Kulturë
Vladimir Muça: Moikom Zeqo - ''Vetullat hyjnore''
E shtune, 17.11.2012, 04:43 PM
Prozaizëm
i ri si ngrehinë enciklopedike me
pavione interlokutore
(Refleksione mbi librin “Vetullat hyjnore” të Moikom Zeqos)
Nga Vladimir Muça
1—Letërsia si organizim i detajeve
Kolanës të tregimit
modern shqiptar ,kohëve të fundit ju shtua dhe një botim i veçantë
“Vetullat hyjnore”ose si e
nëntitullon autori” proza nga kalendari i imazheve”“.
Dr.Moikom
Zeqo me ngulmimet e tij hulumtuese me kah të kundërt me konceptet e hipotekuara
në historinë e të shkruarit ,na sjell
këtë libër ,duke u rishfaqur ndryshe ,më i konsoliduar në këtë estetikë
të re ,ndoshta pak si kapriçioze.
Tregimet
,prozat poetike,esetë,sinopset që ai ka përmbledhur në dyfjalëshi “Vetullat
hyjnore”“,jo më kot eseisti F.Minguli i
ka kategorizuar në 5 lloje.Një mishelanea kafeinë “do të shtoja unë” që gjerbet
me kënaqësi nga lexuesi.
Tregimet
e mirëfillta ,esetë rrëfimore,subjektet dialoguese në koncepte
imagjinare,portretet prozaike mbarsur me
pasazhe poetike,e prozat epistolare me Makabe Zaharinë ,thjesht i ka nënemërtuar.
Në epiqendër
të narracionit qëndron trokashka e mendimit në hulumtimin substancial të
tekstit,duke marrë startin si një lëndë e përzgjedhur fragmentare ,por që në ecurinë e saj
shndrohet në një vazhdimsi metafizike.
Libri
“Vetullat hyjnore”synon të marrë rrolin
e një ngrehine enciklopedike,me shumë pavione interlokutore të
intelektualizmit dhe elitorimit.
Siç duket
autori i paraprin krijimit të një brezi lexuesish enciklopedikë,shumë
dimensional në atë çfarë shkruan letërsia botërore për botën shqiptare.
Në këtë
libër me aftësi të shumta gjeneratore ,ai rishfaq thellësinë dhe estetikat e reja krijuese në konvertime hapësirash dhe
kohërash sa vetë zanafilla.
Fjala e
shkrimtarit merr strukturën e një kaleidoskopi
duke na shpërfaqur kuptime të shumta
nën aureolën e fjalëve të shenjta nëpërmjet shprehjeve metaforike.
Në
konceptin tim kriptologjik këto kripto”lojcake
përmbajnë në vetvete më shumë
sesa një emocion telegrafik të një libri të zakonshëm.Tregimet të ushqejnë me një fiksim të pashtershëm e të
fusin në zgafellet e qenësisë njerëzore duke u zhytur e kapërcyer
mijëvjeçarët.Lexuesi jeton shpirtërisht me mumjefikimin e historisë ,duke u bërë një shkronjë ,një fjalë e shpirtëzuar
në të.Në veçantitë e saj kjo kriptologji
tregimtare janë copëza të ndara nga i njëjti trupëzim i krijimtarisë të mëndjes njerëzore
por që” gëlltiten “lehtësisht ,pa sforco ,e me gjeninë e një alkimisti të autorit ribashkohen duke krijuar atë mrekulli të
fertilizuar ,saqë shpirtërisht trupi ynë artikulohet rreth kësaj krijese në një
gravitacion pambarim ,në një vështrimore rreth gjenezës.
Kjo
gjenezë ,sikundër në poetekat mishaleneo
edhe në këto rrëfime të kursyera
shkronjërisht por të mbarsura konceptualisht e filogjikisht e lidhin si
fillesa ,si zanafillë shpirtërore ,në plazhin e Currilave ,ku çdo gjë
shpirtërore merr përmasat e një qenësie
mitiko “biblike”.
Kjo
evidentohet në këto produkte si një nga shërbesat
më të mëdha që i bëhet etno -gjenezës
tonë ,sa të lashtë po aq të ndërlidhur me kulturat më të lashta botërore.
Moikom Zeqo normë në punën e tij si duket ka sentencën e Floberit se “letërsia është organizim i detajeve”“.Për autorin detajet mbartin kuptime të mirëfillta çlirimi nga ngërçet letrareske ,gërshetimi i tyre “detajeve”,krijon një botë të tërë në vetvete,duke dhënë gjithçka të fshehur në zhgunin e kohrave.
2—Kriptologjia e krijimtarisë dhe semantika e gjuhës të kanonizuar në art.
Duke i
bërë autopsinë stilistike librit “Vetulla hyjnore”“,eseisti F.Minguli
perifrazon”Kjo e bën stilin e Moikomit
,stil të fjalëve lakonike ,gati të formuluara matematikisht.Në këtë stil
paradoksi është gati kategori konceptuale ,plot lëvizje ,shpërthime,tkurrje,
përhapje imazhesh,kundërshtishë të pafundme”“.
Autori
jep ekstra kodet sipas një formule të
veçantë kuptimore,me simbolikën e sendeve dhe fenomeneve ,nëpërmjet
supermetaforave,shtresuar nga trysnia e
shekujve dhe apokalipsit shoqërore.Me këmbënguljen e skrupulozitetin që e
karakterizon në te”hollimet e palimpsesteve,autori zbërthen në produkte
sinopsesh nënkuptimin e fosilizuar,duke bërë të kuptueshme semantikën e gjuhëve
të tyre,heshtjen shekullore të kanonizuar në art.Në atë art ,i cili flet shumë
nëpërmjet gjuhës fosile për kulturën
,artin,gjenezën e etnisë me shkëlqimtarin në raporte homogjene.Kriptologjia e
rrëfimtarisë moikomiane me anën e lojcakërisë,të veçantisë,sjell hapësirat dhe
kohët nga një e tejkaluar në një të tashme ,me anë të filozofisë përqasësh të
irrealiteti në realitete absurde,duke zhvendosur ato nga përjashtushmëria ndaj
njeri tjetrit.Realja dhe irealja në këtë papajtueshmëri krijojnë një simbiozë.
Mbas
shumë kualitetesh në një mutacion gjenetik autori perifrazon”Vetulla koti ,më
të holla e më të rralla pa asnjë interes.MXC
është tani një i vdekur i zakonshëm si miliona të tjerë .Balta e Hadit
.E mineralizuar në hiç.”
Dukshëm
kriptologjia e një tregimtarie të tillë filozofikisht evidentohet në një psiko
analizë”se sado që të marrësh në këtë botë ,gjithçka është përkohshmëri për aksent.”
Moikom
Zeqo me këto proza nga kalendari i
imazheve ,vjen me një natyrë racionale duke stigmatizuar ekspansionin
shkronjëtore i cili ka përfshirë si një epidemi
““shkrimore”të të gjitha llojeve ,si nj딓 liri “e të
shprehurit në pluralizëm
krijues.Autori përballë të vërtetave
të”përjetshme”të veshur herë herësh me rroben e absurdit,vendos të
vërtetat relative,se siç thotë dhe vetë në epistolatet e tij “Jeta përballet
nga një koleksion i gjallë dhe i lëvizshëm me të vërteta relative.”
Në këto
të vërteta instikti i zbulimit të enigmave çudibërëse të mbetura si llavë
vullkanike vepron në kujtesën njerzore.
Ky është
trilli i kthyer në ves nga tregimtari në konceptin stilistik.Në dukje të parë
,autori ecën në pjerrësira e shtigje të vetmuara ,ose fluid
që i ka portat në kaskadat e
mëndjes e të vëzhgimit spiritual,por me trakulloret e mendimit e të
gjykimit Moikomi godet fortas në
këto dyer ,duke zgjuar mëndjet e fshehura amorfe ,me anë të formateve letrareske të
Borgesit e Franc Kafkës .Ai rimëshiron qëniet mitologjike duke na i sjellë të
qenësishme,metafizike.Këto qënie duke ardhur të rimishëruara,jetësore,me një
homogjenitet të ri ,ngarkohen e arbitrohen me valenca aktuale .Kjo është dhe
bazalja e kriptologjisë ,e nënkuptimeve
ideore ,e qëllimeve të autorit.Të ecësh në këto shtigje ,si pak të shkelura
,është një sfidë ndaj realitetit të sotëm letrar.Autori në gjykimin e Makabeut
(alias Zeqo)thot딓...është një shteg i padukshëm ,i pakapshëm ,mashtrues
,frikshëm mes labirinteve.”
Konfuçi
tek analizon filozofinë e mendimtarisë thotë”Mendimtarët janë të lirë nga
dyshimet ,të virtytshmit nga lakmija, të guximshmit nga frika”.
Kjo
filozofi e Konfuçit i është bërë moral ritualistik Moikom Zeqos, filozofozikimin e sendeve dhe të fenomeneve që ai i nxjerr
nga thellësia e shekujve si dhe në filozofinë e metafizikës e ndryshimit të
natyralizuar në një sfond konkret kohor.
Kjo ide e
re ,për të shkruar me ngulmim për subjektet shqiptare,shpërndarë në
letërsinë botërore si dhe integriteti i
tyre në libra të tillë si “Vetullat hyjnore”“,e ka çuar autorin në hulumtime të
ndërgjegjësuara të një realiteti jo përjashtues me cilësinë e një letër
lakmuesi që nxjerr në pah gjithçka shqiptare në xeherorët e letërsisë botërore.
Kjo
proklamatë ,e hedhur në formën e një
sinopsi ,me kryetemë “Subjektet”që në vitet 0080 historigrafia e të shkruarit
,studiuesit,akademikët e “shumëlodhur”në studime bërrylash e kanë anashkaluar s
një re kozmike.Alkimisti Moikom Zeqo me
gjykimin homerian e me skrupulozitetin që e karakterizon,,veçoi nga kjo re
grimcat e shndritshme.Këto grimca si pjesë e së tërës u përfituan në triorimin
që Moikomi i bën këtij pluhuri kozmik.Siç kërkonte arin në rërën e lumenjve me
pjatancë Xhek Londoni dikur ,ashtu me
durim e përkushtim ,autori e kërkoi
“arin “e tij në këtë pluhur kozmik.
Duke
rigjallëruar në librarët botërorë mitet e pazakonta të ekzotikës
shqiptare,autori kthen në një lekturë për mbarë lexuesit të vërtetat
historike ,njohjen e Shqipërisë nga gjeneratat paraardhëse e pasardhëse .Ata bëhen dëshmi ekzigjente e
një etnie ndër më ekzistencialet në letrarizimin mbarë botëror.
Përfaqësuesit
më tipik janë përkitjet që i bën në formë rrënimtare autori i romanit të
shkrimtarit holandez A.den Doloard”Bujtina me patkua”“.Një roman me substancë
nga jeta e malësorëve të veriut, me atë realitetin e ashpër të viteve 1930.Një
roman i ribotuar 40 herë pa llogaritur përkthimet në shumë gjuhë të botës (si
dhe përkthimin në shqip në Maqedoni).
Po kështu përkitjet që Moikomi i bën kolosit të Rilindjes Europiane ,Mikalenxhelos dhe kolosit të artit emblematik të afreskave magjike ,gati,gati me shprehi homerike ,ikonografit Onufër.
3—Loja me parabola të mumjefikuara,me kirurgji e autopsi konceptuale të re.
Ky blen i
dytë i –Refuzimit të shkrimit—me shumë
se nënemërtimin që përmban ,mendoj
se është një integrale e një libri të jetës sëreëpor dhe mitiko
–biblike.Ky produkt vjen si një
mishelanea prozaike e kujtesës historik shoqërore ,bluar nga trokashka e
mendimit moikomian ,gatuar në botën
efemere të shkrimit.
Nëpërmjet
këtyre kriptove ,duke lojcakuar si një iluzionist ,autori analizon dhe nxjerr
në pah argumentat integrale duke i hequr papajtueshmërinë e ligjeve të
mohimit.Nën logjikën pohuese ,ai evidenton mbinjerëzoren ,atë që është
ekstrakti i jetës njerëzore—harmonia e këtyre të kundërtave përjashtuese si
eliksir i humanizmit.
Këtë
autori e realizon vetëm e vetëm nëpërmjet një psiko”terapie e utopsisë së
mumjefikimit shoqëror ndërshekullor.
Kjo është
sipas meje “Kirurgjia dhe autopsia konceptuale”që shtron për zgjidhje në narracionin epistolar Dr. Moikom Zeqo ,ku
jeta s,është veçse një luftë e
vazhdueshme me vetveten ,një vetëpolemikë në formatin e një katarsisi.
Nga këto
indikacione ,arsenali erudit i autorit krijon “fishekzjarre”e fushnjera
thëniesh ,duke skalitur proverbialin e qytetërimeve botërore dhe atyre
shqiptare ,integruar në to në m[nyrë potente.
Duke
luajtur me parabola të mumjefikuara ,autori na servir estetikën e të shprehurit
duke analizuar në nënshtresa palimpsestesh atë që është e padukshme abstragon me abstrakten e sendeve
dhe të
fenomeneve ,duke u ofruar qasje metafizike dhe në substrakte amorfe.
Rimishërimi
në formatura shkronjëtore ,pikturave,hamëndësore dhe fantazmagorike,si dhe
binjakëzimi i realiteteve dhe
realiteteve ,janë matricat që ndjekin lexuesin
gjer në fund të leximit të librit “Vetullat hyjnore”“ me cilësinë
e një imazhinizmi gjithëpërfaqësues.
Raportet
e të menduarit të autorit me lexuesin e kualifikuar lëviz në nivele horizontale
dhe vertikale në invers me filozofinë shprehëse të faktorëve dhe të fenomeneve.
Psiklogu
e filozofi zviceran Karl Gustav Jung,në veprën e vet me titull”Psikologjia dhe
krijimtaria poetike”“,shkruan”Eshtë mëse e qartë se psikologjia duke qenë
shkencë e proceseve të shpirtit ,mund të hyjë në lidhje të drejtpërdrejtë me studimin e
letërsisë ,me kritikën letrare.Se shtrati kryesor i të gjitha shkencave ,ashtu si dhe çdo vepre
tjetër arti ,shtë shpirti.Prandaj shkenca e shpirtit ,besoj, duket të jetë në
gjëndje të përshkruaj dhe të shpegojë dy gjëra në ndërvarjen e tyre “Së pari
strukturën psikologjike të veprës së artit dhe së dyti ,parakushtet
psikologjike të individit ,artistikisht produktiv..”
Këto
konceptualitete të Jungut janë të derdhur në formën letrareske mirë e bukur e
me finesë nëpër faqet e këtij libri.Në këto tregime ,ese imazhiniste ,sinopse
filo”analitike gjallojnë skulptura e
piktura moderne të papërfunduara por me konturime të qarta.Ato e fusin lexuesi
në një fiksion permanent mendimtarie,duke shtytur në punën e mëtejshme që duhet bërë në to për
daltimin apo penelizimin gjer në rifinitura .
Jo më
kot autori fill mbas tregimit “Vetullat
hyjnore”“,vendos tregimin “Sileni i Kurjanit”ku evidenca e botës shpirtërore
është mbi gjithçka .Një letrarizim i filozofisë popullore “Pamja e jashtëme të
gënjen ““!
E vërteta hyjnore është e vërteta të vërtetave
shpirtërore.”Nëse do të hapen skulpturat e Silenit ,”“thotë autori- do të shfaqen imazhe mahnitëse .Aty
lëviz një kozmos i padukshëm ,meteorë,amikazë yjesh,lule ashtëtoësore,ujëvara
në hënë.
Kjo botë e magjishme ,e gjithë pushtetshme gjendet pikërisht tek një”Silen I Kurjanit”në në vatër prehistorike.Ky Silen është ngjizur me Sokratin ,përrallat “E bukura dhe bisha”“,me Guinplenin në “Njeriu që qesh”“,”“me kurrizon ““,me zanat shpirtbukura.
Një antropologji
të kundërtash ,sië e përmbyll në fund autori ,në analogji me botën e bashkësisë së sotme
njerëzore ,k njeriu i kërcënuar nga kalbëzimi i shpirtit , i robotizuar ,cinik,
i klonuar,ambicioz,vetëvrasës i shumëfishtë.Njeriu kopje e kopjeve, kultivuar
nga monedhat dhe teori idiote të
rracave.E të mendosh se në apokalipsin e të gjithë këtyre qëndron një silen i
pavdekshëm,mbuluar me një zhgun katrani ,e kur e xhvesh rrezaton dritësirë,në
kontravers të gjithçkaje që ndodh sot në
shoqëri.
Ndërsa tregimi
“Perpetum mobile”është disi më i veçantë.Ai vjen si një piskamë nga thellësia e
shpirtit të autorit.Gjithçka vjen si një transparencë nga thellësitë mitike me
nocione kontravalente me njera tjetrën.
Gjakmarrja
si nocion apo si falje?!
Dy
nonsense dhe në ditët tona.Në shtretër të gjykimit religjioz autori në më të
shumti evidenton”kultin e faljes si në
novacion ,por jo pa vesk rutinor”“.
Nëpërmjet
një retorizmi ,koncepton faljen si një
nocion apo si institucion i
pakuptueshëm për shqiptarët.Ekjo vjen
nëpërmjet një përfaqësuesi preferencial
të institucionit religjioz”At Domeniko
Passi ,si një akt promemoria ndaj qëndrimit indiferent që mban sot e këaj dit
institucioni i kultit.
Jo më kot
autori i referohet legjendizmit dhe
mitizimit ku mardhëniet shoqërore asnjëherë nuk kanë qenë një cikël i
mbyllur,një perpetum mobile ,ku jashtë ka mbetur përkatësia.Me qëllim autori
merr si ekstrakte ngjarje të para 2000 vjetësh kohën e ardhjes së Krishtit dhe
Krishtërimit.Në to autori jo vetëm vëzhgon ,por analizon ,percepton ide dhe
qëllime të mirëfillta në sfondin shoqëror.
Në
natyrën njerëzore ,në psiko”analizën ,ka
dy lloje qëniesh “të dukshme formale dhe të padukshme substanciale”.Një
perceptim të tilë
analitik të përcjell dhe tregimi “Busti”“,i konceptuar në tre kohë
narrative ,ku në kriptologjinë e tij ka në subjekt ,diçka të fshehtë
shumëkuptimshme,një grackë “paqartësie”dhe një dritësim të pashmangshëm .
Në
esencën e substancës proklamohet ,se krijuesi është e duhet të jetë
vetvetja.Kur krijon me syrin e gjuhës së zemrës ,edhe të fshehtat e botës
së brendshme janë të pambarimta.Ato
lëvizin si molekulat dhe atomet në qenësinë tonë.Njeriu duhet të priret
në marrjen në konsideratëtë këtij kaleidoskopi
të mikrokozmosit të tij,sepse ky
mikrokozmos në universialitet është pjesë integrale e makrokozmosit shoqëror.
Këto
lojcakëri ngjizen mirë e bukur nga transaksioniet poetike si përbërës të pakushtëzuar të
jetës.Filozofikimi i çdo i çdo materie ,shqipërimi i saj s,është gjë tjetër veç
se poezi ndjenjësore,ku autori perifrazon:“...befas lashtësia na dërgon ashtu
,si ato karvanet me deve të beduinëve
profetë në shkretëtirë mrekullinë e
Këngës së Këngëve ,më të fuqishmen
,triumfuese napoteozë,poetike të dashurisë në të gjitha kohërat”“.
Këtë
thagmë të një prozaizmi modern ,Moikomi e ka instititucionalizuar në konceptin
stilistik,ku me brujtjen e tij
shkrimore,në prozat e shkurtëra “Vathi prej sermi”,”Erosi në
delfin”,”fotografia”,”Lipidia ilire”,”Shkruesi”,”Përkrenarja”,”Bukuria larg”,”Anija”
,ku karakteristikë në jerm tregimtar është sharmi poetik.Ndryshe konceptohet “Koka e prerë e Tomas Morit”.Një
analizë terepeautike e njerit të kohës
,ku ndërsillen raportet e qëndrimet
programatike për të ardhmen.
Një
histori e njeriut në luftë me antinjeriun ,grishja e ndryshimit metafizik dhe
atij shpirtëror,raportet e ndërsjellta mes
tyre.Parabola e mendimit e kapërcen hapësirën tregimtare
,konvencionalitetin e të shkruarit shikon
përtej amëshimit në konceptin e përjetësisë ideore e qëllimore të personazhit (autorit).
Një gjë e
tillë ndodh e do të ndodhë nga që “çdo njeri
ka brenda potencialisht tërë njerëzimin”.
Kjo është
përjetshmëria e të jetuarit ,pse jo dhe materialisht.Ndaj dhe një kulturë e
tillë e të shkruarit identifikohet në supermetaforë në at딓...pulëbardhë e
panjohur,të imët, por vigane në
ranishten e purpurtë të Currilave”“.
Arketipi i bregut të Currilave dhe konvergjimi shpirtëror me “Këngën e Këngëve”simbolikisht e metaforikisht është
ekzistencializmi më i gjetur e më
jetësor.Ai rrit vlerat biblike si një
pjesë e pandarë e zhvillimit kulturor
dhe shpirtëror në planin njerëzor.
Jo pak në
këtë aspekt kontribuon dhe relikti “Vathi prej sermi”“,ku vazhdimësia e një
jete ,të një nëne jepet në formën e një
kumti ,të një magjie antropoide që mbart vazhdimësinë e jetës.
Në
tregimin “Lepidia ilire”trashëgimnia kulturore
dhe arti transmetojnë pavdekësinë
e sfidojnë meduzat.Arti kapërcen pragjet
e epokave Trashëgimnia ndërshekullore
mban peshën e shekujve.Këtë peshë
popujt do ta ndjejnë nën rëndesën e kësaj etnografie si pesha prej guri e Lepidias ilire.Kjo peshë është ajo që
ngadhënjen historinë,trashëgiminë etno” kulturore ,ndaj autori e mbyll tregimin ”Ç,peshë?
Ç,histori?”
Si
borxhli ndaj një angazhimi të tillë autori tek
tregimi”Shkruesi”si një pergamen
ndërkulturor që integrohet në
kulturat egjiptiane ,me shkruesin e
gdhendur në gur ,i barasvlershëm me
shkruesin shqiptar 2000 vjeçar ,të
gdhendur po në gur.
Artikulimi
kohor dhe kulturor në vazhdimësi mitike gjer në një Buzukiane
,klasiko”mesjetare që shpirtëzohet në veprat e lëna mbas vetes ,me ato fjalë”
shumë që mbartin shqipen e shkruar në
atë boshllëk të lënë nga kohërat.Jo pa qëllim kjo vazhdimësi vjen nëpërmjet
“Takim me Melina Mërkurin”“,një dualitet
portretesh njerëzorë i transkriptuar në artin e vetëshkruarit ,i cili
nuk bën vetëm histori ,por e shkrimon historinë me gjuhën e zemrës, duke e formëzuar me skalitje fidiane portretin e
intelektualit atdhe tar.Një retrospektivë për politikanët ,shkencëtarët ,e
akademikët e sotëm shqiptarë.
Më shumë
se kushdo ,në këtë tregim me nënshtrsa ideore na shfaqen figurat anektodike e udhëheqësve të sotëm zyrtarë,deliret pas
parasë,rrzshfetet,nepotizmit ,që pjellin po atë fatalitet ,që polli Greqia e
viteve ,66,një krizë e identitetit kombëtar.
Në kontrovers autori ,me të drejtë perifrazon”Çdo njeri ka brënda potencialisht tërë njerëzimin ,ky është thelbi i të jetuarit.”
4”Gjenerimi historiko –kulturor si thagmë e të shkruarit”
Kur e
përfundon së lexuari këtë blen të dytë
moikomian ,nuk trembesh për vërtetësinë “se gjenerimi historiko”kulturor
,gjenezik dhe shkencor,është thagma që përshkron magjistralen e karrexhatës
prozaike te Dr.Moikom Zeqos.Ky prozaizëm më ngjan me një shpërthim bing bengu në këtë botë të globalizmit letrar
,ku intervencioni marramendës e ka lënë letërsinë shqipe në një recesion .
Kjo
prurje ,e re do të thoja, vjen si një
kaleidoskop i dyfishtë “në njërën anë vjen ajka e letërsisë botërore,dhe në
anën tjetër ,si zonjë e re ,vjen risia tipike e prozaizmit modern
shqiptar.Gjithçka vjen në statika
zhvëllimore makro dhe mikroskopike ,me rimodelime realitetesh ,me frymën
e një inteligjence të re,me shumë pamësi
për të vëzhguar çdo gjë ,sa më në pafundësi.
Hapsira
dhe koha shkrihen tek njera tjetra duke na dhënë adekuatin tipik
gjithëpërfaqësues..Kjo është arritur jo vetëm në saj të një stilistike të re
por hde të një koncepti të ri fjalë”formues.
Duke copëzuar linearitetin e fjalisë ,autori na jep konvencialitetin e mendimit dhe të idesë ,pa kaluar abstraksion .Një prozaizëm i tillë krijon arabeska mendimi ,të cilat sillen si elektrone në bërthamën e idesë letrare ,me cilësinë e rotorit gjenerues.
Në
hulumtimet e tij tregimtare Zeqo anon nga një stilistikë ekstra” borgeziane .Ai
analizon të kundërtat ,gjen elementët lidhës ndërmjet tyre ,gjykon
përbashkësitë që formojnë unitetin.Ai analizon pa emërsinë e sendeve dhe të fenomeneve duke i emërtuar në
ekzistencializmin aktiv ,në një kohë dhe
hapësirë të re.
Një
letërsi e tillë plotëson boshllëqet e vetvetes nga humbja e kujtesave njerëzore
,krijon identitete të plotësuara,,duke krijuar një ansambël të natyralizuar polifonik në kondicion me hapësirat revokuese .
Për Dr.
Moikom Zeqon sentenca e filozofit të vjetër grek Taleti “Se të gjitha gjërat
janë të mbushura me hyjni”“,është këndvështrimi
prej nga ai nxjerr në pah hyjnitetin shqiptar ndër shekuj duke arritur
një ekuivalente ndër botërore.
Sigurisht
evidentimi i këtyre hyjniteteve është puna më e vyer ,më dobiprurëse, në
aspektin e potencialit etnik.
Në
konceptet e sotme të globalizmit filozofik e shpirtëror ,këto koncepte marrin
formaturat e ndërgjegjes kombëtare aq
shumë të mumjefikuara nga qëndrimet nihiliste të zyrtarëve e të akademikëve të sotëm ,të cilët janë kthyer në puthadorë
të akademive fqinje,të atyre akademive të hedhura në në ekspansion të shfrenuar
ndaj etnitetit shqiptar.
Ndonëse i
brujtur me koncepte ateiste ,në esencën
e gjykimeve, Zeqo konverton shumë mendime me biblizimin e kuranizimin .Koncepti i tij mbi
ekzistencializmin dhe natyralitetin
,mbështeten fortas në filozofimin biblik
,ku me konsolidimin e estetikës moderniste ,çdo gjë ai natyralizon me atë
magjinë e madhërishme të bregut të Currilave,apo ishullit të zogjve.Çdo gjë
gjen mbështetje të plotë nga predikimi i Krishtit kur qortoi Pjetrin:”Gjithçka
që do të lidhësh ketu mbi tokë ,do të jetë e lidhur para yotit ,dhe gjithçka
nuk do jetë e lidhur para zotit”
E parë në këtë konteks ,sekreti i “Vetullave hyjnore”“,i këtij mozaikiteti siç e ka perifrazuar eseisti Fatmir Minguli,është një mishelë konverguese.Nga ky konvertim i tregimeve ,eseve,imazheve e sinopseve ,përftohet ndjekja e një epshi bashkimi ,ku çdo njëra nga prozaizmat në brendësinë e vet lëshon elektrone ndërlidhëse në përputhmëri ngjashmërie ,duke krijuar në tërësinë librore një mishelaneaqë gjeneron energji stilistike krejt të veçantë.
5”Tjerrja e fillit të zgjimit etnik nga kristaladat e produkteve librare.
Ky blen i
një kolane ,që përbën jetën shkrimore moikomiane ,vjen si një risi prozaike por
dhe si një dëshmi e ndërlidhjeve kulturore shqiptare me botën e jashtme nëpër
libraret e shekujve.Në nën shtresa xeherorësh aty mund të shihet çdo gjë që
përbën kulturën ,por kjo varet nga mprehtësia shikimi si dhe nga analizat
permanente i pamjeve dhe fenomeneve që
përftohen nga këndvështrimet .Autori ,nga kristaladat e shekujve ,si një rritës
i përkorë mëndafshi tjerr fillin e
zgjimit etnik ,përgjumur nga mjegullnajat e shekujve.Mbi gjithçka në planin
kombëtar:është filozofia atdhetare që përshkruan këtë blen nga faqja e parë e gjer në
post”skriptumin alternativ.
Kjo
mënyrë e re të shkruarit ,bart në
vetvete purpurantën e një
nebuloze kozmike ,në të cilën ndizen dhe
shuhen shumë yje ,e ndriçime inkandeshente.
Ata
qëndrojnë te orbitat e tyre duke dhënë e duke marrë në planin kozmik.
Qëndrimi
i lexuesit është:”që në perceptimet vështrimore ,në këtë makrokozmos të veçojnë
mikrokozmosin e ideve e të qëllimeve që
natyralizon në të sotmen autori. E kjo s,është e lehtë.Duke ecur në kalldrëmet
e paradokseve ,duke bërë rivlerësime jashtë çdo koncepti aksionar të
dukurive shkencore ,në një përcaktueshmëri të re të hapësirës dhe kohës do të
gjendet ekselenca e këtij produkti të ri.
Tashmë
autori e ka kapërcyer me sukses të plotë fazën eksperimentale të një prozaizmi
të tillë.Me finesë dhe sharm filozofik
me furkëzën e një psiko”analize
,ai po punon bahçen e tij shkrimore.
Po punon atë bahçe që siç thotë monarku Agolli :”Këtë bahçe e punova që të mos ma punojë më askush”“.Për studiuesit ,lexuesit ashtu si kundër banorët e fshatit Ota të Korsikës që ndjekin perëndimin e diellit në breg të detit ,dhe kur ai zhytet në ujrat e qeta duartrokasin.Ky rit është i barazvleshëm me atë kur mbaron së lexuari një libër ë tillë ,me kaq shumë perëndime diejsh në oqeanin e pamatë të dijes, ku shpirti duartroket me tërë fuqinë e tij.