Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Një libër për vlimet tona shqiptare

| E shtune, 24.11.2012, 07:52 PM |


Një libër për vlimet tona shqiptare...

Nga Tefik Selimi

Ta nderosh librin dhe autorin e veprës, do të thotë, është një nderim i madh për të gjithë. Dita e enjte ishte një ditë feste e librit të Izmi Zekës, autor gjilanas. Kjo festë u organizua në sallën e KK të Gjilanit, i cili vend mezi i zuri aderuesit e fjalës së shkruar. Ishin ardhur në këtë festë të librit jo vetëm familjarë, por edhe studjues, njerëz të jetës publike: historianë, njerëz të politikës, vlerësues dhe krijues të tjerë për të përcjellë nga afër përurimin e librit “Nëpër vlime shqiptare” të  Izmi Zekës. Pse jo? Ishte ngjarje madhore. Ngjarje që të lë pështypje. Fillimisht, fjalën e  rastit e pati Tahir Arifi, profesor dhe studjues i letërsisë, i cili tha se, jemi tubuar sot për ta përuruar veprën e një historiani, por edhe një publicisti gjilanas, i cili, për herë të tretë na del me botime librash. “Ky manifestim i librit përkon me festën më të shenjtë të kombit tonë, 100-vjetori i krijimit të shtetit shqiptar, Shqipërisë, më 1912. Manifesimi kulturor u kurorëzua edhe me disa përvjetorë të veprimtarisë së autorit në fjalë. Po ashtu, një meritë i shkon edhe Ars Clubit “Beqir Musliu” në Gjilan, sidomos udhëheqësit të tij, Sabit Rrustemit, i cili, në vigjilje të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të Manifestimit Kulturor "Vjeshta letrare...", e organizoi përurimin e libir "Nëpër vlime shqiptare” të Izmi Zekës. Dhe, jo vetëm kaq. Libri është një dokumentar pak më i “ndryshëm” se libra tjerë, për faktin se, autori është munduar ta lidhë një kohë të hershme me kohën sot. Pra, autori këtë e ka pasur si një ide të mbarështimit të lëndës së librit të tij në fjalë, i cili, si dokumentar e si libër me shënime publicistike, ai po na afron një periudhë të hershme dhe shumë vendimtare për kohën e tanishme që po e jetojmë. Përmes këtij libri, autori vjen me shkrime historike, të cilat janë shkruar dhe e analizuar për figurat e dalluara të populli tonë shqiptar. Është fjala për ideologët e Rilindjes Kombëtare, Abdyl e Sami Frashëri, por edhe disa figura të tjera, të cilët, si një, bënë përpjekje të mëdha gjer tek pavarësia e trojeve shqiptare nga stunduesit e huaj shumë shekullorë. Pra,  këto janë disa nga “frymëzimet” e autorit të librit, i cili, edhe brenda këtij shekulli, që po e jetojmë, por edhe më herët, si shton autori i librit, më konkretisht, ngjarjet i fillon nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te Kullat e Jasharëve, por duke mos i harruar edhe ngjarjet tjera, të cilat i dhanë gjak e dritë lirie Kosovës sonë të lirë. Autori shton: “Me synim për të  thënë diçka më shumë e pa pretendime për të qenë mendimi im shterrues, “Nëpër vlime shqiptare, u jam rikthyer figurave emblematike të Rilindjes Kombëtare dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyul e Sami Frashërit. I pari, dieolog dhe frymëzues i unitetit politik, rezistues de shtetformues të shiptarëve, i dyti, intelektual i përmasave ndërkombëtare, duke udhënë, sa shqiptarëve, aq edhe të tjerëve nga thesari itij i pashtjerrshëm i dijes”(f.4-5). Pra, autori i librit, I. Zeka, këtë fushë të dijes e ka njohur dhe e ka studjuar mirë e mirë, me qëllimin që ti ndriçojë edhe për një xixë drite më shumë në këtë përvjetor të madh të kombit tonë shqiptar. Libri “Nëpër vlime shqiptare” i autorit Izmi Zeka, përmbledh disa ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë shqiptare. Ky libër zhanrit më tepër publicistik e historiografik, e më pak artistik e prozaik, flet me gjuhën e rrjedhshme e të pasur të autorit për zhvillimet dhe ngjarjet historike, flet për luftën, hvillimet politike e mbi konceptet ideologjike të lëvizjen sonë atdhetare. Është  libër që ngerthën në vete “brumin” kryesor apo për nyjat që përcaktuan fatin e kombit tonë në përgjithësi. Por, e rëndësishme është fakti se, lbiri “Nëpër vlime shqiptare” i Izmi Zekës flet e ka mesazh të fortë për  bashkim të gjeneratave të atyre ngjarjeve të kohës së Rilindjes sonë Kombërare. Autori e nënvizon faktin se shqiptarët u desh të ngrihen disa herë në këmbë gjatë historisë për të drejtat e tyre. Edhe vetë autori i librit, Izmi Zeka, ka thënë se libri i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, po edhe 30-vjetorit të vrasjes së xhaxhait të tij, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ai në përurim të libirit shtoi edhe këtë: “Do të dëshiroja që këto dy data, në një shekull të ikur, ta sendërtojnë ëndrrën tonë për bashkimin e kombit, sepse kjo ishte jo vetëm dëshirë, por edhe synim e gjakim i atyre që u flijuan në këtë rrugëtim një shekullor. Dr. Hysen, stdudjues i letërsisë, tha se, libri në fjalë e ka rëndësinë e vet, për faktin se, përkon me shënimin e një ngjarje të madhe të kombit tonë, ku, edhe në këtë kohtë, tonë, e kaluara përkujtohet dhe s’harrohet. Libri “Nëpër vlime shqiptare” i Izmi Zekës, i treti me radhë, është një album i lëvizjes sonë për liri, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e sotme, libër mbi figurat më emblematike të historisë sonë, figura këto që përcaktuan dhe zhvilluan ngjarjet historike, libër mbi luftën dhe zhvillimet politike, mbi konceptet ideologjike e lëvizjen atdhetare, libër për nyjat që përcaktuan fatin e kombit”. Nëpër vlime shqiptare” është libër që bashkon gjeneratat e një populli, në dy kohëra, të cilat sot, janë si një, ku të ardhmen e shohin në dritën drejt të bashkimit të kombit tonë në trung etnik”. Ndërsa, Memli Krasniqi, studjues i letësisë ka shtuar se, libri i autorit I.  Zeka, “Nëpër vlime shqiptare”, është përmledhje punimesh publicistike e shkencore, por edhe historiografike për një larmani tematikash historike, të cilat fillojnë me  trajtimin dhe analizën e Krizës Lindore dhe pasojave që ajo pati për fatin e mëtejmë të shqiptarëve, për të vazhduar me  veprimtarinë e  vëllezërve Frashëri, që jo vetëm ishin frymëzuesit e idealit kombëtar, por të cilët, duke u marrë edhe me krijimtari kulturore, vunë bazat e asaj që më vonë, në fillim të shekullit XX, do të mundësojë që ajo ëndërr të jetësohet, ndonëse pjesërisht. Pikërisht, ky mosrealizim i plotë i lirisë, do t’i bëjë shqiptarët gjatë gjithë shekullit XX, një popull në pritje, herë-herë edhe pasive, për t’u hedhur pastaj në veprimet konkrete, gjatë të  cilave ai edhe paguan çmimin më të lartë të mundshëm, pra vrasjen e atyre që kishin guxim të ngrinin kokën, masakrimin e civilëve shqiptarë, faji i vetëm i të cilëve ishtë përkatësia shqiptare, dëbimin e tyre gjer në asgjësim të tërë të qenies shqiptare. Aty folën edhe dy aderues të librit: Mustaf Bajrami e Arbëresh Dalipi. Dr. Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkësisë Islame, në Gjilan, i cili tha se: “Aktiviteti i sotëm përurues i kësaj vepre, në fakt duket se konsiston në një hulumtim dhe rezultat shkencor i profilit të një angazhimi autentik historik. Izmi Zeka nëpërmes këtij libri, i paska vënë vetes për detyre ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, nëpërmjet identifikimit të çështjeve dhe personaliteteve që duhet të trajtohen në baza shkencore-historike, analitike, në mënyrë që të arrihet deri tek promovimi i mundësisë së ngritjes së strategjive të reja në fushën e historiografisë sonë, për emancipimin shoqëror e shtetëror të shqiptarëve. Nisur nga qasja e tij filozofike ndaj proceseve historike, na bën mbase edhe të hedhim besimin, se ai, jo rastësisht, në momentet vendimtare, u gjet edhe në funksione të rëndësishme shtetërore, pra autori i librit, I. Zeka”. Ndërsa, Arbëresh Dalipi, qytetar dhe aderues i libir tha se, ky libër na nderon të gjithë ne. “Libri i ka vlerat e jashtëzakonshme. Është libër që ka pasqyruar një kohë të hershme, por ajo lidhet edhe me konë,  sot. Pra, autori e ka bërë këtë lidhje fort qëndrushme, për faktin se, ashtu ishte ai rrugëtimi ynë  nëpër shekujt ose i quajmë edhe  vlime tona të trazuaa shqitare. Urime për suksese tjera!” Më fund, autori i librit “Nëpër vlime shqiptare” Izmi Zeka tha se, kjo paraqitje imja nuk është e rastësishme, për faktin se, po të mos e shihte botimin mu në këtë shënim të madh të kombit tonë, pra të 100 vjet Pavarësi së shtetit shqiptar, Shqipërisë, unë nuk do të isha ndjerë ashtu mirë.”Sot, më shumë se kurrë në jetë jam i entuziazmuar, një, se libri e pa dritën e botimit mu në kohën dhe momentin e duhur dhe, e dyta se, e kam ndjerë të nevojshme ti përmendi në libër edhe disa nga figurat madhore të kombit, si janë: Mulla Idriz Gjilanin, Familjen e Jasharëve ng Prekazi, strategjinë e Betejës së Koshares, në krye me heroin e kombit Agim Ramadanin, por edhe figurat tjera të kësaj ane, si: Reshat Ymerin e Xhevat Qerimin etj. Padyshim, një meritë të madhe e ka edhe Sadullah Brestovci, historiani më i madh i kësaj ane, i cili, kohës së fundit ky personalitet i madh i shkencës së historisë, i cili është lënë anash pa u zënë në fjalë në të tilla tubime e simpoziume shkencore.”.

Gjilan, 24 nëntor