E shtune, 26.07.2025, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Xheladin Zeneli: Libri i Flamur Anamalit

E enjte, 15.11.2012, 08:22 PM


LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

Nga Xheladin Zeneli

Libri " KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI" i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t'ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.

Flamuri nuk e zgjodhi rast?sisht  trajtimin e k?saj teme t? cil?n fillimisht ishte tema e tij e magjistratur?s,por duke punuar si pedagog n? shkoll?n fillore n? Kat?rkoll? (An? t? Malit) ,tekstet m?simore tê nx?nêsve shqiptar? u b?n preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke par? drejtëpërsëdrejti dhe duke qen? d?shmitar? okular? i implementimit t? politik?s sllavizuese n? shkollat shqipe n? Mal t? Zi, autori me p?rpik?shm?ri elaboron këtë dukuri në librin e tij.

Përmes këtij  libri,autori gjithashtu aspiron t? ngrisë zërin dhe të senzibilizojë opinionin e gj?r?,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Publikimi i librit n? fjalë është edhe një akt i guximsh?m i autorit në aspektin e publikimit dhe ekspozimit t? dukuris? së sllavizimit t? programeve shkollore n? gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së  Arsimit, respektivisht nga ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë.

Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter komb?tar t? Flamurit, q? i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit. Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore n? Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i par? i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të  Zi, megjthate,Ministria e Arsimit emëroi drejtorin në baza t? lojalizmit të partisë në pushtet.

Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese t? shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vet?dije t? lart? kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njer?zit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mir? dhe më lehtë politik?n e  vet t? sllavizimit t? plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor n? trevat me popullsi shqiptare.

Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë n? favor t? kulturës, historisë,gjuhës dhe let?rsisë ton? kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi, figurat tashmë të  njohura komb?tare si Skenderbeu,Ismail Qemali,Ded? Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frash?ri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta , Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shum? t? tjerë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura.

Ironia m? e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet etnike shqiptare n? Mal t? Zi, nj? pjesë e popullit t? ndarë, iu mohohet njohja e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi i pakufizuar i flamurit komb?tar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin kurrë,nëse i lejojm? veht?s që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet sot ndaj shqiptarëve n? Mal të Zi.

Libri i z. Anamali mund t? konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre q? kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme dhe t? papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet në atë mënyrë  që ti shërbejë interesave  t? arsimimit shqip në Mal të Zi, interesave kombëtare t? shqiptarëve në përgjithësi në  Mal të  ZI.

Fjalim me rastin e p?rurimit t? librit :

"KULTURA SHQIPTARE N? TEKSTET M?SIMORE T? SHKOLL?S FILLORE N? GJUH?N SHQIPE N? MAL T? ZI",

t? autorit Flamur Anamali

4 N?ntor 2012

Staten Island (New York)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx