E marte, 30.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Kriminaliteti elektronik i talibanizmit ballkanik

E merkure, 15.08.2012, 06:33 PM


Kriminaliteti elektronik i talibanizmit ballkanik

Nga Baki Ymeri

Nuk duhet të militojmë për zhdukjen e civilizimit me ide retrograde dhe pallavra islamiste që kultivojnë obskurantizëm, mbyllje dhe diskriminim. Ajo që duhet të bëjmë, është dezinfektimi i onomastikës shqiptare nga emrat me konotacione turko/arabe, sepse jemi bij shqipesh me gjakun e bekuar të Gjergj Kastriotit e jo të sultan shqiptarëvrasësit apo talibanizmit antishqiptar dhe antibotëror. Themelet kulturore të njerëzimit nuk mund të shemben me një ideologji të sëmurë që militon kundër shpirtit dhe kundër femrës, sepse njerëzimi ka vlera kristiane që i japin prioritet kulturës, tolerances dhe shpëtimit të shpirtit nga qëllimet e mbrapshta të një feje që mund të jetë e shenjtë për botën turko/arabe , e jo për botën shqiptare apo atë të civilizimit perëndimor.

Këto ditë na doli në shesh një fillorist me shkollë të mesme, analfabet me mjekër majmuni, majmun me surrat lugati e mustaqe mini. E këtillë duket përnga pamja shtriga elektronike që kalëron kohën për të transmetuar në Facebook dhe në një grup adresash, shpifjet, intrigat, smirën e zezë, trillimet fantasmagorike, vrerin e mllefin e tij talibanist kundër Bubullimës së Bukureshtit. Disa nga ata që patën rastin të përpushin plehun e ndotur të Muhamut Hoxhajt, ende janë duke u mahnitur e duke heshtur, se të këtillë na ka bërë turku që na i kalëroi femrat duke ia bërë peshqesh sulltanit, ndërsa burrat duke i detyruar t’i ngrejnë vithet përpara burrave nëpër faltore islamike.

Vetëm injorantët, sharlatanët dhe analfabetët mund të krijojnë përshtypjen gjoja qenkam unë Ilir Dardani. Pas udbashit të dëshmuar me akte e fakte (Flori Bruqi), pas Tano Shejtan Turkut dhe pjellës së një stalinisti nga Shipkovica (Zaim Beqiri, alias Zajko Kukurajko), pas ishspiunit të Kino Studios që ka plasuar shpifjet e Zajko Kukurajkës në revistën e tij, dhe pas një majmuni tjetër me biografi komuniste dhe përvojë profesionale për të spiunuar shqiptarët e Bukureshtit (emërmbiemrin një herë tjetër), ja, na doli në shesh edhe një rast i ri patologjik i talibanizmit ballkanik në Gjermani, antikosovari Muhamut Hoxhaj, administrator dhe moderator i revistës talibaniste KosovariMedia. Pse themi “talibaniste” dhe si mund të justifikohet talibanizmi i tij?

Muhamut Hoxhaj çdo gjë mund të jetë, por shqiptar kurrën e kurrës s’mund të jetë derisa shkon e ngucet me legjendën e Zemrës Shqiptare që militon për rikthimin e shqiptarëve në rrugë të mbarë (Ilir Dardani), apo me kryeredaktorin e Shqiptarit dhe Kosovës së Bukureshti, për të cilin janë shkruar e botuar rreth 100 portrete, jo vetëm në gjuhën shqipe, i cili ka botuar rreth 100 vepra (origjinale e të përkthyera), i persekutuar politik që ka përjetuar tmerret e burgut komunist, për të cilin serbofilët e Rumanisë kërkojnë të merren masa të ashpra pse militon për kauzën e Kosovës në veri të Danubit. Nuk i themi të gjitha për të mos u bërë viktimë e vetëlavdërimit. Dhe kush del të lehë kundër tij? Pesë mjeranë me bark të bymehur e biografi të përskitur, pesë bushtra të përskitura që as gjuhën amtare s’e njohin siç duhet.

Muhamuti u prek qysh para një viti kur i shkrova t’i fshijë nga Radiodrijona e tij nja dy këngë me Bismilahirahmanirahim, ku në vend të Gjergj Kastriotit i bëhet temena Allahut. Sipas “Katundarit”, shtrigani i Allahut është satana me shall të bardhë që e lan kufomën në publik, duke i trembur pleq e plaka, gra e fëmijë. Dhe e mbështjell kufomën me qefin të lagur duke ua tharë buzëqeshjen kurreshtarëve të trembur nga kufoma. Dhe e rras kufomën mes katër dërrasave duke i thënë kufomës xhenaze, arkivolit tabut, mëshirës sadaka, Zotit Allah, dreqit shejtan, mbrëmjes aksham dhe atdheut vatan. Ilir Dardani, sipas komentatorëve të panumërt, është legjenda e shqiptarizmit që i zgjon shqiptarët nga gjumi letargjik.

KosovariMedia.com mënjanë mban të drejtën e fshirjes së komenteve të cilët mbajn fjali banale dhe nuk i përshtaten artikullit, ndërsa në anën tjetër boton pamflete të gërditshme me energji negative, si pasojë e së cilës qe demaskuar siç e meritonte nga Zemra (e famshme) Shqiptare. Pikëpyetje në e shfletojnë 100 vetë në ditë portalin e Muhamut Hoxhajt, dhe garancë dokumentare se Zemrën Shqiptare e shfletojnë mbi dymijë vetë brenda një ore, anembanë botës. Të mashtron opinionin gjoja se drejton një portal kombëtar, dhe në anën tjetër të militosh për përhapje propagandash islamiste apo kristiane, kësaj nuk i thonë kauzë kombëtare por kob kombëtar. Ka revista fetare për këtë punë, siç janë Hëna e plotë apo Dielli Demokristian, edhepse kjo e fundit nuk i fut hundët atje ku s’duhet, por i jep revistës kahje kombëtare e jo antiislamike siç vepron një majmun i pseudokristianizmit, apo antikristiane siç vepron Muhamut Hoxhaj duke fyer Zemrën Shqiptare dhe 82% të rinisë shqiptare që, pa marrë parasysh emrat që mbajnë, deklarojnë se janë të krishterë.

Një mik i tij i ngushtë (P.D.), të cilit Ilir Dardani i tha Stop në faqet e Zemrës Shqiptare, më pat thënë vetë para një viti se portali i Muhamut Hoxhajt ka karakter islamist. Duke u ngritur me akuza të pabaza kundër Zemrës Shqiptare, mosnjohësit e  drejtëshkrimit të gjuhës shqipe, të cilët i preokupon më shumë feja se kombi, preferoj ta harrojnë Zemrën Shqiptare sepse zemra e tyre është zemër/pule e jo zemër/njeriu, ndaj, meqë nuk i përfill as shtypi i shtypur, preferoj të bashkëveprojnë me këtë portal islamist, ndërsa qindra krijuesit e mirëfilltë shqiptarë, dhe mijëra lexuesit anembanë botës, i kanë portat e hapura te revista e hapur e me reitungun më të lartë në sferën e blogosferës shqiptare (Zemra Shqiptare). Kaq sa për sot! Po qe se Muhamuti apo ndonjë tjetër do ngucet më tej me dinjitetin dhe prestigjin tim, kam argumente konkrete për 100 pamflete të këtilla dhe botimin e librit me polemika prej njëmijë faqesh (në dy vëllime), me titullin “Kur gënjeshtrës i bien brekët”.

BOX

RADIKALËT MUSLIMANË PA PËRSPEKTIVË,  JANË MË TË RREZIKSHËM PËR KOMBIN SE SA SERBI

From: Drita skandinave <dritaskandinave@netatonce.net>

To: baki.ymeri@yahoo.com

Sent: Wednesday, August 15, 2012 12:02 PM

Subject: Përshëndetje Bubullimës së Bukureshtit!

Paç ditë të mbarë. Aliu e Selami (Alejselamët) ta kanë zënë rrugën, por ti i ke rrugët tuaja të Sharrit të motmoçëm dhe Iliridës ku Skënderbeu në luftën e fundit ua dha rrugën për në Turqi, se atje e kishin vendin e jo në Fushën e Pollogut që konsiderohet si Trimëreshë Iliriane. Përshëndetje nga vëllau i yt që shumë të respekton.  Kështu e kanë jetën Njerëzit e ditur. Të paditurit i pengojnë, por këta viganë të shqiptarizmit nuk mund ti pengojë askush Njerëzit e mëdhenjë janë drita e njerëzimit dhe nuk vdesin kurrës, kurse ata që pengojnë e kanë jetën e shkurtër, porsi këndërrat që jetojnë 15 a 20 ditë. Nderimet e mia! (Drita e Skandinavisë)

13/08/2012. Obububuuu, çfarë zbulimi paske bërë! Vetëm tre pesudonime që i ke përmendur apo mospërmendur lart janë të miat (Alban Voka, Bubullima e Bukureshtit dhe një tjetër). Tjerat mbaji për vete apo epja kujt të duash! Misioni im është afirmimi i vlerave kombëtare dhe demaskimi i ligësisë. Meqë nuk e botove me kohë komentin tim, të shpërbleva atje ku e kishe vendin, kurse sa për intrigat e disa kungujve të sëmurë të enverizmit stalinist që paskan lehur kundër meje, për ato kam reaguar me kohë, dhe po qe se zotrote e ndot revistën tënde me bagla të tilla ballkanike siç më kanosesh, të garantoj se nuk ma bën "gropën" mua por vetëvetes, duke e shndërruar revitsën tënde në nevojtore të dezinformatave dhe antishqiptarizmit, ndaj më mirë e ke t-i  kërkosh falje Ilirit për sulmet e kurdisura, sepse unë nuk jam Ilir Dardani, o çilimi i papjekur për t'i matur shpatat me Bubullimën e Bukureshtit. E vetmja rrugë që të ka mbetur për ta mbajtur gjallë këtë revistë, është dezinfektimi i saj nga komentet paraprake dhe parapregaditja për ta mbrojtur tezën e doktoratës me titullin "Energjia hyjnore e Bubullimës së Bukureshtit". (B. Y.) P. S. Meqë s’e përfille këtë porosi por e bëre punën lesh duke e turpëruar vetëveten me insinuatat kundër meje, tani dehu tape me raki rrushi, se t’i fut të dy këmbët në një këpucë Musa Prushi! Ja ku e ke komentin e tij!

[ Sunday, 12.08.2012, 11:25 PM ]

Po krijohen kampet e zeza e radikale në Dardaninë tone, që edhe ashtu shumë e përvuajtur është. Po krijohen (imane) tamam me kutin e shteteve islamike, të cilat dita ditës po dëshmojnë se kjo botë, dhe njeriu në nuk ka asfarë  vlere. Dhe është frika permanente se nji ditë këta FAQEZI, do të fillojnë edhe në Dardani si në Irak, Iran, Avganistan, Libi, Jemen e Siri, një luftë vëllavrasëse, me pasoja të paparashikuara për kombin në tërësi, e posaçërisht për Dardaninë dhe Iliridën tonë.  Dhashtë Zoti e me kohë të iu prehet hovi, se dikur do të bëhet vonë!

Por jam skeptik se kush do të dalë para tyre, kur këta qysh tani janë të infiltruar në të gjitha segmentet e shoqrisë, si në Dardani, ashtu edhe në Iliridë. (Musa Prushi)



(Vota: 71 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora