E hene, 29.04.2024, 09:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Ukaj në PEN-in suedez

E premte, 16.11.2012, 06:44 PM


Këto ditë PEN–i suedez, në një tubim në Stokholm, ku ishin mbledhur drejtuesit e gjerë të PEN-it, kanë pranuar anëtar të PEN-it suedez shkrimtarin Ndue Ukaj.

PEN-i është akronim i fjalëve Poet, Eseist, Novelist, pra romancier. Pikërisht kështu u quajt së pari klubi i shkrimtarëve në Londër, i themeluar më 1921, me presidentin e parë nobelistin Xhon Gollsuorthi.

Shpejt PEN Club-i, si formë e organizmit të shkrimtarëve, u përhap edhe në vende të tjera të botës dhe u ndërkombëtarizua me qëllim që ta forconte shkrimtarin, lirinë e tij, duke e konsideruar penën si armë mbrojtëse të njeriut, të cilën duhet mbrojt nga çdo kërcënim.

PEN-i i shkrimtarëve u jep shpirt bashkimi dhe njëkohësisht mbron intelektualët nga dhuna e shteteve, sidomos totalitare. Të shumta janë kongreset ndërkombëtare të PEN-it, mbrojtjet që ai u ka bërë shkrimtarëve të burgosur, azilantë, të dëbuar apo persekutuar, që nga themelimi deri në ditët tona.

Po ashtu, PEN Suedez, ka një veprimtari të gjerë dhe brenda vetës ka autoritete shkrimtarësh me renome. PEN-i suedez, zhvillon aktivitete të shumëfishta në mbrojtje të fjalës së lirë, lirisë së fjalës dhe dinjitetit të shkrimtarit, duke promovuar atë nepërmjet aktiviteteve të ndryshme. PEN-i suedez, shquhet si institucion i rëndësishëm që mbron lirinë e shkrimtarëve kundër dhunës.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora