E merkure, 24.12.2025, 11:19 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Sod n'datlindjen e poetit

Filip Shiroka mbahet mend si një tekstshkrues thellësisht emocionus, një mëkues i pastërtisë gjuhësore, i ndëshkuar me fatin e "të dëbuarit" dhe atdheun e largët, mëkue prej mallit dhe zemërplasjes që lyp paqtim te këndimi i shpirtit t'përmallshëm, asaj andje qi rreket ta kthejë n'Shkodrën e hireve dhe dëshirimeve...

Albert Vataj: Hapat në hënë, gjurmët që lamë në ëndrrën e madhe

Për 3 ditë bëhesha 3 vjeç, as se i’a kisha idenë se pluhuri ku shkelte këmba ime e vogël, kishte diçka të ngjashme me atë që gdhendte gjurmën e parë të njeriut në sipërfaqen e hënës. Por të dy ishim fëmijë në botë të ndryshme, që rrekeshim njëjt sfidues që duke lënë gjurmët e hapave tanë...

Albert Vataj: Nëpër Shkodër, nadje heret, flatrue kujtimesh e përflakun mallit

Asht nadje korriku, dilli lan me dritë tan’ ç’ka sheh. N’mu asht prush malli, qi përpushet në çdo hap qi çapit nëpër rrugica dhe kujtime. T’pakt janë ata qi pahen me dritën e vezullimtë t’agut n’kyt orë t’ditës kur avllit djersin, e xhamave duken t’drojshme gjurmët e nji dëshirimi t’flakun. Hala ka gjum n’syt qi puliten tamëlcimit t’nji paqeje t’hyjt...

Albert Vataj: Pena e poetit e ngjyer në zjarrin e epsheve të dashurisë

E trishtë është zemra e një poeti, e një poeti që druhet të ngjyejë penën në përroin vërshues të epshit. E së andejmi të na sjellë atë përmbytje ngulmesh të ethshme pasioni. Të na shpërfaq atë kurajë miklimesh delikate që zvarget përmes hukamash e buzësh që djegin përgjatë një kurmi që gufon...

Albert Vataj: Fjalimi i famshëm i Skënderbeut

Ky fjalim është shkëputur nga vepra e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut”, fjalimi të cilin Skenderbeu e kishte mbajtur para ushtrisë, në momentet kur po bëhej gati për mësymje ndaj qyteteve të tjera për t’i çliruar nga pushtimi osman. Ky është përshkrimi më autentik i fjalimit të famshëm të Skenderbeut të cilin e njohim sot...

Albert Vataj: Robert Shuman, romantiku shpirttrazuar

"E gjithë jeta ime ka qenë një rrëmujë e vërtetë, në fillim mes poezisë dhe prozës, ndërsa tani mes muzikës dhe drejtësisë", kësisoj i shkruan së ëmës, Robert Shuman, e cila në ngasjen për muzikën, ngulmoi më fort që i biri të ishte një muzikant, ndryshe nga dëshirimet e të atit, August...

Albert Vataj: 'Mjerimi s’don mëshirë, por don veç të drejtë'

Ky varg i gjëmimshëm vazhdon të godasë plot pezëm e tërsëllëm ndërgjegjien e topitur të qytetërimit, të tashmen apatike të shpirtrave të drobitur nga dhembshuria dhe virtuoziteti mizor i mjeshtrave të së keqes.Mëshira, bujaria, altruizmi, zemërbardhësisë; nga gjeste humanitare kanë marrë atributet e spektaklit tragjik...

Albert Vataj: Te Kisha e Shna Ndout

Isha me bashkëshorten edhe këtë të martë, në kremtim të të Martave të Mëdha te Kisha e Shna Ndout, Laç. Të jem i sinqertë me ju, aq sa jam përpjekur të jem me të lartin vullnet hyjnor, zemërhapur e mendjekthjellët, them, se unë kam një qasje jokonvencionale të të shprehurit të besimit...

Albert Vataj: Çun Lajçi dhe dhimbja që kacafytet me vdekjen

N’se don me mësue se ç’ka mundet me ba dhimbja e nji gjoksi qi s’mundet me gjimue, e një zemre qi kurrë nuk ka me e mësu, se n’sa copa asht shpërba, e një shpirti qi lyp prehje n’ç’ka e trazon, ti duhet më mësu se si me lexue “... nji letër t’pashkrueme”...

Albert Vataj: Bijë plangprishës, etërish hekakeq!

Rriti rrogën vetes, e mos e vri mendjen, se sa thellë mjerimi ngul dhëmbët dhe pleks thonjtë në kurrizin ulok të kësaj kashoreje dertmadhe, këtij identiteti që çorollepset të korrë lavditë ilirike në aliazhet e folklorizmit të masmedias, dhe lë në rrugë të madhe ç’ka frymon shqyp e jeton gjaknxehur në kacafytje shqiptarizme...

Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije

Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat...

Albert Vataj: S’pati qiell për dhimbjen teme

Elegji për viktimat e tërmetit të 26 nandorit 2019 -I-U dridhe ligsht toka e amës,dheu i andrrave t’mija t’molisuna.Asaj nate 26 nandori 2019,Tokë e t’parve lërumun n’varre, n’gjak vaditun,shtërzeve thekshëm si nji shpirt i drobitun hekash,gjimove trazimshm, e gjama u lshue n’ty me turr.Shterroi fryma...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx