| E diele, 18.11.2012, 03:01 PM |
FSHIKUJ IKJESH
Tregim
Nga Tahir Bezhani
Nuk
kishte familje durrsake që nuk kishte strehuar kosovarë brenda mureve të
shtëpisë. Ishte bërë një shkrirje mes familjeve vendore dhe atyre kosovare.
Edhe brengat ishin të përbashkëta. Buzëqeshjet ishin të rralla,ishin tretur
fushëbetejave te përgjakshme për një grimë diell lirie...
***
Durimi,Flutura
e Kujtesa ishin strehuar në lagjen XVIII ne Durrës,te një familje bujare me
tipare te trashëguara nga zona e
Mirditës. Ishin bashkëshort intelektual,te pensionuar, Jaku, ish kapiten i nëndetëse, ndërsa Mrika
ish mësuese e kualifikuar. Këto familje, ne dy dhoma dhe kuzhinë të
përbashkët,u miqësuan mes veti dhe krijuan miqësi te përhershme.
Traumat e
luftës dhe eksodi i përjetuar,te Durimi,Flutura e Kujtesa,kishin lënë
gjurmët....
Ishin të
lodhur dhe mërzia i bluante në brendi. Në ditët e para të qëndrimit në
Durrës,Durimi filloi të interesohej që t’iu bashkohej fëmijëve në Gjermani. Një
prirje të tillë e kishin të gjithë ata që kishin te vetët në shtetet perëndimore.
Durimi
ishte tejet i brengosur dhe se nuk flinte
fare duke menduar që të gjendej zgjidhja e ikjes për në Gjermani. Për
çdo ditë dilte në qytet dhe nuk linte skutë pa hyrë për të hetuar mundësinë e
ikjes. Kthehej vonë në banesë dhe i dërmuar nga lodhja. Sa herë që hynte brenda
sulmohej me pyetjet e Fluturës e Kujtesës : “A bëre zgjidhje?...
-A u
lidhe me ndo një person qe di si veprohet,se ne jemi te pa njohur këtu?....
shtrohej rreshti i pyetjeve të gjata...Ndërsa Durimi, i lodhur dhe i
rraskapitur nga mërzia,pretendonte t‘u jepte përgjigje gruas e vajzës,por kur
zbathte çorapët,iu drejtohej:
-Shikoni!
E shihni gjakun se si janë qullur çorapët?!....Tani e kuptoni vet!.... Pastaj
biseda ndërpritej,heshtje në dhome e vuajtje në mendime. Durimin e zinte gjumi
ende pa u shtrirë nga lodhja,i pa ngrënë.
Ishte
mëngjes i hershëm maji. Vapa nuk ishte shtrirë në sipërfaqe. Aroma e detit e flladi i mëngjesit miklonte qepallat e lodhura. Nga rrezet e
para të mëngjesit,disa herë teshtini. Nuk ishte askush që t’i thotë “shëndet”.
Iu kujtua fshati i tij kur zgjohej herët e shkonte në punë. U përmallua dhe
disa pika lotësh,ujiten molëzat e thara. Shikoj anash,nuk vërejti askënd.
Fshini lotët me copë pajomë dhe ofshani:
” o jetë,
oh jetë!... Mbetëm rrugëve të botës të shkapërderdhur si mbeturinat që bartë
proi kur rritet nga shirat në pranverë.”..
Durimi
mendoj se herët mund të takojë njerëz të cilët kishin të njëjtin hall për ikje.
Me hamendje se dikush do i ndihmonte, u
Këto
mendime e ndrydhnin në palcë. Ishin përhapur lajme se ka mashtrues te cilët”
t’i lënë pendlat ne dore”. Me këto
mendime dhe plot lodhje u kthye te familja pa bërë asnjë zgjidhje për ikje. Çdo
gjë e ngacmonte në shpirt. Mendja nga Kosova nuk i largohej,ngutej shpesh te
zinte emisionet e lajmeve për të ditur
ngjarje të reja për situatën.
Si çdo
ditë,Durimi ishte nisur drejtë qendrës
se qytetit,aty ku tuboheshin më së shumti njerëz që mendonin për ikje drejtë Italisë. Afër stacionit të
autobusëve,duke kaluar,dëgjoi një zë:
” O
Durim!...”- dhe një fishkëllimë te vogël. Durimi hapte shikimin kudo kah i
erdhi zëri,nuk mund të dallojë personin,pastaj ai ngriti dorën lartë. Ishte
Mala, nga një fshat i Gjakovës. Durimi gëzueshëm iu afrua te tavolina dhe pasi
u përshëndetën,u ul në karrige. Edhe Durimi porositi një makiato e pastaj që të
dytë zunë biseda për ikje me skafistë për ne Itali. Mala i tregonte rreziqet që
kishte dëgjuar për kosovarët që iknin me skafe dhe me shembuj konkret i
rrëfente për një mikun e tij se i kishte thyer tri bri dhe se gjendej në një
spital ne Itali. Durimi u zverdh në fytyrë nga ky rrëfim. Mendoj në vete dhe
familje,duke u tretur në mendime pëshpëriti me vete: “çka jam duke bërë,të humb
gruan e vajzën ne det!... Me para të djersës së fëmijëve te mi?!....”
Një
JO!...i shpërtheu nga zemra si e mllefosur. Mala vërejti ndryshimet ne fytyrën
e Durimit dhe i ofroi një cigare duhan.
-Ndeze!-
i tha Mala dhe qetësohu,ka rrugë tjera!... Cilat janë ato o Malë- iu drejtua
Durimi? Plasa duke kërkuar “rrugë tjera”.... Edhe njëri me dërgoi te njëfarë
Feleku,ja aty,majtas, para ca ditësh dhe me mashtroi. Me mori paratë për
udhëtim me traget,gjoja udhëtim i sigurt,për
Paratë mi
mori! Vajza e gruaja kërkojnë
vazhdimisht te ikim me çdo kusht. E ku t’i mbërthej o Malë!....
Dielli
përvëlonte. Ishte i pa durueshëm për ata që nuk ishin mësuar në klimë bregdetare. Koha për të shkuar te
familja. Edhe kjo ditë iki si të tjerat,pa asnjë sukses.
I
zhgënjyer,Durimi përshëndeti Malën dhe iki në banesë.
Rrugës në kokën e tij,ziheshin mendime të ndryshme. Donte të pëlciste se si e kishte
mashtruar Feleku dhe ia kishte marrë 500 DM. Kur mendohej se si e tradhtoi ai
hor, i ngitej tensioni në qiell dhe pëshpëriste:
” i
bleftë ilaçe për trupin e vet!....”
Me këso
mendimesh,hapi derën e banesës. Vajza e gruaja ishin të shqetësuara gjithnjë e
më shumë. Mjeku u kishte preferuar terapi për t’u qetësuar. Me zor u ngritën
kur panë Durimin .
-Bëre
gjë?-pyeti Flutura
-Jo!- Flutur, as mos me pyet tjetër!-shtoi Durimi i
nervozuar dhe tejet i lodhur.
-Ju keni
në kujtesë: vetëm ikjen e jo edhe pasojat-shtoi Durimi.- Jam lodhur tani
me këta mashtrues.... Nuk do kërkoj më
skafistë për të ikur dhe pikë.
***
Lajmet e
asaj mbrëmje e kishin shqetësuar tepër Durimin. E dha TV-ja lokale,Teuta,se në
brigjet e detit,duke ikur nga policia,ishte përplasur një gomone për shkëmbinj
dhe si pasojë kishin humbur jetën disa kosovarë. Si synim kishin ikjen për në
Itali,pikërisht në
Kjo
ngjarje e kishte prekur tej mase Durimin,Fluturën dhe Kujtesën. Sikur po
shuheshin shpresat për t’u bashkuar me fëmijët në Gjermani. Vëmendja kthehej te
ngjarjet në Kosovë,te lufta,te fitorja,te kthimi në atdheun e dashur.
Durimi
shëtiste trotuarit te Vollga,buzë detit duke shikuar valët dhe valëvitjen e
anijeve ne drejtim te Italisë. Ofshani dhe pa pritur u ul në betonin mu në
afërsi të ujit,duke medituar. Diç i preku ne kujtesë,largësitë e tij. Iu bë se
gjeti zgjidhje. Ditë më parë kishte marrë një njoftim nga disa njerëz se një
polic tropojanë,me shërbim në Tiranë,në besim të fortë,po kalonte njerëz përmes
Vlorës ne Itali. Sipas përshkrimit,Durimi e njihte atë polic nga se në vitin
1993 e kishte pasur në konak të vet në Kosovë. Iu qas idesë për ta njohur dhe
siguroi numrin e telefonit. Pa kaluar kohë,Durimi i ra numrin te celularit. Dëgjoi
një zë burri dhe një “alo... kush jeni?”.I gëzuar,Durimi i thotë:
-alo
zotëri me njeh?
-Jo! – ia
kthen polici.
-
-Jam
Durimi nga Gjakova,ai që të prita në konak
ne vitin 1993. Te kujtohet?-pyeti Durimi.
- Ehe!...
-Ka
mundësi të takoj?-pyeti Durimi
-Më prit
nesër në ora 10 te Plazhi Durrësit,pikërisht te Rrota e Kuqe. Më kupto?-shtoj
polici.
-Dakord-shtoj
Durimi dhe më në fund mendoi se beri zgjidhjen më të mirë për të ikur për
Itali-Gjermani.
Durimi
kishte përvojë të keqe nga mashtrues të ndryshëm, andaj vendosi mos t’u
tregonte as Fluturës e as Kujtesës për rastin. Druante se do i gëzonte e pastaj
t’i dëshpëronte,kështu që fare nuk bëzani.
Të
nesërmen u zgjua i disponuar dhe posa pinë kafetë e mëngjesit,pa komentuar
gjatë,njoftoj se kishte një takim me një mik dhe duhet te jete tek ai në ora
10-të. Gjatë rrugës,për te autobusët urban,shpresat i shtoheshin se tani përmes
këtij polici,do bënte zgjedhjen më të mirë për të ikur. Së paku nga ky person
nuk priste mashtrimin...
Pikërisht
në ora dhjetë Durimi u gjend te vendi i
cekur një ditë me parë. Pasi u fut në një lokal,shikoi rreth e rrotull,vërejti
policin në rroba civile,ulur në një kënd të terrshëm.
-Eja,eja
Durim,dëgjoi një zë që e thirrje.
Duke qenë
i gëzuar,Durimi e përqafoi duke i thënë:
-vërtetë
ju veriorët,malokët si u thonë këtu,jeni besnikë. Paske dalë në fjalë si burrë.
-Si je o
Durim? Si ke kaluar këto kohë të vështira? Qenke plakur kaq shpejtë,rrudhur ne
fytyrë-i tha polici Durimit. Ai vetëm e shikonte dhe e dëgjoi...
-Zotëri
të kalojmë në qëllimin e takimit tonë. Tani më njihemi .S’ka dilemë! I kemi
ngrënë bukën njëri tjetrit që para disa vitesh. Unë kam qëllim për të ikur për
Itali me gruan dhe vajzën,por jo me skafe e gomone,vetëm me traget. Çka mund të
më ndihmosh zotëri? Përfundoi
Durimi qëllimin e bisedës se tij.
-Nuk ka
asnjë problem i nderuari Durim. Për juve do bëjë çdo gjë që mundem. Brenda
këtyre tre-katër ditësh rri i gatshëm se ka mundësi të ftoj dhe të udhëtosh
menjëherë përmes Vlorës. Përmes Durrësit nuk ka shanse! Vjen makina të merr te
banesa dhe do ikësh me traget nga Vlora për në Itali. Çfarë do tjetër, i
nderuar Durim?...
-Asgjë më
tepër se një udhëtim të sigurt zoti polic- dhe më thuaj detyrimin e
udhëtimit-shtoi Durimi.
-He! Nuk
më beson Durim? Ne jemi miq të vjetër. Më rri borxh 4000 DM,mi jep ditën që nisemi për Vlorë. E
qartë!?...-shtoj polici
- Durimi
pranoj kushtin nga miku i tij dhe një
shtrëngim duarsh,një përqafim dhe u ndanë.
Tani kishte njoftuar Fluturën dhe Kujtesën për
ikje me traget nga Vlora. Valixhet ishin bërë gati dhe pritej vetëm çasti i
nisjes.
Nuk kaloi
kohë e gjatë dhe ra zilja e telefonit,pas bisedës,u bë i çartë lajmi për nisje.
Gëzimi lexohej në fytyrat e lodhura nga mërzia e gjatë. Në ora njëzet e tridhjetë trageti shkonte nga Vlora për Bari. Gjatë
përshëndetjes me pronarët e banesës,pikuan lot nga se gjithë ato ditë, i kishin
kaluar si me familjaret e një shtëpie.
Te Posta
e plazhit priste një fugon i kaltër me regjistrim të Tiranës,i mbushur me plot
klandestin kosovarë. Polici ishte më larg fugonit. Priste ardhjen e Durimit për
pagesë parash. Shoferi kërkonte nisjen sa më shpejtë,ndërsa polici pasi mori
paratë nga Durimi,i thotë atij se do
ndjek pas Jush deri ne Vlorë. Pas pesë minutash,shoferi mori rrugë në drejtim
të Kavajës për në Vlorë. Ngiste makinën me një shpejtësi të madhe. Askush
s’kishte guximin t’ia tërheq vërejtjen shoferit. Sikur të ishin pajtuar të gjithë
me vdekjen!... As policia nuk i ndaloi në dy raste gjatë rrugës. Shofer i
krisur!...I ngjanim në transport të kafshëve.
Kur u
futem në Vlorë,ktheu djathtas përafër ish fabrikës së qelqit. Trupoi përmes
grumbuj xhamash dhe pak me tutje,një derë e priste e hapur. Ishte një shtëpi
përdhese,afër detit,me një mur mbi dy metra lartësi,rreth e rreth me tel
gjembor. Përmes qosheve te murit një person bënte roje me automatik në dorë. Në
oborr pushonte një gomone mbi disa dru, e gjatë rreth njëzet e pesë metra. Në
oborr kishte mjaft njerëz tjerë nga Kosova,fytyra të zbehura dhe të lodhura. Na njoftuan se këtu janë që tri javë
duke tentuar ikjen për Itali me ketë gomone. Shoferi i fugonit iki shumë
shpejtë.
Dera e
oborrit,e hekurt,u mbyll si qelitë e burgjeve,rrëmbyeshëm... Shoferi me fugon
iku ,polici që më solli këtu,nuk vërehej askund!....
Ora ishte
16,30. Dielli kishte filluar t’i
dorëzohet kaltërsisë së Adriatikut. Asnjë pasagjerë i futur në këtë
“mbretëri”,nuk guxonte të komunikonte! Asgjë!...
Çfarëdo
që vërehej me sy të njeriut,nuk të jepte shpresë shpëtimi. Çdo gjë i ngjante
burgut të Dubravës,ku gardianët serb ushtronin dhunë sistematike ndaj të
burgosurve shqiptarë. Fytyra të zbehura,të rraskapitura nga lodhja e
mërzia,femrat flokëdredhura e te pa lara sikur delet neper thera. Tmerr!...
Durimit,Fluturës
e Kujtesës,iu kishin humbur mendimet gjithandej të shpërndara në oborrin e
tmerrit. Filluan të dridhen. Çanin të vogël,në heshtje,fshinin lotët tinëz...
Për një
çast Kujtesa i ofrohet babit dhe i thotë:
” Mbaroi
puna jonë, shkuam!....”
Durimit
vetëm që nuk i ra të fikët. Bëri një lëvizje dhe duke shikuar qiellin, sikur
gjet edhe përgjigjen:
- Kujtesa,ofrohu pak! Shtiru se je e
sëmurë!
- Si babi,nuk jam aktore!..
- Po,po je,bëhu nëse nuk je,bile e
rrathëve të Dantes!...
Ajo
mendoj pak dhe filloi me simulime të forta.
Pas
pak,zonja e shtëpisë,vërejti Kujtesën se si përplasej nga dhimbjet dhe pyeti:
-Çfarë ka
goca?-pyeti ajo.
-Është e
smurë,i them,-e kam nxjerrë nga spitali mbremë.
-Sjelle
brenda!-thot ajo.Ke ilaqe?
- Jo- tha
Durimi-nuk kisha kohë t’ia marr. Ndërsa vajzën e futi në kuzhinë të zonjës,i
pëshpëriti që sa më shumë të shtihet e smurë....
Pas pak
minutash,zonja e shtëpisë ,njofton se gocën nuk e ke mirë! Sa hyri brenda,
Durimi filloi të çai,bashk me Fluturen.
- Thireni
ndihmën e shpejtë ju lutem?
-Me kusht
që të këthesh prapë-tha ajo
-Pa
tjetër,duhna të udhtoj për Itali,-i them. Kam paguar paratë!
-Thirr
taksinë- i thot çunit që ruante te dera!
-Nuk
lejon babi mami!-tha ai.
-Thirre,thirre
të them,shpejtë!-shtoi ajo e nervozuar.
Pas disa
minutash,një bens i zi,me ecje prapa,hyri në gjysmë derës së hekurt të
oborrit.Durmi ishte marrë vesh që hyrja të jetë shumë e shpejtë në makinë,duke
futur edhe valixhet. Lam vetëm atë me ushqime,për të bind për këthimin e
sërishëm. Benzi çau rrugën në drejtim të ambulances së qytetit.
Në kryqin
e rrugës, Durimi i thotë shoferit të
merr drejtimin e Durrësit. Atje shkohet,te mjeku e jo në ambulancë…-.shtoi
Durimi. Pas tri orësh, sërish te banesa ku kishin qëndruar mbi 60 ditë
Kur Jaku
vërejti këthimin e sërishëm në banesë, të Durimit,Fluturës e Kujtesës,i prekur
thellë e i përlotur tha:
-prap
mashtrime nga maskarajt?...
-Prap-shtoi
Durimi
-shoferi
i bensit nga Vlora u shtang. Kur kuptoi çdo gjë,se si kishin rrjedhur punët,nuk
ia mori asnjë para Durimit.Shprehi keçardhje dhe iki për në Vlorë….
Durimi
nuk provoi në asnjë rast tjetër fatin e
klandestingut. Nuk luajti me fatin e familjës.Pas pak ditësh Kosova u çliruar
dhe jeta vazhdoi në Kosovën e lirë. Vështirësitë dhe vuajtjet kalohen me
perballje...