Kulturë
Remzi Limani: Metafora poetike e Naime Beqirajt
E premte, 16.11.2012, 07:33 PM
ATY KU
FRYMON METAFORA POETIKE E NAIME BEQIRAJT
Kur kujtimet e imazheve të jetës, së bashku me dhembjen e bukur të fjalës së farkëtuar në thellësinë e shpirtit të prusht, të shkrirë nga dashuria për poetikën hyjnore dhe romancën e lojës së hënës deri në bardhësitë e fjetura në sytë e këngës së agut dhe mugëtirën e derdhur mbi majat e Alpeve Shqiptare, poetesha Naime Beqiraj, në dritë hëne qëndisë vargjet e argjenduara për të na dhuruar dromcat e një jete duke e sendëzuar në trajta konkrete deri te himnizimet e këngëve tona, për të bukurën e humbur dhe në kërkim të saj…
Nga Remzi Limani
Naime
Beqiraj, lindi e profilizuar për t`i kultivuar dhe vargëzuar fjalët e shkruara,
të mbushura përplot qëndizma figurash që sintetizojnë bërthamën e betejave
nëpër kohë për t`i dhënë kuptim artistik deri në lartësitë më bardhoshe të
krijimtarisë poetike. E tërë kjo mrekulli e Naimes në vetvete ngërthen një
vëllim të rrallë e të lakmueshëm ku frymon metafora e fjalës e mbështjellë me
dashurinë dhe intimen të mbështetur në ndjenja, disponimin e gëzuar, të ngrysur
dhe në disponimin e përzier, siç janë ngjyrat e jetës sonë… Në të tri librat me
poezi: “Mbi Sparunt” (1990), “Maket Kosove” (2000) dhe “Njomja e fikut” (2009),
poetesha mbështetet në një realitet të konkretizuar që e përfill me instiktin e
brendshëm, e mvesh me ngjyrime poetike të një spektri të gjërë i cili shpërthen
nga dinamika e përditshmërisë, gjallimit dhe forcës së të vërtetës për ta
mbijetuar të keqen dhe për t`i përqafuar kujtimet dhe mirësitë e njeriut të
saj. Në këtë kuptim, qasjet poetike në veprat e Naime Beqirajt, na japin jo
vetëm një poete të spikatur në panoramën kulturore të Kosovës, por edhe më
gjerë duke u përfshirë në një numër të konsiderueshëm të antologjive të poezisë
shqipe si dhe në disa antologji botërore të poezisë, duke u shpërfaqur pra kjo
botë me poetikën bashkëkohore, e cila në vetvete përmban edhe frymën narrative
me kuptimin e saj lucid, e që në fakt poezitë e saja na vijnë edhe si këngë të
bukura ngushëllimi. Në këtë kontekst, kuptimet e imazheve të jetës, së bashku
me shprehjen, të farkëtuar në brendinë e shpirtit të prushtë, të shkrirë nga
dhembja dhe dashuria hujnore së bashku me romancën e lojës së hënës deri në
bardhësitë e fjetura në sytë e këngës së agut dhe mugëtirën e derdhur mbi majat
e Alpeve Shqiptare, poetesha Naime, në dritë hëne qëndisë vargjet e argjenduara
për të na dhuruar dromcat e një jete duke e sëndezuar në trajtë konkrete deri
te himnizimet e këngëve tona, për të bukurën e humbur dhe në kërkim të saj…
Edhe
nokturno poetike e Naimes, tashmë e arrirë dhe e pjekur si një kokërr fiku; e
lakmuar për ëmbëlsitë poetike. dhe lojën
e saj të gatuar me fjalë e lot, na bëjnë
të kuptojmë etjen e artistes për poezinë, e cila nuk fle pa shkëlqimin e hënës
dhe fjalën e namatisur me aromën e nënës, për të na dhuruar ëmbëlsinë e gjumit
nën kubenë e qiellit mbi Ilirikum së bashku me vargjet poetike me tërë
ngrohtësinë e tyre duke na rrëmbyer me tërë
qenien dhe njerzillëkun e saj prej një artisteje dhe njeriu të dashur
plot miqësi në të…
Më në
fund, mund të themi se shumë poezi të N. Beqirajt u shndërruan në këngë të
kënduara nga shumë interpretues të këngës së bukur shqipe të cilat i dëgjojmë
me ëndje dhe kënaqësi të veçantë.
Poetja jonë u lind në Pejë (1967), në Prishtinë ka mbaruar Letërsinë Shqipe, ndërkaq studimet e magjistraturës në lëmin e publicistikës shqiptare. Ka punuar publiciste e kulturës në disa mediume të shkruara shqipe, ndërkaq nga viti 2009 është zgjedhur anëtare e Këshillit Drejtues të RTK-së.
NJOMJA E
FIKUT
(Poezi nga Naime Beqiraj)
Fotografi
të shkretëtirës
Njomështohen
Në
shtatin tënd.
Tharja
është punë tjetër
Siç është
ringjallja
Nuk do ta
quaj vetmohim
Ti ike e
shpëtuar
Nuk është
veç kthim fizik
Pamja e
pasqyrtë e Noas
Shtëpia,
shkretëtira, arka
Qeshja, siç
ndodh në fillim
Duke
plasur
Si
mëkatarët
O arka
qiellore
Ktheja
njomjen fikut
Bëje të
shfaqet më i njomë se kurrë
Në mes të
dasmës.
O arka
qiellore
Ma mbyt
këtë mall
Këtë
dritare të vrugët
Që më
zuri befas
Oksigjen
troha-troha
U bë të
t’i numëroj çarjet
E
pabesueshme
Qan
rrëmbimi yt
Pasi më
krijove vetë
Ngjitma
dorën
Ndoshta e
bëjmë më lehtë
Qafën e
Sizifit
Kalorës
të flaktë
Ta
përshkojnë oborrin
E marrë
me qira
Prapë u
përbeva most ë të lus
Të
mashtrohemi sin ë lojë
Pa
rregulla
Natën e
mirë
Do ta
mundësh veten
I hirshmi
luftëtar
Mjegull e
thatë dhembje e butë
S’shkrin
sy as rrugë