E marte, 24.06.2025, 02:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Faik Konica: Ismail Qemal Vlora

E premte, 23.11.2012, 09:00 PM


…nji Vali i Sulltanit s'harron sé është Shqiptar: - (Konitza )

ISMAIL QEMAL bég VLORA

Shkruar nga:  Faik beg Konitza

(Hulumtuar nga: Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI)

E nderuar redaksi e ZSh-së,

Miku im i dashur  Zeqir !

Paçi shëndet e suksese !

Po ju dergoj për botim në ZemraShqiptare dy portrete të Ismail Qemalit. Të dy portretet janë shkruar nga Konica e publikuar në numra të ndryshëm të revistës "Albania", në vitin 1900, pra para 112 vjetësh.

-Kolë Tahiri,  Bruksel-

I.  ISMAIL QEMAL bég VLORA

Ky i NDRITESHMI shqiptar vaté ne London duké shkuar nga Brukséli, édhé patme pra ndérimin te piqémi é te kuvendojme mé Zoterin é Tija gjer é gjate per punet é Shqiperise.

Shume njérez ne shkalle te larta é kane per se largu famen mee te madhé se vleren e vertéte: Ismail Qe-mal bégu per kundré, sa do qe é ka te madhé famen, édhé mee te téper é ka vléren, é u-gezuam é nau ngroh zemra duké pare mé sy sé Shqiperia munt te mburrét qe ka nji djale mé mendimé aqe te shendosha e me zemer aq te lindur.

Ismail Qemal bég Vlora,- shume hére mutésarif, dy hérer vali i Béjrutit, i Shamit é i Tarabulluzit, keshi-lletar i Shtetit,  e me ne funt prap sundimtar i pergjitheshem i Afrikes turké,- sherboj dy-zét vjétesh Dauletin ne pune te ndryshma,é kurdo é kudo mé ndéresie te madhe é me te flakte deshire lirié E ne keto te pervojtura dy-zet vjétesh i u- u-mpré édhé mee téper mendia, é kur flét per Shqiperine, mendimet e tija jane te kulluara é te thélla.

Ismail Qemal  beg Vlora thote sé né Shqipetaret nuke e duam te ndahémi nga Turqia. Per kundre i a duam rrojen Turqies. Po miaft punuam per boten. Kétej e tutjé duam te punojme kesi menyré qe, po rrafte Turqia nga faji i Osmanlliivé te mos bjére édhé Shqiperia, po né Shqipetaret te jémi gati per te jétuar nje jete kombetaré. Ashtu qofte!

Faik beg Konitza

II. Perparimi i mendimit kombetar nder Shqipetarët.

Smail Qémal bé Vlora, vali i Tarabulluzit, iku me tré djémt te tija, é nene hijé te flamurit ingliz, shpetoi e zbriti n' Athine.

Gjithe gazétat é Europes betin fjale per kete ikjé, e cilla po thua é terboj Sulltanin. Lartmadhesia é Tij dergoi, pa humbur kohe, n' Athine nje shkalletar(zyrtar) te madhe qe t'i luté Smail beut te kthehet prap ne Stamboll. Po ky s'ia vuri veshin, e tha sé nuke kthéhét para sé te behét gjuha shqipe é guvérnes ne Shqiperi é te behé ne vent tone ndertimet é névojeshma. Pas ketyrévé, Smail bé Vlora u nis per ne Paris, ku kemi shprése t'a pjekim nje dite é té flasim per punet é atdhéut.

Kush mundét  sot per sot te thote sé mendimi kombetar s'ka zene ne zemrat é gjithe shqiptarevé, kur édhé nji Vali i Sulltanit s' harron sé eshte Shqiptar?. Dhjéte vjet me pare, a munt te ngjiste nje pun' e tille? Smail beu ka miqesi me Turqt' e rinj te cilevé i a u pélqen shume mendimé. Por édhé ajo eshte nji deftim i madh i perparimit te mendimit kombetar nder né,- méqe, édhé mé Turqt' e rinj ne qofshin, Shqiptaret sot per sot é kane te gjithe ne Shqiperi zemren é tyré.

Faik Bé Konica



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx