Pirro
Prifti, zëdhënës i Janullatosit apo i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë
nga Shqipëria
Nga Selim
M. Nengurra
Ka kohë që
i percjell shkrimet e publicistit Pirro Prifti dhe e them se asnjë prej
shkrimeve të tij nuk më ka lënë pershtypje,sikurse që më kane lenë shumë publicist
e publiciste te tjerë nga Shqipëria me temat e
trajtuara,shtjellimin,preokupimin dhe brengën njerëzore e kombëtare që e
shperfaqin me shkrimet e tyre. Shkrimet e Pirro Priftit janë krejt e kundërta,të
thuash të shkruara nga ndonjë grek qe i urren shqiptarët, por i cili me mundime
perpiqet ta fsheh urrejtjen,gjurmët e një "vorio-epirotit". Mirëpo
kur ështe ne pyetje Janullatosi,planet dhe qellimet e tij antishqiptare,Pirroja
del ne "fushen e betejes" dhe sado i vetmuar si nje fundamentalist
ortodoks grekomadh e sulmon këdo qe ia trazon padronin e tij nga
Athina,kryeepiskopin grek ne midis te Tiranës. Pirroja edhe ne profilin e tij
ne facebook del me masken e Fan Stilian Nolit ne fytyrë,por ajo eshte vetem maskë e
një te maskuari,pasi ne shpirt e ka armikun e perbetuar te Nolit dhe te KOASH-it
ne duartë e shqiptarëve, Anastasios Janullatosin. Pirroja shkruan mirë,do te
thoshte dikush ashtu si thoja edhe une perderisa si lexoja shkrimet e tija te
frymes janullatiste dhe fyerjet e etiketat me "komunist" etj., ndaj
te gjithë atyre qe nuk mendojne si Anastas Janullatosi dhe Pirro Prifti e te
tillë qe nuk mendojne si ai jane te thuash e gjithe elita e mirefilltë intelektuale
shqiptare,pavaresisht besimit fetar te tyre. Pirro Prifti ka stil per të shkrue,
dhe asht mjeshtër per të ba shkrime "alarmante",dramatike, per diçka
që botëkuptimeve dhe ideologjisë antishqiptare te nje grekofili si ai nuk i
pelqen. Ku publicist asht shumë i zelleshëm per të ba rojen e padronit dhe
menjiherë kur padroni i thotë "ky e ky",Pirroja hudhet turr e vrap
dhe ia kerset me stilin e tij mjeran tue sulmue personalitete shqiptare, tue
sulmue shkrimet e analizat e tyne dhe tue sulmue vlerat e njerzve të aftë e
njohës të temave që ata i shqyrtojnë. Penda e mbrehtë per antishqiptarizëm e
plot helm e Pirro Priftit sulmon historianin Kristo Frashëri, Pllumb Xhufin
etj, sikurse se fundi edhe historianin z. Apostol Kotani. Dhe mëkati i Kristo
Frasherit,prof. Pellumb Xhufi si e z. Kotani etj., asht se këta me fakte
sulmojnë dhe demaskojnë Anastas Janullatosin grek , uzurpuesin e Autoqefalisë së
Kishes Ortodokse Shqiptare. Me fakte e arsye shkruejn e demaskojnë aspiratat
greke në trojet shqiptare në jug dhe luftën e grekve per ta shkatrrue kulturën
dhe historinë shqiptare, sikurse tentohet tash edhe ne Permet ku iu pengon Naim
Frashëri, i cili nuk duhet te jete aty ku lakojnë vijat tragjikomike te "Vorio-Epirit",vija
te cilat janullatosve e pirrove shqiptarët kan per tua futur ne gojë,derisa te
pelcasin. Fatkeqësishtë Pirro Prifti merr nje të drejte pa ja dhan askush, pos
padronit të tij Janullatos dhe pa pas kompetenca profesionale sulmon jo vetem
shkrimet e qendrimet patriotike të Prof. Kristo Frasherit,Prof.Pellumb Xhufit e
tash edhe z. Apostol Kotani, por ky grekofil sulmon secilin shqiptarë që i kundershton aspiratat pushtuese te Greqisë ndaj
territorit te Shqiperisë së sotshme, ata qe e mbrojne kulturën dhe historinë shqiptare
dhe që deklarohet kunder uzurpimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga
spiuni grek, antishqiptari Anastas
Janullatos. Unë cuditem se si portalet e
internetit dhe edhe gazetat ditore shqiptare të Shqipnisë i japin hapsinë shkrimeve
helmuese të Pirro Priftit. A nuk e mendojnë këto se po bahen bashkpjesmarrëse në
propaganden antishqiptare, po bahen perkrahës të aspiratave greke, të propagandës
së Anastas Janullatosit, dhe se po tradhëtojnë Atdheun e vet. A mendojnë redaktorët
dhe proanaret e këtyne gazetave dhe portaleve të internetit se asnji publicist
si Pirro Prifti, asnje emigrant e publicist shqiptar në Greqi nuk do mun të botonte
askund në Greqi këte që po e ban Pirro Prifti me vite në mediet shqiptare. Pirro
Prifti me sulmet e tija jo vetem kunder atyne që atakojnë Janullatosin, por
edhe me shkrimet antiislame fatkeqsishtë po del patriot në mendjet e disa
publicistve dhe studjuesve shqiptarë të besimit katolik. Këta njerëz pa hy në esencen
e thuktë të shkrimeve dhe qellimeve të Pirro Priftit po e perkrahin dhe po i
duertrokasin vetem pse ky sulmon ish komunistët si rasti i para disa ditve z. Apostol
Kotani dhe po sulmonë islamin si fe në Shqipni. Nuk po kuptojnë shqiptarët
katolik se rreziku Shqipnisë nuk i vie vetem nga aspiratat islamike të Turqisë,
por rreziku edhe ma i madh i vie nga aspiratat grekomëdha per ta vu kufinin e
Shqipnisë në lumin Shkumbin. Qofsha unë i gabuem, por mendojë se katoliket
shqiptarë nuk e shofin rrezikun grek jo per tjetër pos per faktin se ata ( greket
) nuk janë musliman, por janë të krishten edhe ata. Pirro Prifti sot asht shënderue
ne nji kal troje dhe po luen rolin fundamentalist ortodoks ne favor te
panortodoksisë greke dhe aspiratave
grekomëdha në Shqipni ashtu si e lujten me vite per qellimet islamike
neootomane Olsi Jazexhi, Abdi Baleta, Hysamedin Ferraj,Milazim Krasniqi dhe
shume hoxhallare antishqiptare. Pra këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët e besimit
katolik dhe mos ti duartrokasin nji gjarpni helmues si Pirro Prifti, i cili
s'asht asgja ma shumë se nji autoparlant i aspiratave okupuese të Greqisë në trojet
shqiptare.
Me vite
percjell se si po zhvillohet propaganda antishqiptare, se si e cilat janë aspiratat
e fqinjve tanë per të na marr toka e edhe krahina të tana dhe per cudi shof se
ndjenja patriotike e shqiptarve në Shqipni asht e nivelit shumë, teper shumë e
vogël. Shof sa asht e madhe miopia e shqiptarve dhe urrejtja e tmerrshme kunder
njenes nga fetë që populli ynë i mori me dhunë nga okupuesi , pra fesë islame
dhe shof se kjo urrejtje i bashkon shumicen e shqiptarëve të mirfilltë ( pernga besimi fetar ) ata që per
mendjen time janë krenari kombëtare, sepse perjetuen katrahurat, por ju ban
qendresë dhe ja dolen mos ta ndrrojnë fenë dhe e mbajnë edhe sot, fen katolike. Pra katoliket e ortodokset po shofin mes
gishtave gabimet e tradhëtitë kombëtare të njena tjetrës pa lodh kryet per diçka
ma shumë. Po mjaftohen me faktin se islami
asht rreziku, asht anmiku. Unë ju them vëllaznive të mi katolik shqiptarë ashtu
edhe vëllaznive të mi ortodoks shqiptarë se rreziku islam asht rrezik i
pergjithshem per tan botën, dhe se kunder tij ka politika e masa mbrojtjeje në gjeopolitikën
botnore dhe se edhe neve duhet ta mbajmë hapin me boten kunder këtij rreziku, të
japim aq sa mundemi që ta luftojmë, por unë mendojë se per Shqipninë asht ma i
madh rreziku nga aspiratat e Greqisë per Jugun e Shqipnisë dhe se per ta
realizue këtë po bahen perpjekje permes Anastas Janullatosit. Andaj shkrimet e
Pirro Priftit nuk ishte dasht të gjejnë hapsinë në asnji nga portalet as
gazetat shqiptare. Pirro Prifti asht autoparlant i panhelenizmit , i Omonia-s
greke dhe i Anastas Janullatosit antishqiptar.
Unë çuditem
se si drejtuesit e disa portaleve interneti mes tyne " REVISTADRINI.COM"
pastaj shpesh edhe " ZEMRASHQIPTARE.NET" botojnë shkrimet e Pirro Priftit. Befasohem
se si asnji nga drejtuesit e këtyne portaleve si dhe të gazetave ditore
shqiptare nuk ban nji shkrim, nji opinion per dukuninë që sot ka në Greqi diku
mbi gjysëm milioni shqiptarë e që të gjithë atje kan ndrrue emna e mbiemna, se
ka mbi 4 milione arvanitas pa asnje te dreje kombëtare dhe janë ne fazen e
fundit te helenizimit, dhe kjo tragjedi kombëtare pak apo aspak ze ved ne
mediat shqiptare. Ama mos të harrojm se shumica apsolute e shqiptarve atje janë
të besimeve ortodokse dhe katolike dhe këta të paret kan ndrrue vetem emnat e mbniemnat
dhe kombësinë, të dytët kan ndrrue të njejtat por edhe fenë. Ndersa
e njejta vlen edhe per ata që i perkisnin besimit islam. Kjo asht dëshmi se
patriotizmi, ndjenja per identitetin kombëtarë dhe atdhedashunia te shqiptarët
e Shqipnisë asht në nivel shumë të ultë. Nuk asht ba nami bahemi grek , të krishten
ashtu edha ashtu ishim thonë ortodokset e katoliket shqiptarë, dhe kështu
padyshim se thonë edhe muslimanet bile edhe ma zi sepse këta per shkakun e
doktrrinës fetare kur perfitojnë materialisht se kan fort per gajle edhe asimilimin.
Neve jemi
dëshmitarë të dukunisë se martesave të perzime të femnave shqiptare me malazez
e serb nga femnat katolike të veriut si dhe me maqedon, bulgar e grek të atyne
nga jugu i Shqipnisë dhe deri sot nuk kam lexue asnji shkrim kunder kësaj
dukunie. Personalishtë kam pas ba dy shkrime kunder kësaj dhe jam sulmue
tmerrsishtë nga të gjithë shtafi redaktues i portaleve ku unë shkruej, pra i
REVISTËS DRINI. COM dhe i ZERASHQIPTARE.NET.
Të gjitha reagimet lidheshin me të drejtë njerzore per me zgjedh bashkëshortin,
me të drejtën per martesë në mungesë të djemve shqiptarë në ato anë, por sado që
bajshin kujdes kundershtaret e sulmuesit e shkrimeve të mia megjithate atyne
fare su pengonin martesat e tilla sepse ata nuk lodhin trunin me mendue ma gjatë.
Po martohen me serb, malazez,
bullgar e maqedon dhe edhe ata janë të krishtën andaj ska gajle. A nuk asht
edhe kjo nji fakt se sa në nivel të ultë asht morali kombëtar e atdhetar i
shqiptarve sot. Sado që edhe këtu po lulzon islamizimi, megjithate shqiptarët e
pjesëve tjera të trojeve arbnore si në Kosovë, Maqedoni, në Kosovën Juglindore
dhe në Malësi në Mal të Zi ndjenjen e atdhedashunisë dhe kombit e kan ma shumë në
nivel dhe po i preku kush aty ata reagojnë. Reagojnë si tansi dhe nuk kan urrejtje fetare aq sa asht ba nji
fobi e perbashket e ortodoksve dhe katolikve shqiptarë në Shqipni kunder pjesës
tjetër shqiptare të besimit islam. Unë ftoj të gjithë shqiptarët që bashk të mendojnë
dhe ta luftojnë rrezikun islam neootoman dhe ate ortodoks helenofil. Ti
demaskojmë se paku autoparlantet e tyne Olsi Jazexhi, Abdi Baleta, Mexhid
Yvejsi, Hysamedin Ferraj, Pirro Prifti, Bollano etj, etj.
Bashk ta
luftojmë emertimin e shtëpisë së KULTURÊS në Obiliq që e emnuen me emnin
SULLTAN MURATI, bashk ta luftojmë komunitetin islamik në Shkodër që me vite
kundershton vendosjen e nji shtatoreje të Nanes Tereze, bashk ta luftojmë kerkesen
e poshter të kryeministrit turk Rexhep Tayp Erdogan per ndryshimin e historisë tonë
në kohen e pushtimeve 5 shekullore turkoosmane dhe bashk ta luftojmë edhe
Anastas Janullatosin dhe autoparlantin e ti Pirro Prifti. Dhe,se bashku,te mos
lejojme zedhenes te Ankaras nder shqiptar si deri tash e as ithtare te
interesave neootomane ashtu sikurse duhet qe se bashku t'i luftojme qellimet
e helmëta antishqiptare te Anastasios
Janullatosit dhe te "avokatit" te tij Pirro Prifti,i cili njeherit me
tezat e tija djallezore ështe shnderruar edhe ne nje zadhanës te kamufluar te
Ministrise se Jashtme te Greqise dhe te interesave antishqiptare te qeverive
greke...