Kulturë
Shefqet Dibrani: Intervistë me Kadrin Osmanin (Manin) - 15 qershor 1999
E shtune, 24.11.2012, 10:01 AM
INTERVISTË
EKSKLUZIVE ME KADRI OSMANIN,
publikuar më 15 qershor 1999.
Historia nuk i pranon histerikët!
Fol
një fjalë që të zë vend!
(Murat Osmani)
Intervistoi: SHEFQET DIBRANI
Datëlindjen e kemi rregulluar bashkë me gruan
time, dhe anash i kemi lënë datat e saktësitë, pra fshati i lindjes, Makreshi i
Poshtëm, komuna e Gjilanit. Nëpunës administrate dhe mësues: në nja 10
ndërmarrje e shkolla, prej nga gjysma e tyre kam ikur me vullnetin tim, e nga
gjysma tjetër më ka përjashtuar për papërshtatshmëria "ideopolitike"!
Notesi (libreza) i punës mban firmat e Entit Higjenik në Gjilan, Komuna
në Prishtinë, Enti Krahinor i Statistikës në Prishtinë, Ndërmarrja e Mobilieve
në Prishtinë, Revista „Jeta e Re“ në Prishtinë, Shkolla 8-vjeçare në Koliq,
Shkolla 8-vjeçare në Keqekollë, Shkolla 8-vjeçare „Vlladimir Nazor“ në
Prishtinë, Gjimnazi në Viti.
Qysh
në moshën 12- vjeçare më kanë dyshuar, për shkak të vëllaut Ramiz, i cili më
1949 qe dënuar me 18-vjet burgim, si pjesëtar i NDSH-së. Vetëm me 25-vjet
burgim jam dënuar. Itinerari i burgjeve për 17 vjet sa kam vuajtur burg:
Prishtinë – Mitrovicë – Pejë - Beograd (CZ / burgu qendror), Pozharevc –
Nish –Leskovc – Dob – Maribor – Zagreb - Lubjanë. Është zor vetëm t`i
numërosh!? - pra, unë i kam vuajtur, me tri përsëritje, dhe sërish kam
përsëritur. Formova ORSH-në (Organizata Revolucionare Shqiptare). Kur,
më kanë kërcënuar me arrestim, një natë të errët kam rrëshqitur pahetueshëm në
Han të Elezit - Shkup - Tiranë. Në Shqipëri kam qëndruar katër vjet e gjysmë pa
shtetësi e pa katandi!
Sot,
përplot „patriotë“!? Kur patën vërshuar shkiet në Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, ne ishim në vlugun e brengosjes e të organizimit për një protestë
masive, Neritan Ceka nga Tirana e njëfarë Ismet Kryeziu nga Prizreni...
kërkonin që refugjatë shkie të vendoseshin edhe në Tiranë! Ata po i barazonin
refugjatët boshnjakë me refugjatët serbijanë! Ata e fajësonin viktimën sikurse
të ishte barabar xhelati! Dhe duhet të hesht Kadri Osmani?!
Përmenda
vetëm një rast, ka qindra e mijëra raste të tjera të stërpërsëritura, në burg
dhe jashtë burgut, e që jemi detyruar t`i përballojmë, ndonëse me grithma e
kacafytje. Dhe, për kë...!? Shumë para meje kanë dhënë jetën në veprimtari e
sipër (e ne jemi në përfundim të saj), dhe të injoruar e të përbuzur nga
sqepverdhit politik! Edhe më shumë se unë, janë: Raif Halimi, Rrustem
Mahmutaj,...
Në
fshatin tonë, mejtepi është bërë shkollë katër klasëshe menjëherë pas Luftë së
Dytë, unë kam kaluar nga mejtepi në shkollë (pasi e pata bërë hatme
Kur`anin). Vitin e V-të kam vijuar në Përlepnicë, po për shkak të largësisë
së madhe, të kushteve dhe moshës, 8-vjeçaren e kam përfunduar me provime
private. Shkollën e mesme ekonomike (të mbrëmjes), pa shkëputje nga puna
në Gjilan.
Zonja
Shukrije Bunjaku - Osmani, i ka rritur tre fëmijët tanë (dy çuna e një
gocë). Pastaj i ka fejuar e martuar vetë, ngase unë isha në burg. Tash kemi
katër nipa e shtatë mbesa!
Me
të dalë nga burgu, më 24.7.1991, kemi organizuar, dhe në fund të atij viti kemi
formuar ORSH-në, të cilën e kam udhëhequr një vit, kur kam dhënë dorëheqje, për
shkaqe të depërtimit të elementëve destruktivë... (nuk po zgjatem), ngase,
në librin „SHQIPTARËT JANË ATJE!“ me 400.- faqe (vëllimi i I-rë), po aq
ka edhe vëllimi i II-të, i kam thënë të gjitha.
Auu,
gati kalova në letërsi pa përmendur zanafillën: Vjershën e parë „Maca dhe
mini“ e kam shkruar më 1960, që trajtonte raportet e Xhelatit e të
viktimës...
Vjershat
e tregimet e para i kam botuar te „Jeta e Re“, „Pionieri“, „Flaka...“...
Pastaj Burgu?! Çfarë të bëja: në burg, fillimisht shkruaja me fije shkrepsash,
madje tinëzisht, sepse edhe fijet e shkrepsës konsideroheshin - lapsa! Pastaj,
lapsi e fletorja, por si t`i nxjerrësh!?! - (tash pasi kapitulloi
përfundimisht Serbia, po flas shlirëshëm,
s'druaj se po i rrezikoj shokët e burgut): Bashkim Kallaba, flinte
me ne brenda, e punonte në Kazanët e Avullit, apo Kaldaja, në Pavijon e III-të,
të lirë, jashtë mureve. Ata hynin e dilni pa kontroll, në të gjitha ndërresat:
dhe një nga një, m`i kanë nxjerrë fletoret jashtë, duke i mbuluar në depo me
qymyr, kur vinte në vizitë, familja e Ridvan Jasharit i merrte me vete në
Kumanovë!
Prindërit
e mi, Murat e Sala Osmani, s`kanë ditur shkrim - lexim, por kanë qenë të njohur
në shtatë lagje e në shtatë fshatra, për sjellje fisnike e për karakterin e
fortë me taban kombëtar. Andaj, në ballë vura fjalën e tij të parapëlqyer e të
stërpërsëritur, kur kam qen vetëm dhe kur jam plotë. Babai me gruan e dytë (me
nënën time) kishin dy vajza e një djalë: ata po pritnin - djalë! Dhe
kështu, do të jenë gëzuar shumë kur kam ardhur unë.
Unë
dhe Shukrija, mburremi që kishim dy kushërinjtë kaçak: Bejtë Osmani e Ajet
Bunjaku - Kosovica. Edhe fejesa e martesa jonë, ka pasur qëllim ndërafrues: dy
familje antiserbijane... Në këtë frymë i kemi edukuar fëmijët tanë, edhe
nxënësit, por mësuesi nuk është fajtor pse ndonjëri syresh
Po
Kur jem tek librat: “Shqipja e lartësive“
- kurorë sonetike (të shkruar në Burgun e Mariborit-1978), ma pat botuar
shtypshkronja “Pjetër Bogdani“ në Diasporë, sigurisht kanë menduar se kam
ngelur - dinozaur, për mos të thënë stalinist! Librin e dytë: “Falë të qoftë
gjaku“ - poemë, e kam botuar (privatisht)-1998, librin e tretë: "Nënë
Tereza e Shqipërisë“, 1998, kurorë sonetike (poashtu vetë) - ndërsa
librat tjera që i përmenda, mund të ngelin pa e parë dritën për mungesë
pagese?! Vepra të tjera në dorëshkrim: një përmbledhje me vjersha për të rritur
me titull „Flakadaj“, një përmbledhje me vjersha për fëmijë, “Stoli
kemi diturinë“, një roman me titull: “Nuset tona“, një libër
polemikash me shkininë...
Një
titull poetik?- është ai i librit të fundit. Pse mos ta dijë bota se Nëna
Terezë: as është katolike romane! - as është e Kalkutës! - as është maqedone -
Të tjerët, përvetësojnë emra e personalitete të mëdha, e ne si ruajmë e as
kujdesemi për tanët. Poezi, në vitin 1990, më pat botuar „Fjala“, një faqe të
plotë, - dhe kaq.
Në
Tiranë më ka prezantuar revista „Afër dhe larg“ nr. 2 /
Po hallet familjare po trashëgohen, herët na qe
burgosur e gjithë lagja, me burra gra e
fëmijë, derisa është dorëzuar Bejta, (kushëriri), jua pagoi
gjobën me dukatë... mëpastaj „tepricat“ dhe torturat gjatë të ashtuquajturit:
“Aksion për grumbullimin e armëve“... ka përvijuar vetëdijen time, se
Kosova është e robëruar, e ndarë nga Shqipëria, dhe nga pjesët tjera nën
Jugosllavi e nën Greqi; dhe, më në fund, formësimi i bindjes, se për bashkimin
e trojeve tona në një shtet të përbashkët, s`ka rrugë tjetër përpos luftës
këmbëngulëse shumëdimensionale: Së pari shkollimi, emancipimi - me dije dhe
pastaj me armë. Këto janë arsyet që kam folur, mbase ndoshta "kimja e
ukit" i ka fajet sepse për një fjalë t`imën merrte vesh mahalla? Edhe
tashti, në Sankt Gallenin tënd më kanë premtuar të më qerasin(?), për shkak se
si shumë po kritikuakam!
Pjetër
Bogdani, thoshte se ushtarët e armikut hanin gjellëra të ndryshme, por s`kishin
moral të vriteshin për të pushtuar toka të huaja, kurse ushtarët tanë në vend
të gjellërave, hanin lëvore qarri, po morali ishte tepër i lartë, ata luftonin
për çlirimin e trojeve etnike... Pra këtu ndahet ai raporti i luftave të drejta
dhe çlirimtare dhe i luftave të padrejta e pushtuese. Kjo është ajo myja e
palakueshme e popullit liridashës. Kjo edhe e formon botëkuptimin, dhe
mobilizimin. Dyzimi i konceptit botëkuptimi e shprehja gjeografike, krijojnë -
simbolin. Shprehje tjetër, e cila në
vete ngërthen: ujë – bukë – kripë, diell – dashuri, familje – farefis, komb –
atdhe.
Letërsia
e realizmit socialist, e hudhi poshtë edhe shkrimtarin botëror, Shtefan Cvajg,
vetëm pse në librat e tij kishte edhe fantazi! Pra, letërsia e kësaj periudhe
kishte karakter stagnues, frenues, vendnumërues. Në këtë pikë, letërsia
kosovare ka epërsinë. Kurse në mërgim do ta theksoja romanin e shkrimtarit,
Ramadan Rexhepi – Osmani: “Kumbonaret“, dhe një citat të tijin: "Çdo
njeri është një diell, çdo diell është një kumbonare, çdo kumbonare kumbon në
mënyrën e vet". Dhe doemos, sërish, te gjuha: kumbona kumbon në
kumbonare, - fjalë e formuar nga onomatopeja kum – kum. E kurrën e kurrës sikur
rekomandon FSHS: kambanë – këmborë!!
Copëtimi, gjeografik dhe pastaj ai ekonomik e
tregtar, e ka copëtuar edhe unitetin e kulturës e të letërsisë. Në ato përmasa
territoriale, ngastra – ngastra veçohen e ngushtohen botëkuptimet dhe interesat
e çastit e të rastit! Skamja dhe spiunazhi, e kanë zhbërë karakterin e njeriut
të Shqipërisë, njeriu që s`ka – vjedh është bërë hajn, kështu secili ka qen i
detyruar t`i denoncon anëtarët e familjes së ngushtë. Përpara çkafes duhet të
ngurrojmë?!
Tash Kosova është e lirë nga pushtuesit barbarë
serbijanë, ka Protektoratin Perëndimor: Vetëm tashti janë kushtet për rindërtim
e zhvillim të gjithanshëm, pra, edhe për zhvillimin e arteve e të letërsisë,
sipas shembullit të demokracisë Perëndimore: pa u strukur në hermetizëm të
pakuptimtë. Klanet – klikat – tarafet letrare – politike, janë identike për
Kosovën dhe për Shqipërinë. Klanet dialektore: Gegërishtja – Toskërishtja –
gjuha letrare erdhi me dekret, dhe pa respektuar asnjë segment të Veriut,
toskërishtja njëanshmërisht u quajt – letrare! Mendoj se tani duhet korrigjuar
Kongresin e Drejtshkrimit, (1972); dhe të japin kontributin e tyre në mënyrë të
barabartë, të tri Universiteteve tona: Prishtinë – Tetovë – Tiranë.
Nga shumë veprimtari që përmendni Ju, unë jam në
radhë të parë polemist – pleqnar (P.P.)! Në vitet e fundit të burgut e kam
zbuluar: Isha në spital të burgut, në një gjendje që as gazetën nuk mund ta
mbaja në dorë; dhe po i lëshoja artikujt e punimet: informative – politike –
letrare... Vetëm polemikat i preja me gërshërë dhe i lexoja më vonë me pasion
të veçantë. Pavarësisht se kanë kaluar dekada, jam në gjendje shumë sish të jua
them me përpikëri. Më kujtohen kur kanë polemizuar: Rexhep Hoxha (monolog!) me
Rexhep Qosjen“, Rexhep Hoxha me Agim Devën, i pari konservator i dyti cinik,
Muhamet Kërveshi me Ali Aliun, i dyti ishte më në nivel; kanë polemizuar Resul
Shabani e Agim Vinca, i pari ishte në nivel shumë më të lartë: Resuli e padiste
për plagjiator, Agimi nuk përgjigjej në akuzë, por jashtë objektit: shkruhej
"të nderuar lexues, a nuk tingëllon njësoj „Resul Shaban“ sikur „Mark
Anton“(?!), ...Fehmi Agani ka polemizuar me Rexhep Qosjen, alias me „veprën“
e tij: “Morfologjia e një fushate“.
Polemist i vërtetë mund të bëhet vetëm ai, i cili
e do drejtësinë, dhe kur padrejtësinë e gënjeshtrën e godet në loçkë të zemrës.
Për vetëvrasjen
„Duke
marrë parasysh rëndësinë e kësaj lënde, tepër pak është shkruar për
vetëvrasjen, dhe askush as që e ka vëzhguar. Mbase kjo sëmurje (nënvizimi
– K.O.) as lejon të vëzhgohet. Vetëvrasja është ndjesi, të cilën do ta
quajmë, nëse doni, – konsiderata ndaj vetvetes, për të mos e zëvendësuar me
fjalën, nder. Atë ditë kur njeriu vetveten e përbuzë, atë ditë kur e sheh se
është i përbuzur, në atë moment kur realiteti jetësor nuk është më në harmoni
me shpresat e veta, mbytet dhe me këtë i shpreh nder shoqërisë, në të cilën
është i privuar nga virtytet e veta dhe shkëlqimi i vet, dhe nuk dëshiron të
mbetet më në të. Kush çfarëdo që të thotë për këtë, në mes ateistësh (duhet
zbritur të krishterët nga vetëvrasja), vetëm qyqarët e durojnë jetën të
pandershme.
Ka
tri lloje të vetëvrasjes: më e para vetëvrasja e cila është atak i fundit të
ndonjë sëmundje të gjatë, dhe e cila, me siguri, bie në lëmin e patologjisë;
pastaj vetëvrasja nga dëshpërimi; më në
fund, vetëvrasja me paramendim. (Balzaku).
„Kjo
urrejtje (por jo ndaj vetvetes! – K.O.) është një nga shkaqet e mëdha të
vetëvrasjes: njeriu vritet që t`i ofrojë vetes kënaqësi nderi“. (Stendali:“
O ljubavi“ – „Minerva“ – 1984, Suboticë).
Duhet
t`i besojmë Balzakut se kjo dukuri nuk është studiuar sa duhet gjer atëherë; –
por nuk jemi të informuar se a është marrë kush më vonë me këtë çështje të
rëndësishme? – pos Stendalit te „Mbi dashurinë“, dhe Herman Hesit tek „Ujku
i stepës“?
Pa
mëtime të bëhem shkencëtar, nga përvoja personale, më jep të drejtë të pajtohem
o të mospajtohem me ca citate e konkludime të Balzakut, të Stendalit
e të Hesit. Pa mohuar se mund të ketë edhe raste të tilla personash, por
– jonjerëzish!
I
kam dënuar dhe i dënoj vetëvrasësit: Hemingvej, Shtefan Cvajg, Majakovski,
Jesenini, Qopiqi ...Pse? – sepse që të gjithë kanë qenë jashtë, dhe në
kushte të durueshme jetese, – pa një barrë mbi shpinë!
Nuk
pajtohem kur vetëvrasja quhet – sëmurje! Pa përjashtuar mundësinë që të ketë
edhe raste të tilla. Por është e vërtetë: ndjesia, nderi dhe konsiderata ndaj
vetvetes. Nuk e kuptoj përse njeriu do ta përbuzte vetveten? – pse Balzaku mendon
se në këtë mënyrë njeriu i shpreh nder shoqërisë!? – pos nëse është thënë me
ironi therëse, e që mund të jetë tejet latente? – por në atë rast, do duhej apostrofuar
apo futur në thonjëza? Ndërkaq, pajtohem se vetëm qyqarët e durojnë jetën e
pandershme.
Ata
do të kenë shkruar për vetëvrasjen, tamam sikur shkrimtari Knut Hamsun
për urinë, te romani i vet „Uria“ – me të dëgjuar për raste urie, pa e
pas përjetuar! Shembull: ai përmend
urinë, pa përmendur edhe – e t j e n! Gjatë urisë, organizmi
fillon t`i shfrytëzojë rezervat e brendshme, dhe derisa për bukë qëndron me
javë të tëra, – pa ujë – mbaron!
Edhe
përfundimin Balzaku e ka dhënë bukur, – po përse nuk e ka motivuar, dhe
për pasojë s`kuptohet: për rastin e parë, patologjik (afekti astenik).
Rasti i dytë (dëshpërimi), është tepër i përhapur dhe dëshpërohen e
vriten: personat e zymtë e pesimistë, ata që përpara dreke e urrejnë veten, e
pas dreke, e urrejnë gjithë botën, dhe plus dy fshatra më shumë!!! Ata
vetëvriten për çështje të mëdha, të mesme e të vogla. Njëri ka dashtë të vritet
pse s`ka pas me kë të loz shah! Kurse me paramendim vriten revolucionarët, për
të mos tradhtuar. Në këso rastesh, kërcehet nga jeta në vdekje, pikërisht si në
gara noti nga dërrasa (shpëtimtare) kërcimtare! Në ato momente ngulet
thika në zemër pa hamendje e pa ngurrim: as pa atë ngurrimin artistik të
hamendjes e të keqardhjes para se ta presim mollën e bukur e të hijshme!
Në
këtë gjendje gatishmërie kam qenë pas torturave në burgun e Leskovcit, me
rastin e pranimit më 18 – 20.9.1984. Dhe në njëshen e kazamatit të Nishit, më
30 – 31.1.1987, kur më lanë në betonin e akullt pa papuçe!!!
Ja
se si do t`i bëja „nder“ shoqërisë:
Do
t`i preja damarët e dorës së majtë, e do ta mbushja grushtin ngjyrë të kuqe, e
me gishtin tregues të dorës së djathtë, do ta stolisja murin në të katër anët,
në stilin: lart – poshtë!!! Rrnoftë – coftë!!! Dhe fill do të kërceja në lakun
e përgatitur qëparë, i kënaqur se shkova
i pastër zambak, pa njollën e urryer të tradhtisë. Kështu xhelatëve mizorë iu
jepen munxat! Mbeten duarthatë e të zgërdhirë mundimqarët në njërën anë, kurse
familja dhe populli të përkujtojnë me respekt, e dikush mund të të shpallë...
Këtu
është zor të dallohet gjendja e ngutshme për shkaqe depresioni, ose frika e
bazuar se pas një rraskapitjeje e sfilitjeje të tepruar, mund të bëhesh qyqar,
sa të mos jesh më në gjendje të mendosh as të veprosh??? – apo mendon dhe
vepron destruktivisht, dhe padashje, në gjendje halucinacioni, jep informata të
rrezikshme dhe të dëmshme për shokë dhe për kauzë.
Në
burgun e Leskovcit më kanë rrahur: Aca, Llukiçi e Iliçi, – me grushte rreth veshkëve dhe rreth zemrës. Kam
pështyrë gjak. Në vetmi s`kisha mjete. Më në fund gjeta dy: tehu i sportelit të
krevatit, në dy anë ishte i topitur, po në njërën anë ishte i mprehtë si brisk;
– si dhe me kombinimin e tlinave dhe të maicës (unë nuk i them – kanatjere!
– për hatër të fshatarëve tanë që nuk mund ta shqiptojnë, dhe e kanë si zor t`i
dallojnë kanatjere – kantonire?) – mund të formohej laku. Dëshira m`u
plotësua dhe po galdoja triumfin! Por, po më behej se dikush po më vështronte
për syrin e deriçkës? – dhe e shtyja për më vonë, – tevona më zinte gjumi dhe
gdhihej! Më pastaj edhe tortura u avashitën dhe – mbeta!
Po
kështu edhe në burgun hetues të Prishtinës: për çdo ditë pas sillës dhe pas
darkës, në hetime. Përmendnin lloj - lloj emrash. I tregoja një tregtari
shqiptar, – më thonte: edhe atë në bëfsh, s`të vyen jeta, më mirë mbyte veten.
Kur i tregoja cimerit serb, Nikolla Gjukiqit, malazias nga Lika (majstor –
Nino!), me banim në Prishtinë, më thonte: fill trego! – shpëtoje veten!!!
Isha
në fjetën nr. 18, kati i II–të . Sa herë më dërgonin në hetuesi, vëreja me
kujdes humnerën midis shkallëve: në rast nevoje, do të kërceja kryengul me kokë
në beton. Po ndërmjetësa ishte tepër e ngushtë, dhe mund të anohesha e të mos
bie dogri në kokë, por anash? – përse nuk m`i solli ato tableta vdekjesjellëse,
elementi... Sejdi Veseli? O ironi: nuk e miratonte këtë mënyrë vdekjeje, –
e tevona e kishte hapur gojën si
çorape, dhe i ka marrë më qafë nja 100. – veta!?! – edhe vëllaun e vet –
Shemin, edhe dr. Skender Boshnjakun...
Me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur dhe të papërshkrueshme, hedh poshtë konkludimet mendjelehta e arbitrare të atyre që thonë: kanë gabuar luftëtarët e lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët plumbin e fundit e kanë ruajtur për vete: “është dashtë të dorëzohen“ – thonë ata!!!
As Bajram Curri nuk është dorëzuar!
Histeria antidemokratike enveriste
Enveristët po na turpërojnë përpara botës përparimtare, ata po prishin çdo gjë, po bëjnë kërdi, legalisht dhe ilegalisht, në Shqipëri dhe në Kosovë. Me sjelljet e tyre konservatore, ata sillen në mënyrë patologjike: janë të palogjikë, prepotentë dhe arrogantë. Arroganca e tyre kufizon me paramilitarët serbijanë të bandave të sheshelëve e të arkanëve.
Atentatet enveriste – fashiste në: Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Sabri Hamitin... janë kulmi i ligësive të tyre, e atyre fytyrave mizerabël, dhe i atyre zërave kerrmëza, mjaullitje macesh në dëbime... Ata i pret mjerimi...
A P E L I
Anaaa moriii!!!,- na paska koritur daja
Kadriii!!!
/A. S./
Ani edhe po loz valle!!!-
Çika e spiunit Kadri Osmani!!!
/R. L./
Kadri Osmani, ti si shumë po na kritikon?
·
po kush është i mirë për ty!?-dhe me të drejtë
·
kanë biseduar me të dalë në rrugë e me të rrahë!
/S. Th. – Sangalla dhe F. B./
Apeli është dhënë nga a–zh, nga fillimi e në
fund, për ata që duan të nxjerrin mësim e përvojë, – po edhe më konkretisht,
mund ta rezymoj, duke jua dhënë një titull të librit tim me tregime në
dorëshkrim: “PUNË DHE RREGULL“.
Po sa na e pranojnë këtë jopunëtorët dhe
anarkistët!? – mbase ata janë edhe jolexues, andaj ne po vijojmë për lexuesit
dhe për të urtët: fitimi dhe kursimi, edhe këtë e kemi thënë më lartë? –
zhdukja e paqartësive, e mosmarrëveshjeve – padashje. Duhet të mësohemi ta
numërojmë orën, jo vetëm deri në 12:00, po deri në 24:00, treni nisët në ora
12:00, e treni niset edhe në ora 24:00, – janë itinerare që nuk duhet
ngatërruar. Ose, të paktën, të shtohet: në mes të ditës – apo në mes të natës,
para dreke ose pas dreke.
Terminet e kontakteve në rrugë, duhet të jenë
patjetër tejet precize: është monotone dhe budallaqe të endesh rrugëve duke
pritur; madje edhe bie në sy si budalla ose si “diversant”!?– kurse po të jetë
takimi në lokal, le të jetë toleranca aq sa pihet një gotë.
Mos mbivoto me tendencë, se tendenca të kthehet
në prag – bumerang!
Mos fol pa doganë!
Udbashë sermaxhët e udbashë shavellët... dhe soji
e sorollopi i tyre, do të vijojnë intrigat e denigrimet e tyre prej spiunësh të
neveritshëm; dhe do të gjejnë spiunë me pagë a pa pagë fare, sikur (A. S. e R.
L. apo edhe S. Th.) me kompani, avokatë të çdo ligësie njerëzore: kokën lartë
çika jonë e çunat tanë, dhe nipa e mbesa! – mburruni përjetësisht dhe
amshueshmërisht me biografitë tuaja dhe të prindërve e të gjyshërve tuaj me
biografitë zambakë!!!
As na dhimbsen përpjekjet as vuajt tona të
pafund, në 60–vjetorin tonë të jetës, vetëm po na vie keq e po na vie plasja,
pse elementi i brendshëm dështoi me turp – për turpet e ligësitë e
kundërshtarëve tanë të panjerëzishëm; të cilët nuk dinë të dallojnë erën e
lules nga duhma e mutit. Dhe edhe tash, kur kemi ngelur në mëshirën e elementit
të jashtëm, B. L. e taraluzhat nuk pushojnë së lehuri, me kapacitetin e qenve
të racës të posaçme, që thotë analisti politik, i merituari M. B.
Dhe do të vijojmë: ne me tonën, e ata me të
tyren: ne në vazhdën e traditës, ata në vazhdën antitraditë... dhe le të na
mbajë shpresa, se po afrohet dita e formimit të Shtetit Tonë Juridik: para të
cilit do të nxirën stërvinarët – thonjëdhëmbëpërgjakur, lugetër e vampirë
varrezash.
E Shteti Juridik do të vejë çdo gjë në binarë të vet, edhe punë edhe rregull. Por, në mos e pritshim ne atë Ditë të Shenjtë, amanet gjeneratave: përjetësi të ndjerit Raif Halimi, po ne nuk i falim përjetësisht, as në këtë e as në botën tjetër.
(Pyetjet e mespyetjet në mes të frymëmarrjeve/ autori Sh. D.).