Kulturë
Besnik Lajqi: Kulla e Berishëve dhe morali ushtarak
E marte, 20.11.2012, 08:20 PM
Kulla e
Berishëve dhe morali ushtarak
(Shënime nga Ditari i Luftës)
Nga Besnik Lajqi
Më 20
qershor të vitit 1998, unë e kushëriri
im tashmë i ndjerë (Shaban Lajqi -Mixha), arritëm në fshatin
Viqido të Tropojës. Këtë zonë e
njifsha mirë sepse kisha qenë atje edhe përpara. Vozitësi i fugonit (Zefi), që
na solli deri aty, më tha se deri këtu ju sjell, por më larg jo, sepse jam
në gjak me një familje që deri këtu më
ka dhanë besë që të hy, por jo më larg. Destinacioni ynë ishte
Tropoja, e nga aty në Kosovë. Në fugonë tonë kishin qenë edhe disa mërgimtarë
që kishin ardhur për të hyrë
në Kosovë. Ishte hera e parë për
këta mërgimtarë që ishin në këtë zonë të
Shqipërisë së Veriut. Kishin mbetur si
zogjtë në mjegull. Nuk dishin ku të shkojnë. Nga vendi ku na la
fugoni për në Tropojë, ishte një rrugë e gjatë. Sidomos natën, ishte
rrugë e pa sigurtë. Unë iu thash të shkojmë te Kulla e Berishëve,
ku kisha qenë në maj të këtij
viti.
Më kishte
bërë përshtypje të mirë një djalosh që quhej Mentor. Ishte duke rënë nata dhe
iu thash të ecim shpejt se nata nuk ka siguri këtu. Duke ecur rrugës afër shkollës së Viqidolit, pamë në obor të shkollës shumë njerëz. Në atë shkollë kisha
qenë në muajin maj 1998, ku kisha parë shumë
nxënës, kurse tash njerëz të
armatosur, pa ndonjë emblemë ushtarake që të dihet se kush janë. I përshëndeta
me një tungjatjeta dhe filluam rrugën edhe
disa qindra metra deri te kulla e
Berishëve. Në kullë kishte shumë vullnetarë nga Kosova dhe diaspora, që kishin
ardhur për furnizim me armatim. U takuam
me të zotin e asaj kulle, me
djaloshin e gjatë flokë floriri. Na
tregoi se u mbush kulla plot njerëz,
madje edhe jashtë saj. I vjente keq që nuk kishte mundësi të ju krijojë kushte
të gjithëve. Tregoi se tre ditë po rinë pa bukë. Bukën e presin nga Bajram
Curri, nga shtabi i UÇK-së. E pyes, po ata njerëz te shkolla, kush janë. Tha
se ata i kan kushtet shumë të
mira, porsi në hotel. Janë ushtarët e qeverisë së Bukoshit.
Unë e
disha se ishte aritur një marrëveshje në
Osllo që të mos ketë ndarje gjatë
luftës.Të jemi të bashkuar kundër
armikut. Në atë natë fjetëm
jashtë mbi bari të thatë nën qiellin e
hapur. Ishte natë e ftoftë, një natë
shumë e gjatë për ne. Gjumë nuk
kishim fare, ishim të tronditur nga shumë biseda të disa ushtarëve që na
tregojshin për ata njerëz që ishin
në atë
shkollë, se si i kishin kushtet e
mira. Mendojsha se si ka mundësi që ne të flejmë jashtë, në qjellin e hapur,
kur mërgimtarët jepshim miliona e miliona
marka për dy fondet, Vendlindja Thërret dhe Tre përqindshi. Nga aty shiheshin karaullat e serbëve. Dritat e
karaullave dalloheshin mirë në atë
natë të kthjelltë, por të ftohtë.
Kur zbardhi mëngjezi, erdhi një djalosh i asaj kulle duke na thënë: Çohuni
largojuni nga këtu mshefuni dikun ku te mundeni se po vinë OSBE-ja që ta kontrollon kufirin dhe nuk është mirë me
pa ushtarë të UÇK-së këtu. Nga ora 15-të
pas dite, erdhi një fugon me bukë e djathë nga Bajram Curri për ne. Kishte
njeri që nuk kishte ngrënë bukë dy ditë. Te gjihë kishin ardhë për të vajtur
në luftë në Kosovë.
Disa
kishin ardhë nga Kosova për armatim dhe
i pritshin paratë nga bashkëfshatarët e
tyre që ishin në diasporë që të blejnë armatim dhe t’i dërgojnë në fshtatrat e tyre për luftë. Aty
dëgjojshe lloj lloj bisedash të njerëzve. Folshin me urrejtje për ata njerëz që
ishin duke banuar në atë shkollë. Njëri nga Skivjani tha: O sa të më vinë paret
du me ble një minahedhës dhe du me ble një minahedhës e du me ja gjujt asaj
shkolle! I them pse ashtu. Tha se kam qenë një ditë aty, te ata, ku i pashë krevatet e mirë dykatëshe, si
në hotel. Ushqimin e kishin të mirë dhe fjetën e mirë. Kurse ne jemi këtu qe dy
javë, po flejmë në tokë duke servuar bukë të forte, aq e forte sa me ia shti
kamjonit përfundi rotave, e ndal. Njerëzit kishin ardhur aty pa kurrfarë
organizimi. Kishin mbetur me javë të tëra duke pritur para nga diaspora. Kishin
menduar se i pret armatimi si të hyjnë në Shqipëri, por kishin mbetur shumë të
zhgënjyer dhe askund nuk dishin kujt t’i drejtohen.Unë bisedova me Shaban
Mixhën. I thashë të shkojmë te çajo shkollë të shofim se kush janë këta njerëz!
Pse kaq urrejtje ndaj tyne! I thash
djaloshit nga Skivjani: Përkujdesu për pajisjet tona, se ne po shkojmë deri te
ajo shkolla, të shofim se çka është puna e atyre njerëzve aty, se ju s’po keni
guxim të shkoni te ata!
Shkuam
dhe pamë se aty te dera ishin dy roje. I përshëndeta me një Mirëmbrama. E pyes
rojen: Kush është përgjegjësi i juaj? Pas disa
minutave erdhi një djalosh i gjatë me një uniformë ushtarake, por pa
emblemë ushtarake. Djaloshi ishte i gjatë dhe dukej më i ri se ne. Na
përshëndeti me një buzëqeshje të ëmbël. Na afroi një mikrpitje të mirë. Iu
treguam se kush jemi dhe nga vimë. Gjatë bisedës erdhi një kamjon me disa armë që i shitshin disa fshatarë vendas. Ata
i shkarkuan ato armë nga kamioni në obor. Kur deshtën të dalin nga obori,
kamioni nuk ndizje, dukej se kishte një defket. Kushërini im, Shaban Lajqi-Mixha, ishte mekanik dhe menjëherë i
hyri punës që t’ua reparojë. Pas një kohe u ndez kamioni dhe filloi rugën. Ato
armë që i sollën kishin defekte të ndryshme. Shaba-Mixha u tregoi se si
rregullohen. Pas disa minutave nisëm
punën e rregullimit të atyre armëve dhe
pastrimit të tyre. Unë iu tregova se kushërini im, Shabani, është mekanik i mjeteve dhe armatimit.
Pas disa
minutave erdhën disa ushtarë me uniforma, por pa emblema. Në mesin e tyre ishin
Rustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Çeku, Esat Ademaj, Xhevdet Tolaj e tjerë.
Pasiqë u ndihmuam për sitemimin e armëve, ne u kërkuam të na falin e të shkojmë
aty ku ishim. Rustem Berisha na tha: Ju
keni ardhë me luftue kundër ushtrisë
serbe. Ne jemi të njejtë, kemi nevojë shumë për juve, sepse ne nuk kemi
teknikë armatimi. Ne i thamë se ne do shkojmë sonte në kullën e Berishëve. Nëse
keni nevojë për ne, dërgoni një ushtar
dhe ne vimë me gjithë qejf. Duke biseduar
me Rustemin, dolëm miq e të
njohur. Të nesërmen në mëngjes, erdhën tre
ushtarë dhe na ftuan që të shkojmë me ta, të gjithë ne, sidomos ata që
dëshironin të vijnë. Pas një bisede që patëm, një pjesë zbritëm poshtë te
shkolla, ku u sitemuam me fjetje. Pas asaj dite u hoq një farë armiqësie që
kishin bërë disa vetë kundër këtyre
njerëzve. Në këtë shkollë kemi qëndruam
7 ditë. Gjatë atyre ditëve kemi njohur shumë njerëz të ndryshëm, që
tashmë janë dëshmorë të kombit kurse disa tjerë njerëz me poste të larta
në qeveri të Kosovës. Po atë ditë, ne
filluam punën.
Shaban
Mixha filloi klasifikimin e armatimit dhe rradhitjen e tyre. Unë fillova ta
pastroj vendin në oborin e shkollës dhe ta rregulloj kuzhinën për një qëndrim
më të gjatë. Ishte një kënaqësi e madhe dhe e veçantë të jesh në mesin e
atyre djemve që kishin ardhur të vdesin për Kosovë. Një natë dikush na
sulmoi me minahedhës. Për fat nuk
e qëlluan shkollën, por gjylet ranë për disa
metra larg shkollës, në një arë
të mbjellur me grurë. Plasi zjarri dhe
digjeshin mexhat e tokave nga flaka. Ne u çuam shpejt dhe filluam që ta fikim
zjarrin, që të mos na dëmtojë neve në
shkollë ku banojshim. Pasi që e fikëm zjarrin, dikush tha se rebelat e
hodhën, duke tentuar të na frigojnë, të na kërcënojnë, e tjera. Dita fillonte
me pastrimin e regullimin e tyre armëve të pakta që ishin. Agim Ramadani lexonte literaturë të ndryshme
ushtarake në gjuhën shqipe, për llojin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e armëve të
ndryshme. Problemi ishte me disa eprorë
ushtarakë që nuk kishin njohur të
bollshme me gjuhën shipe. Nuk i dishin emrat e
pjesëve të armëve në gjuhën amtare, sepse kishin kryer shërbime
ushtarake në vendet e ish/Jugosllavisë, por dha zoti të vinë ekspertë dhe
oficerë nga Shqipëria, duke na e ngritur moralin, duke na stërvitur për luftë,
duke na e mësuar terminologjinë ushtarake. (Vazhdon)