Kulturë
Shaban Cakolli: Zëri dhe malli i atdheut
E hene, 19.11.2012, 07:22 PM
ZËRI DHE
MALLI I ATDHEUT I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE
"SHTIGJEVE
TË HESHTJES"
MIRADIJE
ZYMBERI-AVDULLAHI
Boton:
Klubi letrar"NOSITI"Dardanë
Redaktor:Nexhat
Rexha
Recensent:Sinan
Sadiku
Lektor:Musa
Ahmetaj
Prishtinë 2012
Shkruan: Shaban Cakolli
Librat e
miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona,për ne janë gëzim i
papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore.Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe
poetës Miradije Zymberi-Avdullahi,në
vitrinën e librit tonë u begatuam me
librin e ri të Miradije Zymberi-Avdullahi "SHTIGJEVE
TË HESHTJES",për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.
MiradijeZymberi-Avdullahi
vjen para lexuesit me një përmbledhje të re
vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e
kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar.
Miradije Zymberi -Avdullahi shkruan për
mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe
detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës atë botë kur mbi popullin shqiptar
të atjeshëm,u përplasën dallgë të egra shoviniste,me dhjetëra-mijëra ushtarak e
polic të huaj të armatosur deri në
dhëmbë,ku erdhen me tanke e avione.Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë
shqiptare,para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta patriotike e
revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës,e
kanë nxitur Miradijen të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe
njerëzit e saj.Nga fëmijëria Miradija
mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e
rëndësishme është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset për këtë
dashuri,si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar,ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut,dhe kështu në
fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e
popullit,dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i
veprimtarëve të Kapitit,por u frymëzua nga heroizmi i Teutës,Skënderbeut,Abdyl
Frashërit,Ismail Qemalit,,Ibe Palikuqi,Avni RRustemi,Mic Sokoli,Idriz SDeferi etj....Aty poetja jonë e re Miradije
Zymberi-Avdullahi mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun,si jetohet dhe vdiset me nderë,pastaj nga mosha
rinore nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër
të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën"Shëndeti".Ajo
ka botuar një gjerdan poezishë nëpër
revista,gazeta,faqe interneti,po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga
fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë, Miradija na u është paraqitur më
rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë
leximit,duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por
është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës,edhe pse pasionin më të
madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë.
Vargjet
e Miradije Zymberit vijnë me një ndriçim
të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e
dhimbjeve,në shpirtin e saj buron fuqia
poetike.Poezia për Miradije Zymberi-Avdullahi,e cila gjindet në
mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës. Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e
rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon,duke mos
harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike.Shkrimet e Miradije
Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën rënë në heshtje,diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik,por
fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin
ndjenjat,e që këtë poetja nuk mund të e duronte.Pavarësisht se"Shtigjeve
të Heshtjes" është përmbledhja e parë poetike e Miradije
ZYMBERIT,kjo nuk do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të
mbara në rrafshin poetik.Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit,por cilësia
e vlerave,e në këto vlera Miradija është
nyje që bashkon aspektin letrar,ka të shprehur të nuancave të sakta
kuptimore,ka mesazhe e ide të qarta,trajton tema historiko-letrare,shpreh
emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare,vendlindjes ku urrit,kur u
dëbua nga ajo,mallin e kujtesën që ruan për te etj...Fundja Miradija mund të
ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen
dhimbshëm do të i shpërthej para lexuesëve.E themi këtë bindshëm,nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me
vullnet të pathyeshëm,të cilën e hasim kudo në letrat tona,në faqet e
internetit,pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së
saj"MEDVEGJA",forum në të cilin
Miradija ka bërë një punë të paepur. Trajtimi i temave dhe mesazheve të
Miradijes është i dhimbshëm.I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë,nga
se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare,njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në FushëKosovë dhe së
dyti në Kosovën e viteve 90-ta,kur pushtuesi i cili angazhohej në zhdukjen
fizike të shqiptarëve,po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri
automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh.Atëbotë kur rrugët e qyteteve
dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të
kombit tonë,katili sllav nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga
trojet tona,fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradije Zymberin,e cila jeton e vepron në Itali,e
zhuritur me mall atdheu.Këtë mall e përjetim,këtë dhimbje e pikëllim,kujtim e
qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në përmbledhjen poetikeSHTIGJEVE
TË HESHTJES " të Miradije
Zymberi_Avdullahi.Fillimisht pak fjalë për poetën:
Miradije
Zymberi- Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së
Medvegjës.Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë,ku Miradija kreu shkollën fillore,kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në
Prishtinë.
Me
shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjasht? fillore,ku së pari botoi
në revistën "Shëndeti",shkruan poezi dhe prozë.shkrimet e saja i ka
botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit.Kryesisht
mirret me poezi dhe përkohësisht jeton
dhe krijon në Itali.Tërësia poetike e kësaj përmbledhje"Shtigjeve të
Heshtjes" shtron mallin,dashurinë,plagën e kurbetit,heroizmin e njerëzve
të vendlindjes së saj,ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet,shkruan
dashuri e mall ,për tokën e të parëve,miqët e besës....Libri"Shtgjeve të
Heshtjes i Miradije Zymberi-Avdullahi në
brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar
nga Nënat Shqiptare,Shqiponjë
Majëmaleve,Mall Mërgimtari,Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri,Gjuha,gjaku,Medvegja,Adem Jashari e
shumë tema tjera kurbeti,malli për atdheun ku bukur vargërisht shpreh emocionet
ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës,me
varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia"SHQIPONJË MAJË
MALEVE",poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,trimit të Kapitit,Florim
Rushiti(Kingji)
ku poetja
shprehet:
Në shekuj
mbet kreshniku
Kapiti
këtë trim e rriti
I
pamposhtur në beteja
Hero
Florim Rushiti...
Me një
mall të ndezur mërgimi,të cilin e hasim te çdo poet i mërguar,edhe Miradija gjejmë mungesën e nënës te poezia me
titull"MË MUNGON NËNË"
Kaluan
kaq shumë vera
S´më pret
oj Nënë te dera
Po më
gërryan kjo mërzi
Që s´të
gjejë kur kthehem n´shtëpi.
Më tej
poetja jonë Miradije Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të
cilët vdekja na i mori para kohe,kohën kur aq shumë na u deshën,si poetit Ferit Ramadanit,i cili bëri shumë për
letërsinë tonë,i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall shumë nga
poetët tanë,ashtu edhe poetja
Miradije.Një poezi tjetër"YLL NË PËRJETËSI" i kushtohet
humbëjes së Diellza Berishës në një
fatkeqësi komunikacioni,mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës,i cili pësoi të njejtin fat si
Djellza.
Sido që
të jetë në librin"SHTIGJETVE TË HESHTJES",vjen një ligjërim lirik,një
nivel i bukur artistik,mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të
Luginës,trojeve amnore në veçanti Kapitit ku
ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin.
Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur,lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm.Me të e lexuar tërësisht "SHTIGJEVE TË HESHTJES",kanëpër të lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm,për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradije Zymeri-Avdullahi,e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.