E enjte, 01.05.2025, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: ''Skënderbeu është bashkëvlera''

E shtune, 24.11.2012, 06:22 PM


Kosova Sot - Intervistë me publicistin Gjon Keka

1.Çfarë ju shtyu të shkruani një libër mbi Skënderbeun dhe si paraqitet figura e këtij heroi në dokumente arkivore të vendeve perëndimore?

Mund të them me bindje të plotë se ajo që më së shumti më shtyu të shkruaj mbi personalitetin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut është lidershipi i tij dhe vizioni që ai kishte për ta nxjerr kombin shqiptar nga skllavëria e pushtimit barbar otoman dhe ndërtimit i shtetit të Arbërit.Ai ishte burrshtetasi më me ndikim në shekullin XV.

Siç kam thënë edhe në parathënien e librit tim ,kam menduar dy gjëra rreth të shkruarit të këtij libri ,e para nevojn madhe për të hedhur dritë më tepër mbi këtë personalitet mbikohor të kombit ,pastaj për të thyer paragjykimet dhe së dyti e dija se isha përball një personaliteti mbikohor e të virtytshëm,një lideri vizionar dhe një strategu të mdhë të kohës, gjë që ky tanim mund të thuhet se është bërë edhe një degë e veçantë e historisë europiane.

Në dokumentet e shumta dhe dorshkrime historike ,pastaj kronika që gjenden si në arkivat ashtu edhe në bibliotekat nacionale të shteteve të ndryshme europiane si ato austriake,gjermane,italiane etj Gjergj Kastrioti Skënderbeu është figurë dominuese e shekullit XV ,në të gjitha dokumentet e kohës si dhe në kronika të shumta historike ai është i pranishëm si një lider i fuqishëm ,si mbret i virtytshëm dhe si një vizionar i madh i kohës.Ka kronika të autorëve kryesisht më syze sllave dhe aziatike që mundohen ta turbullojn të vërtetën dhe pastërtin e qëllimit të tij kombëtar dhe historik ,p.sh ka rastë kur autor të ndryshëm janë munduar ta përvetësojn duke u përpjekur të hutojn sytë e shkencës së historisë rreth prejardhjes së tij ,qëllimit të tij dhe qeverisjes së tij ,megjithkëtë periudha e kohës së qeverisjes së Gjergj Kastriotit të shtetit të Arbërit dhe vizioni i tij për ta bërë kombin faktorë vendimtare janë tanim të rafinuara me të vërtetën e historisë së kombit tonë të lashtë,dhe peshorën e saktë të historise ,prandaj kështu ai del ashtu i pastër si një shqiptar i madhë europian ,si një mbret dhe si një strateg i kombit tonë.

Kështu mund te them se në të gjitha dokumentet e kohës Gjergj Kastrioti Skënderbeu paraqitet si një vizionar, mbret i vitytshëm, një starteg që shumë kombe kishin zili fuqinë dhe talentet që ai mbante ne vete, ai në të gjitha dokumentet është llamba kryesore e historise së përgjithshme të europës që i bënë dritë shqiptarëve për të ecur gjurmëve të tij.

2. Kush ishte Skënderbeu për evropianët dhe si vlerësohet sot figura e tij në qarqet shkencore të Evropës?

Për europianët Skënderbeu është bashkëvlera më e madhe e civilizimit të familjes në përgjithësi, apo mund të them se për europianët Skënderbeu është një margaritar i madh i kurorës së familjes së përbashkët europiane ,pra ky margaritar është kombi shqiptar europian por që identifikohet me Gjergj Kastriotin.

Ndërsa sa i përket vlerësimit shkenëcor ka shkencëtar që tregojn vendin e tij kryesor në mesin e personaliteteve mbikohore të familjes europiane .Skënderbeu vlerësohet si një hyjni nga historian të ndryshëm dhe kronist europian;ndërsa shkencërisht si një nga mbretërit e pavdekshëm.

Por duhet potencuar se ka pas më herët ka edhe tani tendenca të cilat vetëm ana e medaljes së tyre është tjetër,të gjitha këto bëhen se ata(shkencëtar )me syze ideologjike të kënetave bretkocash apo individ qesharak dhe pa identitet nuk e njohin së pari shkencën e historisë dhe ajo që është e rëndësishme të theksohet nuk e njohin fare personalitetin mbikohor të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vizionin e tij e aq më pak shpirtin e tij kombëtar.

Edhe përkundër kësaj Skënderbeu mbetet identik ai që ishte që nga lindja e tij shqiptar europian, mbret ,vizionar dhe i pavdekshëm dhe vetëm i shqiptarëve në djepin e saj si komb ndërsa si vlerë është sublime dhe pjesë e qytetrimit të familjes europiane.

3. Si duhet kujtuar ky hero në këtë 100 vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar?

Për shqiptarët është rasti tepër i veçanët për një reflektim të brendshëm e të thellë të tyre , është rast unik në kohën që jemi që të ndërgjegjsohemi, të rikthehemi në veten tonë rrënjët tona historike, vizionin e tij etj.

Nuk do të kishte asnjë kuptim ky përvjetor i njëqind pa atin e kombit Gjergj Kastriotin Skënderbeun,ky është arkitekti i Shqipërisë së vërtetë europiane, ky është zemra e kombit ndërsa Pal Engjëlli truri i diplomacisë së kombit,e që shqiptarët pa dallim duhet drejtuar syt drejtë shpirtit të tij të madh ,pastaj kah akti i tij i rikthimit në tokën atërore të tij më 27 nëntor dhe ngritjes së flamurit më 28 nëntorë 1443, pa këtë figurë shqiptarët nuk do të kishin shkëmb të ndërtimit të shtetit të tyre, është ky shkëmb dhe model që Luigj Gurakuqi ,Nikollë Kaçorri dhe Ismail Qemali morrën në një kohë sfidash për kombin dhe vendosën që të mos shkëputen nga mjeshtëri i madh nga ati i tyre pra Gjergj Kastrioti dhe akti i tij sublim i 28 nëntorit.Shqipëria ka një shkëmb të perjetshëm Gjergj Kastriotin dhe tani një shtëpi ku ajo vetëm se duhet të rregulloj punët e brendshme të tij,të pastroj atë nga veset dhe sindromet dhe të shtoj shtatin e natyrshëm dhe të rikthimit në familjen europiane.

Mund të nënvizoj këtu se tani meqë kanë mbërri përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut në Tiranë Shqiptarët kanë rastin të shohin, të reflektojn dhe të ndiejn armonë e shqiptarit të madh, të atit të tyre kombëtare dhe t'i bëjnë shumë pyetje vetes si shqiptar në brendësin e tyre.

4. Çfarë mendon mbi njollosjen e figurës së heroit nga disa historian, fatkeqësisht nga ta edhe shqiptarë dhe të cilët mundohen ta minimizojnë luftën e tij në një luftë për inate dhe vetëm për interesa të tija?

Së pari dua t'iu them se petku që mban Gjergj Kastrioti Skënderbeu shtatëqind e ca vjetë nuk mund ta njollos askush ,as ideologët apo mbetjet sulltaniste,as historianët e klisheve dhe pasaktësive dhe as ndonjë bretkos e dal nga këneta e tyre ideologjike.Duhet thënë se lufta e Gjergj Kastriotit po të shohim fjalimin e tij që ai mbanë në kuvendin e Lezhës së marsit 1444 siç edhe e kam nënvizuar në librin tim ,është bërë për këputjen e zingjirëve të kombit nga pushtimi barbar otoman , ai nuk u rikthye në tokën atërore për t'iu hakmarr peranodrisë për familjen e tij ,ajo mund të ishte arsyeja e brendshëm si çdo njeri që ka ,por ai me plotë bindje e them dhe me fakte dokumentuese të cilat mund gjenden edhe ne librin tim, se ai u rikthye fuqishëm me një qëllim ta çliroj kombin nga pushtimi i egër otoman dhe ta ndërtoj shtetin e arbërit duke e bërë atë faktor vendimëmarrës në politikën dhe diplomacinë europiane të kohës.

5. Z. Keka në çfarë kushtesh të punës arritët të shkruani librin ,e kam fjalën për vështirësitë, mbresat kryesor, kujtimet, etj.?

Mund t'iu them se kushtet kanë qenë te mira në dhomën time të punës dhe studimeve ,kështu që kam lënë anash tërë botën përreth ,zhurmën dhe kërcënimet e kohës dhe iu kam veshur punës në shkrimin e këtij libri.Nuk kam lënë guri pa lëvizur në gjetjen e dokumenteve dhe risive rrethë personalitetit mbikohor të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por një gjë t'iu them gjatë kërkimeve të mia nuk ka mbet njeri që ka punuar në institucionet bibliotekare,arkivave ,muzeve etj që nuk ka mësuar diçka për këtë personalitet ,jo se ata nuk e kanë njohur por nuk e kanë njohur madhështinë e shpirtit të tij dhe ndikimin që ai kishte, kështu që ka pas raste që kemi biseduar gjerë e gjatë me punëtorët ne këto institucione rreth këtij personaliteti mbikohor të kombit tonë dhe të gjithë më kanë shikuara me një admirim se prej nga vij dhe se si akoma gjaku i Gjergj Kastriotit Skënderbeut vlon në venat e mia.Kështu që megjith vështirësit në gjetjen e dokumenteve dhe kronikave historike e dorshkrimeve unë jam tepër i gëzuar e impenjuar që Gjergj Kastriotin Skënderbeun tonë tani e njoh edhe më shumë dhe e njohin edhe të tjetër akoma edhe më shumë,prandaj figura e tij është dominuese në botën perëndimore.

Ju falenderoj dhe uroj per ju dhe gazeten ku ju punoni shume suksese.

 

Intervistoi Isa Vatovci

www.kosova-sot.info



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx