Kulturë
Tefik Selimi: Një libër për vlimet tona shqiptare
E shtune, 24.11.2012, 07:52 PM
Një libër
për vlimet tona shqiptare...
Nga Tefik Selimi
Ta
nderosh librin dhe autorin e veprës, do të thotë, është një nderim i madh për
të gjithë. Dita e enjte ishte një ditë feste e librit të Izmi Zekës, autor
gjilanas. Kjo festë u organizua në sallën e KK të Gjilanit, i cili vend mezi i
zuri aderuesit e fjalës së shkruar. Ishin ardhur në këtë festë të librit jo
vetëm familjarë, por edhe studjues, njerëz të jetës publike: historianë, njerëz
të politikës, vlerësues dhe krijues të tjerë për të përcjellë nga afër
përurimin e librit “Nëpër vlime shqiptare” të
Izmi Zekës. Pse jo? Ishte ngjarje madhore. Ngjarje që të lë pështypje.
Fillimisht, fjalën e rastit e pati Tahir
Arifi, profesor dhe studjues i letërsisë, i cili tha se, jemi tubuar sot për ta
përuruar veprën e një historiani, por edhe një publicisti gjilanas, i cili, për
herë të tretë na Izmi Zekës flet e ka mesazh të fortë për
bashkim të gjeneratave të atyre ngjarjeve të kohës së Rilindjes sonë
Kombërare. Autori e nënvizon faktin se shqiptarët u desh të ngrihen disa herë
në këmbë gjatë historisë për të drejtat e tyre. Edhe vetë autori i librit, Izmi
Zeka, ka thënë se libri i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit
shqiptar, po edhe 30-vjetorit të vrasjes së xhaxhait të tij, Kadri Zekës dhe
bashkëveprimtarëve të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ai në përurim të libirit
shtoi edhe këtë: “Do të dëshiroja që këto dy data, në një shekull të ikur, ta
sendërtojnë ëndrrën tonë për bashkimin e kombit, sepse kjo ishte jo vetëm
dëshirë, por edhe synim e gjakim i atyre që u flijuan në këtë rrugëtim një
shekullor. Dr. Hysen, stdudjues i letërsisë, tha se, libri në fjalë e ka
rëndësinë e vet, për faktin se, përkon me shënimin e një ngjarje të madhe të
kombit tonë, ku, edhe në këtë kohtë, tonë, e kaluara përkujtohet dhe
s’harrohet. Libri “Nëpër vlime shqiptare” i Izmi Zekës, i treti me radhë, është
një album i lëvizjes sonë për liri, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e
sotme, libër mbi figurat më emblematike të historisë sonë, figura këto që
përcaktuan dhe zhvilluan ngjarjet historike, libër mbi luftën dhe zhvillimet
politike, mbi konceptet ideologjike e lëvizjen atdhetare, libër për nyjat që
përcaktuan fatin e kombit”. Nëpër vlime shqiptare” është libër që bashkon
gjeneratat e një populli, në dy kohëra, të cilat sot, janë si një, ku të
ardhmen e shohin në dritën drejt të bashkimit të kombit tonë në trung etnik”.
Ndërsa, Memli Krasniqi, studjues i letësisë ka shtuar se, libri i autorit
I. Zeka, “Nëpër vlime shqiptare”, është
përmledhje punimesh publicistike e shkencore, por edhe historiografike për një
larmani tematikash historike, të cilat fillojnë me trajtimin dhe analizën e Krizës Lindore dhe
pasojave që ajo pati për fatin e mëtejmë të shqiptarëve, për të vazhduar
me veprimtarinë e vëllezërve Frashëri, që jo vetëm ishin
frymëzuesit e idealit kombëtar, por të cilët, duke u marrë edhe me krijimtari
kulturore, vunë bazat e asaj që më vonë, në fillim të shekullit XX, do të
mundësojë që ajo ëndërr të jetësohet, ndonëse pjesërisht. Pikërisht, ky
mosrealizim i plotë i lirisë, do t’i bëjë shqiptarët gjatë gjithë shekullit XX,
një popull në pritje, herë-herë edhe pasive, për t’u hedhur pastaj në veprimet
konkrete, gjatë të cilave ai edhe paguan
çmimin më të lartë të mundshëm, pra vrasjen e atyre që kishin guxim të ngrinin
kokën, masakrimin e civilëve shqiptarë, faji i vetëm i të cilëve ishtë
përkatësia shqiptare, dëbimin e tyre gjer në asgjësim të tërë të qenies
shqiptare. Aty folën edhe dy aderues të librit: Mustaf Bajrami e Arbëresh
Dalipi. Dr. Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkësisë Islame, në Gjilan, i cili tha
se: “Aktiviteti i sotëm përurues i kësaj vepre, në fakt duket
se konsiston në
një hulumtim dhe rezultat shkencor i profilit të një angazhimi autentik
historik. Izmi Zeka nëpërmes këtij libri, i paska vënë vetes për detyre
ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, nëpërmjet identifikimit të çështjeve dhe
personaliteteve që duhet të trajtohen në baza shkencore-historike, analitike,
në mënyrë që të arrihet deri tek promovimi i mundësisë së ngritjes së
strategjive të reja në fushën e historiografisë sonë, për emancipimin shoqëror
e shtetëror të shqiptarëve. Nisur nga qasja e tij filozofike ndaj proceseve
historike, na bën mbase edhe të hedhim besimin, se ai, jo rastësisht, në
momentet vendimtare, u gjet edhe në funksione të rëndësishme shtetërore, pra
autori i librit, I. Zeka”. Ndërsa, Arbëresh Dalipi, qytetar dhe aderues i libir
tha se, ky libër na nderon të gjithë ne. “Libri i ka vlerat e jashtëzakonshme.
Është libër që ka pasqyruar një kohë të hershme, por ajo lidhet edhe me
konë, sot. Pra, autori e ka bërë këtë
lidhje