E merkure, 30.04.2025, 02:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: 100 vjet thërras e trokas

E enjte, 22.11.2012, 07:54 PM


NJËQIND VJET ThËRrAS E TROKAS

Njëqind vjet Pavarësi
Njëqind vjet pa Shqiptari
Feston Kosova,Ilirida,Çamëria
Presheva madje dhe Malësia
Ditën e Flamurit Kuq e Zi
Dhe e pret ditën e Lirisë
Për pavarësinë e Shqipërisë

Njëqind vjet i bie ndjenjës
Çekani i ngjarjeve në kalendar
Njëqind vjet i thërret ndërgjegjes
Ttroket e pret Bashkimin Kombëtar

Eci detit, eci edhe tokës
Nëpër gjeografinë e tërë Evropës
Për Tokën Time bëj kërkesa
Sa paradoks dhe sa çudi
As me fjalime e as me shkresa
Ndërgjegjja e Evropës nuk trazohet
As Toka Ime kur më copëtohet

Eci dhe i kërkoj yjet nëpër qiell
Rrugëtimi im është i gjatë, i vështirë
Cilindo që takoj më bëhet diell
Më bën dritë për Atdheun tim të lirë
Dhe un’ prapë festoj ndonëse në dyshe
Mes pushtetesh në Trojet e Mia
Festimin e bëj për Shqiptari...
Edhe pse realiteti më  flet ndryshe.

Por un’ s’heq dorë dhe nuk ndalem
Nga pelegrinazhi im në pranverë
Në Baba Tomor, atje do të falem
I përkushtuar edhe me nder
Me vetë bekimin e perendisë
Te Molla e Kuqe Flamurin Kuq e Zi
Bajrak dasmorësh e kam nxjerrë
Për nusen hypur në Kalë të Bardhë
Që vjen për 100 vjetët e Pavarësisë.

Ora  23:40 
21.11.2012
Sheshi Flamurit

© Kasam ShAQIRVELA



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx