Entela Binjaku: Impakti social i talk show-t
Në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX pushteti i medies u rrit ndjeshëm falë revolucionit teknologjik, i cili solli me vete një seri transformimesh në realitetin shoqëror dhe në atë ekonomik. Teorikisht media, duhet të përfaqësojë një ndërmarrje të vërtetë kulturore, në gjendje të zhvillojë një aktivitet të institucionalizuar, që pushton të gjitha shtresat shoqërore, duke arritur tek një publik i gjerë, dhe heterogjen ...


























