E hene, 29.04.2024, 02:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bajrami: Lotët e pafajsisë së një këpuce gruaje

E premte, 16.11.2012, 07:15 PM


Esse

Lotët e pafajsisë së një  këpuce gruaje

Nga Agim Bajrami

Mbas katër  librave me poezi, publicistikë, dhe monografi historike, Xhevahir Cirongu del para lexuesit me një vëllim tjetër, por këtë herë me tregime me titullin “Misteri i një gruaje”.Edhe pse kopertina e tij intriguese paraqet ca pikëza loti i një gruaje mbi një këpucë, gama e gjerë e këtij libri të fton  nëpër udhët të ndryshme dhe shtigje që trokasin në fate njerëzish të thjeshtë.Sepse ky libër është shkruar për  t’i treguar lexuesit të tij se brenda përditshmërisë sonë të zbehtë në dukje lëvizin pa reshtur lumenjë të nëndheshëm  ndjenjash, ngjarjesh e kthesash  të papritura. Fakte ngjarjesh,buzëqeshje   dhe lot;dashuri dhe urrejtje,këngë të kënduara dhe psherëtima që të mbysin shpirtin. Autori është vënë prej kohësh në një lupë të madhe në kërkim të tyre,edhe pse shpeshherë i është dashur  të pakësojë orët e tij të gjumit dhe të qetësisë individuale,të përballet me shtermbrime buzësh mediokrësh e tipash të kollarisur.Gjatë shfletimit të këtij libri,lexuesi prek dhe pëtij libri,lexuesi prek dhe përjeton parreshtur  momente të ndjera dhe prekëse fate njerëzore,kristale dashurie,por edhe mistere të saj.  Në të gjitha rastet,autori ka ditur të ndërtojë kundërvënje  të fuqishme mes dy poleve të kundrët të jetës;mes dritës dhe errësirës,hipokritizisë dhe sinqeritetit;duke mbrojtur gjithmonë idealin.Kërkimet e tija të vazhdueshme dhe shqetësimet dhe viseve të bukura,të kujtojnë si padashur portretin e Diogjenit, i cili ecte  edhe në mes të ditës me një kandil të ndezur në dorë duke kërkuar njriun.  E pra,këto tregime këtë tregojnë,të na tregojnë edhe neve në këtë botë të popullsuar me miliona qënie njerëzore, njerëz paska shumë pak.Nëntekstet e tregimeve të autorit pulsojnë vazhdimisht e protestojnë nga mënyra e virtyteve.Jetojmë në një kohë ku Sokratëve të vuajtur dhe derrave të kënaq’n,pena Migjeniane duhet t’u rikthehet përsëri. A nuk i dëgjoni  gromësinat e tjera të ndyra,-thotë shkrimtari në shumë pasazhet e tija tregimtarë!Idealistët paskan vdekur,intelektualët mbyllin sytë dhe veshët, në një kohë që rënkon nëpëpër rafte librat heshtin nga pluhuri i harresës  dhe poezi nuk lexon më kush.Në vend të këngëve të pa këndueshme çengitë dredhin belin dhe të çjerrin veshët me këngë tallava.   Në psikologjinë e personazheve të Xhevahir Cirongut globi po përmbyset dhe autori vendos t’u vëri supin,sepse natyrisht kjo është detyra  e një krijuesi bashkëkohor. –Njerëz,jini vigjilent,-klithte gjysëm shekulli më parë poeti i madh Hungares Juluis Fuçik.Por,ngjan se thirrja e tij e atëhershme paskësh shkuar kot.Në çdo anë që të hedhësh sytë ndeshesh vetëm me paradokse dhe anormalitete.Kohëra të mbrapshtëma pjellin vetëm njerëz të mbrapshëm.Duhet shumë kujdes të shkelësh në viset e mia,pale të dashurohesh me njerëzit e tij,- thotë nënëzë përsonazhi  i tregimit” Gërsheti i një vajze” ,sepse  për ndryshe  jeta jote mund të  shëndrohet në një fotografi të grisur.        Të tilla thirrje lëshojnë në ajër edhe personazhe të ndryshme të trgimeve”Limonat e agjentit Ger”,’’Kafeneja e Zyrhasë’’,”Droga dhe gomari”,etj.Edhe në tregimet e tjera humoristike si :”Nusja dhe vjehrra”,”Skifter Sardeli politikan”,”Qypi dhe kodi i grabitësit”, ‘’Qeni i zonjushës Bule’’etj. Pena e shkrimtarit nuk rri pa gërvishur  e thumbuar  personazhet e tij me aromën e satirës e humorit.  Nga tregimi në tregim,qëndrimi i tij intelektual bëhet më i prerë e mëi vrazhdët ndaj realitetit.Në to nuk ka urrejtje dhe neveri,sepse njerëz  si Xhevahir Cirongu nuk dinë të urrejnë,ata vetëm dinë të mbajnë qëndrime dhe t’i vendosin  ligësitë kufirin tek thana.  Në libër ka edhe tregime të tjera me tema lirike që mund të kosiderohen si ishuj të vegjël  në mes të kësaj  zymtësije.Ku mund të përmendim ata me tituj “Një kafe në ishull”,Peshkatari dhe gjarpëri”,Celulari i dashurisë”,Magjia e plakut me bastun”,’’Liqeni i lotëve blu’’ etj.Këto tregime të shkruarë me mdjenjë dhe me gjetje interesante,kanë ditur të ndërdhuren mirë me peizazhin  tërsor    librit,duke ja bërë disi më të lehtë  lexuesit,dhe duke shkëputur disi atë nga klima e vrazhdë e tregimeve të tjerta.Në tregimet e sapo  përmendura ,autori ka ditur ta vizatojë artistikisht figura  vajzash  e grash në momente  të përcaktuara  jetësore, në udhëkryqet dhe dilemat  e arsyeshme të jetës.  Ato janë tipa ëndërrimtarësh të pa prekur ende nga simtomat e sëmundjes  së tranzicionit.Për  to dashuria  e familja  janë të shtrenjta  dhe sublime,prandaj  ato nuk ngurojnë ta rigjejnë vetveten edhe mbas  zhgënjimesh dhe traumash  të rënda psikologjike.

Natyrisht kjo është dhe merita e autorit që ka ditur t’i orentojë ato drejt portash të hapura,dhe jo në pazare të rrëmueshëme kotësisht.Atyre, autori gjithmonë është përpjekur t’u vendosë përballë një pasqyrë ku të ketë mund të korigjojnë vetveten. Shembuj  për  këtë  mund  të përmendim tregimin  e realizuar  me ndjenjë “Misteri i një gruaje”,”Hijet e harresës”.Këto tregime  dhe fati i këtyre personazheve,tregojnë më së miri  se autori  i njeh  dhe ka ndarë shumë kohë me ta,ka shfletuar dhe i ka bërë si të tijat hidhërimet dhe rrudhat e tyre të dhimbjes. Kjo ka bërë që tregimet e librit “Misteri i një gruaje” të lexohet me endje dhe të  shoqërojë hap pas hapi edhe pasi je ndarë prej tyre.Ashtu siç ndodh  me një parfurm  vajzëror  që të shtyn e të tundon me pafajsinë e tij sa herë ndonjë vajzë kalon para teje.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora