjes për në Gjermani. Për çdo ditë dilte në qytet dhe nuk linte skutë pa hyrë për të hetuar mundësinë e ikjes. Kthehej vonë në banesë dhe i dërmuar nga lodhja. Sa herë që hynte brenda sulmohej me pyetjet e Fluturës e Kujtesës : “A bëre zgjidhje?...

-A u lidhe me ndo një person qe di si veprohet,se ne jemi te pa njohur këtu?.... shtrohej rreshti i pyetjeve të gjata...Ndërsa Durimi, i lodhur dhe i rraskapitur nga mërzia,pretendonte t‘u jepte përgjigje gruas e vajzës,por kur zbathte çorapët,iu drejtohej:

-Shikoni! E shihni gjakun se si janë qullur çorapët?!....Tani e kuptoni vet!.... Pastaj biseda ndërpritej,heshtje në dhome e vuajtje në mendime. Durimin e zinte gjumi ende pa u shtrirë nga lodhja,i pa ngrënë.

Ishte mëngjes i hershëm maji. Vapa nuk ishte shtrirë në sipërfaqe. Aroma e  detit e flladi i mëngjesit  miklonte qepallat e lodhura. Nga rrezet e para të mëngjesit,disa herë teshtini. Nuk ishte askush që t’i thotë “shëndet”. Iu kujtua fshati i tij kur zgjohej herët e shkonte në punë. U përmallua dhe disa pika lotësh,ujiten molëzat e thara. Shikoj anash,nuk vërejti askënd. Fshini lotët me copë pajomë dhe ofshani:

” o jetë, oh jetë!... Mbetëm rrugëve të botës të shkapërderdhur si mbeturinat që bartë proi kur rritet nga shirat në pranverë.”..

Durimi mendoj se herët mund të takojë njerëz të cilët kishin të njëjtin hall për ikje. Me hamendje se dikush do i ndihmonte, u nis me shpresë te madhe se do gjente zgjidhje...Kishte provuar me shumë njerëz por kishte marrë në dije se ”ka njerëz që mashtrojnë dhe luajnë me fatin e hallexhinjve kosovarë”... Nuk dëshironte Durimi sakrificën mes detit,e kishte tmerr. Ishte i kujdesshëm për familjen dhe veten. Vendin për të vdekur e kishte lënë në Kosovë. Atje ishte fusha e mejdanit për vdekje burrërore. Përpiqej të shpëtonte familjen,t’i bashkohet djemve, jo të mbytej në det me para të veta.

Këto mendime e ndrydhnin në palcë. Ishin përhapur lajme se ka mashtrues te cilët” t’i lënë  pendlat ne dore”. Me këto mendime dhe plot lodhje u kthye te familja pa bërë asnjë zgjidhje për ikje. Çdo gjë e ngacmonte në shpirt. Mendja nga Kosova nuk i largohej,ngutej shpesh te zinte emisionet e lajmeve për të ditur  ngjarje të reja për situatën.

Si çdo ditë,Durimi  ishte nisur drejtë qendrës se qytetit,aty ku tuboheshin më së shumti njerëz që mendonin për  ikje drejtë Italisë. Afër stacionit të autobusëve,duke kaluar,dëgjoi një zë:

” O Durim!...”- dhe një fishkëllimë te vogël. Durimi hapte shikimin kudo kah i erdhi zëri,nuk mund të dallojë personin,pastaj ai ngriti dorën lartë. Ishte Mala, nga një fshat i Gjakovës. Durimi gëzueshëm iu afrua te tavolina dhe pasi u përshëndetën,u ul në karrige. Edhe Durimi porositi një makiato e pastaj që të dytë zunë biseda për ikje me skafistë për ne Itali. Mala i tregonte rreziqet që kishte dëgjuar për kosovarët që iknin me skafe dhe me shembuj konkret i rrëfente për një mikun e tij se i kishte thyer tri bri dhe se gjendej në një spital ne Itali. Durimi u zverdh në fytyrë nga ky rrëfim. Mendoj në vete dhe familje,duke u tretur në mendime pëshpëriti me vete: “çka jam duke bërë,të humb gruan e vajzën ne det!... Me para të djersës së fëmijëve te mi?!....”

Një JO!...i shpërtheu nga zemra si e mllefosur. Mala vërejti ndryshimet ne fytyrën e Durimit dhe i ofroi një cigare duhan.

-Ndeze!- i tha Mala dhe qetësohu,ka rrugë tjera!... Cilat janë ato o Malë- iu drejtua Durimi? Plasa duke kërkuar “rrugë tjera”.... Edhe njëri me dërgoi te njëfarë Feleku,ja aty,majtas, para ca ditësh dhe me mashtroi. Me mori paratë për udhëtim me traget,gjoja udhëtim i sigurt,për Bari. Nuk udhëtova kurrë!

Paratë mi mori!  Vajza e gruaja kërkojnë vazhdimisht te ikim me çdo kusht. E ku t’i mbërthej o Malë!....

Dielli përvëlonte. Ishte i pa durueshëm për ata që nuk ishin mësuar në  klimë bregdetare. Koha për të shkuar te familja. Edhe kjo ditë iki si të tjerat,pa asnjë sukses.

I zhgënjyer,Durimi përshëndeti Malën dhe iki në banesë.

Rrugës  në kokën e tij,ziheshin mendime  të ndryshme. Donte të pëlciste se si e kishte mashtruar Feleku dhe ia kishte marrë 500 DM. Kur mendohej se si e tradhtoi ai hor, i ngitej tensioni në qiell dhe pëshpëriste:

” i bleftë ilaçe për trupin e vet!....”

Me këso mendimesh,hapi derën e banesës. Vajza e gruaja ishin të shqetësuara gjithnjë e më shumë. Mjeku u kishte preferuar terapi për t’u qetësuar. Me zor u ngritën kur panë Durimin .

-Bëre gjë?-pyeti  Flutura

-Jo!-  Flutur, as mos me pyet tjetër!-shtoi Durimi i nervozuar dhe tejet i lodhur.

-Ju keni në kujtesë: vetëm ikjen e jo edhe pasojat-shtoi Durimi.- Jam lodhur tani me  këta mashtrues.... Nuk do kërkoj më skafistë për të ikur dhe pikë.

***

Lajmet e asaj mbrëmje e kishin shqetësuar tepër Durimin. E dha TV-ja lokale,Teuta,se në brigjet e detit,duke ikur nga policia,ishte përplasur një gomone për shkëmbinj dhe si pasojë kishin humbur jetën disa kosovarë. Si synim kishin ikjen për në Itali,pikërisht në Bari.

Kjo ngjarje e kishte prekur tej mase Durimin,Fluturën dhe Kujtesën. Sikur po shuheshin shpresat për t’u bashkuar me fëmijët në Gjermani. Vëmendja kthehej te ngjarjet në Kosovë,te lufta,te fitorja,te kthimi në atdheun e dashur.

Durimi shëtiste trotuarit te Vollga,buzë detit duke shikuar valët dhe valëvitjen e anijeve ne drejtim te Italisë. Ofshani dhe pa pritur u ul në betonin mu në afërsi të ujit,duke medituar. Diç i preku ne kujtesë,largësitë e tij. Iu bë se gjeti zgjidhje. Ditë më parë kishte marrë një njoftim nga disa njerëz se një polic tropojanë,me shërbim në Tiranë,në besim të fortë,po kalonte njerëz përmes Vlorës ne Itali. Sipas përshkrimit,Durimi e njihte atë polic nga se në vitin 1993 e kishte pasur në konak të vet në Kosovë. Iu qas idesë për ta njohur dhe siguroi numrin e telefonit. Pa kaluar kohë,Durimi i ra numrin te celularit. Dëgjoi një zë burri dhe një “alo... kush jeni?”.I gëzuar,Durimi i thotë:

-alo zotëri me njeh?

-Jo! – ia kthen polici.

-Kush jeni ju? - pyeti

-Jam Durimi nga Gjakova,ai që të prita në konak  ne vitin 1993. Te kujtohet?-pyeti Durimi.

- Ehe!... Po,po,po!... E di tani!.

-Ka mundësi të  takoj?-pyeti Durimi

-Më prit nesër në ora 10 te Plazhi Durrësit,pikërisht te Rrota e Kuqe. Më kupto?-shtoj polici.

-Dakord-shtoj Durimi dhe më në fund mendoi se beri zgjidhjen më të mirë për të ikur për Itali-Gjermani.

Durimi kishte përvojë të keqe nga mashtrues të ndryshëm, andaj vendosi mos t’u tregonte as Fluturës e as Kujtesës për rastin. Druante se do i gëzonte e pastaj t’i dëshpëronte,kështu që fare nuk bëzani.

Të nesërmen u zgjua i disponuar dhe posa pinë kafetë e mëngjesit,pa komentuar gjatë,njoftoj se kishte një takim me një mik dhe duhet te jete tek ai në ora 10-të. Gjatë rrugës,për te autobusët urban,shpresat i shtoheshin se tani përmes këtij polici,do bënte zgjedhjen më të mirë për të ikur. Së paku nga ky person nuk priste mashtrimin...

Pikërisht në ora  dhjetë Durimi u gjend te vendi i cekur një ditë me parë. Pasi u fut në një lokal,shikoi rreth e rrotull,vërejti policin në rroba civile,ulur në një kënd të terrshëm.

-Eja,eja Durim,dëgjoi një zë që e thirrje.

Duke qenë i gëzuar,Durimi e përqafoi duke i thënë:

-vërtetë ju veriorët,malokët si u thonë këtu,jeni besnikë. Paske dalë në fjalë si burrë.

-Si je o Durim? Si ke kaluar këto kohë të vështira? Qenke plakur kaq shpejtë,rrudhur ne fytyrë-i tha polici Durimit. Ai vetëm e shikonte dhe e dëgjoi...

-Zotëri të kalojmë në qëllimin e takimit tonë. Tani më njihemi .S’ka dilemë! I kemi ngrënë bukën njëri tjetrit që para disa vitesh. Unë kam qëllim për të ikur për Itali me gruan dhe vajzën,por jo me skafe e gomone,vetëm me traget. Çka mund të më ndihmosh zotëri?  Përfundoi Durimi  qëllimin e bisedës se tij.

-Nuk ka asnjë problem i nderuari Durim. Për juve do bëjë çdo gjë që mundem. Brenda këtyre tre-katër ditësh rri i gatshëm se ka mundësi të ftoj dhe të udhëtosh menjëherë përmes Vlorës. Përmes Durrësit nuk ka shanse! Vjen makina të merr te banesa dhe do ikësh me traget nga Vlora për në Itali. Çfarë do tjetër, i nderuar Durim?...

-Asgjë më tepër se një udhëtim të sigurt zoti polic- dhe më thuaj detyrimin e udhëtimit-shtoi Durimi.

-He! Nuk më beson Durim? Ne jemi miq të vjetër. Më rri borxh 4000  DM,mi jep ditën që nisemi për Vlorë. E qartë!?...-shtoj polici

- Durimi pranoj kushtin nga miku i tij  dhe një shtrëngim duarsh,një përqafim dhe u ndanë.

Tani  kishte njoftuar Fluturën dhe Kujtesën për ikje me traget nga Vlora. Valixhet ishin bërë gati dhe pritej vetëm çasti i nisjes.

Nuk kaloi kohë e gjatë dhe ra zilja e telefonit,pas bisedës,u bë i çartë lajmi për nisje. Gëzimi lexohej në fytyrat e lodhura nga mërzia e gjatë. Në ora njëzet e tridhjetë  trageti shkonte nga Vlora për Bari. Gjatë përshëndetjes me pronarët e banesës,pikuan lot nga se gjithë ato ditë, i kishin kaluar si me familjaret e një shtëpie.

Te Posta e plazhit priste një fugon i kaltër me regjistrim të Tiranës,i mbushur me plot klandestin kosovarë. Polici ishte më larg fugonit. Priste ardhjen e Durimit për pagesë parash. Shoferi kërkonte nisjen sa më shpejtë,ndërsa polici pasi mori paratë nga Durimi,i thotë atij se  do ndjek pas Jush deri ne Vlorë. Pas pesë minutash,shoferi mori rrugë në drejtim të Kavajës për në Vlorë. Ngiste makinën me një shpejtësi të madhe. Askush s’kishte guximin t’ia tërheq vërejtjen shoferit. Sikur të ishin pajtuar të gjithë me vdekjen!... As policia nuk i ndaloi në dy raste gjatë rrugës. Shofer i krisur!...I ngjanim në transport të kafshëve.

Kur u futem në Vlorë,ktheu djathtas përafër ish fabrikës së qelqit. Trupoi përmes grumbuj xhamash dhe pak me tutje,një derë e priste e hapur. Ishte një shtëpi përdhese,afër detit,me një mur mbi dy metra lartësi,rreth e rreth me tel gjembor. Përmes qosheve te murit një person bënte roje me automatik në dorë. Në oborr pushonte një gomone mbi disa dru, e gjatë rreth njëzet e pesë metra. Në oborr kishte mjaft njerëz tjerë nga Kosova,fytyra të zbehura dhe të  lodhura. Na njoftuan se këtu janë që tri javë duke tentuar ikjen për Itali me ketë gomone. Shoferi i fugonit iki shumë shpejtë.

Dera e oborrit,e hekurt,u mbyll si qelitë e burgjeve,rrëmbyeshëm... Shoferi me fugon iku ,polici që më solli këtu,nuk vërehej askund!....

Ora ishte 16,30. Dielli  kishte filluar t’i dorëzohet kaltërsisë së Adriatikut. Asnjë pasagjerë i futur në këtë “mbretëri”,nuk guxonte të komunikonte! Asgjë!...

Çfarëdo që vërehej me sy të njeriut,nuk të jepte shpresë shpëtimi. Çdo gjë i ngjante burgut të Dubravës,ku gardianët serb ushtronin dhunë sistematike ndaj të burgosurve shqiptarë. Fytyra të zbehura,të rraskapitura nga lodhja e mërzia,femrat flokëdredhura e te pa lara sikur delet neper thera. Tmerr!...

Durimit,Fluturës e Kujtesës,iu kishin humbur mendimet gjithandej të shpërndara në oborrin e tmerrit. Filluan të dridhen. Çanin të vogël,në heshtje,fshinin lotët tinëz...

Për një çast Kujtesa i ofrohet babit dhe i thotë:

” Mbaroi puna jonë, shkuam!....”

Durimit vetëm që nuk i ra të fikët. Bëri një lëvizje dhe duke shikuar qiellin, sikur gjet edhe përgjigjen:

 

-           Kujtesa,ofrohu pak! Shtiru se je e sëmurë!

-           Si babi,nuk jam aktore!..

-           Po,po je,bëhu nëse nuk je,bile e rrathëve të Dantes!...

Ajo mendoj pak dhe filloi me simulime të forta.

Pas pak,zonja e shtëpisë,vërejti Kujtesën se si përplasej nga dhimbjet dhe pyeti:

-Çfarë ka goca?-pyeti ajo.

-Është e smurë,i them,-e kam nxjerrë nga spitali mbremë.

-Sjelle brenda!-thot ajo.Ke ilaqe?

- Jo- tha Durimi-nuk kisha kohë t’ia marr. Ndërsa vajzën e futi në kuzhinë të zonjës,i pëshpëriti që sa më shumë të shtihet e smurë....

 

Pas pak minutash,zonja e shtëpisë ,njofton se gocën nuk e ke mirë! Sa hyri brenda, Durimi filloi të çai,bashk me Fluturen.

- Thireni ndihmën e shpejtë ju lutem?

-Me kusht që të këthesh prapë-tha ajo

-Pa tjetër,duhna të udhtoj për Itali,-i them. Kam paguar paratë!

-Thirr taksinë- i thot çunit që ruante te dera!

-Nuk lejon babi mami!-tha ai.

-Thirre,thirre të them,shpejtë!-shtoi ajo e nervozuar.

Pas disa minutash,një bens i zi,me ecje prapa,hyri në gjysmë derës së hekurt të oborrit.Durmi ishte marrë vesh që hyrja të jetë shumë e shpejtë në makinë,duke futur edhe valixhet. Lam vetëm atë me ushqime,për të bind për këthimin e sërishëm. Benzi çau rrugën në drejtim të ambulances së qytetit.

Në kryqin e rrugës, Durimi i thotë shoferit  të merr drejtimin e Durrësit. Atje shkohet,te mjeku e jo në ambulancë…-.shtoi Durimi. Pas tri orësh, sërish te banesa ku kishin qëndruar mbi 60 ditë

Kur Jaku vërejti këthimin e sërishëm në banesë, të Durimit,Fluturës e Kujtesës,i prekur thellë e i përlotur tha:

-prap mashtrime nga maskarajt?...

-Prap-shtoi Durimi

-shoferi i bensit nga Vlora u shtang. Kur kuptoi çdo gjë,se si kishin rrjedhur punët,nuk ia mori asnjë para Durimit.Shprehi keçardhje dhe iki për në Vlorë….

Durimi nuk provoi në asnjë rast tjetër  fatin e klandestingut. Nuk luajti me fatin e familjës.Pas pak ditësh Kosova u çliruar dhe jeta vazhdoi në Kosovën e lirë. Vështirësitë dhe vuajtjet kalohen me perballje...



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora