E diele, 09.02.2025, 04:21 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Zgjedhjet në Kosovë

E hene, 04.11.2013, 07:11 PM


Zgjedhjet në  Kosovë

(Këshilli Qëndror i Zgjedhjeve- KQZ-ve, në Kosovë, gjatë fushtës elektorale për kryetar komunash nuk ishte aktiv.)

Nga Ramiz Dërmaku

Të  gjithë  u gëzuam kur  u konfirmua  lajmi se zgjedhjet në Republikën e Kosovës do t’i përcjellin 100 vëzhgues nga jashtë. Por aq më tepër u gëzuam kur dëgjuam lajmin ne media se Shoqata e Zyrtarëve Evropian së Zgjedhjeve (e pagëzur me emrin ACEEEO) të cilës i printe  Sekretari i përgjithshëm i saj z. Dr. Zoltan TOTH, dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës (KQZ) të cilin e drejtonte kryetarja zonja Valdeta Daka, nënshkruan një marëveshje bashkëpunimi në mes vete. Sipas informatave të shumta të cilat po qarkullojnë në mediat elektronike, konferenca shtypi dhe udhëheqës të shumtë  të instuticioneve kompetente dhe njohës të mirë të zgjedhjeve, gjatë  fushatës elektorale për kryetar të kuvendeve komunale, ka patur shkelje të rregullave të zgjedhjeve. Mirëpo ne nuk duhet  të kënaqemi me këto që kemi aritur deri tani, sepse në zgjedhjet në Europë e botë, që kanë arritur në piedestalin më të lartë, nuk ka vend për kënaqësi.

Këto dy institucione me rastin e nënshkrimit të Marëveshjesë deklaruan para mediave  të shkruara dhe atyre elektronike se nuk  do të lejojmë që gjatë fushatës zgjedhore por edhe gjatë ditës së votimit, tue shkilen normat dhe rregullat e zgjedhjeve . Ne do të bëjmë orvatje maksimale që plan programin e zgjedhjeve demokratike ta jetësojnë në praktikë. Shtrohet Pyetja? Sa u realizua kjo ide dhe ky planprogram, gjatë fushatës elektorale në Kosovë, për kryetar komune..,  Pa humbur kohe themi se, nuk ka vend për kënaqësi.  Këshilli Qendror i Zgjedhjeve- KQZ-ve, në Kosovë nuk ishte aktive .., do të ishte mirë që para ( por edhe gjatë )  fushatës zgjedhore të mbaheshin  tubime ( apo këto dy Institucione  të merrnin  pjesë në tubimet e qytetarëve dhe t‘i informonin  ata me  mënyrat dhe  rregullat e zgjedhjeve dhe votimit, sa duhet dhe si duhet votuar populli etj etj. . Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është themeluar me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut 2000/21 të datës 18 prill 2000 dhe është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë.Gjatë këtyre tubimeve të mbajtura nepër komuna për zgjedhjen e Kryetarit të komunave  gati se u shkelën rëndë , fjala e lirë e qytetarit, informimi i qytetarëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Në shumë tubime informative Mediat e tona, sidomos  Radiotelevizioni i Kosovës, shkelte rëndë shprehjen e mendimit të lirë të pjesmarrësve në debatë. Aty vëreheshin qartë se udhëheqësit e debateve me qytetarë e simpatizant të partive,  jo që nuk u pëmbaheshin fjalëve të tyre se ne jemi një “ Televizion Publik “ , por shkelnin rëndë mbi demokracin e brisht e cila po zhvillohet në Kosovë. Është befasi se si moderatorët e debateve të tilla me qytetarë , jo që nuk i zbatojnë  normat demokratike por tek ata shihet qartë se cilës PARTI  POLITIKE  I  TAKON: Kur pjesëmarrësit  në tubime shtronin pyetje të cilat nuk i shkonin për shtati moderatorit  apo udhëheqësit të debatit , ai ( apo ajo) jo që nuk ua epnin  fjalën .., por edhe kur ata fillonin të parashtronin pyetje .., atyre u ndërpritej fjala. RTK-së  kemi shkruar edhe më parë se është bërë qerdhe e Leninistëve, marksistëve, LPK-es, PDK-stëve.., Shikistëve e ..,Kur në Kosovë do të kemi televizion publik  ? Këtë e di më së miri QEVERIA dhe INSTITUCIONET  TONA.

Shtrohet pyetja: Çka është Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZK) është një grup i përbërë nga tre persona përfaqsues ndërkombëtarë dhe nëntë persona përfaqsues të emëruar nga partitë më të mëdha të Kosovës dhe nga bashkësitë (komunitetet) më të vogla, duke përfshirë Serbët e Kosovës, Romët, Ashkalinjtë, Turqit, Boshnjakët dhe Goranët. Ky komision bënë rregullimin e procesit zgjedhor nëpërmjet miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe mbikqyrjes së të gjitha aspekteve të procesit të zgjedhKomisionerët në përgjithësi emërohen në baza të kualifikimeve të tyre profesionale pasi që puna e KQZ-së është teknike dhe karakterizohet me pavarësi dhe neutralitet. KQZ-ja merrë vendime me konsenzus. Nëse nuk mund të arrihet konsenzusi, kryesuesi mund të merr vendimin përfundimtar dhe të obligueshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora