E hene, 23.06.2025, 07:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Loreta Mrijaj: Njëqind vjet Pavarësi

E enjte, 22.11.2012, 08:30 PM


Njëqind vjet Pavarësi

Nga: Loreta L.  Mrijaj

Një ditë  fillova të mendoja për vuajtjet e shqipëtarëve, mendoja për ngjarjen e datës së madhe -28 Nëntorit, e cila këtë vit është më e veçantë për shkak se është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

i bëja shumë pyetje vetës, pyetja që gjithmonë më sillej nëpër kokë ishte: Si i duruan shqipëtaret të gjitha ato vuajtje,dhe si nuk u dorëzuan kurrë?Qdoherë që e bëja këtë pyetje më vinte përgjigjja: ”Ata nuk u dorëzuan sepse e dinin se një ditë do të vinte ajo që gjithmonë e kishin pritur-Pavarësia dhe nese do të dorëzoheshin nuk do ta fitonin atë kurrë”.

Më vjen qudi  se si thënja”Qesh mirë ai që qesh i fundit” i përshtatet aq shumë shqipëtarëve sepse para 100 viteve buzëqeshja nuk kishte vend në fytyrat e shqipëtarëve, e vetmja gjë që ishte e pranishme në jetët e tyre ishte frika, por nuk ishte frika sepse ndoshta do të vdisnin por ishte frika se nuk do të mund ta shohin Shqipërinë vend të pavarur dhe pa vuajtje.

Si duket Shqipërisë e cila mund të quhej edhe si trëndafil me gjemba, ku trëndafili ishte Shqipëria dhe gjembat ishin armiqët që nuk po lejonin që ky trëndafil të rritej, tani po fillonin që t’i hiqeshin ato gjemba dhe tani ka mbetur si një trëndafil i kuq e i njomë i  cili nuk ka më vuajtje dhe nuk e shkelin të gjithë.

Kohë e gjatë.  Një odiseadë e vërtetë.  Një errësirë e madhe mbretëronte tek ne, por një dritë shprese qëndronte aty, dritë që nga ai moment do të na ndriqonte. U vendos që edhe net a kishim pavarësinë.

Më nuk mund të prisnim. Realiteti i  kohës kërkonte që populli jonë ta kishte pavarësinë e tij. Ishte koha që ose të luftonim për pavarësi, për një komb ose që të eliminoheshim nga faqja e dheut. Atëherë u ngritën patriotët shqipëtarë që t’i  jepnin fund kësaj odiseade.

Pas shpalljes së pavarësisë të gjithë mendonin se ai ankth përfundoi, përfundoi ajo ëndërr e keqe, përfundoi diskriminimi nga të tjerët,përfunduan vuajtjet,por nuk ishte ashtu, nëfakt çdo gjë po fillonte, po fillonte epoka e shfaqjes së vuajtjeve të reja por jo nga lufta e gjakderdhja mirëpo nga ata faktorë që nuk do ta lejonin shtetin shqipëtarëte shkonte drejtë suksesit.

Pasi që këtë vit është 100 vjetori i pavarësisë mesazhi im perms kësaj teme është:”Te qëndrojmë të bashkuar sepse nese nuk bashkohemi do të humbasim,e mbi të gjitha do të shkojë poshtë mundi i të gjithë atyre që e humbën jetën për këte liri që po e gëzojmë ne sot”.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx