E shtune, 27.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Intervistë me regjisorin Petrit Ruka

E diele, 18.11.2012, 10:45 AM


Intervistë me regjisorin Petrit Ruka mbi filmin e tij dokumentar për Himnin e Flamurit.

Himni i Flamurit, një këngë që s’do të vdesë kurrë

Nga Albert ZHOLI

Një film që të rrëmben, të rrënqeth, të ngazëllon, të bën të lotosh por dhe të psherëtish. Një film që përmban mbi supe një histori më shumë se një shekull. Peripecitë e Himnit shqiptar janë të panumërta dhe ndoshta më uniket në botë.  I lindur në Bukuresht dhe i ardhur në Shqipëri në mënyrë gojore ai përmban një ngjarje që, sa më shumë kalon koha aq më shumë të shtohet kurioziteti të shfletosh apo të shikosh për të. Jo më kot këtë film e ka zgjedhur si himn më vete dhe një Republikë në SHBA që është shteti më i vogël në botë me popullsi prej 7 vetësh sa janë pjesatërt e një familjeje.

- Zoti Ruka, në Festvalin e 13 të Filmit shqiptar, sapo u shfaq me sukses dhe mbresa të mëdha emocionuese filmi juat “Kryekënga e Kombit” ose më saktë historia 100 vjeçare e Himnit tonë Kombëtar. Si ndjehesh pas kësaj premiere të parë?

Si jo më mirë. Ka qënë një ditë e shënuar e jetës sime duke marrë tërë ato urime dhe fjalë të mira. Një nga ato ditët kur kupton se sado e mundimshme dhe e lodhëshme të të duket krijimi i një vepre filmike, ribindesh se ia vlen, ia vlen shumëtë kesh fatin e madh të lësh pas vetes një film të mirë. Ka qënë një punë e madhe, që nisi këtu e 8 vite më parë në letër dhe ja, përshkoi ajrin magjik të një salle kinemaje dhe u formësua në ekran. Ato qindra imazhe që të kanë munduar brenda kokës, janë mbledhur, janë vënë në radhë dhe janë arkivuar. Duket një punë e bekuar.

Po çfarë synonte në fund të fundit filmi yt?

Të tregoja për herë të parë të plotë rrugën 100 vjeçare që ka ndjekur Himni ynë i Flamurit. E ndjej veten me fat që kembëngula dhe më takoj mua ta rrëfej këtë histori të madhe të Himnit. Është një histori e mrekullueshme, plot të papritura historike, një histori mbijetese, ashtu si e këtij kombi.

Dhe ku nis ajo në filmin tënd?

Në Bukuresht. Bukureshti në atë kohë ishte kryeqyteti shqiptar i mërgimit, qyteti ku lindi Himni shqiptar. Këtu fillon edhe rruga e Himnit tonë Kombëtar.
Për historinë e kryekëngës ka qindra faqe, nëpër të cilat mund të ngatërrohesh si mos më keq, sikur të mos kishin lënë të parët fare dëshmitë e tyre, dy nga anëtarët e kësa kolonie, dy nga mëndjet më të ndritura të letërsisë shqiptare Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.
Më 1943, i bindur se historinë e Himnit, këtë thesar të paçmuar të Kombit duhet t’ua linte deri në detaje shqiptarëve, Lasgushi ulet, e shkruan atë dhe po këtë vit e botoi në 14 numra të fletores "Tomorri". Shkrimi titullohet "Himni Kombëtar, flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij.” Me mall të fellë e gjuhë të zjarrtë deri në mallëngjim e përlotje, poeti ynë i madh bie atmosferën e atij zjarri hyjnor. 
Himni lindi më 1907.
Po këtë gjë pohon edhe Mitrush Kuteli kur shkruan se “Himni i Flamurit u lind në Bukuresht. U lind jo si himn po si këngë. Vetë populli shqipëtar e njojti më vonë për himn. Pa ditur qysh, në një kohë të shkurtër, kënga e bërë vetëm për anëtarët e “Bashkimit” u përhap në gjithë Kolloninë e Bukureshtit. Disa të rinj që vajtmë në Korçë e shpumë dhe atje”.

Mos është kjo frazë e Mitrushit që u ka sugjeruar atë gjetje të bukur që përshkon dokumerntarin me ata emigrantët e rinj që ecin nëpër tërë minutazhin e filmit tuaj dhe një e dfy këndojnë Himnin tonë nga frika se mos e harrojnë? 

-Po, prej kësaj fraze kanë lindur ata dy kasnecë që ecin dhe këndojnë, që nisen nga Bukureshti më 1907 dhe arrijnë më 28 Nëntor 2012 tek monumenti i Nënës Shqipëri. Madje ata po ecin akoma, edhe pse filmi u shfaq, po ecin se nuk ka ardhur data e festës. 
Ishte një domosdoshmëri ky film i shkurtër artistik, i luajtur me aktorë për të shamngur rrezikun që kanë përherë filmat historik, monotoninë që të bjenë dokumentat e pafundme, objektet, dëshmitë. 
Ata ecin në film sepse po binin një këngë që do të bëhej nesër Himni i Atdheut. Kështu u kishin thënë shokët në Bukuresht. Ky do të jetë Himni i Shqipërisë kur të bëhemi shtet. Ishin dy djem t? rinj q? nxirrnin buk?n e goj?s me pun?atje, larg Shqip?ris?. Shokët u patën thënë ta çonin Këngën e tyre në atdhe e ata ishin mallëngjyer. Çojeni në shtëpitë tuaja, mesojuani shokëve, çojuani djemve që kanë dalë komitë në male, shpjereni deri ku te mundeni...
Dhe ata u nis?n me nj? flak? e me nj? mall mu n? zem?r. Dy emigrantë të thjeshtë anonimë që nuk u dihet emri, nj? gjuh? e nj? rrac?, nj? gjak e nj? flamur t? kuq si gjaku i tyre.... Ec e ec p?rmes Ballkanit dhe Shqipërisë me ngarkes?n m? t? çmuar komb?tare q? ka hyr? ndonjeher? n? trojet e Arb?rit. ”

Cilat janë disa nga episodet kyç që pesojnë më shumë në filmin tuaj?

Së pari ardhja në Korçë te “Banda e Lirisë” që u krijua në Korçë në 1 tetor 1908 me iniciativën e klubit “Dituria”Ata që e sollën, le të themi zyrtarish, me nota dhe fjalë, se ajo kishte ardhur spontanisht edhe më parë ishgin Hilë Mosi dhe Tashko Ilo Banda kishte 25 muzikantë dhe u vendos në ndërtesën e Shkollës së Parë Shqipe. 
Që “Banda e lirisë“ ishte një çetë luftëtarësh këtë e tregoi 16 korriku i vitit 1911. Në çetën e vogël ,që u fut këtë ditë në një luftë për jetë a vdekje me pushtuesin, tre prej gjashtë dëshmorëve që ranë me armë në dorë; Kristaq Furxhi, Nuçi Lapi dhe Petraq Tushi Krastafillaku ishin muziktarë dhe anëtarë të “Bandës së Lirisë“. Thonë se duke luftuar të tre trimat këndonin këngët e shokut të tyre, Mihal Gramenos dhe “Betimin mbi flamur“ të Asdrenit. Aty p?r her? t? par? himni u pagëzua me gjak ashtu siç ia do nderi kryekëngës së Kombit. E kishin kënduar në dhomën e provave, tani po e këndonin në beteja. Viktor Hygo pati thënë në kohën e vet: "gjysma e fitoreve franceze i detyrohet Marsejezës" Edhe tek ne kështu ndodhi, fjalët e Asdrenit po mpikseshin me gulçe gjaku. Çfarë fati për një poet!! Që nga kjo ditë “Banda e Lirisë” do të quhej nga populli i Korçës “Banda e Trimave”.

Kush njihet si rasti i dytë i këndimit të saj, në cilin akt zyrtar apo festë u këndua sërish?

Kat?r vjet me radh? himni b?ri prov?n e tij n? çdo cep t? Shqip?ris?. Takoi frym?n e ngroht? t? çdo shqiptari, u gjakos n? kryengritjet e m?dha t? Veriut. Dhe ish duke pritur dit?n e shenjt? t? pag?zimit.Rasti e solli që Himni të pagëzohej aty ku duhej, ditën e madhe të Shpalljes së Pavarësisë, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912.
Aq seriozisht qe marrë puna e kryekëngës sa gjashtë burra të kolonisë së Bukureshtit në mbledhjen e 5 nëntorit 1912, qenë zgjedhur delegatë për në Vlorë edhe për të kënduar aty kryekëngën. Katër prej tyre e kishin emrin Dhimitër dhe quheshin Dhimitër Zografi, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja dhe Dhimitër Ilo. Tre të tjerët janë Spiridon Ilo, Pandeli Mborja dhe Pandeli Evangjeli. Të shtatë u nisën disa ditë më vonë dhe u bashkuan më Ismail Bej Vlorën në
Trieste nga ku më 19 nëntor nisen për në Durrës. Katër të tjerët, delegat?t e Korç?s; Thanas Floqi, Petro Mborja, Pandeli Cale dhe Petro Emanueli ishin vetëdashës, domethënë vullnetarë. dhe të katër ishin edhe muziktarë, pjestarë të bandës “ Liria. ”Ata udhëtuan gjysëm ilegalisht me kuaj e në këmbë nëpër rrugën Korçë - Leskovik- Tepelenë- Vlorë. Me siguri këngën e kanë kënduar edhe rrugës së gjatë si për t’i bashkuar zërat më mirë.
I dymbëdhjeti pjestar i korit himnor thuhet se ka qënë Murat Toptani. 
Dihet që Himni u këndua në sallën e shenjtë të Pavarësisë. Por nuk dihen detajet. Sa ishin ata që e kënduan? Ishte Vetëm një kor prej 12 burrash?!
Apo korit iu bashkuan edhe të tjerë burra si Luigj Gurakuqi, që me siguri e dinin tashmë këngën. Mbase edhe vetë prijësi i Pavarësisë ka kenduar së bashku me ta? Kur u këndua kënga, para apo pas deklaratës së Pavarësisë. Ku ishtë vendosur kori që u ngrit në këmbë për ta kënduar? Nuk kishte kohë dhe eksperiencë për të mbajtur protokolle të gjata. Ishte dita e parë e një shteti dhe nuk patën kohën e ngeshme t’i konsakronin me dekrete e vendime të gjitha ngjarjet e mëdha të kombit.

Cili është viti i regjistrimit të parë dhe kush është autori i këtij akti? 

Viti 1918 është ngjarja më madhe në historine e Himnit tone. Bëhet regjistrimi i parë i Himnit tonë Kombëtar mbi nj? pllak? gramafoni në Amerikë në vitin 1918, pranë shoqërisë diskografike “
Columbia.” Hapin historik e b?n muziktari shqiptar Spiridon Tasi Ilo, njeriu që është ngado pas Himnit, në Rumani, kur u këndua, në Vlorë si delegat dhe korist. Dhe ja tani, pas 6 vjetësh, që nga Amerika e largët nuk i del malli për kryekëngën. Ai fton n? k?t? akt t? madh?rish?m nj? tenor t? famsh?m me gjak shqiptar, q? luante po at? vit në operan e Nju Jorkut rolin e Otellos, arbëreshin Xhusepe Mauro. Ne kemi fatin e madh t’i d?gjojm? ata t? dy s? bashku, sepse incizimi ?sht? ruajtur, megjithse kan? kaluar 86 vjet.

Në film ju thoni, se ashtu si kështjellat edhe kjo kështjellë shpirtërore “ u rrethua” disa herë prej qeverive të ndryshme, që donin ta zëvendësonin me një himn tjetër. Po ajo nuk u dorëzua dhe i qëndroi kohërave.

Po është e vërtetë.Himni ishte 10 vjeç kur vihet n? prov? p?r her? t? par?. Shteti, me qendër në Tiranë, ka nisur jetën e vet normale. Ministria e Arsimit, e urdh?ruar nga K?shilli i Ministrave, m? 1922, organizon nj? konkurs për një himn të ri kombëtar dhe jep 1000 franga ari p?r fituesin e tekstit dhe 3000 franga p?r muzik?n. Komisioni gjykues ?sht? me emra t? m?dhenj: Fan Noli, Gjergj Fishta, Mithat Frash?ri, Luigj Gurakuqi. Ernest Koliqiu shpall fitues i vendit të parë. Dylyftimi me Asdrenit ?sht? i rrept?, po m? n? fund t? gjith? t?rhiqen dhe Himni mbetet po ai. 
15 vjet m? pas, m? 1937 me rastin e 2 vjetorit të Pavarësisë mbret?ria e merr m? seriozisht përpjekjen për një himn të ri. Komisioni i ngritur më datë 5 mars 1937 filloi punën megjithë opozitën e rreptë dhe mbrojtjen e shkëlqyer që i bënë gazetat përparimtare dhe intelektualët më të shquar të vendit.
Në konkursin për tekst vërshojnë plot 76 pjesëmarrës. Komisioni i zënë ngushtë zgjedh vetëm dy dhe ia paraqit jurisë, e cila shpall fitues poetin Beqir Çela, me pseudonimin Osoja i Ri: 
Edhe konkursi për muzikën zhvillohet.. 
Ajo që e shpërfytyroi përpjekjen qe devijimi komik i qëllimit. Ishin nisur për të zëvendësuar muzikën e rumunit Porumbesku dhe Himnin e ri e
kish fituar për çudinë e të gjithëve, por edhe siç parashikohej, kompozitori italian. Xhovani Gaeto, autor këngësh shumë të përhapura asokohe nëpër Itali

Në filmin tuaj ju thoni se edhe regjimi komunist e provoj po dy here dhe u terhoq. Eshtë e vërteë?
Po. Vetëm një vit pas Çlirimit të vendit nga nazifashistët, qeveria e re komuniste nxiton t? b?j? t? nj?jt?n gj?, nj? Himn t? ri. Por ndryshe nga koha e Mbretërisë, nuk ka nevojë fare për debate në shtyp, për vendime dhe dekrete.. Partia porosit që të bëhet një Himn i ri dhe ai ?sht? gati p?r fest?n e Republik?s m? 11 janar 1946 me tekst t? Sk?nder Luarasit dhe muzik? t? Kristo Konos, i titulluar «Himni i Shqip?ris? s? Re » Por nuk ligj?rohet dhe Republika vijon me himnin e pag?zuar n? Vlor? N? fillim t? viteve ’70, K?shilli i Ministrave i urdh?ruar nga Partia, aktivizon Ministrin? e Arsim-Kultur?s dhe Lidhjen e Shkrimtar?ve dhe Artist?ve t? Shqip?ris?. Konkursi është serioz dhe hijerëndë. Shteti mbledh ajkën e krijuesve shqiptarë të kohës, poetët dhe kompozitorët më të mirë të vendit.. Pas një interesimi të gjatë dhe dhjetra kompozimesh, duket sikur po vjen nje Himn i ri. Si variante p?rfundimtare mbeten dy këngë të mëdha, plot dritë dhe gjerësi, nj? version i Çesk Zadesë dhe tjetri i Nikolla Zoraqit me poezin? titulluar e “E re u ngrit kjo toka jon?” t? Fatos Arapit. Po në çastin e fundit të gjithë tërhiqen përpara fjalëve të thjeshta të poetit që prehej në tokën e Bukureshtit. Nuk ka asnj? dekret, ka vet?m nj? heshtje varri deri lart tek vet? Enver Hoxha q? e ka inicuar. Patriarku i Partisë tërhiqet për herë të dytë pa bërë asnjë koment.

A është i vërtetë episodi aq i bukur dhe dramatik që mbyll filminkur pohoni se masteri prej bakri i Himnit ndodhet ende i varrosur në sheshgin para Radio Korçës?

Më se i vërtetë. Më vitet 30, Spiridon Ilo, kur shkulet prej Amerikës, fut në valiçen e tij edhe një pllakë bakri, plumb të rëndë, plot me vjaska rrotulluese. Është masteri, mëma ku u derdh pllaka e gramafonit me kryekëngën e kombit. Iloja e pruri në krahë duke udhetuar me javë të tëra me vapor nëpër oqeanin Atlantik. Nga Bostoni në Korçë. Më 1945 patrioti i madh e fut në një trastë dhe trokit në Radio Korça, që sapo ringrihet. 
- Djema, unë jam plak e do të vdes...Por ju mbajeni këtë pllakë se është histori e kombit. Flamuri dhe Himni janë tapia dhe hiptekat e një atdheu. 
Drejtori e merr dhe e vendos poshtë në bodrum, diku në një raft të magazinës. Një teknik, djalë i ri është urdhëruar të bëjë antenën. Për tokëzim duhet bakër. Mbledh andej këtej ca tepsi, por nuk mjaftojnë. Sytë i zënë në bodrum një pllakë të madhe që vezullon. Ç’dreqin të jetë kjo pllakë tërë vijëza rrethuese?! Dhe e hedh pafajesisht në njërën nga gropat e tokëzimit.
Gropë pas grope ne u përpoqëm ta nxjerrim në dritë si një dhuratë shenjërore në 100 vjetorin e Pavarësisë... Por nuk mundëm. Nuk e gjetëm dot me mundësitë që ka një grup i vogël kineastësh. Duhej një skaner i kushtueshëm.
Po mbase aty, nën dheun e Korçës, ku u këndua për herë të parë në Atdhe, është arkivi më i mirë i saj... Mbase në përvjetore të tjerë, akoma më të ndritur të këtij kombi do të dalë në dritë e me siguri deri atëherë bakri i stazhionuar i Spiridon Ilos do të jetë bërë flori a diamant i këtij dheu të mrekullueshëm që quhet Shqipëri e që na është dhënë me bekimin e Zotit të jetë thjesht Atdheu ynë në jetë të jetëve...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora