Kulturë
Ndue Ukcama: 380 vjet histori arsim kombëtar
E diele, 18.11.2012, 03:24 PM
UDHËTIM
TE MURET DHE DOKUMENTET E SHKOLLËS SHQIPE
KURBIN E
LEZHË,
-380 vjet histori arsim kombëtar-
“At Donat Kurti, në një studim të rrallë të botuar te “Hylli i Dritës”, me 1935, duke folë për shkollat shqipe në Shqipërinë veriperëndimore shkruan:” Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin, me 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit.” Thelbin e vërtetë të këtyre shollave e jep bukur kleriku françeskan shqiptar Leonardo, i cili pohon:” Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
Nga NDUE UKCAMA
Vjeshta
dhe historia duket se po më bashko hen, jo vetëm në ngjyrat e tyre të verdha,
por edhe në
magjinë që fshehin. Kam lexuar shumë dokumente, kam parë dëshmi të misionarëve shqiptarë
e të huaj dhe sot po shkoj drejt mureve të ftohta të shkollave të vjetra
shqipe.
Së pari
Kurbini. Jo Kurbini që e shohim nga rruga nacionale, por pjesa tjetër, pas
maleve. Përtej Milotit kthehemi djathtas dhe ecim bregut të lumit të Hurdhazës.
Në dy anët e luginës madhështore janë vendbanimet e lashta të Kurbinit, nga
kreu edhe Gallata. Në një ngjitje në shpatet e maleve ndalojmë te një kodër
shumë e bukur me ujë dhe pemë.
Aty
ngrihen muret e kishës së Shën Premtes. Mure befasuese, prej ku duket e gjithë
lugina. Por më mire le të kthehemi te dokumentet e shekullit 17-të. Mark Skurës
në vitin 1640 iu ngarkua detyra e arqipeshkvit të kishës metropolitane të
Durrësit, që përfshinte kishat deri në Dibër. Ai u vendos këtu, në Shën Premte
për arsye sigurie. Ja se si e përshkruan Mark
Skura
këtë vend: “Kjo kishë katedrale është nën titullin dhe pajtimin e Shna Prendes.
Kurbini është i vendosur midis dy maleve shumë të ashpra, ai që është i sipri
në anë të Lisit quhet Trodhena dhe në anë të detit Adriatik quhet Glera
(Djerra), ku qe kapë Shën Vlashi prej zyrtarëve të Agrikolaut.
Kisha
është e gjitha me gur të gjallë, por shumë e vjetër. Ka një shkollë me 10
gjakoj, që arqipeshkvi I ushqen me xhep të vet dhe i veshë...” Për Mark Skurën,
arqipeshkvin legjendar, kalorësi Françesk Bolica në 25 korrik 1650 shkruan: “Si
e vuajti ashpërsinë e vendeve në malet e Kurbinit bashkoi gjashtë mijë
luftëtarë dhe me këto forca , me trimëri të madhe
ruajti një sasi të madhe besimtarësh deri në ditët tona tuj ndejtë syhapur në
roje, sa mund të thuhet se ai është shtylla e vetme.” Për ekzistencën e
shkollës shqipe këtu na njohin edhe
vendimet e Kuvendit të Arbrit, ku thuhet: “ Ndër të tjera sende të mira që
Kuvendi i Shenjtë I Propagandës i ka bërë Shqipërisë është për t`u njohur edhe
të ngriturit e shkollës në kishë të Kurbinit, që djemtë të rriten në rrugë të
Tenzot e të zënë letrat.”Më poshtë Kuvendi i Arbrit udhëzon mjeshtrin e
shkollës, apo drejtorin e shkollës: “Shkollarët
mbasi të
kenë zanë me këndue e me shkrue Mjeshtri t`ju mësojë gramatikën, e t`i bëjnë me
zanë gjuhën latine, në mos tepër mirë të paktën nevojisht.” At Donat Kurti, në
një studim të rrallë të botuar te “Hylli i Dritës”, me 1935, duke folë për
shkollat shqipe në Shqipërinë veriperëndimore shkruan:” Një tjetër shkollë
mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin, me 1632.
Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e
Bardhit, Budit e Bogdanit.” Thelbin e vërtetë të këtyre shollave e jep bukur
kleriku françeskan shqiptar Leonardo, i cili pohon:” Ne jemi më shumë misionarë
të qytetërimit se sa të
fesë”. Gjatë hulumtimeve të atij shekulli, gjeta edhe një baladë të mahnitshme
arbëreshe, kushtuar Ded Skurës, një luftëtari të kësaj treve. Si gjë të
veçantë, po e sjell të plotë: Tek Tek çuka
e një kodrine,/Nën hijen e një lisi, / Dergjej shtirë Ded Skura, /Trimi, vetë
s‘mund të ftohte Zjarrin e plagëve të tij./Kaluen shokët krenarë:/- Ded Skura,
ngrehu të shkojmë!
- Ecni
shokë, ju me shëndet,/Unë s‘vi me ju,/Veç ju lutem aty poshtë/Kalin tim t‘ma
merrni,/ Të mos cofë ai me mue. / E t‘ja shpini ju tim bir./ Kur të rritet të
ngjeshë shpatën, /E t‘i hipi kalit tim. Se e shpiu ai në luftë,/ Mbi mizorët që
i vranë t‘anë, /Të më ngrofë zemrën time.
Dokumentet
e kohës theksojnë se shkolla fillore e Pllanës “kje ndjekë me zell prej
vendasve e i mbërrijti zani deri ndër e largëta të Zadrimës, që me zi pritshin
me i çue fëmijët e vet. Numri i nxanësve të jashtëm pat mbërrijtë deri në 25, e
këta na e jep shkas me nënkuptue se do të kenë pasë edhe ndonjë konvikt. “Dijmë
prej dokumenteve-vazhdon Donat Kurti-se pasuratëve xeheshin edhe mësime
letrare, domethënë mbahej deri diku një shkollë e mesme, pa
përjashtue gjuhën e vendit.Përparimi kje aq i madh sa i tërboi turqit, të cilët
mbas 9 vjetësh e rrenuan fare. Në vjetin 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur
vijoi nuk dihet..” Le ta lëmë në heshtjen dhe shenjtërinë e tij këtë monument
të fjalës së Zotit, lirisë e arsimit kombëtar e të vazhdojmë udhëtimin drejt
Lezhës, ku na presin të tjera pamje, të tjera dëshmi historike,
na pret Vela dhe Zadrima e lulëzuar e pjellore dhe nën dritën e gjimnazit më të
vjetër shqiptar, të njohur deri sot në vendin tonë. Së pari Lezha. Askush nuk
mund ta thotë më bukur se sa biri dhe Homeri i kësaj toke, Patër Gjergj Fishta:
Këtu gjën shka t‘kande ty,/Vezullime e xhixhillime,/ Gurgullime dhe
blerime,’/Me lugina e me kodrina,/ Me lendina e me rudina,/Hije, kroje dhje
cuirila,/ Dejka, mjelma e n‘shteg kojrilla... Qielli i kalter, tokë e blerë,/
Njeti dimen, këtu pramverë...
Kemi lënë
pas kalanë bashkë me ballkonet e mahnitshme të Adriatikut e po ngjitemi në
thellësi të maleve.
vetëm
përgatitja e meshtarëve. Qëllimin e jep relacioni i Pjeter Mazrrekut,
arqipeshkvi i Tivarit. Në vitin 1633, ai shkruan se “ky komb ka nevojë të madhe
për kolegje, aq sa ka nevojë për vetë shëndetin. Prandaj në qoftë se nuk do të
merren masa me shkolla e kolegje, mbaroi ky komb, humbja dhe dënimi i të cilit
do të shkaktohen nga zelli i pakët dhe nga dhimshuria e pakët e shekujve të
tanishëm.” Në Velë, në pjesën e poshtme të fshatit, midis gjelbërimit
ngrihet edhe sot në gjendje të mirë kasha tjetër, ajo e Shën Premtes. Aty afër
buron një krua me ujë të ftohtë. Kambana e kishës e derdhur në të dytin vit të
pavarësisë kombëtare, siç shkruhej në të, me kujdesin e meshtarit dhe
personalitetit të shquar Dom Nikoll
Kimëza. Këmbana u kushtohej bijve të Velës, që ranë në luftimet e ashpra kundër
ushtrisë së Turgut Pashës në vitin 1910. Atdhetari dhe antikomunisti Nikoll
Kimëza, pas luftës u largue në Itali, ku e la si amanet që kur të ndërrojë
jetë, të varroset në Shqipëri.
Në kulmin
e regjimit komunist shokët e tij e morën trupin dhe u nisën drejt Durrësit, por
autoritetet komuniste e kthyen mbrapsht. Për të plotësuar amanetin, thuhet se
miqtë e tij e hodhën dhe e varrosën në ujrat territoriale shqiptare të
Adriatikut. Udhëtimi ynë i fundit është Zadrima, vendi ku me 1639 u formua
shkolla më në zë e më me vlerë, e njohur deri sot si gjimnazi i Blinishtit.
Por, para se të arrijmë te ky vend historik, po ndalojmë pak në
Nenshat,
ose siç njihet në historinë kishtare si Ipeshkvia e Capës. Ja pikërisht në maje
të malit të rrethuar nga fshati, duken muret e kësaj qendre të madhe. Me 10
prill 1641 Frang Bardhi i shkruan Romës:” Shëngjergji- varrezë, e
Shëngjergji-kishë gjindet sot në Nenshat, pikërisht në kuotën 174 metër. Sapa
ka rreth vedit një katund të madh me 80 shtëpi, katund që në gjuhën epirote
quhet Ndenshati, domethënë Nden Shat (Zapa). Dihet se nga ky fshat kanë dalë
4 ipeshkvij; domethënë Gjergj Suma, Tozal Bardhi, Nikoll Bardhi dhe i thanuni
Gjergj Bardhi, arqipeshkvi i Tivarit. Zadrima ka një rreth 20 miljesh me një
mijë shtëpi”-
vazhdon
relacioni i Frang Bardhit. Zadrima shtrihet si një krahinë në vete ndërmjet
Shkodrës e Lezhës, në një fushë shumë të bukur, më të shumtën në breg të
Drinit, me ara shumë të pjellshme dhe të begatshme, me çdo frut e sidomos
grunë, mel e venë, fiq e dardha, kumbulla, shega, pjepna e shalqinj, sallata,
rrepa, hudhra, qepë e zarzavate të tjera me çdo lloj bishtajash që falë Zoti;
qe, lopë, dele, derra, kuaj e kafshë të tjera me shumicë. Pastaj ka kroje shumë
të ftohta, për çdo mil, rranxë maleve të nalta, që i bajnë kunorë për bukuri
nga jugu, nga lindja, nga veriu. Ka mbi 500 fermane me nënshkrime të vetë dorës
së perandorëve turq.” Në një relacion tjetër të 27 marsit 1638, të Kerubinit
thuhet se Zadrima ka shumë përjashtime, privilegje. E kjo ndodhë kështu:” Pashë
Dukagjini bishte një zotëri prej Zadrime, i cili u bë i pasur pa pasë
trashëgimtarë dhe kur i erdhi vdekja në Stamboll, Sulltani
e pveti se kujt po ia lente pasurunitë e veta. Ai iu përgjegj: -Sulltanit.-Prap
sulltani e shtoi:
-Ǒka don
të bëjmë për shpirtin tënd?-Pashë Dukagjini i tha:
-Due të
më falësh Zadrimën, që më ka nderue shumë., prandaj due që të jetë e lirë.
Kështu e
dha Sulltani Zadrimën, por Frang Bardhi shton: “Pashë Dukagjini e kërkoi
Zadrimën me e lanë për shpirtin e vet, me detyrimin që zadrimorët të ndreqin e
mirëmbajnë 30 urat mbi lumenjtë e këtij vendi, kjo për t`u shërbye udhëtarëve.
Kjo duhet të ketë qenë edhe mundësia për të hapë gjimnazin në Blinisht.
Blinishti në atë kohë, sipas Marin Bicit, ishte fshat i madh me toka të
pasura,me mbi 200 shtëpi dhe mbi 1600 banorë. Fshati i vjetër ka qenë bregut të
Drinit dhe pikërisht te një rrap e disa gurë, që ruhen sot e kësaj dite ka qenë
gjimnazi, për të cilin At Donat Kurti shkruan: “Një vit pas themelimit të
shkollës së Pllanës,
në vjetin 1639 kje çilë prej fretënve të kuvendit të Treoshanit një tjetër
shkollë në Blinisht, drejtori i së cilës kje Karl Mirandulanus. Me shka duket
kje një shkollë mjaft e plotësueme. Ndiqej prej 50 nxanësish, e pos këndimit e
shkrimit, nxeheshin edhe landë të tjera. Deri sundimtarët çuditeshin për
përparimin që bahej në atë shkollë, por anmiqt ishin të panumërt
dhe në vjetin 1640 drejtorin e kësaj shkolle e gjejmë në burg, tuj pësue
mundime të mëdhaja. Ka gjasa se kjo shkollë s`mundi me vijue gjatë.” Në afërsi
të shkollës janë edhe dy monumente të vitit 1300, ura e Helenës dhe kisha e
Shën Shtjefnit. Ishte ky një udhëtim, pa pretenduar histori shteruese, më tepër
një sinjal i kuq për të kthyer sytë nga këto shkolla, për t‘u thënë njerëzve se
kalendari i mundimshëm i shkollës shqipe, të paktën deri tani, e ka
fillimin në vitet 30-të të shekullit 17-të, ose 300 vjet para kalendarit zyrtar
të arsimit komunist.
(Për
ZSh-në, nga redaktori ynë Zeqir Lushaj)