Editorial
Alban Voka: Bajgat e vjetra të një islamisti të ri (Për kujtim kryekalit të përskitur, Muhamet Hoxhaj)
E diele, 26.08.2012, 10:25 AM
BAGLAT E
VJETRA TË NJË ISLAMISTI TË RI
(Për kujtim kryekalit të përskitur, Muhamet Hoxhaj)
Nga Alban Voka
Një këngëtare
e famshme rumune me belin lakuriq (Nicole) i drejtohet dashnorit të saj me fjalët
„Kam energji për një milionë vjet”. Këtë energji për shpartallimin e fanatizmit
islamik ndër shqiptarë e kanë edhe bashkëveprimtarët e panumërt të revistës më të
famshme të blogosferës shqiptare, që mban një emër të bukur me domethënie
metaforike: Zemra Shqiptare, e shfletuar nga mijëra vetë në ditë. Një nga
drejtuesit e revistës „Drini”, më shkruan se do ta hedhë në gjyq
administratorin e portalit elektronik KosovariMedia, për pamfletin
dezinformativ „Maskarenjtë dhe tradhëtarët). „Unë po mendoj me ngritë padi ndaj
këtij krimineli që shpifë”, thekson zotëria e tij, të cilit ia ktheva përgjigjen:
“Ku ka pare gazetari shqiptar ta hedhë në gjyq këtë maskara që e nxit
fanatizmin islamik në zgafellat e nevojtores së tij elektronike! E vetmja gjë që
duhet bërë është demaskimi total i tij dhe i portalit të tij të zgjebosur me
dezinformata dhe pallavra të këtilla antishqiptare.” Dhë më tej:
„Mua nuk
më ka hije ta teproj me shkrime, por ndoshta ndonjëri prej Jush do ta demantojnë
këtë fundrinë të re publicistike, respektivisht kryekalin e portalit respektiv,
reitingu i të cilit shkon duke rënë nga dita në ditë. Selimit i kam kërkuar
falje në kuadrin e një komenti dhe i kërkoj përsëri, duke shpresuar se do ketë edhe
ai parasysh hartimin e një pamfleti të ri kundër fanatizmit dhe
funadamentalizmit islamik që defilonte dikurë te Çameria e Tano Turkut dhe Olsi
Jasexhiut, avazin e së cilës e vazhdon sot Muhamet Hoxhaj.
Mos harro
se njëri nga anëtarët e „Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani”, që të ka
lënë pa brekë duke të bërë llom në kuadrin e një komenti, më ka thënë se je i
poshtër, psikopat, faqezi dhe i çmendur.
Zgjohu nga gjumi Kosovë!
Qaushi
wrote: “Dje në mëngjesin e freskët uluronte qyteti i Gjilanit. Nuk u dinim se ç’po
ndodh. Janë dhjetra xhamija ku të njëjtën kohë lëshonin zërin e trishtimit e
mallkimit, ku mbrenda 2 minutave u përmend me mijëra herë emri allah allah
allah. Aty afër meje, një fqinj ka një shtallë me 23 lopë të cilat filluan të pallin
nga frika se ç’po ndodh. T’ju them të drejtën, i mallkova gjithë ata të cilët
morën pjesë në këto paranoja arabe. Më kaploi një dhimbje e thellë për kombin
tim, për shqiptarinë dhe identitetin tonë të përdhosur nga kjo fe e mallkuat. Aq
u mërzita sa që askujt nuk i urova Bajramin. Dhe fillova konfliktin me anëtarët
e familjes. Zoti na shpëtoftë nga kjo murtajë arabe! Nuk munda ta dalloj
vendlindjen time nga Afganistani.'' (20.08.2012, Bota Sot)
Kështu e
ka gazetaria. Replika shpërpblehet me replikë e jo me plumb në kokë, ekspliziv
në trup apo thikën në fyt, siç veprojnë fantomat e fundamentailzimi islamik. Larg
fanatizmit nga trojet tona, more pismaluk! Koha punon në favor të shqiptarëve,
për shndërrimin e “kishave” islamike në faltore katolike, ku flitet shqip dhe
meshohet shqip, Langsam aber sieher. Në kuadrin e artikujve të Ilir Dardanit,
Bubullimës së Bukureshtit dhe Deo Gracianit, të shletuar nga 20 mijë vetë, janë
botuar nja 100 komente që të lënë pa brekë, o hafëz Muhamut Hoxhaj! Për
momention, për të balansuar hapësirën tipografike të hamhamërimeve tua, po
i japim vetëm nja pesë, 95 tjerat duke i
lënë si rezervat për pamfletin e ardhshëm, po qe se do ta vazhdosh avazin e
vjetër, ahmarrës, destruktiv dhe dezonformativ kundër shqiptarit që ka energji
për njëmilionë vjet, për afirmimin e kulturës shqiptare dhe demaskimin e
fanatizmit islamik dhe bartësve të tij të përskitur që i ngrejnë vithet, jo vetëm
në rrugë.
1. Flamur
Daka wrote: I dashur Baki! Faleminderit për redaktimin e shkrimit tim! Në ndërkohe
lexova "bombën" tuaj në adresë të administratorit të KosovariMedia. Jo
më kot e ke pseudonimin "Bubullima"! Është një pamflet i fortë për të
gjithë ata që përgojojnë atdhetarët e vërtetë që fe në rradhë të parë e kanë shqiptarinë.
Ai zotëria e ka shumë gabim që e sulmoi i pari Ilir Dardanin, duke të sulmuar
pastaj edhe Ty, dhe më thonë dashamirët se janë duke ia blokuar adresën që të mos
transmetojë më tej propaganda të paporositura, sepse shqiptarët kanë nevojë për
vlera reale siç janë shkrimet tua e të bashkëpunëtorëve tjerë të Zemrës
Shqiptare, e jo etiketimet dhe kërcënimet ballkanike kundër vlerave të kombit. Në
ushtri gjenerali i përgjigjet gjeneralit, komandanti komandantit e jo ushtari
komandantit. Në fushë të kulturës dhe patriotizmit shqiptar, zotrote je
komandant, kurse ushtari që s'ka botuar asnjë libër, duke tentuar të të diskreditojë
komandantin, e diskreditoi vetveten. Po qe se ia transmeton këtë letër private
Zemrës Shqiptare, të lutem modifikoje emrin tim se s-dua të kem punë me njerëz
që nuk janë të rangut tënd!
2. Shqiptari
i Italisë wrote: Thonë se vetëm dy gjëra janë të pakufishme, Universi dhe marrëzia
njerëzore. Shqiptari që mendon se “Pa iman nuk ka vatan”, shumë lehtë bie pre e
propagandës islamike, edhepse historia shqiptare dëshmon se bazat e saja më të forta
e më të shëndetshme i kanë krijuar Gjergj Kastrioti, Gjon Buzuku e Lekë Matranga,
Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Dedë Gjon Luli e jo Ali Pashë Tepeleni
që i kthente vithet herë nga sulltani e herë nga Franca, që si pasojë e etjes për
pushtet, nuk gjeti gjuhë të përbashkët me homologun e tij nga Shkodra për të krijuar
një Shqipëri të fuqishme e të shëndetshme. Dhe jo Haxhi Qamili, Esat Pashë Toptani,
Ahmet Zogu apo Enver Hoxha që ia bënë sherrin Shqipërisë, apo budallenjtë e
enverizmit dhe islamizmit që lehin kundër Bubullimës së Bukureshtit. Duke
notuar nëpër faqet e Zemrës Shqiptare, konstatojmë se Baki Ymeri është ambasador
i denjë i letërsisë dhe i kulturës shqiptare. Ai është një shtyllë e fortë shqiptarizmës.
Një nga komentatorët i thot shkurt e shqip: Lum miku im! Mos u brengos nëse
tenton të të kafshojë ndonjë hije e zezë, sepse ti je rreze drite, dhe ku ka
rreze ka edhe hije! Nuk ka hije ore që ndalon rrezet në ketë rruzull. Hijet
jetojnë nga rrezet edhe ushqehen me to, por ato nuk e dinë se je edhe bubullimë,
e bubullima kur godet, hija mbetet pa dritën e syrit të vet. Miku im i mirë,
mos u brengos se hijet kanë turpëruar vetveten duke shpifur edhe kundër
Gjergjit, Terezës, Kadaresë! Hijet e zeza e likuiduan Bajram Currin dhe Ahmet
Krasniqin, Tahir Zemën, Bardhyl Ajetin,
dhe jo vetëm ata. Unë të njoh sipas Wikipedisë, dhe unë e di se nuk ta ndalon
askush elanin tënd për dashurinë tënde të madhe ndaj kombit dhe Atdheut. E
dashuria jote me e madhe është kontributi yt i përditshëm, madje edhe i përnatshëm
në funksion të shqiptarizmit, të kulturës dhe artit të denjë shqiptar. Pse?
Sepse zotrote hyn në kategorinë e heronjve të gjallë.
3. Tirana
wrote: Korbat e kombit dhe Zemra Shqiptare. Miku im i nderuar! Një thënie e
vjetër thotë: Qenjtë le të lehin, karvani shkon përpara. Korbat (se edhe emrin
qen nuk e meritojnë), këto kufoma të gjalla të ekstremizmit fetar, me ulërimat
e tyre nuk mund të prishin shkëlqimin e artë të Zemrës Shqiptare dhe figurave të
ndritura të kombit shqiptar në epokën që jetojmë: ILIR DARDANI dhe BAKI YMERI. Korbi
le ta zbrazë tërbimin e tij në ndonjë fletushkë muri që vetëm analfabetët e
shfletojnë! Ju jeni një mal i lartë që sa më shumë të Ju qëllojnë me gurë, aq më
madhështorë ngriheni në zemrën dhe mëndjen e bashkëkohësve tanë. I këtillë ishte
edhe ARBEN XHAFERI i pavdekshëm. Historia shqiptare emrat Tuaj i ka gdhendur me
germa të arta në memorjen e saj.
4. Ibrahimi
wrote: Ky far Muhamuti ka harruar kohëve të fundit se për kend po "lufton",
për islamizëm apo për shqiptarizëm. Zemra po ja do të luftojë për islam, po kur
do të arsyetohet pse po lufton, ai mundohet të njollosë Bakiun e Ilir Dardanin,
e besa të gjithë shqiptarët. Ky far Muhamuti po ja mvesh vetëvetes shallin e
imamit rreth kokës dhe shpatën e sulltanit në duar, që dëshmon se është një maskara
dhe një gojëkeq me zemër të zezë, gojfëlliquri që na bezdis me sharje, me fyrje
me shpallje lufte vëllavrasëse. Mbylle more atë sqep sorre se na lodhe! Të është
tharë arabistanmedia dhe po të qelbet me islamizmin që ke futur brenda! Nuk po
e sheh se fundamentalistat po ta rrahin krahin të ta fusin brenda thimthin e
Muhametit edhe në websitin tënd, edhe në prapanicë ku ulesh me falë taravinë! Ilir
Dardani faktet qe sjell i ka te vërteta, të verifikuara dhe bindëse, duke i
demaskuar islamistët me tehun e mprehtë të gjuhës shqipe. Bakiu është Mojsiu
vetë. Ai është engjëll i vërtetë i botës shqiptare. Pirdhu Muhamut Hoxhaj!
5. Isufi
wrote: Janë shumë ajete ku kërkohet vrasja e krishterëve. Muhameti nuk ka ba
luftë mbrojtëse, por pushtuese. 10 vitet e para i kanë besuar diku rreth 100 veta,
kur nisi me javë të tëra të prejë kokat, kur nisi numri u muslimanëve të rritet.
Ekspansionit Islam, vrasjeve dhe pushtimeve,
i është përgjigjur Europa për herë të parë 400 vite më vonë, me kryqëzatat
për ta çliruar Jerusalemin, pasi që Islami kishte pushtu një pjesë të madhe të Azisë
dhe Afrikës. Muhameti po gabon shumë. Është i gatshëm t’i luftojë shqiptarët, për
t’i mbrojtur ata që nuk na njohin as si shtet. Muhameti nuk di kush është Baki
Ymeri dhe kontributi i tij, sespe pot a dinte do t' i kishte ardhur turp të flasë
kundër tij, nëse mendon se është shqiptar. Ai ka paguar ta hapë një faqe
interneti dhe mendon se po ban punë të madhe, por puna e tij është një punë pise.
Faqe internetit sot kanë edhe fëmijtë. Muhameti është mbarrja dhe turpi i
popullit shqiptar. Mos çoni shkrime te aj! Mos shkoni te faqja e tij! Kështu dënohet
thitë më së miri! Një mik më tha se është i martuar me kushërinën. Hajde
shqiptar, hajde!