Don Fran Sopi: Ngjarja e rrënimit të Kishës së Klinës nga komunistët dhe ringjallja në kapelën e “Shën Mëhillit” në Deiq të Klinës
Në këtë klimë frike e represioni, në vitin 1974, në Klinën time të dashur, me shumë mund, dashuri dhe entuziazëm, filloi ndërtimi i Kishës Katolike, që do të ishte filial i Kishës së Zllakuqanit. Famullitari i atëhershëm, don Tunë Gllasoviqi, me guxim e vizion mbolli farën e parë të shpresës në këtë tokë të përvuajtur...


























