E hene, 23.06.2025, 07:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E enjte, 22.11.2012, 08:11 PM


Neki Lulaj
 
TITËRRIMË VARGJESH
(Poetit Ali Podrimja)
 
Si trill poetik na erdhe
Në amshimin e dhembjes
Sërkalat rrokullisen
Vetëtimë e mbushur plotë elipse
Titërron plotë rrokje në befasi
Lajmi këputë më dysh frymëmarrjen
Jetëne filloi si uragan
Arratinë mori si meteor
 
Si t’i lidhi sonte litarët
E ngërrçet plot nyje
Pisha u thërmoq u thye
Në Çabratin shekullor
Zemra iu plagos
Mbi Ulpanë e Dardani
Eshkë e ndezur
Lumi në shtratin e Lumit
Dremit në qetësi
 
Euridit perlë e poezisë
Aliu ynë modern
Zanoret i mbyti heshtja
E ti në Rilindje gjen qetësi
 
Atje  ku qielli në Torzo fluturonte
Ashti Dardan mishëruar në Credo
Zemrat nuk gjetën qetësi
Në mes të fletëve të përlotura
Të ndrydhura në Sirtarin e ri
 
Lumi tri dekada rrodhi në vetmi
Pikëpjekjen e papritur
Me poetin e vargut modern
Bashkë ta shuajnë etjen për jetë
Të takohen me mallin e djegur
Në mes yjeve në përjetësi
 
ATJE
 
Kohë e ndrydhur nga pagjumësia
Mbi vekun e legjendave
Ninullë e vjetër
Rrotull sillen bandilat
E fjala thurrë qilimin e  kohës
 
Degët gjysëm lakuriq
Luhatin zogjtë gushëkuqë
Që nuk dinë t’i ndalin cicërrimat
Puthin buzët e tokës
E eshtrave  iu japin gjallëri
Lëndina gërhat thellë
Në gjumin e parë
Era pehatë në lugun e ngrohtë
Endërrat në shtratin e drurit
E mashtrojnë kohën
 
Buzët e hënës në vetullën e lumit
Në shtratin e valës përkunden zanat
Mbi urën që i ndanë dy brigje
Hingëllimat e kuajve dëgjohen
Duke i varur stërkëmbthën kohës
 
GOZHDË SHKULLI
 
Mbi gozhdat e shekullit
Varen 100 vjet mëvehtësi
Tremijë vjet shtet
Heshtjes ia kreh kaçurrelat
Kombit
Shtëllunga mjegulle mbi krahët
E malit të  vjetër
 
Nëpër shkretëtirat e kohës
Mbi kalldremin e jetës
E plandosën Krishtin
E gjakuan
Mbi trup kamzhik i skuqur
Gozhdat kurrë nuk u ndryshkën
Vrushkujt rridhnin
Drurin nuk e breu teja
Lisat e zgjimit nuk digjen
 
Sa të gjatë e pat durimin
Sa të thellë e kishte shiqimin
Muret pjestojnë heshtjen
Nga vringëllimat
Në mes të çarrave të kohës
Shtetrrethim në Vlorë e Durrës
Armiqtë e vatrës në prag të derës
Shqipëria tremijë vjet shtetësi
E një shekull liri
 
GJUM I MËRGUAR
 
Tërë natën
Bëra sehirë
Se gjumin ma vodhi
Ajo që po gërhatë
Në dhomën time  
Tejmatanë murit  jetim
 
Recepcionieri dremit
Nata është zhytur në thellësinë
E shlodhjes ditore
Si një kënetë e përgjumur
Mbi shavarin e jetës
E unë mbi tavolinë të vjetër
Dy bërryla si qiri të ndezur
Në katër këndet e Atdheut
Shëtit shungullima e natës
Shtërngatë moçalike
Stuhi e papërgjumur
 
Sonte kujtoi pikëpjekjen
Shfletoj kalendarin e vjetër
Ndrydhë heshtjen
Si ta pikturoj fytyrën tënde
Ta shkruaj emrin tënd
Në kapakun e zemrës
 
Kanjusha ime e bardhë
Mos je lejlek zemre
Në cilën rrasë guri
Ta gdhend fytyrën
Lotin mbi faqe prrush
Ëmbëlsi e njelmët
Margaritar
 
Loti i kripur
M’i shëroi plagët e shekullit
Mehlem për varrë
Vellon do ta blejmë bashkë
Në Vlorë shtizat flamuri
Për dasmën e madhe
Do e stolisim
Nëntorin e bardhë


(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx