Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besnik Lajqi: Kulla e Berishëve dhe morali ushtarak

| E marte, 20.11.2012, 08:20 PM |


Kulla e Berishëve dhe morali ushtarak

(Shënime nga Ditari i Luftës)

Nga Besnik Lajqi

Më 20 qershor të vitit 1998, unë e  kushëriri im tashmë i ndjerë (Shaban Lajqi -Mixha), arritëm në  fshatin  Viqido të  Tropojës. Këtë zonë e njifsha mirë sepse kisha qenë atje edhe përpara. Vozitësi i fugonit (Zefi), që na  solli deri  aty, më tha se  deri këtu ju sjell, por më larg jo, sepse jam në  gjak me një familje që deri këtu më ka dhanë  besë që të  hy, por jo më larg. Destinacioni ynë ishte Tropoja, e nga aty në Kosovë. Në fugonë tonë kishin qenë edhe disa mërgimtarë që  kishin ardhur për të  hyrë  në Kosovë. Ishte  hera e parë për këta mërgimtarë që ishin në  këtë  zonë të  Shqipërisë së Veriut. Kishin mbetur si  zogjtë në mjegull. Nuk dishin ku të shkojnë. Nga vendi ku na la fugoni  për në Tropojë, ishte  një rrugë e gjatë. Sidomos  natën, ishte  rrugë e pa sigurtë. Unë iu thash të shkojmë te Kulla e  Berishëve,  ku kisha qenë në maj të  këtij viti.

Më kishte bërë përshtypje të mirë një djalosh që quhej Mentor. Ishte duke rënë nata dhe iu thash të ecim shpejt se nata nuk ka siguri këtu. Duke ecur rrugës afër  shkollës së Viqidolit, pamë në obor të  shkollës shumë njerëz. Në atë shkollë kisha qenë në muajin maj 1998, ku kisha parë shumë  nxënës, kurse  tash njerëz të armatosur, pa ndonjë emblemë ushtarake që të dihet se kush janë. I përshëndeta me një tungjatjeta dhe filluam rrugën edhe  disa qindra metra deri te  kulla e Berishëve. Në kullë kishte shumë vullnetarë nga Kosova dhe diaspora, që kishin ardhur për  furnizim me armatim. U takuam me të zotin e asaj  kulle, me djaloshin  e gjatë flokë floriri. Na tregoi se u mbush kulla  plot njerëz, madje edhe jashtë saj. I vjente keq që nuk kishte mundësi të ju krijojë kushte të gjithëve. Tregoi se tre ditë po rinë pa bukë. Bukën e presin nga  Bajram  Curri, nga  shtabi i  UÇK-së. E pyes, po ata njerëz te shkolla, kush  janë. Tha  se ata i kan kushtet  shumë të mira, porsi në hotel. Janë ushtarët e qeverisë së  Bukoshit.

Unë e disha se ishte aritur një  marrëveshje në Osllo që të mos ketë ndarje  gjatë luftës.Të jemi  të bashkuar  kundër  armikut. Në  atë natë fjetëm jashtë mbi bari të thatë nën qiellin e  hapur. Ishte natë e ftoftë, një natë  shumë e gjatë për  ne. Gjumë nuk kishim fare, ishim të tronditur nga shumë biseda të disa ushtarëve që na tregojshin për ata njerëz që  ishin në  atë  shkollë, se si  i kishin kushtet e mira. Mendojsha se si ka mundësi që ne të flejmë jashtë, në qjellin e hapur, kur mërgimtarët jepshim miliona e miliona  marka për dy fondet, Vendlindja Thërret dhe Tre përqindshi. Nga  aty shiheshin karaullat e serbëve. Dritat e karaullave dalloheshin mirë    atë  natë të  kthjelltë, por të ftohtë. Kur zbardhi mëngjezi, erdhi një djalosh i asaj kulle duke na thënë: Çohuni largojuni nga këtu mshefuni dikun ku te mundeni se po vinë OSBE-ja që ta  kontrollon kufirin dhe nuk është mirë me pa  ushtarë të UÇK-së këtu. Nga ora 15-të pas dite, erdhi një fugon me bukë e djathë nga Bajram Curri për ne. Kishte njeri që nuk kishte  ngrënë bukë  dy ditë. Te gjihë kishin ardhë për të vajtur në  luftë në Kosovë.

Disa kishin ardhë nga  Kosova për armatim dhe i pritshin paratë nga  bashkëfshatarët e tyre që ishin në diasporë që të blejnë armatim dhe t’i  dërgojnë në fshtatrat e tyre për luftë. Aty dëgjojshe lloj lloj bisedash të njerëzve. Folshin me urrejtje për ata njerëz që ishin duke banuar në atë shkollë. Njëri nga Skivjani tha: O sa të më vinë paret du me ble një minahedhës dhe du me ble një minahedhës e du me ja gjujt asaj shkolle! I them pse ashtu. Tha se kam qenë një ditë aty, te  ata, ku i pashë krevatet e mirë dykatëshe, si në hotel. Ushqimin e kishin të mirë dhe fjetën e mirë. Kurse ne jemi këtu qe dy javë, po flejmë në tokë duke servuar bukë të forte, aq e forte sa me ia shti kamjonit përfundi rotave, e ndal. Njerëzit kishin ardhur aty pa kurrfarë organizimi. Kishin mbetur me javë të tëra duke pritur para nga diaspora. Kishin menduar se i pret armatimi si të hyjnë në Shqipëri, por kishin mbetur shumë të zhgënjyer dhe askund nuk dishin kujt t’i drejtohen.Unë bisedova me Shaban Mixhën. I thashë të shkojmë te çajo shkollë të shofim se kush janë këta njerëz! Pse kaq  urrejtje ndaj tyne! I thash djaloshit nga Skivjani: Përkujdesu për pajisjet tona, se ne po shkojmë deri te ajo shkolla, të shofim se çka është puna e atyre njerëzve aty, se ju s’po keni guxim të shkoni te  ata!

Shkuam dhe pamë se aty te dera ishin dy roje. I përshëndeta me një Mirëmbrama. E pyes rojen: Kush është përgjegjësi i juaj? Pas disa  minutave erdhi një djalosh i gjatë me një uniformë ushtarake, por pa emblemë ushtarake. Djaloshi ishte i gjatë dhe dukej më i ri se ne. Na përshëndeti me një buzëqeshje të ëmbël. Na afroi një mikrpitje të mirë. Iu treguam se kush jemi dhe nga vimë. Gjatë bisedës erdhi një  kamjon me disa  armë që i shitshin disa fshatarë vendas. Ata i shkarkuan ato armë nga kamioni në obor. Kur deshtën të dalin nga obori, kamioni nuk ndizje, dukej se kishte një defket. Kushërini im, Shaban  Lajqi-Mixha, ishte mekanik dhe menjëherë i hyri punës që t’ua reparojë. Pas një kohe u ndez kamioni dhe filloi rugën. Ato armë që i sollën kishin defekte të ndryshme. Shaba-Mixha u tregoi se si rregullohen. Pas disa  minutave nisëm punën e rregullimit të  atyre armëve dhe pastrimit të tyre. Unë iu tregova se kushërini im, Shabani,  është mekanik i mjeteve dhe armatimit.

Pas disa minutave erdhën disa ushtarë me uniforma, por pa emblema. Në mesin e tyre ishin Rustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Çeku, Esat Ademaj, Xhevdet Tolaj e tjerë. Pasiqë u ndihmuam  për sitemimin e  armëve, ne u kërkuam të na falin e të shkojmë aty ku ishim. Rustem  Berisha na tha: Ju keni ardhë me luftue kundër ushtrisë  serbe. Ne jemi të njejtë, kemi nevojë shumë për juve, sepse ne nuk kemi teknikë armatimi. Ne i thamë se ne do shkojmë sonte në kullën e Berishëve. Nëse keni nevojë për ne,  dërgoni një ushtar dhe ne vimë me gjithë qejf. Duke biseduar  me Rustemin,  dolëm miq e të njohur. Të nesërmen  në mëngjes,  erdhën tre  ushtarë dhe na ftuan që të shkojmë me ta, të gjithë ne, sidomos ata që dëshironin të vijnë. Pas një bisede që patëm, një pjesë zbritëm poshtë te shkolla, ku u sitemuam me fjetje. Pas asaj dite u hoq një farë armiqësie që kishin bërë disa vetë  kundër këtyre njerëzve. Në këtë  shkollë kemi qëndruam 7 ditë. Gjatë atyre  ditëve  kemi njohur shumë njerëz të ndryshëm, që tashmë janë dëshmorë të kombit kurse disa tjerë njerëz me poste të larta në  qeveri të Kosovës. Po atë ditë, ne filluam punën.

Shaban Mixha filloi klasifikimin e armatimit dhe rradhitjen e tyre. Unë fillova ta pastroj vendin në oborin e shkollës dhe ta rregulloj kuzhinën për një qëndrim më të gjatë. Ishte një kënaqësi e madhe dhe e veçantë të jesh në  mesin e  atyre djemve që kishin ardhur të vdesin për Kosovë. Një natë  dikush na  sulmoi me  minahedhës. Për fat nuk e qëlluan shkollën, por gjylet ranë për disa  metra  larg shkollës, në një arë të mbjellur me  grurë. Plasi zjarri dhe digjeshin mexhat e tokave nga flaka. Ne u çuam shpejt dhe filluam që ta fikim zjarrin, që të mos na dëmtojë neve në  shkollë ku banojshim. Pasi që e fikëm zjarrin, dikush tha se rebelat e hodhën, duke tentuar të na frigojnë, të na kërcënojnë, e tjera. Dita fillonte me  pastrimin e  regullimin e tyre  armëve të pakta që ishin. Agim  Ramadani lexonte literaturë të ndryshme ushtarake në gjuhën shqipe, për llojin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e armëve të ndryshme. Problemi ishte me disa eprorë  ushtarakë që  nuk kishin njohur të bollshme me gjuhën shipe. Nuk i dishin emrat e  pjesëve të armëve në gjuhën amtare, sepse kishin kryer shërbime ushtarake në vendet e ish/Jugosllavisë, por dha zoti të vinë ekspertë dhe oficerë nga Shqipëria, duke na e ngritur moralin, duke na stërvitur për luftë, duke na e mësuar terminologjinë ushtarake. (Vazhdon)