| E premte, 16.11.2012, 06:15 PM |
 Esse
Esse
Lotët e pafajsisë së një këpuce gruaje
Nga Agim Bajrami
Mbas
katër  librave me poezi, publicistikë,
dhe monografi historike, Xhevahir Cirongu del para lexuesit me një vëllim
tjetër, por këtë herë me tregime me titullin “Misteri i një gruaje”.Edhe pse
kopertina e tij intriguese paraqet ca pikëza loti i një gruaje mbi një
këpucë, gama e gjerë e këtij libri të fton 
nëpër udhët të ndryshme dhe shtigje që trokasin në fate njerëzish të
thjeshtë.Sepse ky libër është shkruar për 
t’i treguar lexuesit të tij se brenda përditshmërisë sonë të zbehtë në
dukje lëvizin pa reshtur lumenjë të nëndheshëm 
ndjenjash, ngjarjesh e kthesash  të
papritura. Fakte ngjarjesh,buzëqeshje  
dhe lot;dashuri dhe urrejtje,këngë të kënduara dhe psherëtima që të
mbysin shpirtin. Autori është vënë prej kohësh në një lupë të madhe në kërkim
të tyre,edhe pse shpeshherë i është dashur 
të pakësojë orët e tij të gjumit dhe të qetësisë individuale,të
përballet me shtermbrime buzësh mediokrësh e tipash të kollarisur.Gjatë
shfletimit të këtij libri,lexuesi prek dhe pëtij libri,lexuesi prek dhe
përjeton parreshtur  momente të ndjera
dhe prekëse fate njerëzore,kristale dashurie,por edhe mistere të saj.  Në të gjitha rastet,autori ka ditur të
ndërtojë kundërvënje  të fuqishme mes dy
poleve të kundrët të jetës;mes dritës dhe errësirës,hipokritizisë dhe
sinqeritetit;duke mbrojtur gjithmonë idealin.Kërkimet e tija të vazhdueshme dhe
shqetësimet dhe viseve të bukura,të kujtojnë si padashur portretin e Diogjenit,
i cili ecte  edhe në mes të ditës me një
kandil të ndezur në dorë duke kërkuar njriun. 
E pra,këto tregime këtë tregojnë,të na tregojnë edhe neve në këtë botë
të popullsuar me miliona qënie njerëzore, njerëz paska shumë pak.Nëntekstet e
tregimeve të autorit pulsojnë vazhdimisht e protestojnë nga mënyra e
virtyteve.Jetojmë në një kohë ku Sokratëve të vuajtur dhe derrave të
kënaq’n,pena Migjeniane duhet t’u rikthehet përsëri. A nuk i dëgjoni  gromësinat e tjera të ndyra,-thotë shkrimtari
në shumë pasazhet e tija tregimtarë!Idealistët paskan vdekur,intelektualët
mbyllin sytë dhe veshët, në një kohë që rënkon nëpëpër rafte librat heshtin nga
pluhuri i harresës  dhe poezi nuk lexon
më kush.Në vend të këngëve të pa këndueshme çengitë dredhin belin dhe të
çjerrin veshët me këngë tallava.   Në
psikologjinë e personazheve të Xhevahir Cirongut globi po përmbyset dhe autori
vendos  t’u vëri supin,sepse natyrisht kjo është detyra  e një krijuesi bashkëkohor. –Njerëz,jini
vigjilent,-klithte gjysëm shekulli më parë poeti i madh Hungares Juluis
Fuçik.Por,ngjan se thirrja e tij e atëhershme paskësh shkuar kot.Në çdo anë që
të hedhësh sytë ndeshesh vetëm me paradokse dhe anormalitete.Kohëra të mbrapshtëma
pjellin vetëm njerëz të mbrapshëm.Duhet shumë kujdes të shkelësh në viset e
mia,pale të dashurohesh me njerëzit e tij,- thotë nënëzë përsonazhi  i tregimit” Gërsheti i një vajze” ,sepse  për ndryshe 
jeta jote mund të  shëndrohet në
një fotografi të grisur.        Të tilla
thirrje lëshojnë në ajër edhe personazhe të ndryshme të trgimeve”Limonat e
agjentit Ger”,’’Kafeneja e Zyrhasë’’,”Droga dhe gomari”,etj.Edhe në tregimet e
tjera humoristike si :”Nusja dhe vjehrra”,”Skifter Sardeli politikan”,”Qypi dhe
kodi i grabitësit”, ‘’Qeni i zonjushës Bule’’etj. Pena e shkrimtarit nuk rri pa
gërvishur  e thumbuar  personazhet e tij me aromën e satirës e
humorit.  Nga tregimi në tregim,qëndrimi
i tij intelektual bëhet më i prerë e mëi vrazhdët ndaj realitetit.Në to nuk ka
urrejtje dhe neveri,sepse njerëz  si
Xhevahir Cirongu nuk dinë të urrejnë,ata vetëm dinë të mbajnë qëndrime dhe t’i
vendosin  ligësitë kufirin tek thana.  Në libër ka edhe tregime të tjera me tema
lirike që mund të kosiderohen si ishuj të vegjël  në mes të kësaj  zymtësije.Ku mund të përmendim ata me tituj
“Një kafe në ishull”,Peshkatari dhe gjarpëri”,Celulari i dashurisë”,Magjia e
plakut me bastun”,’’Liqeni i lotëve blu’’ etj.Këto tregime të shkruarë me
mdjenjë dhe me gjetje interesante,kanë ditur të ndërdhuren mirë me
peizazhin  tërsor  të 
librit,duke ja bërë disi më të lehtë 
lexuesit,dhe duke shkëputur disi atë nga klima e vrazhdë e tregimeve të
tjerta.Në tregimet e sapo  përmendura
,autori ka ditur ta vizatojë artistikisht figura  vajzash 
e grash në momente  të
përcaktuara  jetësore, në udhëkryqet dhe
dilemat  e arsyeshme të jetës.  Ato janë tipa ëndërrimtarësh të pa prekur
ende nga simtomat e sëmundjes  së
tranzicionit.Për  to dashuria  e familja 
janë të shtrenjta  dhe
sublime,prandaj  ato nuk ngurojnë ta
rigjejnë vetveten edhe mbas  zhgënjimesh
dhe traumash  të rënda psikologjike.
t’u vëri supin,sepse natyrisht kjo është detyra  e një krijuesi bashkëkohor. –Njerëz,jini

Natyrisht kjo është dhe merita e autorit që ka ditur t’i orentojë ato drejt portash të hapura,dhe jo në pazare të rrëmueshëme kotësisht.Atyre, autori gjithmonë është përpjekur t’u vendosë përballë një pasqyrë ku të ketë mund të korigjojnë vetveten. Shembuj për këtë mund të përmendim tregimin e realizuar me ndjenjë “Misteri i një gruaje”,”Hijet e harresës”.Këto tregime dhe fati i këtyre personazheve,tregojnë më së miri se autori i njeh dhe ka ndarë shumë kohë me ta,ka shfletuar dhe i ka bërë si të tijat hidhërimet dhe rrudhat e tyre të dhimbjes. Kjo ka bërë që tregimet e librit “Misteri i një gruaje” të lexohet me endje dhe të shoqërojë hap pas hapi edhe pasi je ndarë prej tyre.Ashtu siç ndodh me një parfurm vajzëror që të shtyn e të tundon me pafajsinë e tij sa herë ndonjë vajzë kalon para teje.