E diele, 28.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Vizita e ministrit

E diele, 18.11.2012, 02:06 PM


Sami ISLAMI

VIZITA E MINISTRIT

Ana  me nanën përdore
U nis drejt  shkollës fillore
Gëzimi i saj qe i paparë
Se po hynte në klasë të parë.

Në oborr të shkollës, tollovi
Kishin ardhë shumë fëmijë
Të  rreshtuar,  e dorë për dore
Pritnin të hynin në mësojtore.

Në hyrje të shkollës një xhaxhi
Kishte  libra për çdo fëmijë
Ana  u bë shumë kurreshtare
Të dinte  kush po jepte abetare?

-Është ministër në qeveri
Përgjigjet nana me butësi
Dhe secilit që është  fillestar
Do t’i urojë fillim të mbarë!

-Kështu,   kur të vjen radha  dhe ty 
Përshëndete me dashamirësi
Është njeri i madh,  pa hajgare
Do të jap dhe ty  abetare!

Ana s’foli për pak çaste
Po kujtonte  disa raste
Kur sa herë e shihnin në kuvend
Prindërit  i thoshin  “i pa mend”!

Dhe i tha mamit me nxitim
Se ishte pak si  n’ dyshim,
-A  mos është ky ministër Jani
Që ju shpesh  po e shani?!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora