Kulturë
Xhavit Gasa: Për atdhe dhe flamur
E merkure, 21.11.2012, 08:24 PM
Xhavit Gasa
PËR ATDHE DHE FLAMUR
Për ty,
Atdhe,
Për ty,
Flamur,
Vargun,
Do ta gdhend,
Mbi shkëmb e gur.
Për ty,
Atdhe,
Për ty,
Flamur,
Do ta këndoj këngën,
Pa u lodhur kurrë,
Për ty
Atdhe,
Për ty
Flamur,
Nuk e kursej jetën,
Kurrë...kurrë...kurrë....
DUA TË STRUKEM
Nëpër,
Degë të pemës,
Dua të strukem,
Në stinën e praverës,
Kur të çelin lulet.
Nëpër,
Dallgët shkumbardha,
Dua të strukem,
Kur të vijnë pulbardhat,
Dallgët ti puthin.
Nëpër,
Të freskëtat burime,
Dua të strukem,
Kur të vijë e mira,
Ujë për të mbushur....
ZANATI I VJETËR
I shigjetuan,
Rrezet e diellit,
Me shigjetat,
E kuqe t.helmit!
Ja vodhën,
Rrezet e arta hanës,
Dhelprat çakallët,
Dhe hienat e natës!
Ja ndryshuan,
Ngjyrën e gjelbër,
Tokës së bekuar,
Me bunkerë e mbuluan!
Duan ta ndryshojnë,
Ngjyrën e lëkurës,
Por nuk mund ta harrojnë,
Zanatin e së kaluarës!
Nuk harrohet,
Jo zanati vjetër,
A mund t'i besoshë,
Ujkut të ruaj delet???!