E shtune, 27.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: Fé, ç' është, komb, ç' është?

E diele, 18.11.2012, 04:01 PM


DY SHKRIME DHE NJË LETËR NGA BRUKSELI

Nga: Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI

I dashur Zeqir !

Të falënderoj shumë për krejt botimet e derisotme.

Në vazhdim të bashkpunimit me ZemraShqiptare,(ku per fatin e saj të mirë ju keni pranuar dhe po kryeni me perkushtim detyren e redaktorit profesional),  po të dergoj edhe një portret të Konicës. Portreti është bërë nga shoku dhe miku personal i Konicës, poeti frances Apoliner…

Per me teper…(meqë ndjehem shume mirë në bashkpunimin me ju), shpejt do të dërgoj edhe shkrime  per probleme kyçe siç janë:  Kombi, Liria, Flamuri, Liria e vetëdijes, Bashkimi, Politika, Armet e Skenderbeut, e ndonj figurë si Vaso Pasha, Noli  etj.

Sot po të nisi dy shkrime;

1. Fe, ç' është, komb, ç'është? dhe

2. Fiamuri. (Poezia është shkruar nga Asdreni dhe botuar, "Albania", në nëntor të vitit 1901).

Pranoj pa asnje merak çdo nderhyrje tuajin në punimet e mia si dhe pres rekomandime nga ju  per punen botuese në vazhdimesi që të shkruaj e të pergatis ato tema që të duken më me  vlerë  per revisten tuaj të nderuar.

1.  Fé, ç' është, komb,  ç' është?

Qé ne koh' é vjétere kur Shqipetaret bésonin é faléshin yjevé,diellit, henes, druvét, shkembinjevet. Qé ahéré Shqipetaret quheshin: ShQIPETARE.

Pastaj zun' é besonin ç' do gje ne jéte ka nje pérendi, permi te cilat Hyji(Jupitéri) mbréteronté. Keta njerez prape quheshin: ShQIPETARE.

Pas ca kohera u bene te krishtére dhé bésuan Ungjillin; po prape qéne SHQIPETARE. Shqipetaret ishin te tere te krishtére gjer sa érdhi Turku; pas kesaj, disa pré atyré u bene muhamédane, dhé ca mbétne si ishin.

0 Shqipetare te krishér' a muhamedane ! hapni syte: Jini vellézer, o te mjére ! Kini qene gjithnje Shqipetare, é vétem féja u eshte ndrruar, po jini nji gjak, nji familje(origjine). Psé té rrini si te ndare!, sa turp i mat ! Me te ngjyer nji molle gjysmen mé nji ngjyre é gjysmen mé tjater, a munt te thémi qe jane dy copà ?

Féja eshte ndruar, po kurdohé kémi qene ShQIPETARE, dhé ashtu duhet te jémi (nenevizimet K.T.)

(Autori Skender Frasheri. Botuar ne "Albania, 1897, f. 49)

--------------

2. Fiamuri kombetar

 

Ngjyr' e kuqé si é zjarrit

Dhé shqiponja me dy krére,

I qendisur mé pe arit;

Gjér' é gjate bukur prére.

 

Qindra vjété kane shkuart

Dite zéza é plot mé zi,

Po ty fama s' t' eshte shuar

M' gjith q' u trété u bere hi.

 

Ate dite ti u q' u shojté

Shqiponja pra na fluturoj,

Po sot jéten ti ç' é njojte

Ajo prape me ty qenderoj.

 

Ushtetare te shendoshe

Me nji zemer é  te flakte,

Moj shqipojna bukuroshé

Po mundohen jo te pakte.

 

Ti jé yll i miresise,

Edhe engjell' i shpetimit,

Sé ti i dhe Djelmurise

Lulén é bukur te Kujtimit.

 

Nden ty pra Djélmuria

Mé déshire é mé shprése,

Do luftonje qe Shqiperia

Te rroje é te mos vdése

 

(Autori: Asdrén! Botuar në "Albania", viti 1902, f.14).

 

-Përgatitur e derguar nga Brukseli, për ZemraShqiptare,  Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora